>Prostituta më e moshuar në botë ka 96 vjet

>

Milly Cooper është me siguri prostituta më e moshuar në botë. Ka 96 vjet dhe fiton deri në 60 mijë euro në vi
t. 
Cooper që nga Lufta e Dytë Botërore ka punuar si vajzë përcjellëse. Ajo ishte e martuar me një amerikan, për shkak të cilit la Londrën me fëmijë dhe u zhvendos në Las Vegas. Por, ai vdiq më 1945, duke e lënë pa para dhe shpresë për një të ardhme të lumtur. 
Që ajo dhe vajza e saj të mbijetonin, filloi të punojë si vajzë përcjellëse. Së shpejti filloi t’i ofrojë shërbime vetëm klientëve të pasur dhe mori “titullin” zonjë, transmeton “Daily Mail”. 
Deri tani ka fjetur me 3 500 meshkuj, ndërsa klientët e saj janë meshkuj të moshës nga 29 deri 92 vjet. 
Për veten thotë se gjithmonë vishet në mënyrë femërore e elegante, dhe se klientët e saj janë zotërinj të vërtetë.

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Prostituta më e moshuar në botë ka 96 vjet Janë të Mbyllura

>Sex.com është adresa më e shtrenjtë në botë

>

Libri i Rekordeve të Guinesë i ka dhënë epitetin e adresës më të shtrenjtë në internet, faqes sex.com që u shit vitin e kaluar për një çmim prej 13 milion dollarë.

Shitja e Sex.com që ndodhi nëntorin e vitit të kaluar shtyu që Libri i Rekordeve të Guinesë ta shpallë atë “adresën më të shtrenjtë në internet”. Domeni ishte shitur nga Escom drejt Clover Holdings me 17 nëntor për një çmim prej 13 milion dollarë.

Shitja ishte ndërmjetësuar nga një treg i domenëve i quajtur Sedo, që ka ndërmjetësuar shitjen e disa domenëve si Pizza.com dhe Russia.com. Është e natyrshme se seks është një fjalë që tërheq vëmendje, por ju do të befasoheni kur kuptoni se disa muaj pas blerjes faqja është ende një faqe parkimi e ngarkuar me disa linka për të kërkuar disa terme të ndryshme. A do të thotë kjo se pronari i ri pret të kthej në fitim 13 milion dollarët e tij pa zhvilluar fare një web faqe? Ndoshta, por pronari i fundit u largua keq prej biznesit.
Por a ia vlen një domen i vetëm që të paguhet për 13 milion dollarë? Nëse po a është sex.com vërtetë domeni më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë?/topLajm

Postuar te Kuriozitet, Teknologji. Komentet te >Sex.com është adresa më e shtrenjtë në botë Janë të Mbyllura

>Zbardhja e dhëmbëve – rrezik

>

Zbardhja e dhëmbëve me përzierje të sodës bikarbone, hirit dhe peroksid hidrogjenit mund të shkrijë zmaltin, ashtu që dhëmbët duken edhe më të
errët sesa kanë qenë.

Stomatologët tërheqin vërejtjen se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e rrezikojnë shëndetin e tyre, duke shfrytëzuar tretmanin e zbardhjes së dhëmbëve në shtëpi me përzierje të sodës bikarbone, hirit dhe peroksid hidrogjenit.
Dentistët tërheqin vërejtjen se kjo metodë mund të shkrijë zmaltin, ashtu që dhëmbët duken madje edhe më të errët sesa kanë qenë.
Soda shtëpiake është abrazive ashtu që mund tërësisht ta shkatërrojë zmaltin dhe ta errësojë dhëmbin, por edhe të shtojë ndjeshmërinë.
Kristalet e kripës mund të gërvishtin zmaltin, por edhe çdo tretman i cili përfshin thartinë, posaçërisht është i dëmshëm. /Telegrafi/
Postuar te Hulumtime, Mjekësi. Komentet te >Zbardhja e dhëmbëve – rrezik Janë të Mbyllura

>Krasniqi: “PDK totalitare, luajti me mua”

>

Sekretari i PDK-së, vazhdon të jetë në pezëm sa i përket raportit të tij me Partinë Demokratike të Kosovës, pas dështimit të tij për t’u zgjedhur president i vendit, megjithëse ishte i kandiduar.

Për këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se partia e tij kishte luajtur me të.
“Realisht, ishte një lojë”, ka thënë Krasniqi në emisionin Rubikon në KTV, duke komentuar kandidimin e tij nga PDK për president të vendit.
Krasniqi nuk u ndal me kaq. Ai e cilësoi PDK-në si parti jodemokratike.
“Kemi shenja të totalitarizmit në PDK, por edhe në partitë tjera. Në PDK ka pasur një ngufatje të demokracisë, ngufatje të debatit”, ka shtuar ai. Kjo ngufatje sipas tij, ka mundësuar imponimin që të ketë një kandidat për president, kur ai kandidat Krasniqi ka thënë se nuk ka mbështetje.
Ai ka folur edhe për zhvillimin e seancës kur u zgjodh presidenti dhe ndryshimin në moment të fundit të mendjes së disa deputetëve për ta votuar Pacollin.
Ai ka thënë se ishte frika për fatet personale të deputetëve më shumë sesa presioni që ka bërë që të ndryshohen votat për presidentin, pas pauzës.
Në një rast, Krasniqi edhe pranoi se Thaçi u tha deputetëve se në rast nuk e votojnë Pacollin, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë kandidat për deputetë.
“Kryetari i partisë thoshte se nuk do të jenë në listë për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk votojnë për Pacollin. Unë nuk do t’i kisha thënë kërcënim, por kërkesë për t’i mbështetur”, ka thënë më tej ai. Sipas tij, njerëzit nuk do të duhej të frikësoheshin.
Ai foli edhe për prezencën e të tjerëve në takimin e GP të PDK-së. Krasniqi tha se i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Prezenca e tij atë ditë nuk ishte e nevojshme”, tha Krasniqi.
Ai ka thënë po ashtu se PDK ka nevojë të mbajë zgjedhje të rregullta, ndërkohë ka mohuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të partisë.
Për prurjet e reja, Krasniqi ka thënë se janë parashutistë që nuk sjellin ide. Kësaj radhe sipas tij, pati shumë parashutista në PDK./topLajm
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Krasniqi: “PDK totalitare, luajti me mua” Janë të Mbyllura

>Homoseksualët kërkojnë ulëse të ndara në "Euro2012"

>

Një grup i tifozëve homoseksualë të futbollit në Poloni, kanë bërë thirrje tek organizatorët e Evropianit 2012, që të rezervojnë ulëse të ndara në tribuna për homoseksualët dhe lezbiket për t’i mbrojtur nga ndonjë agresion i mundshëm

Mirëpo, grupet e aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve, besojnë se ndarja e tribunave vetëm sa do t’i rrezikonte më shumë tifozët homoseksualë.
“Teczowa Trybuna 2012”, është grupi i parë homoseksual i tifozëve të futbollit të Përfaqësueses së Polonisë. Në faqen e tij zyrtare, grupi ka shprehur brengën se anëtarët mund të sulmohen nga tifozët e tjerë dhe dëshirojnë të ndihen të sigurt gjatë Evropianit 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
“Gjatë udhëtimeve për ndeshjet e skuadrave tona të preferuara, ne fatkeqësisht hasim në fyerje, ngacmime dhe sulmues nga ‘tifozët e vërtetë’. Ne ëndërrojmë që të jemi të qetë në tribuna. Nuk mund të imagjinojmë që të mos jemi në ndeshjet e Evropianit 2012, që do të luhen në shtetin tonë”, është thënë nga grupi i tifozëve homoseksualë.
Ndeshjet e futbollit në Poloni nganjëherë përfshihet nga sulme të dhunshme dhe rrahje mes huliganëve. 
Homofobia është mjaft e theksuar në Poloni. Qyteti Gdansk ka refuzuar kërkesën e grupit për ulëse të ndara, duke thënë se vetëm sa do të shtojë edhe më tepër mbulimin me turp të homoseksualëve. Disa grupe të homoseksualëve janë duke u distancuar nga kjo thirrje. 
Gregory Czarnecki, që është vënë në kampanjën kundër homofobisë, beson se pak homoseksualë dhe lezbike do të kishin dëshirë të uleshin ndaras. 
“Unë e kuptoj iniciativën e tyre dhe atë që po mundohen ta bëjnë. Por, mesazhi mund të jetë kundërproduktiv në Poloni. Unë nuk besoj se njerëzit do të ishin aq të fortë që jo vetëm të dilnin në stadiume, por edhe të uleshin në ulëse të veçanta”, ka thënë Czarnecki.

Postuar te SPORT. Komentet te >Homoseksualët kërkojnë ulëse të ndara në "Euro2012" Janë të Mbyllura

>Krasniqi – Banks, më 16 prill?

>

Boksieri kosovar Luan Krasniqi pritet ta zhvillojë përballjen me amerikanin Johnathon Banks, më 16 prill, 
në Ludwigsburg, njofton RTL të mërkurën. Përballja eliminatore për titull të botës në peshën e rëndë mes Krasniqit dhe Banksit ishte paraparë të zhvillohet më 26 shkurt, por për shkak të një ftohjeje të thellë dhe pezmatimit të sinuseve të boksierit junikas, ajo u anulua. 
“Ne dëshirojmë që përballjen ta mbajmë në Ludwigsburg, siç ishte paraparë. Data e 16 prillit është një termin i mundshëm dhe jemi duke e shqyrtuar mundësinë për ta mbajtur duelin në këtë datë. Kjo datë do t’u shkonte për shtati të dy boksierëve”, ka thënë përfaqësuesi medial i “Klitschko Management Group”, Klaus-Peter Dittrich.
Të gjitha biletat për duelin mes Krasniqit dhe Banksit ishin shitur. Mirëpo, ato bileta do të jenë të vlefshme për datën e re. Një problem për 16 prill është se një natë më herët do të zhvillohet ndeshja e Bundesligës në basketboll mes EnBW Ludwigsburgut dhe Braunschweigut. Mirëpo, kjo përballje mund të shtyhet. 
“Për personat që nuk do të jenë në gjendje të vijnë në terminin e ri, do të ketë mundësi që të kthejnë biletat”, ka thënë Dittrich. 
Fituesi i përballjes mes Krasniqit dhe Banksit do të ketë mundësinë që të sfidojë njërin nga vëllezërit Klitschko. Vitaly Klitschko është kampion bote në versionin WBC, ndërsa Vladimir është pronar i titujve IBF, WBO dhe IBO. 
Krasniqi 39-vjeçar në ringun profesionist ka 30 fitore (14 KO), katër humbje dhe një barazim. Përballjen e tij të fundit e ka zhvilluar më 15 nëntor të vitit 2008, kur u mposht me nokaut në raundin e tretë nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. Amerikani Banks që është 28 vjeç ka bilanc prej 25 fitoreve (17 KO), një humbjeje dhe një barazimi.

Postuar te SPORT. Komentet te >Krasniqi – Banks, më 16 prill? Janë të Mbyllura

>Motrat Vjollca pushtojnë ekranet

>

Duket ky është viti i motrave Vjollca në televizionin “Top Channel”. 
Marina dhe Luana Vjollca kanë kapërcyer formatet e tyre dhe tashmë i shohim jo

vetëm të dielave në spektaklin “E diell”, por edhe në prezantimin e spektaklit më të madh muzikor në këtë televizion “Top Fest”. 

Marina, nga prezantimi i emisionit “Procesi Sportiv” e pastaj “Select”, mbërriti në studion e “Së Dielës”, së bashku me motrën e saj, Luanën, në prezantimin e rubrikës “Fqinj të mirë”. 

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e 14 shkurtit, kur edhe nisi startin edicioni i tetë i “Top Fest”, dy motrat simpatike u shfaqën si prezantuese të tij. 

Pyetja është, po Albana?! Realisht ka qenë befasuese mungesa e saj, ndërsa vitet e fundit ishte ajo që bënte prezantimin e këtij festivali. 

Që Albana Osmani ta ketë lënë vetë “Top Festin”, nuk e besojmë, pasi ky prezantim ishte një nga të preferuarit e saj, shkruan revista shqiptare Mapo. Aq më tepër, që Albana pas prezantimit të Albania Got Talent ka vetëm një rol periferik në spektaklin “E diel”. 

Nuk dihet se si është e vërteta e kësaj pune, por ajo që është e dukshme për këtë televizion, duket se më të pëlqyerat e momentit janë motrat Vjollca.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Motrat Vjollca pushtojnë ekranet Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: