>Çfarë konsiderojnë meshkujt se është romantike?

>

Se meshkujt janë nga Marsi e femrat nga Venera tregon edhe hulumtimi më i ri, ku është shikuar kuptimi i romancës nga ana e meshkujve dhe e femrave. Përderisa për femrat gjest romantik është mbajtja për dore në publik, meshkujt kanë dëshira krejtësisht më ndryshe.

Në një anketë ku kishin marrë pjesë rreth 2.000 njerëz, përfundimi kryesor është nëse meshkujt për romancë konsiderojnë marrjen me punë të shtëpisë, që nuk janë fare burrërore. Përgjigjet në pyetjet se çfarë është romantike për ju kanë dhënë si meshkujt po ashtu edhe femrat, përderisa dallimet janë të dukshme.

Gjërat më bizare që meshkujt i konsiderojnë romantike

1. Hekurosja
2. Pastrimi i enëve
3. Hedhja e mbeturinave
4. Pastrimi i tavolinës pas drekës
5. Nëse i afroheni partneres nga disa kënde të ndryshme
6. Marrëveshja që të shikoni një film komedi së bashku
7. Zierja e kafesë apo çajit
8. T’i lejoni partneres ta zgjedhë emisionin që do të shikoni në TV
9. Vendosja e rrobave të palara

Gjërat më bizare që femrat i konsiderojnë romantike

1. Zierja pa paralajmërim
2. Të dëgjosh si ka kaluar ditën
3. Të merreni vesh që ai të kujdeset për fëmijët gjersa ju jeni në shoping
4. Mbajtja për dore në publik
5. Lërja e porosive të dashurisë nëpër shtëpi
6. Të përkujtojë përvjetorët
7. Puthja para se të dilni nga shtëpia
8. Të dëgjojë CD- me këngët e preferuara
9. Përgatitja e një banje të ngrohtë për të.

Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri. Komentet te >Çfarë konsiderojnë meshkujt se është romantike? Janë të Mbyllura

>Kim Kardashian, birrë me kokë poshtë (foto)

>

Kim Kardashian mbrëmë festoi ditëlindjen e 30 të saj në skenën e reality show “Kourtney and Kim Take New York”.

Miqtë e saj, përfshi edhe të motrat, në formë shakaje e kanë detyruar atë që duke qëndruar me kokën poshtë dhe këmbët sipër, të pijë birrë nga një fuçi./topLjam


Postuar te Show-Biz. Komentet te >Kim Kardashian, birrë me kokë poshtë (foto) Janë të Mbyllura

>Steve Jobs, një “rockstar” i teknologjisë

>

Cdo gjë që na rrethon në botën moderne është rezultat i punëve kërkimore, shpikjeve dhe teknologjisë, por impakti i teknologjisë kompiuterike dhe celulare ka qenë i jashtëzakonshëm në përcaktimin e ritmit të jetës sonë.
Prej disa muajsh në gazetat më të rëndësishme të botës një lajm zë vend në faqet e para herë pas here. Lajmi është i njëjtë dhe në çdo rast që botohet ky lajm interesimi i pjesës më të madhe të botës është po aq i madh. Bëhet fjalë për një njeri me emrin Steve Jobs dhe gjendjen e tij shëndetësore. 

Spekullimet filluan 5 vite më parë, kur ky zotëri deklaroi publikisht që kishte një lloj kanceri në pankreas jo shumë të rrezikshëm.

Por kush është Steve Jobs dhe pse teshtimat e tij ngrenë kuriozitetin e gjysmës së botës?

Steven Paul Jobs lindi në San Fransisko të SHBA, jetim i birësuar në vitin 1955. Arsimimi i tij nuk shkon përtej gjimnazit dhe një semestër fakultet, por në moshën 21-vjeçare ai, bashkë me 3 shokë, themeluan kompaninë APPLE.

Në fillim prodhonin kompiutera të rinj me pjesë të përdorura, por pas pak kohësh doli në pah delli krijues i Steve Jobs dhe me këtë bota pa “Macintosh”-in, kompiuterin e parë personal komercialisht të suksesshëm. 

Në gjithë karrierën e tij ky njeri ka bërë mbi 230 shpikje të ndryshme të certifikuara me patentat përkatëse. 

Nga koha kur flinte në konvikte dhe mblidhte kanaçe në kuptimin e parë të fjalës dhe deri sot, ai ka arritur të krijojë një pasuri personale që vlerësohet 6.1 miliardë dollarë. 

Një nga karakteristikat e këtij njeriu enigmatik është pasioni dhe vizioni i tij për teknologjinë funksionale por edhe shumë estetike në të njëjtën kohë. Por, karizma e tejkaluar ka krijuar si ndjekës ashtu dhe kritikë. 

Lajmi i fundit mbi shëndetin e tij qarkulloi vetëm pak ditë më parë dhe lajmëronte se pronarit gjenial të Apple i kanë mbetur dhe diçka më pak se 6 javë jetë. 

Fakti është që aktualisht ai është me raport mjekësor dhe ditët në vijim do të na tregojnë më shumë për njeriun që bashkë me shumë pak të tjerë i kanë dhënë formë botës moderne ku jetojmë./tch

Postuar te Teknologji. Komentet te >Steve Jobs, një “rockstar” i teknologjisë Janë të Mbyllura

>Mjellma shndërrohet në rosakun e shëmtuar

>

Nga një balerinë e bukur në filmin “Black Swan”, Natalie Portman paraqitet krejtësisht ndryshe në filmin e saj më të fundit.

29-vjeçarja interpreton rolin e një shitëseje të thjeshtë, me flokët e kapura dhe

me një palë syze të mëdha në filmin “Hesher”.

Edhe pse me pamjen më të thjeshtë dhe me veshje të shëmtuar, dallohet qartë bukuria natyrale e aktores.

Filmi është shfaqur për herë të parë në festivalin e filmit “Sundance”, në fund të vitit të kaluar./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Mjellma shndërrohet në rosakun e shëmtuar Janë të Mbyllura

>Shoqata e grave të Srebrenicës akuzon Del Ponten

>

Shoqata e grave të Srebrenicës është e vendosur që të akuzojë ish-Prokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Gratë e Srebrenicës duke u mbështetur në një raport të REL, kanë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime dhe po përgatisin akuzën.

Ato do t`i përfaqësojë juristi nga Tuzlla, Damir Aliq, me ndihmën e një ekipi avokatësh nga Londra. Nënat dhe gratë e Srebrenicës kërkojnë të përcaktohet përgjegjësia e Carla Del Pontes për asgjësimin e sendeve të gjetura në varrezat masive, të cilat në Tribunalin e Hagës janë përdorur si dëshmi. Proçesi i nisur është akoma në fazën fillestare.
 

“Ne do të nisim mbledhjen e dëshmive këtu në Bosnjë e Hercegovinë dhe jashtë. Ndihmën profesionale e kanë ofruar tashmë avokatë nga Londra, të cilët pa kompensim material do ta ndihmojnë ekipin nga Tuzlla në këtë proces. Më së shumti dëshmi ka në Tribunalin e Hagës. Ato që do të na japin neve, me siguri do të shërbejnë si dëshmi. Ato që nuk do të na japin, ne do të bëjmë përpjekje që në mënyra të tjera t`i marrim”, thotë Aliq.
 
Avokatët londinezë janë Fergus Randolf dhe Hugh Merser nga Londra. Ata janë avokatë me një përvojë shumë të gjatë./topLajm
Postuar te RAJONI. Komentet te >Shoqata e grave të Srebrenicës akuzon Del Ponten Janë të Mbyllura

>Petritsch: Jo ndarjes së Kosovës

>

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka kërkuar ide, siç është shprehur ai, më kreative për veriun e Kosovës dhe ka bërë thirrje që Prishtina e Beogradi zyrtar të tërhiqen nga qëndrimet e tyre parimore, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.
Duke e përjashtuar ndarjen e veriut ai tha se duhet që të arrihet një zgjidhje për veriun, përndryshe e gjithë puna në ndërtimin e shtetit në Kosovë nuk do të funksionojë.

Në një bisedë me BBC-në, ambasadori Petritsch tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit si dhe me bashkëpunimin dhe normalizimin në mes të dyja vendeve.

Duke folur për raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Petritsch tha se në rast të mos ndriçimit të plotë të tij ai do të shndërrohet në “njollë” për reputacionin edhe të kryeministrit Thaçi, por edhe të Kosovës.

Kërkesën e faktorit ndërkombëtar për qeverisje me, siç është cilësuar, “duar të pastra në Kosovë” ambasadori Petritsch e ka cilësuar si një parim të rëndësishëm për qeverinë e vendit dhe kë shprehur besimin e tij se udhëheqësit politikë në vend do ta respektojnë atë./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Petritsch: Jo ndarjes së Kosovës Janë të Mbyllura

>Vret tri mace, gjykata zviceriane dënon kosovarin

>

Gjykata e rrethit në St. Gallen ka dënuar kosovarin M. N. (28-vjeçar) pasi ai kishte torturuar tri maca. Shumë pak përgjigje ka marrë Gjykata pas pyetjeve të parashtruara.

“Pse e keni bërë gjithë këtë”, pyeste vazhdimisht gjykatësi. M. S. rregullisht i mblidhte krahët duke thënë: “Nuk e di saktë”. Ai ende nuk ishte i vetëdijshëm se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej për veprën penale “ushtrim mizerik, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tri macet i kishte torturuar deri në vdekje.
Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga për shpenzimet gjyqësore./topLajm
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Vret tri mace, gjykata zviceriane dënon kosovarin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: