>Në Greqi, llozha masone "Skenderbej"

>

Në mesin e disa Llozhave të mëdha masonike të Greqisë mund të haset edhe në llozhën e quajtur Skenderbej. Ky kerkim mund te shihet ne faqen e internetit http://www.grandlodge.gr (mund ta lexojnë ata që dijnë greqisht)
Streha “Galeria” Masone «Skënderbej» me numrin 31

Galeria Skënderbej u themelua në Athinë, më 28 Prill (11 Maj, me kalendarin e ri) të vitit 1900, gati 40 vjet (1867) pas themelimit të strehës “Orienti i madh dhe paqësor i Greqisë”.

Organizimi administrativ i masonerisë greke të atëhershme, nuk ishte i qartë. Identifikimi i komandantit të madh suprem, me mjeshtrin e madh të lavdishëm, përbënte një pikë fërkimi. Mungesa e një godine të mirë dhe një vendi të përshtatshëm krijoi probleme të tjera. Kufijtë e “rrudhur” të Greqisë paraqitnin rënie irredentizmi, ndërsa Europa bënte akrobacira ndërmjet paqes dhe luftës.

Fillimet e strehës Skënderbej datojnë në vitin 1882, kur antarët e strehës «Pitagora» me numrin 8″, themeluan strehën «Athina» me numrin 9″ që kishte qëllim kryesor aktivizimin e antarëve të saj për të çuar drejt suksesit lëvizjet kombëtare të grekëve të skllavëruar të Kretës dhe të Maqedonisë.

Nga gjiri i «Athinës» u themeluan edhe streha të tjera, ndër të tjera edhe streha e quajtur «Thespis». Më 1900, disa antarë të strehës «Thespis», e cila nuk ishte aktive, frymëzuan grekët e skllavëruar me impulset e nacionalizmit dhe idesë për çlirimin e Epirit të pushtuar nga Turqit. Me pararojë pas’ardhësin e familjes heroike Suljote, të paharruarin, të nderuarin e parë të strehës, Marko Boçarin, vazhduan me themelimin e strehës së re me emrin që do të sinjalizonte mesazhin çlirimtar dhe për Epirin e skllavëruar. Figura e Gjergj Kastriotit simbolizonte luften dhe përpjekjet për çlirim nga pushtuesit turq. Streha «Skënderbej» me numrin 31, që nga themelimi i saj, e deri sot përshkon drejtim të njëjtë, të pandryshueshëm dhe të vazhdueshëm.

Grekë të shquar dhe figura të njohura zbukurojnë hishtorinë e strehës Skënderbej dhe nga gjiri i kësaj strehe “ambasadore të rracës tonë” dolën (6) mjeshtra të mëdhenj dhe (27) antarë të lavdishëm të këshillit të «STREHËS SË MADHE TË GREQISË».

Nga streha Skënderbej dolën dhe u themeluan (8) “streha bija”, 
nga të cilat sot janë aktive vetëm (4) prej tyre./toplajm

Advertisements
Postuar te Teori Konspirative. Komentet te >Në Greqi, llozha masone "Skenderbej" Janë të Mbyllura

>Shoqëritë sekrete më të famshme

>

Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm

Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei”

Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. 

Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. 

Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë. Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”. 

Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. 

Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm. Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. 

Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. 


Dokumente te shoqerive te fshehta

Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. 

Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. 

Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. 

Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.


1. “Skull and Bones”

Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBa. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.


Fremasonët

2. Frimasonët

Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.


Rosicrucian

3. “Rosicrucian”

Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.


Ordo Templis Orientis

4. “Ordo Templis Orientis”

OTO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.


Urdhri hermetik i agimit të artë

5. Urdhri hermetik i agimit të artë

Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Croëly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike. 


Kalorësit Templarë

6. Kalorësit Templarë 

Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.


The Illuminati


7. “The Illuminati”

Një lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.


Grupi Bilderberg

8. Grupi Bilderberg

Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo. 


9. Paria e Sionit

Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.

Opus Dei

10. “Opus Dei”

“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.

Postuar te Teori Konspirative. Komentet te >Shoqëritë sekrete më të famshme Janë të Mbyllura

>Ylli i Davidid, simbol magjik (video)

>

Yllin e Davidit, kush e mbeshtet, e vlereson simbolin e lirise se nje populli; kush e lufton, e cileson shenje te nje shteti qe duhet shkaterruar.


Maghen David, ylli me gjashte cepa, i njohur ne te gjithe boten si ylli i hebrenjve. 


Ky simbol, i cili ka zbritur ne nje liber publikuar ne Izrael ne version te plote, eshte embleme e hebraizmit boteror, ndersa zbulohet se per mijevjecare te tjere ka qene nje gjurme magjike.

Libri


“Maghen David, historia e nje simboli” eshte nje studim qe po sjell diskutime te medha. Vepra kryesore e Gershom Scholem, teolog hebre gjerman, i shkruar 60 vjet me pare, pa driten e botimit vetem tani, 26 vjet pas vdekjes se autorit. 


Ne liber ngrihen pyetje per origjinen e yllit, te gjetur me pare edhe ne jeten e babilonasve, ne tempujt antike indiane dhe ne shkrimet okulte.


”Ylli i Davidid, nuk eshte nje simbol hebre. Dhe per kete arsye nuk eshte simbol i hebraizmit” eshte konkluzioni i Scholem, qe per gjysme shekulli iu dedikua enigmes dhe misticizmit.


Studimet e Scholem


Teza e profesor Scholem, nje prej studiuesve me te medhenj te ceshtjes, ishte njohur me pare, po konkuzionet e tij nuk u publikuan kurre. 


Ne vitin 1949, sapo lindi shteti izraelit, qe solli edhe simbolet kryesore te tij, mes te tjerave flamurin me yllin e Davidit te mbyllur nga dy fasha blu, pati edhe nje shpjegim te shkurter per perzgjedhjen dhe vetem kaq. 


Sot mesohet se Scholem kishte studiuar faktin se ylli gjendej ne shume ndertesa aziatike, i njohur si vula e Mbretit Solomon, qe mendohet te kishte fuqi magjike.


Polemikat


Simbol magjik, perpara se te jete simbol i nje populli? Libri trajton nje teme shume te nxehte dhe me te dale ne librari nuk mund te kalonte pa u vene re. Hebraizimi i nje shteti dhe besnikeria per simbolet jane ne qender te nje debati politik qe po zhvillohet ne Izrael. 


Megjithate, Maghen David, eshte nje yll qe ka sjelle polemika si ne boten arabe ashtu edhe ne zonat me ultraortodokse./toplajm

Postuar te Kuriozitet, Teori Konspirative. Komentet te >Ylli i Davidid, simbol magjik (video) Janë të Mbyllura

>Alieni i gjetur në Meksikë vë në lëvizje ekspertët

>

Qënia e çuditshme, me skeletin si të një zvarraniku dhe me kokë të madhe, gjendej në një shpellë dhe fshatari Marao Lopez, tentoi për

disa orë ta mbyste, duke e mbajtur nën ujë.


Nje alien i vogel, me permasat e nje femije, i gjetur ne nje fshat te Meksikes ne vitin 2007, ka vene ne levizje ekspertet, por edhe mediat ne vend, per te hedhur me shume drite mbi pranine e jetes se huaj ne planetin tone. 

Qenia e çuditshme, me skeletin si nje zvarraniku dhe me koke te madhe, gjendej ne nje shpelle dhe fshatari, Marao Lopez, tentoi per disa ore ta mbyste, duke e mbajtur ne uje. Pas dy vitesh analiza, shkencetaret dorezohen dhe deklarojne se nuk kane parre kurre nje gje te tille. Nderkohe, Lopez ka vdekur, si pasoje e nje zjarri qe ka djegur makinen e tij. 

Pas dy viteve analiza ADN-je dhe rezonance manjetike, shkencetaret meksikane thone se kane te bejne me nje qenie te panjohur: me skeletin e nje zhapiku, dhembe pa rrenje dhe aftesite per te qendruar per ore te tera nen uje. 

Alieni ka edhe elemente te ngjashem me qeniet njerezore. Per me teper zoteron nje tru te madh, me pjesen e pasme te zhvilluar, shenje e nje inteligjence te madhe. Foshnja jashtetokesore ka shkaktuar nje debat te madh mes studiuesve dhe mos-besuesve per ekzistencen e alieneve ne toke.
Postuar te Bota, Teori Konspirative. Komentet te >Alieni i gjetur në Meksikë vë në lëvizje ekspertët Janë të Mbyllura

TopLajm ju sjell dokumentet e sapo publikuara nga Wikileaks – UPDATE

Me gjithë ngarkesën që ka web faqja më e përfolur në botë www.wikileaks.org portali TopLajm ju sjell lexuesve të gjitha dokumentet e publikuara deri më tani.

TopLajm është i pari portal në Ballkan që publikon këto dokumente
Wikileaks pritet që te publikoj edhe dokumente te tjetra.

Shkarkoni këtë torrent file për dokumentet e reja këtu si zip fajll..

I kemi lënë të gjitha këto mundësi duke e pasur parashysh trafikun dhe interesimin e madhë për dokumenetet e WikiLeaks.
Këto janë 272 281 “kabllot” qe i ka publikuar deri më tani WikiLeaks. Kjo web faqe pretendon se ka më shumë se 250 mijë / toplajm
Dokumentet ku përmendet Kosova janë këto (brenda fajllit që e shkarkoni më lartë):

 

  1. …cable\2007\127PARIS4685.html
  2. …cable\200818BERLIN122.html
  3. …cable\200969STATE62392.html
  4. …cable\200999PARIS1254.html
  5. …cable\2009\129DOHA733.html


Postuar te Bota, KOSOVË, POLITIKË, RAJONI, Teori Konspirative, Wikleaks. Komentet te TopLajm ju sjell dokumentet e sapo publikuara nga Wikileaks – UPDATE Janë të Mbyllura

Facebook, filial i CIA-s

Le të supozojmë se takoni një njeri krejt të panjohur në kafene, në metro, në një bulevrad. Ky i panjohur ju pyet, se ku banoni, a jeni i fejuar apo i martuar, apo çfarë bindjesh politike keni.


“E ç´ju duhet juve kjo?” – do të përgjigjeshit ju, si person real.


Por për shumë persona që depozitojnë profilet e tyre në internet, një gjë e tillë konsiderohet më se normale, si p.sh. në rrjetin “Facebook“.



Kthehemi 25 vjet më pas, në fillim të viteve 80. Qeveria gjermane planifikoi asokohe numërimin e popullsisë. Për këtë qytetarëve iu shtruan disa pyetje personale:
Jetoni në apartament apo në shtëpi? Keni telefon? Çfarë profesioni keni?

Miliona qytetarë e quajtën një gjë të tillë si ndërhyrje në sferën private dhe krijuan qindra iniciativa qytetare kundër kësaj nisme të qeverisë.

Këto lëvizje patën sukses: më 15 dhjetor 1983 Gjykata Kushteteuese Gjermane e ndaloi numërimin e popullsisë, në mënyrën se si ishte planifikuar të kryhej ai. Gjykata e argumentoi këtë me të drejtën themelore mbi privatësinë e të dhënave personale: Çdo qytetar ka të drejtë të vendosë vetë mbi publikimin dhe përdorimin e të dhënave personale.
Teori komplotesh konspirative ose jo, fakt është që Facebook-u mbledh sasi të mëdha të dhënash.
Të dhëna me vlerë dhe të dhëna, ndaj të cilave sipërmarrja i siguron vetes të drejta masive. Shumë ofrues të tjerë, që janë të varur prej kreativitetit dhe kontributeve të përdoruesve, kanë kushte të ngjashme.
Juristët, megjithatë, kanë dyshime, nëse delegimi kaq masiv i të drejtave ndaj të tretëve është i lejueshëm – të paktën sipas ligjit gjerman një gjë e tillë është me pikëpyetje. Përdoruesit nuk e vrasin shumë mendjen për këtë. Në muajin shkurt Facebook-u donte t i ashpërsonte kushtet e përdorimit.
Si reagim ndaj kësaj pati protesta dhe Facebook-u përpunoi një projekt të dytë, për të cilin përdoruesit duhet të votonin deri në fund të prillit.
Pjesëmarrja në votim ishte 0,3 %.

Postuar te Teori Konspirative. Komentet te Facebook, filial i CIA-s Janë të Mbyllura

Njeriu i parë në Hënë- fakt apo trillim?

Apollo 11 – Njeriu i parë në Hënë – fakt apo trillim?


Nje numer i madh njerezish, vejne ne dyshim vertetesine per lajmin se moduli lunar “Eagle” eshte leshuar ndonjehere ne Hene.


Shumica e bejne kete nga mendimi se teknologjia e fundviteve te gjashtedhjeta nuk mjaftonte per suksesin e kesaj ndermarrjeje.



Te tjeret hyjne ne detale te materialeve te dokumentuara nga ky realizim. Pa harruar te cekin se ne secilen fotografi mungojne yjet ne qiell, etj si kjo.


Projekti Apollo ishte i gjere dhe perfshinte nje varg ndermarrjesh hapesinore. Mirepo ai i cili u shnderrua ne krenarine e gjithe njerezimit ishte segmenti i ndermarrjes, i njohur me emrin “Apollo 11”.


Keto jane te dhenat vitale te projektit:

Apollo 11 Lunar Module / EASEP
NSSDC ID: 1969-059C (shifra e katalogizimit)


Emrat tjere:
Apollo 11 LM/EASEP 
Eagle 
LM-5 
04041


Intervalet e realizimit te misionit:
Nisja: 16 July 1969 UT 13:32:00 (09:32:00 a.m. EDT)
Aterimi ne Hene: 20 July 1969 UT 20:17:40 (04:17:40 p.m. EDT)
Vendi i Aterimit: Sea of Tranquility (0.67 N, 23.47 E)
Kthimi ne Toke: 24 July 1969 UT 16:50:35 (12:50:35 p.m. EDT)

Ekuipazhi:
Neil A. Armstrong, commander
Michael Collins, command module pilot
Edwin E. Aldrin, Jr., lunar module pilot


Pershkrimi:
Moduli Lunar (ML) “Shqiponja” e Apollo 11 ishte vetura e pare ekipore qe tokezoi ne Hene. Ajo barti dy astronaute, Kapitenin Neil A. Armstrong dhe Pilotin e ML Edwin E. “Buzz” Aldrinin e Ri., njerezit e pare qe hecen ne Hene. 
ML poashtu iu ngarkua edhe Paketi Shkencor Eksperimanetal Paraprires Apollo (PSEPA), qe perfshinte disa eksperimente vetevetishme qe do te shkarkoheshin dhe te liheshin ne siperfaqen e Henes, si dhe aparateve tjera shkencore dhe atyre per grumbullimin e mostrave.



Sa jeni te informuar ne lidhje me kete ngjarje (me e rendesishmja ne historine e pergjithshme te njerezimit), tani pas 36 vjetesh? 





Sa te bindshme jane gjithe ato qe keni pare dhe keni lexuar deri me sot ne lidhje me “hapin e pare te njeriut ne Hene”? 






Cilat jane te dhenat qe do te mund te komprometonin kete histori?

Ose cilat jane ato qe perkundrazi do te zhvleftesonin vellon e dyshimit qe ka mbeshtjellur kete ndermarrje titanike qysh nga koha e lajmeve te para se ishte realizuar ky projekt?
Postuar te Teori Konspirative. Komentet te Njeriu i parë në Hënë- fakt apo trillim? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: