>Omani njeh Kosoven

>

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi të premten se Omani bëhet vendi i 75-të që e ka njohur Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.


Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.


Njohja nga shteti i Omanit është e 75 me radhë, ndërsa njoftimin për njohje e ka përcjellë tek ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.



Shteti i Omanit kufizohet në veri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në veriperëndim nga Arabia Saudite dhe në jugperëndim me Republikën e Jemenit.
Omani është monarki, ndërsa kryeqytet i tij është Muscat. Ky shtet ka një popullsi prej 3.37 milionë./telegrafi

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Omani njeh Kosoven Janë të Mbyllura

>Haliti: Nuk kam lidhje me vrasjen e Ali Ukajt

>

“Akuzat e Dick Martyt si dhe dokumentit sekret të KFOR-it ndaj meje për trafik organesh dhe kontrabandën e drogës nuk kanë asnjë bazë. Në kohën e
luftës së Kosovës nuk e kishim idenë dhe as mundësinë e trafiqeve të tilla”. 

Kështu deklaroi për “Gazetën Shqiptare”, Xhavit Haliti, dikur themelues i UÇK-së dhe sot deputet në Kuvendin e Kosovës. 

Haliti përmendet në raportin e senatorit zviceran si organizator i trafiqeve në krah të Hashim Thaçit, ndërsa vetëm pak ditë më parë gazeta britanike “The Guardian” publikoi përmbajtjen e një dokumenti sekret të zyrës së NATO-s që hedh dyshime mbi të si organizator trafiqesh edhe sot. 

Haliti, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe i partisë së Hashim Thaçit, asnjëherë protagonist i vërtetë në politikën e vendit gjatë 10 viteve të fundit, por thuajse gjithnjë në rolin e këshilltarit të padiskutueshëm pas liderëve të shtetit të ri, nuk është aspak dakord me këtë. 

“Edhe vetë KFOR ka dyshime për dokumentin, nuk është e qartë nëse ai është autentik, por pa patur siguri për këtë propaganda serbe po e shfrytëzon për qëllimet e saj”, thekson Haliti. 

“Jam gati t’i nënshtrohem hetimeve, thjesht duhet të vijnë e të më thonë cilat janë akuzat zyrtare dhe jo të fshihen pas raporteve pa dëshmitarë”, deklaron ai.

Ai gjithashtu ka mohuar akuzën që ngritet në këtë raport të KFOR-it se Haliti ka lidhje me vrasjen e ish-gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Ukaj, i cili ishte gjithashtu nga Kosova./topLajm

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Haliti: Nuk kam lidhje me vrasjen e Ali Ukajt Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: