>Parfumi, dhuratë e gabuar për Shën Valentinin

>

Supersticiozët i druhen ‘ndarjes’ që mund të vijë nga kjo dhuratë –

Një parfum në Ditën e Shën Valentinit konsiderohet një zgjedhje e gabuar nga shumë të dashuruar, që presin dhuratën e tyre në ditën kur kremtimet e kësaj feste kanë pushtuar botën.

Supersticiozët mendojnë se kjo dhuratë nuk është e përshtatshme për këtë ditë, pasi sipas tyre, “parfumi që mund të bëhet dhuratë nga i dashuri, sjell ndarje”. Në fakt, femrat janë ato që i kanë paralajmëruar të dashurit për kuptimin e kësaj dhurate, e cila jo rrallë bëhet nga të rinjtë.

Të frikësuar nga ‘tersi’ që sjell me vete kjo dhuratë, të dashuruarit supersticiozë, preferojnë të jenë tradicionalë në zgjedhjet e tyre, duke shpenzuar për trëndafilat e kuq, çokollata, bizhuteri, kartolina ose të tjera dhurata për të shprehur edhe një herë dashurinë e tyre/yp

Postuar te Studim. Komentet te >Parfumi, dhuratë e gabuar për Shën Valentinin Janë të Mbyllura