>Amerikania përjeton orgazëm sa herë që ngopet

>

Gabi Jones nga Colorado vuan nga një çrregullim i pazakontë. Ajo sa herë që ngopet përjeton orgazëm. Edhe pse është vetëm 25 vjeçare, amerikania peshon 223 kilogramë. Çdo ditë ajo ngopet me akullore, ëmbëlsira, pica, hamburgerë dhe ushqime tjera vetëm për të përjetuar orgazëm.Ajo vuan nga sindromi i eksitimit të vazhdueshëm gjenital dhe në vend se të kërkojë ndihmë profesionale, vendosi ta hapë një faqe interneti e cila i mundëson të gjithë atyre që paguajnë ta shohin se si ajo përjeton orgazëm sa herë ngopet nga ushqimi.

Për herë të parë orgazmën pa kontakt fizik e përjetoi pasi kishte ngrënë para pesë vitesh, derisa po hante akullore. Ajo rrëfen se fillimisht ishte ndier shumë çuditshëm me atë çfarë po ndodhte me trupin e saj, por kjo i pëlqeu dhe kështu vazhdoi të hante e të ngopej për të përjetuar klimaksin seksual. Për pesë vjet ajo shtoi 95 kilogramë.

“Dëshiroj t’ua dëshmoj të gjithëve se sa mirë është të jesh e plotë. Gra të plota ka kudo, dëshiroj tu jap kurajo që të ndjehen të bukura dhe joshëse. Për këtë arsye kam hapur edhe këtë faqe”, tha Jones, njoftojnë mediat amerikane./mapo

Advertisements
Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Amerikania përjeton orgazëm sa herë që ngopet Janë të Mbyllura

>Ushtarakët shqiptarë që luftuan në ushtrinë amerikane

>

Kur Fan Noli afro 80 vjet më parë mbante një fjalim përpara emigrantëve shqiptarë që inkuadroheshin si rekrutë në ushtrinë amerikane, ai tha në praninë e gazetarëve: “Ne, shqiptarët, i kemi një borxh të madh Amerikës, sepse na ndihmoi në dhënien e Pavarësisë”. Dhe duket se nga fjalët e Fan Nolit shumë shqiptarë jo vetëm u inkuadruan në radhët e ushtrisë amerikane, por madje dhanë edhe jetën për të. 


Taniu publikohen emrat dhe historitë e 14 ushtarakëve më të famshëm shqiptarë që u inkuadruan dhe luftuan në ushtrinë amerikane. 14 ushtarakët shqiptarë kanë qenë pjesë e ushtrisë amerikane në të dy luftërat botërore madje dy prej tyre ishin pjesë e kësaj ushtrie edhe gjatë luftës në Irak ku humbën edhe jetën. Sotir Noke, është ndoshta një nga ushtarakët e parë shqiptarë që është inkuadruar në ushtrinë amerikane. 


Ai ishte pjesë e kësaj ushtrie gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mori pjesë rregullisht në luftimet që bëri ushtria amerikane në Francë. 11 nga ushtarakët shqiptarë që kanë shërbyer në ushtrinë amerikanë qenë pjesë e saj gjatë konfliktit më të madh ushtarak në historinë e njerëzimit. Por në numrin e madh të ushtarëve amerikanë të rënë në luftë nuk mungojnë edhe shqiptarët. Jorgji Josifi, ishte pjesëtarë i aviacionit amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Piloti shqiptar, por që luftonte për llogari të ushtrisë amerikane, u vra në Normandi gjatë zbarkimit të forcave aleate, e njohur edhe si një nga betejat më të përgjakshme. Por në listën e të vrarëve nuk mungojnë as Ervin Dervishi dhe Gentjan Marku, dy ushtarët amerikanë me origjinë shqiptare që u vranë në vitin 2004 në Irak.

Van Sotir Christo
Van Sotir Christo është përfaqësuesi më tipik i plejadës së emigrantëve shqiptarë që patën sukses në SHBA. Një shkrimtar për nga zanati, Christo, i ikur nga Korça që një vjeç, arriti të shërbejë në Luftën e Dytë Botërore me gradën “petty officer” në një aeroplanmbajtëse. Por grada më e lartë në karrierën e tij jo ushtarake ishte ajo e vitit 1990, kur senatori aktual dhe ish-kandidati për president John Kerri e propozoi për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Por Christo nuk arriti të fitojë votat në Kongres kundrejt William Rajërson. Christo njihet si një nga figurat më interesante të botës intelektuale shqiptare në SHBA dhe një mik i afërt i Fan Nolit.

Jorgji Josifi
Jorgji Josifi, lindi në fshatin Vodicë të Kolonjës në vitin 1921. Në vitin 1938 ai emigron në SHBA, ku prej vitesh ishte vendosur edhe i ati. Jorgji Josifi u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane në vitin 1943, në moshën 22 vjeçare, ku pas një stërvitje disamujore në një nga bazat ushtarake amerikane, ai u fut në forcat ajrore amerikane. Ai mori pjesë si pilot në shumë aksione të forcave ajrore amerikane dhe u vra në vitin 1944 në Normandi të Francës gjatë një beteje ajrore.

Spiro Kosta
Shqiptaro-amerikani Spiro Kosta u bë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore menjëherë pas futjes së saj në luftë. Ai u rekrutua në forcat e këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime duke marrë disa medalje për guximin që tregoi gjatë betejave.

Llambi Qiriazi
Llambi Qiriazi, i lindur në një fshat të Kolonjës, ai emigroi drejt SHBA-së në moshë fare të re. Në vitin 1943 ai u regjistrua në radhët e ushtrisë amerikane së bashku me disa të afërm të tij. Ai mori pjesë në shumë luftime të ushtrisë amerikane në Evropë
ku mori edhe medalje nderi.

Llazar Papen
Llazar Papen kishte emigruar në SHBA që në moshën 12-vjeçare. I shkolluar në kolegjet ushtarake amerikane, ai mbante gradën kolonel. Llazar Papen ishte një nga shqiptarët që u bënë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë në shumë beteja të përgjakshme të zhvilluara në Evropë.

Spiro Koço
Spiro Koço, ishte një nga shqiptarët e shumtë që u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte emigruar në SHBA që në moshë shumë të vogël. në vitin 1942 ai futet në rradhët e ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime në disa fronte.

James Pashko
James Pashko kishte lindur në SHBA nga prindër shqiptarë, të cilët kishin emigruar në SHBA në vitet ’20. ai u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane menjëherë pas futjes në luftë në vitin 1942. Ai kishte qenë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë luftimeve të tyre me trupat gjermane në Gjermani.

George Pashko
George Pashko, ishte vëllai i vogël i James Pashkos. Pas mobilizimit të tij në ushtrinë amerikane, edhe ai u bë pjesë e këtij formacioni ushtarak. Edhe ai ishte pjesëmarrës në luftimet e ashpra që ushtria amerikane zhvilloi në Evropë.

Stevo Dhimitri
Stevo Dhimitri ishte një nga shqiptarët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore jo si pjesë e ushtrisë shqiptare, por si pjesë e ushtrisë së SHBA. I emigruar drejt SHBA në moshë fare të vogël, ai u bë pjesë e ushtrisë amerikane menjëherë pas sulmit të Pearl Harbour nga japonezët. Stevo Dhimitri mori pjesë luftimet më të ashpra që zhvilloi ushtria amerikane.

Pandeli Jovani
Pandeli Jovani, i lindur në Vodicë të Kolonjës, kishte emigruar në Amerikë në moshë të re. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u inkuadrua në radhët e ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime të ashpra që forcat amerikane patën në ishujt e Paqësorit.

Sotir Noke
Sotir Noke, lindi në Dardhë të Korçës. Në vitin 1905 ai emigroi në SHBA dhe në vitin 1910 ai ishte studenti i dytë shqiptar që mbaroi kolegjin amerikan te “Amerikan Internacional College” në Springfield të Massechustes. Vetëm pak kohë më vonë ai u bë ndoshta shqiptari i parë që luftoi për ushtrinë amerikane, pasi në vitin 1914, gjatë Luftës I Botërore ai mobilizohet në formacionet ushtarake të këtij vendi. Pas përfundimit të luftës ai u kthye përsëri në Amerikë, ku hapi një nga shtypshkronjat më të mira në vend.

Paul Prifti
Paul Prifti, i lindur në SHBA nga një çift emigrantësh shqiptarë, u mobilizua si pjesë e marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mori pjesë në shumë luftime që zhvilloi luftanija e tij kryesisht në oqeanin Atlantik, duke u dalluar për guxim dhe trimëri. Kjo bëri që ai të dekorohej me medalje të shumta.

Ervin Dervishi
Ervin Dervishi është edhe shqiptari i parë që u vra në Irak në gusht të vitit 2004, jo si pjesë e formacionit ushtarak shqiptar që ndodhet në Irak, por si pjesë e trupave amerikane. I emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1999 së bashku me familjen e tij ai do regjistrohej vetëm pak kohë më vonë trupat ushtarake amerikane. Ai u vra gjatë një prite nga forcat terroriste irakiane.

Gentian Marku
Lindi në vitin 1983, në Lezhë dhe në Shqipëri. Në vitin 1997 Gentiani bashkë me familjen e tij emigroi në SHBA. Pas zhvendosjes në SHBA, Gentiani ndoqi në Warren shkollën e mesme Warren Woods Tower High School. Në prill të 2002-shit përfundon Shkollën e Këmbësorisë dhe më pas u regjistrua në marinën ushtarake të SHBA-së dhe u bë pjesë e në luftimet për çlirimin e Irakut. Në nëntor të vitit 2004 ai gjen vdekjen nga një sulm i rebelëve irakianë.

Postuar te Bota, RAJONI. Komentet te >Ushtarakët shqiptarë që luftuan në ushtrinë amerikane Janë të Mbyllura

>Nora, Alberia, Stupcat…, do të jetojnë te “Shtëpia e madhe”

>

K-Production” në bashkëpunim me RTV21, në prill do të fillojnë shfaqjen e një spektaklit, ku pjesëmarrës do të jenë fytyra publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. 


Oferta u është bërë shumë personaliteteve VIP përfshirë këtu këngëtarë, humoristë, aktorë, por disa prej tyre nuk kanë dëshiruar të jenë pjesë e lojës, duke i thënë “jo” ofertës.
Tashmë dihet se Big Mama ka pranuar të jetë pjesë e lojës, ndërsa thuhet se edhe çifti Nora dhe Roberti kanë pranuar të jenë pjesë e shout. Po ashtu, moderatori i njohur Labinot Gashi- Labi, ka vendosur të kalojë ca kohë me VIP-at edhe në “Shtëpinë e madhe”. 


Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj-Meda dhe grupi i humoristëve të famshëm, Stupcat. Oferten e kane pranuar Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj, Soni Malaj dhe Elvana Gjata/zhurnal

Postuar te Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Nora, Alberia, Stupcat…, do të jetojnë te “Shtëpia e madhe” Janë të Mbyllura

>Jehona Sopi martohet kete vit

>

Dy vjet më parë, ajo fitoi çmimin “Best vocal”, me këngën “Fustani i bardhë” në Festivalin “Kënga Magjike”. 

Kënga hit, e preferuara edhe e vetë këngëtares, nuk ka pasur të bënte me jetën personale të saj. 
Por ama, këtë vit, këngëtarja Jehona Sopi ka vendosur ta personalizojë “Fustanin e Bardhë”. Pikërisht duke e veshur atë. Jehona Sopi do të martohet. 


Kengetarja ka thene per ”Mapo” se shpreson t’i kete ardhur koha që të veshë fustanin e bardhë, kete vit. 


” Po, me kismet. Nuk do të zbuloj asnjë gjë më shumë, kështu që mendoj se është një ekskluzivitet ky lajm, pasi unë nuk jam tip që flas për jetën time personale”, ka shtuar ajo./zhurnal

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Jehona Sopi martohet kete vit Janë të Mbyllura

>Artan Grupi suspendohet nga puna në Ambasadën e Holandës në Shkup

>

Drejtuesi i Lëvizjes Qytetare Zgjohu, Artan Grubi është suspenduar nga punë në postin e këshilltarit politik në Ambasadën e Holandës në Shkup, për shkak të pjesëmarrjes së tij në përleshjet e së dielës në Kalanë e Shkupit.

Sipas televizionit shtetëror holandez, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka hetuar ndodhitë dhe ka sjellë konkludim se Grubi ka vepruar në kundërshtim me rregullat dhe detyrat, dhe se për këtë është suspenduar.
Ndërkohë, sipas mediave maqedonase, Grubi është ndër të parët e dyshuar për ndodhitë në Kala, kur erdhi deri te përleshjet të dy grupeve rreth kishës në lokalitetin e kalasë./zhurnal

Postuar te RAJONI. Komentet te >Artan Grupi suspendohet nga puna në Ambasadën e Holandës në Shkup Janë të Mbyllura

>SLS, padi kundër Rada Trajkoviqit

>

Partia Liberale Serbe (SLS) ka vendosur të ngrejë një padi kundër zonjës Rada Trajkoviq për, siç thuhet, shpifje dhe akuza kundër SLS-së. 

Në një komunikatë për shtyp, Dalibor Jevtiq, drejtor ekzekutiv i kësaj partie, citohet të ketë thënë se edhe pas fushatës zgjedhore, zonja Trajkoviq ka vazhduar ta akuzojë SLS-në. 

Trajkoviq, e cila është bartëse e Listës Unike Serbe (JSL), nuk e ka komentuar padinë e mundshme.

Derisa SLS ka pranuar të bëhet pjesë e Qeverisë Thaçi, Rada Trajkoviq me një deputetë, që fituan vende në Parlamentin e Kosovës, ka preferuar të mbetet në opozitë./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >SLS, padi kundër Rada Trajkoviqit Janë të Mbyllura

>Ahmet Isufi, kandidat për president?

>

Behgjet Pacolli nuk pritet të jetë kandidati i vetëm për president të Kosovës. Në garë për këtë post ka gjasa të hyjë edhe një anëtar i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.
“Klan Kosova” merr vesh nga burimet brenda kësaj partie, që folën me kushte anonimiteti, se nënkryetari i saj, Ahmet Isufi mund të jetë i propozuar tjetër për postin e presidentit të vendit.

Aktualisht kjo ide po shqyrtohet ndërmjet zyrtarëve të lartë të partisë, por ende nuk ka kurrgjë zyrtare në forumet e AAK-së. Gjërat pritet të sqarohen më tepër gjatë ditëve në vijim./indeksonline
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Ahmet Isufi, kandidat për president? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: