>Pacolli, iniciativë për evakuimin e shtetasve kosovar në Egjipt

>

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se ka ndërmarre një iniciativë që nga dita e sotme për evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime apo veprimtari të ndryshme.

“Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijne nesër në Kosove.

Ndersa evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me dt.04.02.2011 deri në pasditën e dt. 05.02.2011”, thuhet në njoftimin e Pacollit.

Z.Behgjet Pacolli thotë se i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës, që ndodhen në Egjipt.

“Te gjithe familjarët në Kosovë të cilët posedojnë ndonjë shenjë për ekzistimin e familjarëve të tyre që ndodhen në Egjipt dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, te lajmerohern në këto kontakte: 038/224-021 dhe 038/243-877, rejhanv@gmail.com.Evakuimi është duke u bërë në mënyrë të organizuar dhe për çdo informatë shtesë ju lutem kontaktoni në kontaktet e sipërshënuara”, thuhet në fund të njoftimit. (INA)

Advertisements
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Pacolli, iniciativë për evakuimin e shtetasve kosovar në Egjipt Janë të Mbyllura

>Lutje për Amerikën, tani, lutje për gjithë botën… edhe për shqiptarët!

>

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama priti të enjten personalitete nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, në takimin tradicional që thirret “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast”.
Komiteti organizatorë i ka ftuar edhe disa përfaqësues të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës për të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila ka karakter të një forumi liderësh.


Në këto takime, përfaqësohet edhe Shqipëria rregullisht në dekadën e fundit. Kësaj radhe pjesëmarrës si përfaqësues të Shqipërisë ishin Ministri i Ambientit z Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në SHBA.

Ndërkaq, nga Kosova, mysafirë të presidentit Obama ishin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, prof.dr.Enver Hasani, Xhavit Haliti nga PDK-ja, ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, profesor Ahmet Shala, ish ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, dhe kryetari i SLS-së, Slobodan Petrovic, ndërsa ftesë ka marrë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Presidenti Obama foli në Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve në Uashington. Gjithashtu, kësaj radhe ai kishte planifikuar për të folur edhe për burrin e kongresistes së plagosur me armë zjarri Gabrielle Giffords, astronauti Mark Kelly.
Mëngjesi Kombëtarë i Lutjeve 2011, u mbajt në Uashington, në hotelin Hilton International Ballroom dhe filloi pak para ores 09:00 të ditës së enjte në mëngjes.

Kjo është ceremonia e 59-të e “Mëngjesit te Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast” që zhvillohet në Uashington.
Takimi i cili mbahet çdo të enjte të parë të shkurtit dhe mbledh rreth 3 mijë vizitorë, ku një e treta vijnë nga jashtë. Në këtë ceremoni, ku nikoqir është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, marrin pjesë shumë burrështetas dhe personalitete të shquara nga tërë bota nga të gjitha fushat e jetës.

Prej rënies së komunizmit, fati e ka sjell që dy dekadat e fundit të jenë të ftuar edhe personalitetet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Tradita e mbledhjes në lutjet e mëngjesit është e vjetër rreth 6 dekada dhe daton që nga koha e presidentit Dwight Wisenhower i cili në vitin 1953 me një grup kongresmenësh organizoi një takim që kishte për qëllim lutje për Amerikën./ina


Postuar te Bota, KOSOVË, Shqiperi. Komentet te >Lutje për Amerikën, tani, lutje për gjithë botën… edhe për shqiptarët! Janë të Mbyllura

>BE: Irani mund të pres, Kosova është më me rëndësi

>

Wikileaks ka sjell online edhe një dokument në të cilin përmendet Kosova dhe i cili mban datën 29 nëntor të vitit 2007. 


Dokumenti ishte një dialog mes ambasadorit amerikan në BE dhe atij në Bruksel. 



Ambasadori amerikan në BE kishte dërguar kërkesën për planifikimin mbi Iranin, mirëpo BE kishte kthyer mesazhin prapa duke thënë se prioriteti më i lartë është Kosova, transmeton “Zëri”.

“Ne tani jemi të ngarkuar me situatën në Kosovë si dhe zhvillimin politik në rajon” ka theksuar ai. “Irani mund të pret”.

Po i njëjti dokument iu është dërguar secilit shtet veç-e-veç, mirëpo BE-ja kishte urdhëruar që të mos përgjigjen të gjitha shtetet evropiane në këtë ftesë./kn


Postuar te KOSOVË, Wikleaks. Komentet te >BE: Irani mund të pres, Kosova është më me rëndësi Janë të Mbyllura

>Kroacia ekstradon Liridon Kelmendin

>Drejtoria e Policisë malazeze konfirmoi dje se policia kroate ka ekstraduar Liridon Kelmendin (27), i lindur në Pejë,
shtetas i Bosnjë e Hercegovinës. Liridoni është djali më i ri i biznesmenit kontraverz, Naser Kelmendi, raporton KosovaLive nga Podgorica. 

Liridoni është arrestuar më 4 janar  në Kroaci, mbi bazat e fletëarrestit ndërkombëtar, që ka shpallur Interpol Podgorica. 

Fletarresti i Interpolit për Liridon Kelmendin e ka shpallur mbi bazat e kërkesave të organeve të drejtësisë së Malit të Zi edhe të urdhëresës së Gjyqit themelor të Kotorrit për shkak të veprës penale – shpërdorimit të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve personale. 

Mbështetur në përpunimin kriminalistik, Liridoni së bashku me vëllaun e tij Elvisin (32), i cili kërkohet nga 24 shtatori, zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, filiali në Kotorr, ka deponuar vendimin e falsifikuar mbi nënshtetësinë malazeze. 

Në aksionin e policisë malazeze më 18 tetor 2010, ka arrestuar shefin e filialit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kotorr dhe këshilltaren në këtë shërbim, për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale – shpërdorim penal të detyrës zyrtare./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Kroacia ekstradon Liridon Kelmendin Janë të Mbyllura

>Neda: “Mardhënia me Ogrenin, e pamundur”

>

Klaudja qëndron pranë Nedës, teksa ajo është shtrirë dhe flasin për marrdhënien e saj me Ogrenin. Neda shprehet se
lidhja e saj me Ogrenin është e pamundur pasi është e ndaluar nga ana tjetër (duke nënkuptuar Ogrenin).
Ajo shton se në ndryshim nga java e kaluar, tani ndihet më mirë dhe i ka dhënë hapësirë vetes së saj. Klaudja del në përfundimin se ata të dy kanë mbetur në të njëjtën gjëndje që ishin më parë dhe Neda pohon. 
Klaudja shton se Neda dhe Ogreni janë tipa të vështirë dhe i vështirësojnë vetë situatat. Neda përgjigjet se ai muhabet ka marrë fund e nuk ka më vlerë dhe shton me shaka se tani e rëndësishme është pjesëmarrja./bb

Postuar te Big Brother. Komentet te >Neda: “Mardhënia me Ogrenin, e pamundur” Janë të Mbyllura

>Çiljeta bashkëpunon me 2po2

>

Eshte nje nder kengetaret me te perfolura ne media dhe me te deshiruarat njekohesisht. Ajo deri me tani ka pasur
shume bashkepunime muzikore te cilat kane rezultate te sukseshme.
Per te pasur nje efekt maksimal ne prezantimin e saj, kengetarja pritet se shpejti te kete nje bashkepunim te nxehte me reperin e njohur nga Kosova 2Po2, i cili ka nje sukses shume te madhe ne Kosove e Shqiperi se fundi pas realizimit te disa dueteve. Kenga e tyre do te realizohet ne studion e Flori Mumajesit, kurse per klipin pritet te bashkepunoj me produksionin “Entemedia” ne Kosove./topLajm

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Çiljeta bashkëpunon me 2po2 Janë të Mbyllura

>Policët e dehur rusë kërcejnë mbi veturë (video)

>

Policët e trafikut në Krasnoturinsk në Rusinë qendrore ishin dehur dhe kishin kërcyer në veturën zyrtare, dhe kushdo që
i xhiroi dhe e vendosi videon në YouTube, i vuri në një situatë të pakëndshme me shefat. 
Policët nuk ishin të vetëm në partyn e organizuar në liqen. Me ta ishin edhe shumë civilë. Për efektet speciale të ndriçimit, policët përdorën sirenën e policisë, që me siguri i impresionoi edhe të pranishmit e tjerë, transmetojnë mediet kroate.  
Shefi i policisë së trafikut, Juri Djomin, ka njoftuar nisjen e hetimit për këtë ngjarje./kn

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Policët e dehur rusë kërcejnë mbi veturë (video) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: