>Po seksit para kafese!

>

Seksi i mëngjesit është shumëfish i dobishëm edhe për meshkuj edhe për femra, ka treguar hulumtimi i zhvilluar në Britani të Madhe.

Ende nuk i keni “hapur sytë”, pushoni në shtratin e përbashkët, deri te koha e ngritjes kanë mbetur edhe gjysmë ore… Shfrytëzojeni këtë kohë për seks fantastik të mëngjesit, shkruan “Daily Mail”.

Fillimi i tillë i ditës ka efekte të shumta pozitive, të cilat do t’i ndieni tërë ditën, thotë Debi Herbenik, autore e librit “Sepse më ka ëndja”.

Seksi i mëngjesit rrit disponimin

Seksi i mëngjesit në gjendjen gjysmë të përgjumur do t’ju zgjojë dhe do të nxit lirimin e oksitocinës, materie që përmirëson disponimin, optimizmin tuaj… Po ashtu rrit imunitetin dhe nxit prodhimin e antitrupave që ju mbrojnë nga infeksionet.

“Përjetimi i orgazmave po ashtu do të ngrejë nivelin e estrogjeneve, të cilat janë të rëndësishme për pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Me vetë këtë do të jeni më e bukur, e jo vetëm më e lumtur pas seksit të mëngjesit”, thotë Herbenik. Terapeutja Jane Green madje mendon se është e këndshme që në mëngjes nuk keni shumë kohë për seks.

“Disa minuta pasi të jeni zgjuar, janë ideale për seks në shpejtësi. Derisa flini, hormonet grumbullohen edhe te meshkujt edhe te femrat, ashtu që ndjeshmëria fizike është më e madhe.

Përveç kësaj, nuk keni kohë, ashtu që do të keni ndjenjën e këndshme të eksitimit për shkak të ngutjes dhe adrenalinës”, sqaroi ajo. Pra, lani shpejt dhëmbët dhe kthehuni prapë në shtrat!/yp

Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Po seksit para kafese! Janë të Mbyllura

>Aftësitë seksuale të grave që çmendin meshkujt

>

Ka femra që janë të shkëlqyeshme në shtrat, por ka edhe mbretëresha të seksit – gra që në mëngë kanë një mori trikash vrasës të vardisjes, por aftësitë e tyre të renditura në mënyrë të përsosur i sjellin meshkujt deri në çmenduri.
Ato dërgojnë sinjale të pasionit 

E dini që ndonjëherë jeni e disponuar për seks në shpejtësi, e ndonjëherë doni seks sensual? Udhëzojeni të dashurin në dëshirat tuaja. Aftësia e mashkullit për të interpretuar shenjat fizike acarohet kur është i eksituar, thonë seksologët.

Për shembull: shtrëngojani prapanicën, nëse dëshironi aksion të rreptë, ose kaloni me gisht nëpër kurrizin e tij për variant më të butë.

Aftësitë seksuale të grave që çmendin meshkujt

Ato gjithkund gjejnë frymëzim erotik 

Të themi që para daljes në takim, mbathni këpucë me take të larta dhe e kuptoni që në to këmbët ju duken tejet seksi. Shfrytëzojeni këtë më vonë, ashtu që nuk do t’i zbathni as në shtrat.

Ose nëse befas vëreni që një qilim i butë gjendet në paradhomën e të dashurit tuaj, mbajeni mend këtë që në njërën prej mbrëmjeve të ardhshme t’i propozoni që aty të kaloni në aksion. Dashnorët e mirë e vërejnë potencialin erotik të të gjitha situatave të përditshme, thonë ekspertët.

Lërini shqisat tuaja që gjatë tërë ditës të jenë në gatishmëri, shijoni aromat dhe shijet dehëse, pamjet seksi, prekjen e materialit të këndshëm dhe muzikës sensuale. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni spontanitet të lartë të shqisave të denjë për një mbretëreshë seksi.

Ato duan “pemët e ndaluara” 

Njohësit seksualë e dinë se njëra prej mënyrave që të arrihet eksitim i madh është që të rritet rreziku që të jeni e kapur. Josheni të dashurin tuaj në ndonjë vend gjysmë-publik.

Një ide: lërini parmakët të hapur derisa bëni dashuri. Në situata të rrezikut trupi juaj liron më shumë testosterone dhe aktivizon neurotransmiterët në tru, gjë që rrit eksitimin, sqarojnë seksologët./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Aftësitë seksuale të grave që çmendin meshkujt Janë të Mbyllura

>Egjipti, deshmi se fundi i botes po vjen!

>

Këto ditë janë publikuar pamje mahnitëse, të cilat do të kënaqin të gjithë ata që besojnë afrimin e fundit të botës, veçanërisht ata që besojnë në versionin biblik të apokalipsit.

Në një video raport për trazirat në Egjipt është shënuar një fenomen misterioz, që i ngjan njërit prej kalorësve të këqij të apokalipsit, transmetojnë agjencitë.

Në video shihet qartë një kalë dhe një kalorës. Kali para se të zhduket, ngritët nga toka sikur të fluturojë.

Natyrisht, ata që nuk besojnë në fundin e botës apo në fantazma, ofrojnë disa shpjegime për këtë fenomen. Shpjegimi i vetëm i mundshëm, thonë, se fjala është për ndonjë reflektim apo iluzion optik.

Postuar te Bota. Komentet te >Egjipti, deshmi se fundi i botes po vjen! Janë të Mbyllura

>I padukshem…se shpejti nje realitet

>

Te behesh i/e padukshem/e…se shpejti nje realitet
Qe te behesh i padukshem do te nevojitet qe te hedhesh siper trupit ose te veshesh ose te mbulohesh me nje pelerine speciale dhe kjo pelerine do te jete prodhuar me nje lloj materiali qe nuk e reflekton driten qe bie mbi te. Kjo eshte si ide.

 Eshte realizuar me sukses ne disa mikro-elemente te vegjel dhe mesa duket nuk do te kete veshtiresi praktike te pakapercyeshme per te prodhuar kete pelerine qe kur ta veshesh do te behesh i/e padukeshm/e.
Do te jap vetem pergjigjen e dy njerezve te thjeshte qe gjate intervistes se rastesishtme ne rruge i u pergjigjen pyetjes se cfare do te deshironi te beni kur te vishni pelerinen dhe te beheni i/e padukshem/e.
Te parin po permend nje burre rreth te 40-ve qe tha: Cfare do te beja une nese do te behesha i padukshem?…hem..ajo dihet ( tha ai) do te shkoj atje ku leket jane!!
Ndersa te dyten po permend pergjigjen e nje vajze te re qe tha: Une e padukeshme?? Cfare qejfi!! Do te shkoj ne kinema pa paguar sa here te dua!!!
Dua te le menjeane humorin qe kane brenda keto dy pergjigje dhe te ftoj ata te apasionuarit mbas te rejave shkencore qe nese kane mundesi ta shtjellojne me profesionalisht kete informacion..dhe per ti shtuar pak nota humoristike mund te thone se cfare do te benin nese do kishin mundesi te beheshin te padukshem.
Une per vehten time them,se tani per tani vetem deshira per te udhetuar do me bente te enderroja te behesha i padukeshem dhe ti hypja avionit sa here qe te donja per te shkuar ne Shqiperi. Si ide ngjason me idene e asaj vajzes te re qe donte te hynte pa bilete ne kinema dhe une pa bilete ne avion…po nejse..cili eshte mendimi i juaj.
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >I padukshem…se shpejti nje realitet Janë të Mbyllura

>AAK: Hiq bre hiq me PDK-ne

>

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar edhe ofertën më të fundit për të bashkë-qeverisur me PDK-në e Hashim Thaçit. 


Siç ka mësuar Klan Kosova, sado që oferta e PDK-së është shumë joshëse dhe atraktive për AAK-në ( presidenti, një zëvendëskryeministër, shtatë ministra dhe shtatë zëvendësministra dhe 5 ambasadorë dhe 5 zëvendësambasadorë), kjo fundit nuk e ka pranuar këtë ofertë.

AAK mbetet edhe më tutje te qëndrimi i saj që për tu futur në koalicion me PDK-në, do që ta ketë kryeministrin.

Postuar te KOSOVË. Komentet te >AAK: Hiq bre hiq me PDK-ne Janë të Mbyllura

>Pengesa e Pacollit, bashkëshortja ruse

>

Derisa në qarqet politike në Prishtinë nuk ka dilemë se mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës do të jetë Hashim Thaçi, ka shumë dilema se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, shkruan gazeta serbe “Politika”.


Duke përcjellë raportimin e mediave kosovare, “Politika” përkujton se në mesin e emrave që tashmë janë përmendur për postin e presidentit të shtetit të Kosovës janë Edita Tahiri, Blerim Shala, Agim Çeku e Veton Surroi.


Por, “Politika” shkruan se mediat e Prishtinës tashmë nuk e përmendin më Behgjet Pacollin si kandidat, edhe pse ai në një intervistë për këtë gazetë serbe citohet të ketë thënë se do të kërkojë të jetë president i Kosovës.


Në partinë e Pacollit, AKR, pohojnë se Pacolli ende është kandidat serioz për president.
“Pacolli është personaliteti më kredibil politik në skenën kosovare. Në fushatën zgjedhore publikisht kemi porositur se marrim pjesë në zgjedhje për të fituar ulësen e njeriut të parë të shtetit. Tash për tash, rreth kësaj kemi pasur vetëm një bisedë joformale me Hashim Thaçin, nga fillimi i muajit janar. Duhet të ulemi në tavolinë. Ndërsa, gjykuar në rrethanat që sundojnë në skenën politike shqiptare të gjitha variantet duket se janë në qarkullim”, ka thënë për “Politikën” Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së.


Por, analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se Pacolli, duke marrë parasysh kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që kërkon njerëz me “duar të pastra”, nuk mund të jetë në ulësen e njeriut të parë të shtetit.


“Ai është njeri nga biznesi, në të kaluarën ka pasur shumë afera, padi, ndërsa është e njohur se edhe Carla del Ponte e ka ndjekur në Zvicër për shkak të mosrespektimit të ligjeve. Ende është aktiv në biznes dhe është pyetje nëse ai do të mund t’i ndihmonte Kosovës, posaçërisht tash kur imazhi ynë jashtë vendit është nxirë, por, ka edhe një pengesë nga arsyet e sigurisë. 



Është e ditur se Behgjet Pacolli është i martuar me ruse. Përveç kësaj, ai ka edhe shumë punë në Rusi”, tha për “Politikën” Maliqi, duke theksuar se është shumë reale mundësia që në krye të shtetit të vendoset Agim Çeku, edhe pse, siç thotë ai, bashkësia ndërkombëtare insiston që shtetin ta udhëheqë një grua.

Kur bëhet fjalë për Veton Surroin, vazhdon “Politika”, një burim në Prishtinë ka thënë se ai nuk do të kandidohet, sepse do të duhej të udhëhiqte ekipin e Kosovës në bisedimet e ardhshme me Beogradin.


Në partinë e Thaçit e refuzojnë mundësinë që Edita Tahiri, kryetare e Alternativës Demokratike që deri tani ka qenë në koalicion me PDK-në, të jetë presidente e Kosovës.
“Sipas Kushtetutës na takojnë vendet e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa kur bëhet fjalë për Edita Tahirin, këto janë vetëm spekulime dhe supozime, sepse ajo nuk është nga radhët e partisë sonë. Në fakt, ne as që do të kërkojmë postin e presidentit”, ka thënë për “Politikën” Bajram Rexhepi, nënkryetar i PDK-së.


Në anën tjetër, “Politikë citon edhe analistë që thonë se në AAK-në e Ramush Haradinajt janë të përmbajtur në lidhje me mundësinë që Blerim Shala, nënkryetari i parë i kësaj partie, të ketë përkrahjen për t’u zgjedhur president i Kosovë./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Pengesa e Pacollit, bashkëshortja ruse Janë të Mbyllura

>E qellon shokun me arme, i hengri torten

>

Një amerikan u zemërua aq shumë që shoku i tij i hëngri tortën sa e qëlloi me armë, njoftuan burime të ndryshme.
Burri nga Filadelfia po shëtiste me makinë me mikun e tij nëpër qytet dhe pësoi ezauriment nervor kur pa sesi shoku i tij po i hante ëmbëlsirën e preferuar.

Ndaloi makinën dhe të dy dolën jashtë dhe filluan të grindeshin.

Në një moment burri nxori pistoletën dhe e qëlloi shokun e tij drejt e në gjoks.”Nuk ishin marrë vesh sesi ta ndanin tortën.
Njëri filloi të hajë edhe pjesën e tjetrit dhe u bë rrëmujë. Pastaj ndodhën të shtënat”, i tha një zyrtar i policisë gazetës amerikane ”The Daily News”.
Nuk dihet ende fati i djaloshit 31-vjeçar, i cili i plagosur u shtrua në spital nga plagët e marra me armë zjarr/toplajm
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >E qellon shokun me arme, i hengri torten Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: