>Anas Aremeyaw Anas, Gazetari i guximshëm

>

Për të realizuar investigimet është bërë prift, kamerier apo i çmendur. Ka denoncuar skandale seksuale dhe diplomatike, trafikun e prostitutave minorene dhe lëndëve narkotike. Në jetë ka një mision: të denoncojë korrupsionin në shoqërinë ganeze 
Spitali psikiatrik i Accra-s ndodhet në një kompleks kaotik në zemër të kryeqytetit të Ganës. Është i rrethuar me mur dhe tela me gjemba, i cili të jep përshtypjen e një kampi për punë të detyruar se sa të një spitali për të sëmurët mendorë. Aty Anas Aremeyaw Anas ka kaluar gjashtë muaj për të bërë një investigim. Është shtirur si taksist dhe shitës buke në mëngjesin e 20 nëntorit të vitit 2009. Gazetari ndryshoi edhe një herë identitet duke qethur flokët shkurt dhe duke veshur një xhaketë të zezë me pulla. 

Tek pullat ishte vendosur një telekamerë e fshehur, ndërsa një tjetër gjendej tek ora e dorës. I ndihmuar nga një mik, Anas arriti të kalonte portën e zezë metalike dhe duke u shtirur si i çmendur, u mbyll në çmendinë. Në spital askush nuk mund të dyshonte se pacienti i ri, i cili kishte thënë se quhej Musa Akolgo, ishte në fakt gazetari investigativ më i famshëm i vendit. Në dhjetë vitet e fundit, Anas është kamufluar shumë herë, duke “imituar” persona të ndryshëm, nga imamët tek polici i korruptuar. Në vend janë shumë të paktë ata që e njohin fytyrën e tij të vërtetë: edhe fotot që gjen në internet janë pothuajse të gjitha të modifikuara. Anas tregon se ka të paktën 30 paruke në shtëpi. 
Një herë, teksa ndiqte ngjarjet për prostitucionin me minorenet, ka punuar si shërbëtor brenda një bordelloje: lante dyshemetë, ndryshonte çarçafët dhe mblidhte prezervativët e përdorur në tokë. Një herë tjetër, teksa ishte në gjurmët e trafikantëve të vajzave kineze, veshi një uniformë kamerier për të hyrë në dhomën e hotelit ku gjendej bosi me prostitutat e tij. 
Metodat që ai përdor e kanë bërë të arrijë rezultate konkrete: trafikantë kinezë u arrestuan, u nxorën para drejtësisë dhe u dënuan me 41 vjet burg. Për këtë reportazh dhe për atë mbi prostitucionin minoren, Departamenti amerikan i Shtetit e përgëzoi Anas, i cili kontribuoi në denoncimin e dy organizatave të rrezikshme që merreshin me trafikun e qenieve njerëzore. Po ashtu, ky departament, në vitin 2008, i dorëzoi “Heroes acting to end modern –day slavery”, më vonë reporteri mori nga Instituti për Luftën dhe Paqen çmimin “Kurt Schrok”, për ndryshimet vendimtare në aktivitetin gazetaresk. Disa muaj më parë, një komision i përbërë nga Jimmy Carter, Kofi Annan dhe Desmond Tutu e shpalli fitues të çmimit “Every human has rights”. 
Në vitin 2009, gjatë vizitës në Gana, Barack Obama e përmendi Anas në fjalimin e tij përpara Parlamentit vendas, për faktin se kishte treguar të vërteta duke rrezikuar jetën. Kur e pyet se cili është modeli i tij, Anas përgjigjet: Gunter Wallraff, gazetari gjerman i cili prej më shumë se 40 vjetësh merret me gazetari investigative. Por Anas e di mirë se të shkruash reportazhe me emra të rremë është më e vështirë në Accra se në Berlin dhe Nju Jork. “Pas publikimit të një artikulli nuk jam i qetë. Nuk mund ta lë qeverinë të thotë se ato çfarë shkruaj janë vetëm gënjeshtra. Ata përpiqen të fshihen pas shprehjes: “duam prova” dhe unë jam i gatshëm t’ua jap.

Aktor i lindur

Anas ka lindur në vitin 1978 në Accra, një qytet bregdetar me rreth 2 milionë banorë. Babai ishte ushtarak, ndërsa e ëma infermiere. Që i vogël e kishte pasion aktrimin. Anas ka studiuar gazetari në Ganë dhe si fillim ka punuar për një revistë të përjavshme në vend. Që atëherë nisi të merrej me shkrime të mirëfillta investigative. Në 2006-n shkroi dy reportazhe që e përforcuan famën e gazetarit më të famshëm, i cili kërkon të denoncojë korrupsionin në vend. Në fillim hetoi në një fabrikë biskotash që përdorte miell të helmuar për produktet. Shumë shpejt fabrika u mbyll. Më vonë zbuloi edhe korrupsionin që bëhej në zyrën e pasaportave. Shoqata e Gazetarëve të Ganës e shpalli “Gazetarin e Vitit” për kontributin e tij. BBC dhe shumë shoqëri sigurimi kanë kërkuar që të bëhen bashkautorë në investigimet e tij.

Në spital

Tri ditë pas hyrjes në spitalin psikiatrik, Anas zbuloi se një punëtor i thjeshtë me emrin Carter u shiste kokainë, heroinë dhe marijuanë pacientëve. U hoq edhe vetë si përdorues i tyre për të mos rënë në sy. Anas e dinte se kur të hynte në atë spital do t’i jepeshin qetësues, madje ishte konsultuar edhe me mjekë se si të neutralizonte efektin e tyre. Gjithsesi. për pak kohë. e pa veten keq: ilaçet, edhe pse shumicën e tyre nuk i pinte, po jepnin efekt. Me pretekstin e një funerali vendosi të dilte nga spitali. Jashtë e priste një makinë me dy nga mjekët e tij. Pasi e mori veten, pas tri ditësh u kthye sërish.
Në artikullin e tij “I fshehur brenda çmendinës së Ganës” tregoheshin detaje se si punonjësit nuk u shërbenin të sëmurëve, të cilët kërkonin për të ngrënë nëpër kazanët e plehrave, askush nga mjekët nuk i kuronte, dhe se si një pacient që kishte humbur jetën, u la për shumë në një kanal para se punonjësit ta largonin me të njëjtin furgon që përdornin për të transportuar ushqimin. Anas është ftuar në emisione të ndryshme televizive dhe radiofonike, pa treguar asnjëherë fytyrën e tij të vërtetë. Kryetari i Gjykatës së Lartë të Ganës i dërgoi një letër përgëzimi ndërsa zëvendëspresidenti i vendit, telefonoi tek revista ku ai punon për ta falënderuar. Ndërkaq një asistent i presidentit i dërgoi Anas-it një zarf me rreth 450 euro. “Mua nuk më intereson të heq njeri nga puna. Thjesht dua të zbuloj korrupsionin dhe t’ua tregoj atë njerëzve. T’u tregoj atë që fshihet në vendin e tyre. Për të tjerat duhet të mendojë qeveria”, thotë ai.
Advertisements
Postuar te Bota. Komentet te >Anas Aremeyaw Anas, Gazetari i guximshëm Janë të Mbyllura

>“CIA dhe DIA të përgjigjen për mashtrimin e Irakut”

>

Colin Powell iu bën thirrje agjencive të shërbimit sekret, që të japin llogari për mosinformimin në lidhje me mosbesueshmërinë e burimit tek i cili bazuan çështjen e nisjes së luftës së përgjakshme në Irak 
Ish-sekretari amerikan i Shtetit në kohën e sulmit amerikan në Irak, Colin Powell, i kërkoi CIA-s dhe Pentagonit që t’i japin shpjegim në lidhje me mosinformimin në atë kohë, në lidhje me mosbesueshmërinë e burimit që iu referuan për armët e dëmtimit në masë, që supozohej t’i posedonte Sadami.

Dy ditë më parë, gazeta britanike “The Guardian” botoi një deklaratë të një spiuni irakian, Rafid Ahmed Alwan al Janabi, i cili deklaroi se i kishte “shpikur” provat në lidhje me ekzistencën e armëve të dëmtimit në masë në Irak, që shërbyen edhe si preteksti për nisjen e luftës nga amerikanët dhe britanikët në vitin 2003. Ndaj kësaj deklarate reagoi dje ish-sekretari amerikan i Shtetit, sipas të cilit, agjencitë e shërbimeve sekrete të përfshira në hartimin e sebepit të luftës duhet të përgjigjeshin për këtë. 
Ai veçoi CIA-n dhe Agjencinë e Shërbimeve të Mbrojtjes të Pentagonit. Janabi, një “tradhtar” i regjimit të Sadamit, u përdor si burimi i parë dhe më kryesori nga administrata e Bush-it, për të justifikuar sulmin ndaj Irakut në mars të vitit 2003. Dyshimet për besueshmërinë e tij kishin qarkulluar para luftës dhe ato u konfirmuan nga ai këtë javë. Pra ai kishte gënjyer. Powell, i cili e mbrojti sulmin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në pozicionin e sekretarit të Shtetit, tha menjëherë pas deklaratës së irakianit se CIA dhe DIA duhet që të përgjigjen në lidhje me mosinformimin për dyshimin ndaj burimit irakian. 
Ai u ka kërkuar të dyja agjencive se përse nuk e informuan për besueshmërinë jo të plotë të burimit, para se informacioni i rremë të ishte cilësuar si vlerësimi kyç i shërbimeve sekrete për armët e dëmtimit në masë. Sipas Powell, dy shërbimet e mësipërme duhet që të kishin njoftuar për dyshimet e tyre Kongres ose sektorë të tjerë sipërorë të shërbimeve sekrete. “Informacioni për mosbesueshmërinë e një burimi si Janabi kishte vite që qarkullonte, pra nuk ishte një gjë e re. CIA dhe DIA duhet që të përgjigjen se përse nuk informuan institucionet përkatëse për dyshimet e burimit të tyre kryesor për ekzistencën e armëve të dëmtimit në masë”.
Më 5 shkurt të vitit 2003, një muaj para sulmit, Powell doli para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të mbrojtur planin e sulmit amerikan në Irak. Në fjalimin e mbajtur para Këshillit, ai iu referua “informacioneve të dorës së parë, që i sillnin përshkrime të fabrikave të armëve të dëmtimit në masë dhe të transportit të tyre nëpër hekurudha. Burimi ishte një dëshmitar i cili kishte mbikëqyrur një nga këto fabrika”. Tashmë doli se ky burim, pra Janabi, na e paska sajuar gjithçka.
Dy ditë më parë, ai i deklaroi gazetës britanike që e mirëpriste kërkesën e Powell-it ndaj agjencive. “Mendoja se për mua kishte mbaruar gjithçka për sa i përket dëshmive. Por krejt papritur, në prag të sulmit amerikan në Irak, në vitin 2003, shërbimet sekrete u rikthyen tek unë dhe nisën që të më pyesin për më shumë detaje për ato që ua kisha thënë më parë, pra për dëshmitë e gënjeshtërta në lidhje me armët e dëmtimit në masë. Nuk e kuptoj se përse shërbimi sekret gjerman ia kishte kaluar informacionet e mia CIA-s dhe këto informacione përfunduan më pas në fjalimin e Powell”, thotë Janabi. 
“Dua që të bëhen hetime për rrugën që kanë ndjekur informatat e mia të rreme, në mënyrë që njerëzit të mësojnë të vërtetën. Gjatë gjithë këtyre viteve janë thënë shumë gënjeshtra për mua, dhe unë më në fund pres që e vërteta të dalë në dritë”.
Për sa i përket ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Powell, ai ka shprehur edhe më parë keqardhjen për rolin që luajti në përcjelljen e informacioneve false në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mbrojtje të një lufte, e cila del përditë e më shumë se u nis mbi një bazë të rreme. Sipas Powell-it, pikërisht kjo dalje në OKB ishte dërrmuese për karrierën e tij. Por komentet e tij të fundit e rrisin ndjeshëm presionin ndaj agjencive të shërbimit sekret dhe ish-shefave të tyre, për të bërë transparencë për informacionet që kishin në atë kohë dhe të rrëfejnë arsyen se si ishte e mundur që nuk i arritën të dallonin një burim kaq të keq dhe të pabesueshëm. George Tenet, i cili ka qenë në atë kohë në krye të CIA-s, është veçanërisht nën “hetim”. Ishte pikërisht ai që nuk i përcolli paralajmërimet që shërbimet sekrete gjermane i bënë në lidhje me besueshmërinë e burimit irakian. Tenet, në një libër të tij, thotë se për herë të parë dëgjoi për problemet e burimit irakian dy vite pas nisjes së luftës, pra, sipas tij, ishte tepër vonë. Ndërkohë Janabi jeton në Gjermani dhe deputetët e këtij vendi do t’i kërkojnë Parlamentit sqarime për arsyet se përse pesë vitet e fundit ai ka marrë një pagesë mujore prej 3 mijë eurosh nga shërbimi sekret gjerman, pasi ai e kishte marrë vesh se dëshmitari ishte një gënjeshtar.
Vetë dëshmitari, në rrëfimin e bërë në “The Guardian”, deklaron se ishte i lumtur që më në fund ia kishte dalë që të thoshte të vërtetën. Një tjetër presion i është bërë CIA-s edhe nga Laurence Wilkerson, shefi i stafit të Powell në kohën e sulmit. Ai deklaroi po dje se çështja e burimit irakian ngre pyetje në lidhje me mënyrën me të cilën CIA informoi Powell para fjalimit të tij në OKB.
Postuar te Bota. Komentet te >“CIA dhe DIA të përgjigjen për mashtrimin e Irakut” Janë të Mbyllura

>I akuzuari për atentat: Rrëfen sms-të që i dërgoi Edi Ramës

>

Pak orë pas lirimit nga burgu, Luan Rami, njeriu që u akuzua për një komplot kundër kreut të Partisë Socialiste e cilëson një show politik historinë me të. Në këtë intervistë për MAPO-n, ai rrëfen incidentin me makinën e tij në demonstratën e 21 Janarit, dy mesazhet që i ka dërguar Edi Ramës dhe momentin e arrestimit nga dhjetëra forca të RENEA-s, pas akuzave për terrorizëm.

Zoti Rami, keni qëndruar në burg si një person që vuri në rrezik jetën e kreut të opozitës. A mund të na e shpjegoni këtë histori?

Unë kam qenë rastësisht në datën 21 Janar duke lëvizur me makinë në bulevard. Sapo mora vesh që opozita po bënte mitingun, mora makinën te dy Kullat Binjake dhe lëviza në drejtim të Tajvanit, për t’u futur në Unazën e Tiranës. Në momentin që ktheva makinën, në drejtim të Unazës, turma e protestuesve rrethoi makinën time dhe u ndodha mes gjithë turmës. Në ato momente, unë kisha një disk me muzikë popullore të Veriut dhe dikush i irrituar edhe nga kjo muzikë, goditi makinën time me gur në xham dhe në kofano. 

Për momentin dola nga makina sa pashë dëmet, por pasi pashë dhe se njerëzit ishin shumë të irrituar, u futa sërish në makinë dhe lëviza me shpejtësi shumë të vogël, derisa kalova turmën dhe u futa në Unazë. Ika për në shtëpi. Në shqetësim e sipër, duke parë dëmtimin e makinës, i 
dërgova një mesazh liderit të opozitës.

Është folur shumë për këtë mesazh. A mund të na thoni ekzaktësisht se çfarë shkruanit në të?
Mesazhi kishte ekzaktësisht këtë përmbajtje: “Jam Luan Rami nga Burreli. Ata zagarët e tu më kanë dëmtuar makinën. Kërkoj nga ju të më riparoni makinën, se e kam blerë me djersë”. Kjo ishte përmbajtja e mesazhit. Theksoj që mesazhin e kam nisur në shqetësim e sipër, por me mendimin që edhe kreu i opozitës do ta kuptonte shqetësimin tim.

A morët ju ndonjë përgjigje nga Edi Rama?

Jo, asnjë përgjigje nuk më erdhi. Pas disa orësh, i kam çuar një mesazh të shkurtër, ku në të thuhej : “Më kthe ndonjë përgjigje”. I kam rënë dhe telefonit disa herë dhe nuk e ka hapur telefonin. Kjo ka qenë e gjitha.

A i keni nisur ju mesazhe të tjera me përmbajtje kërcënuese kreut të Partisë Socialiste?

Absolutisht jo, gjithë është kjo që sapo ju thashë.

Megjithatë, pas këtyre mesazheve, Shërbimi Informativ ju ka vënë në përgjim. Duket se nga këto përgjime dhe nga bisedat me të njohurit tuaj, keni komentuar këto mesazhe dhe duket se keni aluduar mbi ndonjë akt mbi zotin Rama?

Nuk është e vërtetë asgjë çfarë është thënë nëpër media. Unë as e kam komentuar me ndonjë njeri faktin që i kisha nisur mesazhe në telefon. Djali i xhaxhait tim ka patur dijeni vetëm për makinën e dëmtuar dhe jo për mesazhet, pasi e pa të nesërmen, kur ishim duke pirë kafe, xhamin dhe fenerin e dëmtuar.

E megjithatë, nga përgjimet duket se janë kapur disa biseda mes jush, të tipit: ‘Do vijë kitara në Tiranë’. Sipas organeve hetimore, ju keni përdorur fjalën kitarë për armë…

Nuk bëhet fjalë për një kitarë, siç aludon Prokuroria: pra, për aludimin e një arme me emrin e koduar kitarë. Por bëhet fjalë për kitarë të vërtetë, nga ato që bëjnë muzikë dhe melodi dhe argëtohen njerëzit, të cilën unë e posedoj në shtëpi. U kam thënë prokurorëve që shkoni dhe kontrolloni në shtëpinë time dhe ajo kitarë është në shtëpi. Por ata nuk e kanë marrë mundimin fare për ta vërtetuar.

Po i akuzuari tjetër Afrim Kica, si u lidh me këtë histori?

Afrimi është shok i ngushtë i djalit të xhaxhait tim prej 10 vitesh. Për rrjedhojë, dhe unë kam njohje me të. Javën e fundit kam pasur xhaxhanë të shtruar në spital me trombozë dhe për pasojë jemi takuar aty, te spitali nr. 5. Në datën 27 janar, ditën e arrestimit, unë e lashë me Afrimin rreth orës 19:00 te një lokal, ku konsumuam një kafe dhe ai u largua për në punë, kurse unë për në shtëpi. Pastaj kam dalë në mbrëmje, rreth orës 24:00. Rreth kësaj ore jam kthyer për 5 minuta në një lokal në lagje, të quajtur ‘Amsterdam’ . Sapo kam dalë nga lokali, policia më ka arrestuar. Ishin dhjetëra forca speciale të RENEA-s, të cilët më arrestuan. Për momentin, jam shokuar kur kam parë dritën e armëve dhe tytat e automatikëve drejtuar në kokë. Më kanë futur në furgon direkt dhe më kanë çuar në polici. Aty më kanë akuzuar për terrorist dhe grup të organizuar kriminal, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe tentativë për vrasje të liderit të opozitës. Jam shokuar kur m‘i komunikuan akuzat. Kam deklaruar ngjarjen tekstualisht siç ua thashë edhe juve, para prokurorëve, por ata as nuk e morën fare parasysh shpjegimin tim dhe dëshminë time.

Pas arrestimit tuaj, ka pasur disa akuza të ndërsjella politike lidhur me ju. Si i keni perceptuar ato?

Për mua janë thjesht show politik i kryetarit të opozitës, ndoshta me synimin për të zbehur edhe ndjenjën e fajit për ngjarjet e 21 Janarit.

Nëse do të donit t‘i transmetonit diçka kreut të opozitës, çfarë do t‘i thonit sot që jeni liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit?

Gjëja më e padobishme sot, do ishte t’i drejtohesha me diçka zotit Rama. Për një arsye të thjeshtë: ai i pari, para gjithë të tjerëve, lexoi mesazhet e mia telefonike, ku unë i jam drejtuar me emër dhe mbiemër dhe pa asnjë germë që nënkupton kanosje apo kërcënim. Ai është në moshë madhore për ta kuptuar se bëhej fjalë për një njeri të shqetësuar, të cilit i ishte dëmtuar prona e vet. Kur nuk e kuptoi atëherë, s‘ka si ta kuptojë tani, kështu që s’kam ç‘të shtoj. Më vjen keq që një lider i opozitës kërkon kauzë me kitarën që mbaj unë në shtëpi dhe me një mesazh telefonik, që i përcolli shqetësimin tim. Madje, ai duhej t‘u kërkonte falje jo vetëm mua, po cilitdo person që i është dëmtuar prona atë ditë. Mendoj se duhej ta bënte këtë gjë për një arsye të thjeshtë, për faktin se asnjë nga pronat e dëmtuara nuk është blerë apo siguruar nga paratë e zotit Rama, por nga puna dhe djersa jonë dhe borxh nuk ia kemi askujt dëmtimin e pronës./mapo
Postuar te Shqiperi. Komentet te >I akuzuari për atentat: Rrëfen sms-të që i dërgoi Edi Ramës Janë të Mbyllura

>Për pavarësinë, tre të plagosur në Londër

>

Disa e festës së pavarësisë së Kosovës është shndërruar në tragjedi për disa të rinj në Londër. Nga përplasja mes dy grupeve rivale kanë mbetur të plagosur tre të rinj ndërsa rreth 19 persona të tjerë po merren në pyetje nga policia londineze. Identiteti ende nuk është bërë publik nga policia por besohet se ka edhe kosovarë.

Ngjarja ka ndodhur në Sheshin Trafalgar të Londrës. Sipas mediave angleze, ngjarje të tilla të gangsterëve ndodhin për të paktën tre vitet e fundit. Të plagosurit janë të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore./on

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Për pavarësinë, tre të plagosur në Londër Janë të Mbyllura

>Jessica Jane ka shfaqur gjoksin e saj në editorialin e ri

>

Ylli Britanez aktorja dhe modelja Jessica Jane Clement është zhveshur në një editorial të ri për magazinën FHM dhe njëkohësisht ajo ka shfrytëzuar rastin që
të bëje promovimin e komedisë më të re “Knucklehead” ku ajo paraqitet si protagoniste.

Ajo ka fituar mjaftë adhurues me paraqitjet e saja. Në editorialin e ri vërejmë trupin jashtëzakonisht të bukur dhe seksi si dhe gjoksin që për meshkujt paraqet objekt fantazie dhe kënaqësie.

,, Definitivisht jam femër që më pëlqen grimi, frizurat e mëdhaja dhe thonjët e mëdhenj. Më së shumti njerëzit më njohin kur unë jam pikërisht e regulluar, ndërkaq kuptohet se në xhirime dukem ndryshe varësisht prej rolit dhe skenave ,, thekson Jessica për vetveten./yp

Postuar te Fashion. Komentet te >Jessica Jane ka shfaqur gjoksin e saj në editorialin e ri Janë të Mbyllura

>Pamje ekskluzive nga largimi i Mubarak nga Kajro

>

Ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka qeverisur prej vitit të largët 1981 dhe u dorëhoq nga posti i tij me 11 shkurt 2011, pas kryengritjeve masive.


Mubarak ishte Presidenti i tretë dhe më jetëgjatë i Egjiptit. Omar Suleiman, zv/Presidenti i sapoemëruar i vendit njoftoi dorëheqjen e Presidentit në një komunikim të shkurtër në televizionin shtetëror, vetëm pak orë pasi Mubaraku kishte lënë Kajron së bashku me familjen e tij dhe ishte akomoduar në një resort në Sharm El-Sheikh.

Dorëheqja e Mubarakut pasoi 18 ditë protesta masive kundër sundimit të tij 30-vjeçar, dhe erdhi vetëm një ditë pas fjalimit të tij surprizues ku theksoi se refuzonte të tërhiqej duke i bërë sfidë si popullit ashtu edhe qeverive perëndimore.


CBS ka publikuar pamje ekskluzive nga largimi i Mubarak nga Kajro. Per ta pare videon ju lutem klikoni ketutoplajm


Postuar te Bota. Komentet te >Pamje ekskluzive nga largimi i Mubarak nga Kajro Janë të Mbyllura

>"Tranohet" Dielli. Mund te kete probleme ne komunikim (video)

>

Rrezatimi nga shpërthimet dhe erupsionet më të mëdha të diellit tonë në katër vjetët e fundit pritet të arrijnë në Tokë brenda disa orëve. 
Shkencëtarët thonë se ngjarje të tilla mund të bllokojnë valët e radiove apo të ndërhyjnë në komunikimin me satelit./kn

Postuar te Astronomi. Komentet te >"Tranohet" Dielli. Mund te kete probleme ne komunikim (video) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: