>Detajet e koalicionit qeveritar

>

Insistimi dhe në fund marrja e postit të Presidentit të vendit, i ka kushtuar paksa AKR-së. Deri para pak ditësh, oferta e PDK-së për AKR-në ishte e majme. Në shkëmbim të heqjes dorë për presidentin, PDK-ja ia ofroi Pacollit postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm dhe katër ministri, si dhe postin e kryetarit të Kuvendit. AKR nguli këmbë dhe fitoi. Por tani nuk ka edhe aq hapësirë në qeveri që Pacolli e kërkoi gjithë kohën.

Pasi ia la postin e të parit AKR-së, PDK e “rrudhi dorën” në dikasteret ministrore.
Në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, AKR do të ketë tre ministri dhe presidentin.
PDK do të kandidojë sërish Jakup Krasniqin për kryetar të Kuvendit.
Një ministri pritet t’i ofrohet edhe Listës “Dr. Ibrahim Rugova”./indeksonline
Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Detajet e koalicionit qeveritar Janë të Mbyllura

>Incidenti në Kalanë e Shkupit (video)

>

Shihni pamjet nga incidenti në Kalanë e Shkupit. Pamje te siguruara nga REL



http://www.evropaelire.org/flash/MediaPlayer.swf?cache=

Postuar te RAJONI. Komentet te >Incidenti në Kalanë e Shkupit (video) Janë të Mbyllura

>Dëshira e Alice Goodwin

>

Aktorja dhe modelja britanike, Alice Goodwin tregon se si ka dëshirë të madhe të luaj me gjoksin e saj në prani të kamerave e kush s’do të kishte dëshirë të luaj. Alice është e njohur edhe si fotomodele e cila ka pozuar për shumë revista të njohura në mbarë botën.

Sipas një sondazhi të organizuar nga një Web faqe ka rezultuar si më e pëlqyera nga fotomodelet. Ndër revistat më të njohura që ajo ka pozuar është edhe “Boobs”, ku ajo së fundmi ka pozuar për editorialin me kostume të larjes./yp






























Postuar te Fashion, Show-Biz. Komentet te >Dëshira e Alice Goodwin Janë të Mbyllura

>Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Lady Gaga-n

>

Kohë më parë doli në shitje biografia e parë për Lady Gaga-n, me titullin “Poker Face: The Rise and Rise of Lady Gaga” të autores Maurenn Callhan, e cila që në ditët e para shkaktoi interesim të madh, duke marrë parasysh që në libër zbulohen shumë gënjeshtra dhe trillime, të cilat këngëtarja i kishte plasuar për veten, dhe këtë vetëm që të fitojë popullaritet.

Babai është fajtor për të gjitha

Gazetarja nga Nju-Jorku, Maureen Callahan, e cila ka qenë e nominuar për çmimin “Pulitzer”, e bazon tregimin për Lady Gaga-n në bisedat me njerëzit e afërt të këngëtares, miqtë, bashkëpunëtorët, të punësuarit, rivalët, etj. Edhe pse praktikisht e ndërtoi karrierën mbi deklaratat se ka nisur nga zeroja, si autsajder, fakt është që për ekspres suksesin e saj ia ka borxh babait, Joseph Germanotta-s. Nëpërmjet të njohurve të tij, ajo arriti të takohet me producentët më të njohur, dhe me përfaqësuesit e shtëpive më të mëdha muzikore. Babai ia gjeti mësuesin e shkëlqyeshëm të këndimit, Don Lorens-in, i cili punoi me Christina Aguilera-n dhe Bono Vox-in. Gaga nuk e harroi këtë, dhe me të bëri marrëveshje, që është precedent në botën e shoubizit, ajo e ndan fitimin për gjysmë me të.

Qenia më e vetmuar

Sado që suksesi i saj shkakton zili te konkurrentët, muzikantët e rinj dhe ata të vjetër, autorja e biografisë për Gaga-n pohon se ajo është qenia më e vetmuar në planetin tonë. Marrë parasysh që nuk ka bukurinë klasike e cila është e nevojshme për arritjen e gjërave të mëdha në shoubiznes, Lady Gaga këtë e arriti me bërjen e gjërave të çuditshme, si në veshje ashtu edhe sjellje. Ajo frikësohet shumë nga vetmia, kështu që gjithmonë e ka afër vetes dikë që t’i bëjë shoqëri. Përndryshe, shokët e saj të shkollës pohojnë se ajo ka qenë nxënëse si gjithë të tjerët, përkundër që tani është femër e ‘komplikuar’ dhe ‘e frikësuar’. Ata mendojnë që ajo e ka gjetur mënyrën e shkëlqyeshme që t’i afrohet numrit të madh të njerëzve të rinj dhe të pasigurt, që në radhë të parë janë adoleshentët, të cilët i besojnë të gjitha fjalëve që i thotë ajo.

Dashuria ndaj “gay-ve”, gënjeshtër

Autorja e kësaj biografie, pohon se dashuria e Lady Gaga-s ndaj numrit të madh të adhuruesve “gay”, është e rrejshme aq sa edhe qerpikët e saj. Megjithatë, ajo konsideron se Gaga-n duhet uruar për çdo rast, për paraqitjen dhe tregimet interesante për jetën e saj./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Lady Gaga-n Janë të Mbyllura

>Kurt Volker: Nevojitet një "hetim ekstern" për raportin e Martyt

>

Qeveria e Kosovës që do të formohet pas zgjedhjeve, për të cilën nevojitet kohë, duhet të përballet me të gjitha problemet, thotë drejtori ekzekutiv dhe funksionari i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin John Hopkins, Kurt Volker. 

Sipas tij, do të nevojitet mjaft kohë që të bëhen lëvizje të rëndësishme përpara. Ai është i mendimit se do të ishte në interesin edhe të vetë Beogradit që në Kosovë formohet një qeveri e cila do të ishte “aftë dhe e gatshme” që të krijojë një klimë për dialog e cila, dhe me gjithë dallimet, do të krijonte një hapësirë për përgjigje për një sërë çështjesh praktike të rëndësishme për të dyja palët. 

“Shpresoj që një qeveri të tillë në Kosovë do ta kemi”, theksoi Volker në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (në serbisht). Sa i përket pohimeve në raportin e Dick Martyt për krime dhe trafikim me organe njerëzore, Volker thotë se ky nuk është një problem i vogël. Por, sipas tij, nuk mund të dihen faktet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur sepse këtë vetëm “hetimet duhet ta konstatojnë”. 



Ai thotë se nevojitet një “hetim ekstern”, i cili më së miri do të ishte të zbatohet në kontekstin e BE-së. “Disa hetime të mëhershme që i ka bërë Marty nuk kanë qenë gjithmonë bindëse”, si në rastin e hetimeve që i ka bërë për burgjet sekrete amerikane në Evropë, si dhe për burgjet në Guantanamo, të cilat “nuk janë hetuar ose dëshmuar në mënyrën më solide”, tha Volker. 


Prandaj, Volker do të donte që hetimet për krimet në Kosovë t’ia linte organeve zyrtare të Bashkimit Evropian sesa Këshillit të Evropës./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Kurt Volker: Nevojitet një "hetim ekstern" për raportin e Martyt Janë të Mbyllura

>PDK nuk jep hollësi për takimin

>

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen, mirëpo asnjëri nga anëtarët e Kryesisë nuk ka folur pas takimit, ku janë diskutuar kërkesat e Aleancës Kosova e Re për bashkëqeverisje, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.
Nuk bëhet të ditura konkluzionet e kësaj mbledhje, ndërkohë që nuk janë parë në mbledhje kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm, Jakup Krasniqi.
Pas takimit të Kryesisë së PDK-së, do të mbahet ai i Këshillit drejtues rreth orës 16:00, me ç’rast do t’i prezantohen qëndrimet e Kryesisë.
Ndryshe, bisedimet ndërmjet dy forcave politike për koalicionin e ri qeverisës janë vështirësuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme për ndarjen e posteve të larta shtetërore.
Partia e biznesmenit Pacolli, Aleanca Kosova e Re ka këmbëngulur në postin e presidentit dhe disa ministri pasi sipas tyre aty do të kenë hapësirë të kontribuojnë për vendin, ndërkaq PDK thotë se nuk është e gatshme që t’i ofrojë Pacolli postin e presidentit meqenëse Kryesia e saj ka vendosur që për këtë post ta kandidojë Jakup Krasniqin, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë. 

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >PDK nuk jep hollësi për takimin Janë të Mbyllura

>Zjarr në një xhami në Manastir

>

Zjarri ka përfshirë mbrëmë një pjesë të një xhamie në qytetin e Manastirit, bëjnë të ditur burime për agjencinë e lajmeve INA nga banorë shqiptarë të këtij qyteti.

Banorët në kushte anonimiteti theksojnë se kjo është një vepër e vandalëve maqedonas, të cilët kanë tentuar të djegin xhaminë, në shenjë hakmarrje ndaj ngjarjeve në Kalanë e Shkupit.



“Zjarri ka përfshirë një pjesë të vogël dhe nuk kemi pasur qasje aty. Nuk kemi informacione për dëme të shkaktuara, por ky akt vandal na rikujton ngjarjet dhe tmerrin e vitit 2001 kur u dogjën shtëpitë tona dhe tempujt fetar”, theksoi për INA një nga shqiptarët e Manastirit.


Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Manastir, Gjoko Strezovski konfirmoi për agjencinë INA se ka pasur zjarrë në xhami, mirëpo ai theksoi se ai është lokalizuar dhe nuk ka nevojë që lajmit ti bëhet bujë nëpër media.


“Nuk ka asnjë dëm, sepse zjarri ka qenë i lokalizuar menjëherë, pasi që është ndezur një letër kartoni. Nuk ka nevojë të ngritet bujë me një ngjarje të tillë”, theksoi Strezovski. MPB bëri të ditur se do të jap informacione të hollësishme lidhur me këtë ngjarje. (INA)

Postuar te RAJONI. Komentet te >Zjarr në një xhami në Manastir Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: