>Kam bërë seks me Rihanna-n

>

Këngëtarja amerikane, Rihanna, është biseksuale, siguroi një modele lesbike, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie seksuale me këngëtaren.

Në një shkrim të botuar në një revistë amerikane, Natasha “Tajah” Burton bëri me dije se ka patur një takim të nxehtë me këngëtaren, ndërsa theksoi se Rihanna është biseksuale.”Jam pothuajse e sigurt që është biseksuale, pasi ishte shumë e lirshme për të qenë në përvojën e parë me një femër”, deklaroi modelja. “Ishte me të vërtetë një flirt eksitues. Seksi ishte shumë i mirë, por më shumë se kaq, ne kishim një lidhje me të vërtetë kimike midis nesh. Më ka shërbyer si frymëzim dhe të dyja kemi ndihmuar njëra-tjetrën që të njohim më mirë veten”.

Rihanna nuk është aspak e turpshme në jetën e saj seksuale dhe këtë e dëshmojnë edhe fotografitë nudo të saj, që ajo vetë i ka shpërndarë me mms.

E njëjta revistë amerikane publikoi një histori, në të cilën raportohej se këngëtarja i kishte nisur disa foto të saj nudo një ish-të dashuri, pak kohë pasi ishin ndarë./yp


Advertisements
Postuar te Show-Biz, Thashetheme. Komentet te >Kam bërë seks me Rihanna-n Janë të Mbyllura

>Kayla Collins: Ashley Cole, një mashkull i ëmbël

>

Një amerikane, e famshme për paraqitjet e saj në revistën “Play Boy” dhe disa filma pornografikë, Kayla Collins, deklaroi se është e dashuruar me mënyrën angleze të jetesës, që pas historisë së shkurtër me futbollisin Ashley Cole.

Në një intervistë për të përditshmen “The Sun”, 23-vjeçarja pranoi se argëtohet nga interesi i madh që kanë treguar mediat për të, në të njëjtën kohë që u shpreh e tërhequr nga finesa e meshkujve britanikë.

”Gjithçka e kalon çdo lloj proporcioni në Angli. Dola disa herë me Ashley-n dhe në gazeta shkruhej se ne do të martoheshim, do të kishim fëmijë apo do të jetonim bashkë. Megjithatë, kjo gjë më argëton”, deklaroi Collins.
”Unë dhe Cole kemi qenë miq që kur u takuam në Los Anxhelos, gjatë verës së fundit. Nuk e kisha idenë se sa futbollist i famshëm ishte në vendin e tij. Unë e njihja vetëm me emër dhe në fakt vonë mësova që ai quhej Ashley Cole.
Pavarësisht gjërave të këqija që kam dëgjuar për të, mund t’iu siguroj se ai është një mashkull shumë i ëmbël dhe prej tij kanë filluar të më tërheqin shumë meshkujt britanikë, të cilët sillen në një mënyrë shumë të sjellshme dhe fine”./yp

Kayla Collins

Kayla Collins

Kayla Collins

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Kayla Collins: Ashley Cole, një mashkull i ëmbël Janë të Mbyllura

>Basha: 21 Janari, me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë

>

“Eshtë e çuditshme se përse prokuroria nuk e hap si çështje rrethimin dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve nga demonstruesit”.

Me një përgjigje të tillë, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, se përse organi i akuzës nuk po heton dhunën ndaj Këshillit të Ministrave.

Ndërsa në lidhje me figurën e Presidentit të Republikës, ai tha se e ka informuar deri në detaje me gjithçka ndodhi atë ditë.

Nga ana tjetër, i pyetur mbi informacionet e marra nga shërbimet inteligjente mbi atë që do ndodhte në 21 Janar, ministri i Brendshëm sqaroi se policia ka mbledhur të dhëna, të cilat kanë qenë të detajuara, mbi mundësinë reale të përdorimit të dhunës atë ditë.

“Ministria e Brendshme nuk ka shërbim inteligjent, por vetëm Shërbim të Kontrollit të Brendshëm.

SHISH nuk na solli asnjë informacion’, tha ai.

Duke shtuar se ajo që i mbetet këtij komisioni hetimor parlamentar është të vërtetojë nëse gjithçka ndodhi në 21 Janar ishte e rastësishme apo ishte një seri e llogaritur mirë veprimesh dhe masash.

Më tej, ai tha se ishte edhe plani që me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë, për të rrëzuar Këshillin e Ministrave, çka do presupozonte edhe rënien e shtetit/yp

Postuar te RAJONI. Komentet te >Basha: 21 Janari, me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë Janë të Mbyllura

>Ska rritje pagash! Athua pse?

>

TopLajm e dinte që “ska sen” prej pagave te Janarit. Kemi njoftuar qysh dje se bankat nuk kane pranuar lista te reja per pagat. Vetem sot, Qeveria e Kosoves vetem sonte e pau te rruges te dal permes nje komunikate dhe te jap sqarim se kete muaj ska paga me rritje.



“Vonesa në zbatimin e këtij vendimi vjen si pasojë e zgjatjes së paparashikuar të procesit zgjedhor dhe vonesës së konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përkundër kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës i siguron të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës që kanë përfituar nga rritja e pagave se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 Janar 2011.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se respektimi i të gjitha procedurave ligjore për zbatimin e këtij vendimi shtetëror është mënyra më e mirë për të siguruar një rritje të qëndrueshme të pagave dhe të mirëqenies qytetare.” thuhet ne komunikaten e Qeverise.

Pse komunikate, kur premtimi per rritje pagash behej publikisht dhe ballehapur. Kryeministri ne shkarkim, i cili eshte edhe fitues i zgjedhjeve te fundit, Hashim Thaci nuk iu duk e rruges qe te del dhe ti sqaroj keta rreshta para opinionit.

Nderkombetaret e kane pritur lajmin per mos rritjen e pagave.

Nëpërmjet të Ngarakurit me Punë, Michael Murphy Ambasada e SHBA-së ka përshendetur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për rritjen e pagave.

“ Mirëpresim vendimin e Kryeministrit në largim Thaçi, që deri në aprovimin e buxhetit për vitin 2011 nga ana e Kuvendit, të shtyj pagesat për pagat e ngritura sipas vendimit të aprovuar të Qeverisë. Vendimi i Kryeministrit në largim, tregon respekt ndaj sundimit të ligjit dhe rendit Kushtetues të Kosovës. Nga udhëheqësia kërkohen vendime të rënda. Sot, Kryeministri në largim, tregoi se Kosova vë në rend të parë qeverisjen e mirë. Ky ishte vendim i mirë.”, thuhet në një njoftim./toplajm

Postuar te EKONOMI, KOSOVË. Komentet te >Ska rritje pagash! Athua pse? Janë të Mbyllura

>Viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit

>

Në Klinikën Infektive të QKUK, në Prishtinë, ka vdekur një i infektuar me virusin A H1N1, njoftoi Klan Kosova. Kjo është
viktima e parë në këtë vit nga kjo sëmundje. 
Në këtë Klinikë muajve të fundit të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti janë identifikuar me këtë virus 92 të infektuar. 
Nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit Janë të Mbyllura

>Biletat në trafikun urban 40 centë

>

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e biletave në trafikun publik të kryeqytetit. Çmimi biletës në Trafikun urban prej
sot do të jetë 40 centë. Varësisht nga zonat, biletat janë rritur për 10 deri 40 centë. 
Ngritja për rreth 30 për qind  është bërë si pasojë e ngritjes së çmimit të derivateve, thotë Gani Sopi, drejtor i Trafikut Urban të Prishtinës.  
 
“Çmimi i derivateve është shumë i lartë dhe nuk ka pasur zgjidhje tjetër, sepse me këtë çmim kalkulohen të gjitha, shpenzimet për derivate, pagat e punëtorëve dhe amortizimi”, ka thënë Sopi. 
Vendimi për rritje të çmimit të biletave është aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës muajin e shkuar./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Biletat në trafikun urban 40 centë Janë të Mbyllura

>Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina drejtë shkatërrimit

>

Publicisti i njohur shqiptar, Veton Surroi, thotë se, në Maqedoni, ndarja etnike po arrin një nivel të paprecedent.

“Në Maqedoni, ndarja etnike po arrin një nivel të paprecedent, ku shqiptarët etnikë janë njëri grup që zgjedhin NATO-n dhe BE-në, dhe grupi tjetër domethënës i maqedonasve etnikë që zgjedhin narrativën historike, e cila rrjedh nga emri “Maqedoni” ka vlerësuar Surroi. 
Surroi i ka bërë një analizë zhvillimeve politike të fundit në Ballkan, duke marrë për analizë katër shtetet e këtij rajoni, Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij, emëruesi i përbashkët për këto katër vende është se jetojnë në një kontradiktë të brendshme të dy proceseve historike simultane, ai i integrimit dhe ai i disintegrimit.

“Përkatësisht, “hapësira e papërfunduar” e katër vendeve ende po përjeton tronditjet e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e në të njëjtën kohë “hapësira” e përgjithshme dhe vendet një nga një po marrin përsipër një proces të integrimit në Bashkësinë Evropiane”, – është shprehur Surroi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai vlerëson se, kontradikta mes dy proceseve divergjente nuk është e re, ajo ekziston që nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Me qëllim të të kuptuarit të shenjave të këtyre rrugëve, shpërbërja duhet të përkufizohet si hapi tjetër negativ pas status quosë negative aktuale (konflikti i ngrirë në Kosovë, Bosnjë-Hercegovina jofunksionale, mangësia e legjitimitetit në Maqedoni, politikat irredentiste në Serbi) apo më keq, sekuenca e ndarjes etnike (me siguri të realizuara me dhunë) që do të shkatërrojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë, si dhe do të gëzojë apetitet për territor të serbëve, kroatëve e shqiptarëve”, ka shtuar më tej Surroi.

Në fund ai thekson se, në këta rajon, rreziqet e shpërbërjes dhe të dhunës, njëzet vjet më pas, ende nuk kanë përfunduar. (INA)

Postuar te RAJONI. Komentet te >Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina drejtë shkatërrimit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: