>Alkena: Ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur

>

Një nga protagonistet më të shquara të këtij edicioni të reality show “Big Brother Albania”, padyshim ishte vajza nga Peja, përkatësisht e vetmja kosovare-shqiptare brenda shtëpisë, Alkena Dërvishaj. Kjo vajzë e sjellshme, komunikatave, e zgjuar, e përmbajtur dhe përplot sharmë, arriti që gjatë qëndrimit të saj në Big Brother të paraqet cilësitë origjinale dhe të mirëfillta të një vajze tipike shqiptare.
 Alkena Dërvishaj “me” apo pa të drejtë lëshoi shtëpinë e Big Brother Albania, duke lënë në gjysmë ”lojën” e cila u pëlqye nga audienca e gjërë, dhe absolutisht u cilësua si dalje e papritur nga gjithë ata që e shikuan me admirim, dhe e votuan gjatë gjithë kohës.

Alkena sot po shijon ditë të jashtëzakonshme, po përjeton befasitë e çdo ditshme nga të afërmit, shoqëria dhe fansat e shumtë, të cilët komentojnë qëndrimin e saj në Big Brother, ballafaqimin me banorët, dhe gjithçka tjetër çfarë favoritja e tyre arriti me shumë sukses të pasqyron përmes personalitetit dhe karakterit të saj të fortë.


Alkena Dërvishaj, të cilën ne po e quajmë realistja e Big Brother Albania, ekskluzivisht për Portalin Zhurnal, rrëfen shumëçka për mundësin e shkëlqyer dhe përvojën që ja ofroj ky reality show.

Zhurnal: Alkena mirë se erdhe në botën realë, pran familjes, miqve, dhe larg kamerave vëzhguese?

Alkena Dervishaj: Mirë se ju gjeta, larg kamerave të cilat më ishin bërë pjesë e jetës atje, por afër realitetit që nuk ndryshoi asnjëherë në mua as atje. 

Zhurnal: Alkena, për më tepër se dy muaj ishit pjesë e “Big Brother Albania”. Cilat janë favoret që ju solli të qenit pjesë e këtij realit show?

Alkena Dervishaj: Mendimet e mia u dëgjuan, bile edhe u pëlqyen e u kritikuan nga opinioni, ky është më shumë se favor, është pikërisht ajo që më duhej.

Zhurnal: Sa është e vështirë të përshkruhet me fjalë te qenit e izoluar dhe nën vëzhgimin e kamerave, për gjithë këtë periudhë?

Alkena Dervishaj: Nuk e quaj vështirësi, është një sfidë dhe matje që mund ti bësh vetës duke qenë e vëzhguar dhe e privuar nga privatësia, është shumë e bukur.

Zhurnal: Cilat ishte arsyeja e konkurrimit tuaj në Big Brother?

Alkena Dervishaj: Nga më të ndryshmet, doja që një personalitet si i imi të shpaloset dhe të konsumohet nga publiku, të vlerësohet apo edhe dënohet, është kureshtja që i shtynë të gjithë !

Zhurnal: A kishit strategji të caktuar para hyrjes në Big Brother, dhe sa u zbatua ajo në realitet?

Alkena Dervishaj: Jo, origjinaliteti im edhe u vu re nga masa, strategjitë e humbin personin që do ta tregosh, strategjitë larg asaj që jam, nuk ecin bashkë me parimet e mia…

Zhurnal: Sa gjete gjuhë të përbashkët me banorët, dhe në cilat aspekte dallonte personaliteti juaj nga ata?

Alkena Dervishaj: Gjeta gjuhë të përbashkët me shumicën, dallimi u vu re në disa pika dhe ato theksuan personalitetin tim dhe e ritheksojnë edhe tash pas daljes time.

Zhurnal: Një ndër qëllimet e juaja ishte, që në këtë edicion Kosova të ketë prezantim më dinjitoz. A mendoni se ja keni arritur qëllimit?

Alkena Dervishaj: Aty nuk prezantohen shtete, por individ, është e vërtetë që një individ mund të prekë shumë shtresa shoqërore dhe ata të bashkohen në mendime. Qëllimit ja arrita që të përfaqësoj veten ashtu si desha unë.

Zhurnal: Cili ishte çasti më i lumtur por edhe emocionues, dhe cili ai që ndoshta  ju ka bërë të ndiheni jo mirë dhe e mërzitur, gjatë qëndrimit në Big Brother Albania?

Alkena Dervishaj: Ishte surpriza që mu bë me aktorin e madh Enver Petrovcin dhe ndarja e poezisë, kjo më qoi deri tek lotët dhe gëzimi i papërshkrueshëm.

Zhurnal: Jeni shquar për nacionalizëm, përderisa si në show-në e së shtunës e poashtu nga komentues të ndryshëm është cilësuar se ky nacionalizëm ka qenë paksa i tepruar. Cili është komenti juaj në këtë aspekt?

Alkena Dervishaj: Jam shquar edhe për gjëra tjera, por qëndrimet e mia atdhetare morën jehonë më të madhe, jam e lumtur për këtë, asnjëherë nuk ishte i tepruar, ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur.

Zhurnal: A mund të thuhet se çështja e nacionalizmit, dhe e ashtuquajtur “kripa greke” ju kanë nxjerr para kohe nga “Big Brother”?

Alkena Dervishaj: Kripa është bërë klishe, ishte gjesti ai që kishte rëndësi, t’i bësh embargo një shteti që punon në dëm të shtetit tim nuk e besoj të më ketë larguar nga Big Brother, të paktën shpresoj që jo.

Zhurnal: Brenda shtëpisë keni zbuluar shumë gjëra të cilat më herët nuk i ka ditur as familja dhe më të afërmit tuaj. Si dhe pse i zbuluat ato?

Alkena Dervishaj: Asgjë nuk ka qenë e re për familjen ose për rrethin nga ajo që kanë pa në mua brenda shtëpisë së Big Brother.

Zhurnal: Keni zbuluar se keni të dashur. Sa ju ka përkrahur ai për të hyrë në Big Brother?

Alkena Dervishaj: Nuk kam te dashur ishte keqkuptim i mediave mbase.

Zhurnal: A e keni pritur daljen, tani, meqenëse publiku ka qenë i sigurt se ju do jeni pjesë e finales së madhe?

Alkena Dervishaj: Mjafton që një pjesë e publikut të jetë i kënaqur me mua dhe të më përkrahë duke më quajtur edhe finaliste apo fituese morale. Dalja është absolute për të gjithë… E mora si shumë normale.

Zhurnal: Si i cilëson tani banorët që kanë mbetur brenda, sa janë konkurrent të denjë?

Alkena Dervishaj: Besoj që ka një arsye apo një karakteristikë të mjaftueshme për të gjithë që janë aty dhe që pretendojnë drejt finales.

Zhurnal: Jeni cilësuar si vajzë inteligjente, e afërt me banorët dhe mjaft e përmbajtur. Sa e ke pasur të vështirë të ja dalësh me gjithë ato karaktere ku të gjithë pothuajse e kishit një mision?

Alkena Dervishaj: Ishte sfidë dhe desha me të gjitha forcat që të ja arrijë të jem e respektuar dhe nivelizuar lartë, nuk desha armiq dhe nuk besoj të kem krijuar.

Zhurnal: Sa mendoni do kesh shoqëri në të ardhmen me banorët, dhe kënd nga ata e ke më afër zemre?

Alkena Dervishaj: Me shumicën jam e bindur që do vazhdojë shoqëria dhe afrimiteti, më afër zemrës e kisha dhe e kam Neden e Almen.

Zhurnal: Cilat ishin komentet pas daljes suaj nga Big Brother?

Alkena Dervishaj: Me rëndësi është që kishte komente i bije që isha dëgjuar dhe shikuar… Një pjesë e madhe e tyre ishin në favor të asaj që kam kërkuar të krijoj.

Zhurnal: Përjetuat ndonjë befasi apo diçka ngjashëm nga të afërmit, shoqëria, apo edhe fansat tuaj pas daljes nga Big Brother Albania? 

Alkena Dervishaj: Akoma vazhdoj të befasohem çdo ditë nga puqja e personalitetit tim me një shumicë të konsiderueshme dhe ndarja e mendimeve të njëjta.

Zhurnal: Për çfarë u kishte marr malli masë shumti gjatë qëndrimit brenda shtëpisë?

Alkena Dervishaj: Për gjithçka, jashtë kisha lënë gjërat më të rëndësishme familjen, shoqërinë dhe shkollën.

Zhurnal: Tani si po ju duket kthimi në jetë normale?

Alkena Dervishaj: Nuk është kthim është vazhdim, edhe aty brenda isha më se normale dhe vazhdova ashtu deri në dalje dhe vazhdoj edhe tash.

Zhurnal: Cilat janë planet e Alkenës, sa mendoni ju ka hapur rrugë kjo sfidë?

Alkena Dervishaj: Big Brother besoj te ketë zbuluar personin tim në masë më të gjërë, kjo e ka bërë Alkenen më të pëlqyer ose jo pëlqyer.

Zhurnal: Alkena një porosi, apo diçka që keni për t’ju thënë publikut dhe gjithë atyre të cilët ju përkrahën dhe ju votuan pa u kursyer?

Alkena Dervishaj: Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer asnjëherë, faleminderit që u pajtuat me idetë e mia dhe i shpërblyet ato me votimin për qëndrimin tim në shtëpi.

Zhurnal: Alkena faleminderit për intervistën, shëndet dhe shumë suksese në planet tuaja?

Alkena Dervishaj: Ishte kënaqësi, faleminderit juve për interesimin./zhurnal

Advertisements
Postuar te Big Brother, Kulturë. Komentet te >Alkena: Ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur Janë të Mbyllura

>Mourinho: Do të qëndroj te Reali

>

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho përfundimisht u ka dhënë fundin spekulimeve për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se nëse drejtuesit e klubit nga Bernabeu nuk e shkarkojnë atë, atëherë ai do të mbetet trajner i Los Blancos deri në fund të kontratës së tij.
“Nëse nuk më shkarkojnë do të qëndroj. Kur e nënshkrova kontratën katërvjeçare e kam bërë me qëllim që ta respektoj atë”.
“Kur largoheni nga një ekip si Interi për Real Madridin, atëherë këtë nuk e bëni vetëm për një sezon. Unë dua të qëndroj dhe nëse të gjithë jemi të bashkuar, atëherë jam i bindur se do të jemi të suksesshëm”, tha Mourinho për radion Cadena Cope

Postuar te SPORT. Komentet te >Mourinho: Do të qëndroj te Reali Janë të Mbyllura

>Cana kushton 7 milionë euro

>

Klubi turk Galatasaray është shprehur i gatshëm ta shesë superyllin kosovar, Lorik Cana, por drejtuesit e gjigantit turk kanë bërë të ditur se nuk dëshirojnë të dëgjojnë shumë nën 7 milionë euro.
Gazeta turke Posta pohon se zyrtarët e
Galatasaray janë të gatshëm ta shesin asin kosovar gjatë verës së ardhshme, por vetëm për një çmim prej 7 milionë eurosh.
Nëse ndodh që Lorik Cana të largohet nga Galatasaray gjatë verës, atëherë destinacioni më i mundshëm pritet të jetë Liga Premier, me Aston Villan tejet të interesuar për shërbimet e tij. 

Postuar te SPORT. Komentet te >Cana kushton 7 milionë euro Janë të Mbyllura

>Vdiq ish-diktatori tunizian Ben Ali

>

Ish-presidenti tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali, i arratisur nga vendi pas protestave masive në mesin e janari, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite.
Lajmi u njoftua nga televizioni France 24. Përpara dy ditësh, e përditshmja Le Monde informoi e para se diktatori kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në
gjendje kritike në një spital në Jedah, transmetoi Top Channel.
Brenda disa orësh edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmjes franceze.
Ben Ali ishte në koma dhe shanset e tij për mbijetesë ishin cilësuar 50-50. Sipas informacionit nga France 24, iu u shua rreth orës 11:00.
Lajmi mund të pritet me kënaqësi në Tunizi, ku njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendit u largua pas 23 vitesh në pushtet, por vetëm pasi morri në avionin e tij personal një pasuri marramendëse, të përfituar nga abuzimet me detyrën.
Arabia Saudite kishte pranuar t’i akordonte Ben Ali-së statusin e azilit politik./tg

Postuar te Bota. Komentet te >Vdiq ish-diktatori tunizian Ben Ali Janë të Mbyllura

>Pep, ‘the knock-out loser’ si mysafir!

>

Që kur ka marrë drejtimin e Barcelonës në vitin 2008, trajneri Pep Guardiola ka pasur suksese të mëdha, duke thyer edhe shumë rekorde, por jo gjithçka ka shkuar si duhet. Statistikat thonë se në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, Barça nuk ka fituar asnjë ndeshje si mysafire nën drejtimin e Guardiolës. Duke marrë inspirim nga humbja e

fundit nga Arsenali 2:1, kujtojmë edhe ndeshjet e kaluara në të cilat Barça ose humbi ose barazoi. Më 24 shkurt të vitit 2009, kur Barça takohej me Lyonin në 1/8 e finales, stadiumi ‘Stade Gerland’, ishte shumë i fortë për Barçën dhe nuk u arrit më shumë se një barazim 1:1. Por, ndeshja e kthimit ishte ndryshe, Barça fitoi 5:2, duke shkuar më tej.

14 prill, ‘Blaugranët’ ballafaqohen me Bayern Munichun në ‘Allianz Arena’ në çerekfinale dhe takimi përfundoi me një barazim 1:1, kurse ndeshja e kthimit 4:0 për Barçën. Ndërkohë vjen ndeshja tjetër e atij viti, 6 maj 2009, stadiumi ‘Stamford Bridge’, ndeshja kthyese Chelsea-Barcelona në gjysmëfinale. Të dyja skuadrat vinin pas një barazimi 0:0 pa gola në ‘Camp Nou’, ndërsa në ndeshjen e dytë një barazim 1:1, me një gol të Iniestës në minutën e fundit të ndeshjes, i cili ia ka mundësuar Barçës të shkojë tutje. 23 shkurt 2010, ‘Mercedes Benz Arena’, Shtuttgart-Barcelona 1:1.
Ndërkohë në ndeshjen e kthimit ‘Blaugranët’ fitojnë 4:0 për të shkuar tutje. 31 mars 2010, ishte stadiumi ‘Emirates’ mirëpritës i Guardiolës me djelmoshat e tij, i cili edhe këtë herë nuk arriti të bënte më shumë se një barazim 2:2. Ndeshja e kthimit përfundoi 4:1 për Barçën, duke shkuar në gjysmëfinale. Dhe vjen koha për ta përjetuar humbjen. 20 prill, stadiumi ‘Guissepe Meazza’ në Milano, Barcelona mundet nga Interi me rezultat 3:1. Dhe ishte kjo hera e parë kur Barça edhe eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit nuk mundi të shënonte më shumë se një gol. Dhe në fund, ndeshja e 16 shkurtit në ‘Emirates’, kur Arsenali mundi Barcelonën 2:1, duke e bërë kështu Guardiolën si trajnerin, i cili nuk ka fituar asnjë ndeshje si mysafir në fazën e eliminimit, që kur ka marrë drejtimin e Barcelonës./topLajm
Postuar te SPORT. Komentet te >Pep, ‘the knock-out loser’ si mysafir! Janë të Mbyllura

>Dhjetë gafat më të famshme të Berluskonit

>

1. Për Musolinin

“Musolini s‘ka vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte njerëzit me pushime në azil te brendshëm. Kampet e internimit të regjimit fashist ishin ‘si kampe pushimi”.
2. Për sekretaret italiane, në një takim në bursën e Nju Jorkut

“Italia është tani një vend fantastik për të investuar… Sot ne kemi më pak komunistë dhe ata që janë, ende mohojnë të kenë qenë të tillë. Një tjetër arsye për të investuar në Itali është se kemi sekretare shumë të bukura”.

3. Një deputeti gjerman të Parlamentit Evropian në vitin 2003

“E di se në Itali po prodhohet një film mbi kampet naziste të përqendrimit. Do t‘i them një fjalë regjisorit të të zgjedhë ty për rolin e kapos, do të ishe perfekt”. Më vonë ai u shpreh se kishte bërë shaka dhe se i referohej një karakteri nga seritë televizive “Hogan‘s Heroes”.

4. Pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për superioritetin e qytetërimit tonë, një sistem që ka garantuar mirëqenie, respekt për të drejtat e njeriut dhe në kontrast me vendet islamike, respekt për të drejtat fetare dhe politike, një sistem që ka vlerën e tij të të kuptuarit të diversitetit dhe tolerancës…”

5. Mbi propozimin për themelimin e agjencisë së
standardeve të ushqimit të BE-së në Finlandë e jo në Parma

“Parma është sinonim i kuzhinës së mirë. Finlandezët nuk dinë as çfarë është proshuta. Unë kam qenë në dietë finlandeze dhe e di mirë se çfarë do të thotë”.

6. Mbi karrierën e tij si politikan

“Unë nuk kam nevojë për post për të qenë i pushtetshëm. Unë kam shtëpi në gjithë botën, jahte fantastike, aeroplanë të bukur, një grua të bukur, familje të bukur… Unë po sakrifikoj duke qëndruar në post”

7. Ministres së Mundësive të Barabarta, Mara Carfagna

“Do të shkoja kudo me ty, edhe në një ishull të shkretë. Nëse s‘do isha i martuar, do të martohesha me ty menjëherë”. Por, kjo s‘i pëlqeu aspak bashkëshortes së tij, Veronika Lario, e cila shkroi një letër në faqet e “La Repubblica”, ku kërkonte falje prej tij.

8. Sipërmarrësve turq, të cilët e vizituan atë për çështje pune

“Keni plotësisht mbështetjen time, kur kam qenë i ri kam pasur një të dashur fantastike turke”.

9. “Edhe unë kam qenë pak ‘shtëpiak‘, kur studioja dhe isha djalë shtëpie, fshija pluhurat dhe herë-herë bëja dhe pazarin. E di sa e lodhshme është për të bërë punët e shtëpisë dhe për të krijuar një klimë qetësie kur bashkëshorti kthehet në shtëpi”.

10. Në Samitin e Brukselit, në fund
të Presidencës së Italisë në BE

“Le të flasim për futboll dhe femra. (Duke u kthyer nga kancelari gjerman i martuar katër herë, Gerhard Shrëder) Gerhard, pse nuk fillon ti?”./topLajm

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Dhjetë gafat më të famshme të Berluskonit Janë të Mbyllura

>Moti ndryshon personalitetin e njeriut

>

Ndryshimet e motit kanë ndikim direkt në personalitetin e njeriut. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Berlinit efekti i drejtpërdrejtë që ka moti në personalitetin e njeriut është vëtëtuar shkencërisht.
Studiuesit kanë dalë në përfundime të tilla pasi kanë studiuar 2000 persona. Rezultatet e studimit kanë nxjerrë se ka katër

kategori njerëzish që ndikohen nga ndryshimet e motit.
Ata që nuk influencohen në asnjë mënyrë nga moti apo ndërrimi i stinëve, ata që duan stinën e verës, ata që urrejnë shiun dhe ata që e adhurojnë shiun.

Nëse më parë mendohej që gjithë fajin e ka hëna që ccmend të gjithë, sipas Shekspirit, tashmë ‘bashkëfajtor është edhe moti’.

Por, nga kapricot e motit nuk mbeten pa prekur edhe fëmijët, të cilët sipas mjekëve bëhen njësoj si nënat e tyre në lidhje me ndryshimet e motit. Mëegjithëse nuk është vërtetuar akoma ndikimi i një efekti të tillë./bw

Postuar te Studim. Komentet te >Moti ndryshon personalitetin e njeriut Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: