>Shoqëritë sekrete më të famshme

>

Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm

Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei”

Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. 

Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. 

Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë. Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”. 

Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. 

Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm. Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. 

Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. 


Dokumente te shoqerive te fshehta

Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. 

Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. 

Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. 

Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.


1. “Skull and Bones”

Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBa. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.


Fremasonët

2. Frimasonët

Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.


Rosicrucian

3. “Rosicrucian”

Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.


Ordo Templis Orientis

4. “Ordo Templis Orientis”

OTO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.


Urdhri hermetik i agimit të artë

5. Urdhri hermetik i agimit të artë

Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Croëly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike. 


Kalorësit Templarë

6. Kalorësit Templarë 

Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.


The Illuminati


7. “The Illuminati”

Një lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.


Grupi Bilderberg

8. Grupi Bilderberg

Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo. 


9. Paria e Sionit

Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.

Opus Dei

10. “Opus Dei”

“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.

Advertisements
Postuar te Teori Konspirative. Komentet te >Shoqëritë sekrete më të famshme Janë të Mbyllura

>Aleksandri i Madh fliste shqip

>

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten..? 


Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe. Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj.
As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej. 


Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. 


Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.
Franz Bopp-i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.

Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.
Johan Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.

Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.

Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.

Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.

Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.

Ëilly Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.

Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.

Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.

Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.

Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.

Robert d’Angely shkruan: ”…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.

Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.

Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet.

Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.

Si përfundim, mund të themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë.

G. Meyer pranonte se shqipja përfaqëson një fazë të re të ilirishtes së moçme, ose më saktë të njërit prej dialekteve të moçme ilire. Ndërsa Kretchmeri shtonte se kjo është kaq e vërtetdukshme, saqë njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë. Duke bërë një sintezë të këtyre veçorive gjuhësore, Çabej arrin në përfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallës më të lashtë, pavarësisht se me cilën gjuhë jo greke të Gadishullit Ballkanik të kohës antike është identike ajo shkallë e lashtë.

Postuar te Histori. Komentet te >Aleksandri i Madh fliste shqip Janë të Mbyllura

>Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele

>

Edhe pse shërbimi i tyre nuk lartësohet gjithnjë, administratorët e hoteleve hera-herës u vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme klientëve me kërkesa nga më të çuditshmet në hotele. Në hotelet me emër, është detyra e administratorëve që të plotësojnë tekat e njerëzve që qëndrojnë aty.


Për shembull, një anglez që po qëndronte në hotelin “Setai” në Majemi i kërkoi administratorit të hotelit të gjente mënyrën për të transportuar tigrin e së dashurës së tij nga SHBA në Londër.
 Ka dhe histori të vjetar njerëzish të çuditshëm, siç ishte artisti Salvado Dali. Ai rrinte rregullisht në hotelin “Meurice” në Paris dhe i kërkonte administratorit të hotelit që të kapte miza në kopshtin “Tuileries” për të. Sigurisht, jo gjithë kërkesat e klientëve mund të plotësohen. Për shembull, një person në hotelin “Beverly Hills” i kërkoi stafit të hotelit pjesë zëvendësimi për armën e tij “AK47”, kërkesë që u refuzua. 


Një tjetër në hotelin “Parrot Cay” donte t’i bënte surprizë bashkëshortes me rastin e 40-vjetorit dhe i kërkoi hotelit që të sajonte peshkaqenë të rremë dhe t’i fusnin në ujë, aty ku po lahje e shoqja. As kjo kërkesë nuk u pranua. Një klient i ndrojtur i hotelit “InterContinental” në Hong Kong takoi një grua që i pëlqente shumë, por nuk dinte si t’ia thoshte. 


Ai i kërkoi stafit të hotelit të organizonte një mbrëmje të veçantë për të dy. Stafi i hotelit i kërkoi gruas që të darkonte me një klient të hotelit dhe mbrëmja rezultoi me sukses, duke qenë se çifti u fejua dhe u martua. Një skocez shkoi në hotelin “Sharq Village and Spa” në Katar dhe i kërkoi hotelierit diçka që nuk gjendej kollaj në ato anë, një fustanellë. Ai e donte atë për një rast ceremonial brenda disa ditëve. Hoteli nuk mundi të kontaktonte me ambasadën britanike pasi ishte mbyllur. Së fundmi stafi i hotelit gjeti foto të fustanellës në internet dhe i dërgoi tek një rrobaqepës vendas.Një çift gjerman po qëndronte në hotelin “Anantara Dhigu” në Maldive. 


Gruaja ishte e lumtur aty, por burri ishte gati të jepte çdo gjë për një lojë golfi. Ai ia besoi këtë rrëfim menaxherit të hotelit, por fatkeqësisht në Maldive s’ka fusha golfi. Ai atëherë i tha furnizuesit të hotelit t’i gjente ca topa golfi dhe shkopinj lundrues dhe e ftoi gjermanin në një lojë golfi në ujë. Djali i një çifti italian, i cili ishte fanatik futbolli dhe po qëndronte në hotelin “Villa Padierna” në Spanjë dëshironte të ndiqte ndeshjen Madrid-Barcelonë. Problemi i vetëm ishte se gjithë biletat ishin shitur. 


Administratori i hotelit pyeti gjithë stafin dhe zbuloi se kushëriri i portierit po stërvitej për t’iu bashkuar Real Madridit. Atëherë, pas një shumë parash ai gjeti biletat për gjithë familjen. Një çift amerikan po qëndronte në hotelin “Monasterie” në Peru. Gjatë qëndrimit atje atyre u pëlqyen aq shumë tjegullat e kuqe të baltës në çatitë e hotelit, saqë i kërkon administratorit, Hector Ramirez që t’u dërgonte me postë dy mijë copë në SHBA. Tjegullat kushtuan vetëm 200 dollarë ndërsa dorëzimi i tyre në destinacion kushtoi gjashtë mijë dollarë.

Hoteli “Jefferson”, Uashington D.C.
Një klient në hotelin “Jefferson” në Uashington kërkoi që në suitën e tij të vendosej një piano, sigurisht bashkë me pianistin, si dhe disa këngëtarë që të këndonin këngë Krishtlindjesh, meqë ishte prag festash. Dera e dhomës së hotelit ishte shumë e vogël për pianon, ndaj u desh që ta çmontonin dhe ta montonin sërish.

Hoteli “Ritz-Carlton”, Uashington D.C.
Një australian, i cili ishte fans i regbisë i kërkoi hotelit “Ritz-Carlton” në Uashington, ku po qëndronte për gjashtë javë, që t’i jepte mundësinë të kishte akses 24-orësh në kanalin televiziv australian të regbisë. Hoteli bleu një satelit dhe marrës për dhomën e tij dhe më pas e instaloi për klientin, duke pajisur dhe dhomën me revista të sportit të tij të preferuar.

Hoteli “Setai” Miami, Florida
Një anglez qëndroi në hotelin “Setai” në Majemi teksa po vizitonte të dashurën e tij atje dhe të dy vendosën të shkonin në Londër. Por asaj i duhej të merrte dhe tigrin me veten. Anglezi i kërkoi hotelit t’i rregullonte transportin e tigrit dhe iu desh personelit të merrej me gjithë detajet e transportit të një tigri nga SHBA në Angli.

Hoteli “InterContinental”, Hong Kong
Një klient i ndrojtur i hotelit “InterContinental” në Hong Kong takoi një grua që i pëlqente shumë, por nuk dinte si t’ia thashte. Ai i kërkoi stafit të hotelit të organizonte një mbrëmje të veçantë për të dy. Stafi i hotelit i kërkoi gruas që të darkonte me një klient të hotelit dhe mbrëmja rezultoi me sukses, duke qenë se çifti u fejua dhe u martua.

Hoteli “Ritz-Carlton”, Florida
Një turk që po darkonte në një restorant në hotelin “Ritz-Carlton”, Kay Biscayne, i telefonoi hotelit përpara se të takohej aty me të dashurën. Ai tha se kishte në plan t’i propozonte asaj për martesë dhe donte që hoteli të gjente një avion që do fluturonte lart hotelit duke formuar fjalinë “A do martohesh me mua”. Kërkesa u përmbush nga ana e hotelit u përmbush, por gruaja refuzoi.

Hoteli “Topnotch Resort and Spa”, Vermont
Një grua, e cila do çonte të dashurin e saj në “Topnotch Resort” për ditëlindjen e tij i kërkoi hotelit ta ndihmonte për organizimin e një mbrëmjeje të paharrueshme. Pas konsultave të shumta, stafi i hotelit vendosi të merrte një kostum gorille dhe të vishte një person me të. Gorilla pastaj filloi të këndonte këngën e ditëlindjes në gjuhën serbe.

Hoteli “Stafford”, Angli
Një amerikan nga Teksasi u vendos në Londër, ku më parë kishte qenë klient i rregullt i hotelit “Stafford”. Teksa jetonte atje ai merrte rregullisht autobusin e kuq numër 15. Pasi u vendos aty ai mori vesh se “London Transport” po i shiste autobusët me dy kate dhe ai i kërkoi ndihmë stafit të hotelit ta ndihmonte për të blerë një të tillë, pikërisht autobusin e kuq me të cilin kishte udhëtuar.

Hoteli “Sharq Village and Spa”, Katar
Një skocez shkoi në hotelin “Sharq Village and Spa” në Katar dhe i kërkoi hotelierit diçka që nuk gjendej kollaj në ato anë, një fustanellë. Ai e donte atë për një rast ceremonial brenda disa ditëve. Hoteli nuk mundi të kontaktonte me ambasadën britanike pasi ishte mbyllur. Së fundmi stafi i hotelit gjeti foto të fustanellës në internet dhe i dërgoi tek një rrobaqepës vendas.

Hoteli “Anantara Dhigu”, Maldive
Një çift gjerman po qëndronte në hotelin “Anantara Dhigu” në Maldive. Gruaja ishte e lumtur aty, por burri ishte gati të jepte çdo gjë për një lojë golfi. Ai ia besoi këtë rrëfim menaxherit të hotelit, por fatkeqësisht në Maldive s’ka fusha golfi. Ai atëherë i tha furnizuesit të hotelit t’i gjente ca topa golfi dhe shkopinj lundrues dhe e ftoi gjermanin në një lojë golfi në ujë.

Hoteli “Villa Padierna”, Spanjë
Djali i një çifti italian, i cili ishte fanatik futbolli dhe po qëndronte në hotelin “Villa Padierna” në Spanjë dëshironte të ndiqte ndeshjen Madrid-Barcelonë. Problemi i vetëm ishte se gjithë biletat ishin shitur. Administratori i hotelit pyeti gjithë stafin dhe zbuloi se kushëriri i portierit po stërvitej për t’iu bashkuar Real Madridit. Atëherë, pas një shumë parash ai gjeti biletat për gjithë familjen.

Hoteli “Gritti Palace”, Venecia
Një klient në hotelin “Gritti Palace” në Venecia i kërkoi administratorit të vendoste 12 topa ushtarakë të vegjël në ballkonin e një personi që kishte ditëlindjen dhe të shtinte me to, një nga një, në mesnatë. Ai gjithashtu kërkoi dhe një llambë që do ishte imitim i llambës romake me vaj, për të ndriçuar dhomën gjatë darkës së ditëlindjes.

Hoteli “The Waldorf Tower”, Nju Jork
Një çift i ri në Nju Jork kërkoi që në suitën e tyre martesore të hotelit “The Waldorf Tower” të vendoseshin dy çokollata me formën dhe masën e tyre trupore. Ato dërguan fotot e tyre në hotel dhe administratori i hotelit ia kaloi porosinë shefit të kuzhinës, në mënyrë që të përmbushej kërkesa e çiftit. Statujat prej çokollate përfunduan në disa javë, por nuk dihet kush i hëngri.

Hoteli “MonasterioCuzco”, Peru
Një çift amerikan po qëndronte në hotelin “Monasterie” në Peru. Gjatë qëndrimit atje atyre u pëlqyen aq shumë tjegullat e kuqe të të baltës në çatitë e hotelit, saqë i kërkon administratorit, Hector Ramirez që t’u dërgonte me postë dy mijë copë në SHBA. Tjegullat kushtuan vetëm 200 dollarë ndërsa dorëzimi i tyre në destinacion kushtoi gjashtë mijë dollarë.

Hoteli “Burnham”, Çikago
Një person që qëndronte në hotelin “Burnham” në Çikago i dha administratorit të hotelit 30 mijë dollarë, së bashku me udhëzimet e duhura për t’i blerë një makinë për vajzën e tij që mbushte 16 vjeç. Administratori zgjodhi një “BMË 325”. Ndërkohë, në të njëjtin hotel një klient kishte kërkuar që të dërgohej një kalë prej druri në shtëpinë e një mikut të tij.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele Janë të Mbyllura

>Nacionalistët grekë kërkojnë aneksimin e Himarës,Korçës dhe Përmetit!

>

Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 97 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. 


Aktiviteti vazhdojë me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur.Aktivitetin e hapi Theofan Kaliviotis, i cili në fjalët e tij theksoj mbi luftërat e popullit grek dhe vorioepiriotasve për liri. 

Ai kritikojë disa politikanë grek të cilët kanë braktisur çështjen e Vorio Epirit. Gjithashtu lëshojë një sërë akuzash ndaj shtetit shqiptar i cili tha Qeveria e tanishme shqiptare vazhdon të mos e njohin karakterin grek të rajoneve të tërë dhe banorëve të tyre, si në Himarë, Korçë, Përmet etj. Ende në zonat ju jeton minoriteti grek i paragjykojnë ku përmendet termi Epiri i Veriut i cili është më i vjetër se termi “Shqipëria”. Të pranishmit mbanin pankarta si: “Për helenizmin e Vorio Epirit nuk bisedohet”. “VORIOEPIRI TOKE GREKE, DO TE RIKTHEHEMI DHE TOKA DO DRIDHET”, “TELI TI NA UDHEHEQ” etj. 

Manifestuesit mbanin nëpër duar flamuj të Autonomisë së Vorio Epirit. 


Në këtë manifestim me rastin e 97 vjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit morrën pjesë figura të njohura të politikës së Greqisë si Joani Grivas, ish-kryeministër, Niko Kandetis, deputet i partisë Demokracia e Re, Thanos Plevris, deputet i partisë LAOS, Nikota Kaklamaqis, përfaqësues i shoqatës së “Napolon Zerva”, etj.Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kavilioti.Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grek nga Shqipëria të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, ndërsa dy vitet e fundit ai, ju bashkua partisë ekstremiste të djathtë LAOS.


Theofan Kavilioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve.Kohëve të fundit vihet re e lëvizjeve të strukturave të ndryshme greke për të ndikuar në rritjen artificiale të numrit të shtetasve shqiptar me kombësi greke në Shqipëri, gjatë regjistrimit të popullsisë që pritet të zhvillohet në Prill të 2011.
Lobi greko-amerikan ka më se dy vite që ushtron presion në Uashington që të ndërhyjë në Shqipëri që në formularin e regjistrimit të shënohet deklarimi fetar dhe etnik. Qëllim i cili edhe u arrit. Kongresmenët greko-amerikan të cilët nuk janë të pakët në numër me presione të ndryshme kanë arritur të kenë ndikimet e tyre në vendim marrjet e qeverisë shqiptare gjatë 5 vjetëve të fundit. 

Postuar te Shqiperi. Komentet te >Nacionalistët grekë kërkojnë aneksimin e Himarës,Korçës dhe Përmetit! Janë të Mbyllura

>Prifti zbardh videon: Ja çfarë kam regjistruar për 35 minuta

>

Deputeti shqiptar  Dritan Prifti ka dalë publikisht dhe ka sqaruar videon që ka zbuluar Prokuroria ku akuzohet për afera korruptive. Sipas tij në atë video janë 35 minuta regjistrim dhe ai e posedon të plotë atë video dhe do ta bëjë publike në një moment që do e shohë të arsyeshëm. 


Në video tha Prifti, tregohet qartë se si Ilir Meta i bënte presion për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
Veç të tjerave ai tha se është i gatshëm që të shkojë në Prokurori dhe në një seancë të vetme të hedhë poshtë akuzat që i janë ngritur. Ish nënkryetari i LSI deklaroi me vendosmëri se do të vijojë denoncimin e korrupsionit në vend edhe sikur kjo ti kushtojë shtrenjtë. Në fjalën e tij Prifti ka deklaruar se është i gatshëm që të dorëzojë imunitetin e deputetit për t`i hapur rrugë hetimit të Prokurorisë në lidhje me video-përgjimin. Deklarata e Priftit u bë në Këshillin e Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend.

Deklarata e Priftit
Dritan Prifti pohoi para organit të Kuvendit se videon, në të cilën Prokuroria bazon akuzën kundër tij për korrupsion e ka xhiruar ai vetë me të njëjtin qëllim si videon e parë, të bërë tashmë publike. “Dua të deklaroj se videoja për të cilën më akuzojnë është filmuar prej meje për të provuar presionet, joshjet për korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metës. Kjo video është mbi 35 minuta filmim dhe në të dalin një tufë faktesh të reja, që provojnë pothuajse të gjitha ato që unë kam thënë për të”, është shprehur Prifti. Ai sqaroi pozicionin e tij rreth kësaj videoje, për të cilën Prokurorja e Përgjithshme thotë në kërkesën e saj për procedim penal se është fshirë dhe tregon Dritan Priftin duke këmbyer me ish zëvendësministrin e Ekonomisë 70 mijë euro.


Akuzat
Sipas Priftit, akuza ndaj tij për korrupsion pasiv do të ishte shmangur, nëse prokurorët do ta thërrisnin më parë në një seancë pyetjesh. “Për dyshimin që shprehet në shkresën e Prokurores se unë kam përfituar një sasi eurosh në mënyrë korruptive, ju them të gjithëve me garanci se më duhet vetëm një seancë e vetme në Prokurori për ta zbërthyer dhe vërtetuar çështjen dhe për të vërtetuar se faktet janë të gjitha ndryshe. Asnjëherë nuk kam marrë para për shkak të detyrës, asnjëherë nuk kam shpërdorur detyrën shtetërore. Unë jam larguar si ministër, sepse nuk kam pranuar të firmos ato që kërkonin të fortët, favore të jashtëligjshme dhe gjëra të tjera si këto”, tha Prifti. Ndërsa konstatimit të Prokurores së Përgjithshme se videoja është fshirë nga kompjuteri i dorëzuar si provë prej Dritan Priftit dhe që u rikuperua nga eksperti amerikan, nëpërmjet sistemit kompjuterik, zoti Prifti i përgjigjet kështu: 



“Kur kam dorëzuar këto mjete në Prokurori, posaçërisht orën me kamera, prokurorëve, dhe ata mund të jenë dëshmitarë, nëse duan, u kam sqaruar se në atë kamer-orë ka patur video të tjera të regjistruara, të cilat për shkak të memories së kufizuar të kësaj kamere, janë fshirë për të regjistruar të reja. Por, sigurisht, që unë e kam në arkivin tim këtë video për të cilën më akuzojnë dhe nuk më ka shkuar në mendje kurrë për ta zhdukur atë, përveçse prisja momentin e duhur për ta shfaqur atë”. Seanca me zotin Prifti zgjati vetëm 15 minuta përfshirë edhe dy pyetjet e vetme që iu bënë atij nga deputeti demokrat Ilir Rusmajli. Ndërsa 5 përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk i drejtuan asnjë pyetje zotit Prifti, i cili në një nga përgjigjet për Ilir Rusmalin tha se, videoja ku bazon akuzën kundër tij Prokurorja e Përgjithshme, përveçse, provon ato që ka thënë më herët për Ilir Metën, në gjykimin e tij nuk ka asnjë kundravjatje dhe asnjë vepër penale. 

Postuar te RAJONI. Komentet te >Prifti zbardh videon: Ja çfarë kam regjistruar për 35 minuta Janë të Mbyllura

>Part-time, fenomeni që ka pushtuar Europën

>

Në kontinentin e vjetër, një në pesë persona punon me kohë të pjesshme. Ky fenomen është bërë një mënyrë të punuari dhe jetuari gjithmonë e më e përhapur. Ndoshta është mënyrë për të mos ngelur pa punë. Holanda mban vendin e parë në Europë.
Part-time, me kohën e shoqërisë gjithmonë e më fleksibël është bërë një mënyrë të punuari e të jetuari gjithmonë e më e përhapur. 

Ndoshta, sepse arrin, më shumë se instrumentet e tjera, të përfshijë në botën e punës ata, si për shembull gratë, që rrezikojnë të mbeten jashtë saj. Në Europë sot, një punëtor në pesë të tillë ka një kontratë me kohë të pjesshme. Në disa vende, përqindja është shumë e madhe. Zakonisht janë femrat ato që preferojnë të bëjnë një punë part-time, por në këto kohët e fundit ky fenomen ka përfshirë edhe drejtues dhe menaxherë. Part-time është tashmë pjesë e formave moderne të botës së punës.
Të dhënat kanë dalë nga një hetim i “Eurofond”-it, fondacionit europian për përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës, që ka analizuar gjendjen në shumë sektorë ekonomikë në 30 vende europiane. Vendi që e ka më të përhapur këtë fenomen është Holanda ku 48.3 për qind e atyre që kanë një punë, ka në xhep një kontratë me kohë të pjesshme. Në vendet e ulëta më shumë se 90 për qind e kompanive ka mes punonjësve të saj të paktën një punëtor part-time. Vendi i dytë është Suedia, megjithëse me shifra më të ulëta, rreth 27 për qind e kontratave të përgjithshme. Gjithmonë në Holandë, por edhe në Belgjikë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar ekziston përqendrimi më i lartë i kompanive që punësojnë me kohë të pjesshme më shumë se 20 për qind të forcës së punës. Nga ana tjetër, Italia mban rekordin e kompanive me më pak se 20 për qind të punëtorëve part-time. Brenda një dhjetëvjeçari, përmasat e këtij fenomeni kanë ndryshuar frikshëm. Në Gjermani, përqindja ka shkuar nga 19 në 26.1%. Në vendin e drejtuar nga Angela Merkel rreth 82 për qind e kompanive kanë një kontratë part-time mes punëtorëve të tyre. Edhe Zvicra ka kaluar nga 19.7 për qind në 27 për qind. Në Mbretërinë e Bashkuar nga 24.1 në 26.1 për qind. Në Spanjë, kuota e punëtorëve part-time ka kaluar nga 8 për qind në 12.8 për qind. Mesatarja e përgjithshme në 27 vendet e Bashkimit Europian ka kaluar nga 15.9 në 18.8 për qind.

Ndryshimet dhe arsyet

Sipas autorëve të këtij studimi janë të shumta dhe të ndryshme arsyet nga një vend në tjetrin ato që i kanë shtyrë njerëzit të mendojnë se një punë part-time ia vlen. Për femrat, puna më e përhapur part-time është ajo e babysiter-it, që nuk kërkon edhe ndonjë kualifikim të madh dhe çmimet janë shumë të kënaqshme. Pastaj janë edhe diferencat kulturore për sa u përket orareve të punës. Në disa vende si Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian konsiderohet i pranueshëm nga ana sociale të punosh me orare shumë të zgjatura, ndërsa në vende të tjera si për shembull në Francë, Suedi dhe Holandë, janë të pranishme sjellje që karakterizohen nga orare më të shkurtra pune. Gjithsesi, duhen përmendur edhe faktorë të tjerë.

Gratë

Sigurisht që ky fenomen mund të identifikohet me imazhin e gruas. Mesatarja e kontinentit është 32 për qind për femrat dhe 8.3 për qind për meshkujt. Rreth katër herë më shumë. Edhe në Holandë ashtu si në vende të tjera, gratë përbëjnë elementin kryesor në fenomenin e punësimit part-time. Tri gra në katër punojnë part-time, ndërsa për meshkujt ky raport është një me katër. Edhe në Gjermani raporti është 9.7 kundrejt 45 për qind. Në Mbretërinë e Bashkuar 11,8 kundrejt 43. Në Suedi dhe Danimarkë, mes vendeve ku fenomeni i punës part-time është më i zhvilluar shifrat janë pak më të zbutura. Por vendet ku kjo lloj pune si për femrat ashtu edhe për meshkujt nuk praktikohet thuajse fare është Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe Lituania.

Kualifikimet

Edhe për pozicionet e larta drejtuese part-time nuk është më një tabu absolute. Rreth 26 për qind e kompanive të përfshira në studim janë përgjigjur se kanë në stafin e tyre dikë që mbulon role menaxheriale, supervizorë apo kualifikim të lartë që ka një kontratë me kohë të pjesshme. Edhe këtu Holanda është më përpara se të gjithë. Në fakt, në vendet e ulëta rreth 47 për qind e kompanive ka në staf një drejtues me kontratë part-time. Shumë prej kompanive thonë se është një zgjidhje normale, ndërsa të tjerat e bëjnë në raste përjashtuese.

Karrierë

Pse kjo zhvendosje drejt këtij fenomeni? Sipas analizës, shumë prej atyre që punojnë me kohë të plotë tregojnë se ka një volum shumë të madh pune dhe detyra komplekse, ndërsa për ata që punojnë part-time kjo ndodh vetëm në 49 për qind të rasteve. Ndërkaq, mundësitë për të bërë karrierë në kompanitë ku punohet me kohë të pjesshme janë të vogla. Këtu mendojnë 6 në dhjetë veta. Po kështu, 45 për qind e të punësuarve part-time thonë se kanë shumë pak mundësi për t’u ngritur në detyrë dhe provuar eksperienca të reja, ndërsa kjo ndodh te 54 për qind e atyre që e kanë një kontratë të plotë. Megjithatë, kënaqësia që merret nga puna në të dyja grupet, si ata part-time si ata full time është e njëjtë.
Postuar te EKONOMI. Komentet te >Part-time, fenomeni që ka pushtuar Europën Janë të Mbyllura

>NRG band i këndojnë Rines (video)

>

Kanë filluar ethet e TopFest. Me këngën e tyre janë prezantuar edhe grupi i mirënjohur, NRG Band . Ata këngën e tyre ia kanë kushtuar Rines e cila është balerinë.

Kënga karakterizohet me shumë ritëm dhe zëri i mrekullueshëm i Besnikut qysh në sekondat e para të këngës të bënë për vete.



Ky është teksti i këngës:



Rina Rina 
Atë ditë e sot, ama çdo sekondë
Sot e motmot ,ti je pika ime e dobët
Nga ti shumë gjatë këtë  fsheha gjatë
Veç mos të t’humbas, të paktën shoqe të t’kam
Beso a mos, beso nëse do
Ti je ajo e vetmja që më mungon
Ai ti na na na, tjetër ku nuk ka
Pos synit tënd që pëlqej o gjanë
O Rina Rina, pas sa e sa stina
O Rina Rina, akullin e shkrina
Më në fund o Rina, ti je e imja
O Rina Rina, e imja balerina
E imja je 


Postuar te Muzike. Komentet te >NRG band i këndojnë Rines (video) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: