>Historia e Shtetit te Kosoves

>

Kosovën për tre vjet prej kur u deklarua pavarësia e kanë njohur si shtet të pavarur e sovran 75 shtete të botës, nga 192 vende anëtare në OKB
Por si rrodhën ngjarjet që dërguan drejt pavarësisë së vendit që nga viti 1912/toplajm

Advertisements
Postuar te Histori, KOSOVË. Komentet te >Historia e Shtetit te Kosoves Janë të Mbyllura

>Ulrike Lunacek: Zgjohuni kosovarë! (interviste)

>

Radio Dukagjini: Cili është suksesi më i madh që e ka shënuar Kosova gjatë këtyre tre vjetëve?
Lunacek: Vetë shpallja e pavarësisë është suksesi i parë më i madh, por gjithmonë pas sukseseve ka një rrugë plotë sfida me të cilën duhet përballur, flas këtu në lidhje me shtet ndërtimin. Them se ka pasur një numër të madh të arriturash por janë edhe një numër i madh sfidash që e presin Kosovën.
Disa nga të arriturat që mund ti përmendim janë për shembull, sukseset në miratimin e ligjeve, funksionalizimi shumë i mirë i policisë, vërtetë është një sukses i madh po ashtu krijimi i komunave të reja dhe qeverisja e tyre nga serbët duke bashkëpunuar ngushtë me komunitete të ndryshme. Ka pasur suksese të konsiderueshëm në këtë fushë dhe mendoj se kjo duhet të vazhdoj.


Radio Dukagjini: Po mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?
Lunacek: E kjo është një çështje që për fat të keq nuk rezultoi me atë çfarë është pritur, pra me njohjet pas mendimit, verën e kaluar. Por shpresoi që këto njohje do të vijnë. Pranoj që Kosovës i duhen njohjet edhe nga vende të tjera, besoi që pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë do të lëvizin nga ky pozicion. Por, mbi të gjitha mendoj se mendimi i gjykatës ishte i qartë se pavarësia e Kosovës nuk binte në kundërshti  me të drejtën ndërkombëtare, e këtë mendim , edhe vendet tjera duhet ta respektojnë.
Bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë janë një tjetër gjë, nga e cila besoi se Kosova mund të përfitoj duke normalizuar  marrëdhëniet me Serbinë, po flas gjithmonë si shtete të pavarura dhe besoi që do të ketë progres edhe në këtë fushë.

Radio Dukagjini: Zonja Lunacek le të flasim për dështimet e Kosovës përgjatë këtyre tre vjetëve…
Lunacek: Ka edhe shumë gjëra për tu bërë…mendoj se sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar   dhe përmirësimi i jetës socio-ekonomik, ku siç dihet është një numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve të papunë. Këto janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët, Qeveria dhe Kuvendi.
Po ashtu, kur flas për korrupsionin,  krimin e organizuar   dhe mungesën e sundimit të ligjit, këto gjëra i kam përjetuar nga afër gjatë zgjedhjeve të fundit por edhe kam dëgjuar nga bisedat me njerëzit në Kosovë.Kam frikë se është shenduar në kulturë mosndëshkimi dhe frikw ndaj këtyre fenomeneve, që mendoj se duhet të zhduket si fenomen. Në këtë mënyrë njerëzit do të ndjehen të lirë të jetojnë në shtetin e tyre, kjo është vërtetë një sfidë e madhe për të cilën të gjithë duhet të punojnë. Vërtet më vije keq që zgjedhjet e fundit nuk u zhvilluan mirë, kishte më shumë parregullsi se sa që është e pranueshme. Pra ,ka shumë gjëra për të cilat duhet punuar dhe shpresoi se kuvendi i ri dhe qeveria e re “nuk do të luajnë tezesh” por do të merren seriozisht me këto sfida dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Radio Dukagjini: Sa po sjell pengesa mos njohja nga pesë shtetet e BE-së dhe a jeni optimiste se qëndrimi i tyre do të ndryshoj?
Lunacek: Mendoj se çështjet që i ceka më lartë janë kryesisht probleme me të cilat Qeveria dhe vetë kosovarët duhet të merren me to. Por nuk mund ta mohoj se kemi probleme edhe brenda BE-së. Sikur të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së ta njihnin Kosovën, nuk do të kishim qëndrim neutral  dhe çështje të tjera… që unë në asnjë mënyrë nuk i preferoj …pra me këto çështje nuk mund të merret Qeveria e re. Detyrë e saj është ti përmbush ato zotime që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale, këto janë çështjet me të cilat Qeveria e Kosovës dhe vetë njerëzit e atjeshëm duhet ti bëjnë presion Qeverisë dhe kuvendit që ti përmbush këto premtime.
Ka probleme brenda BE-së, e për këtë gjithmonë kam drejtuar kritika ,por, çështjet të cilat i ceka vetë Kosova mund ti dal në ballë.

Radio Dukagjini: Por a besoni se këto pesë shtete do të ndryshojnë qëndrim?
Kam shpresuar se do ta bënin një gjë të tillë pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë por nuk e kanë bërë, por mendoj se sikur të kishte më shumë  progres në disa sektorë  në Kosovë, kjo mund ti shtynte gjërat para. Nuk do ti fsheh kontradiktat që ekzistojnë brenda vetë BE-së, e që do më pëlqente të mos ekzistonin.

Radio Dukagjini: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave. Kur do të përfundoj izolimi i kosovarëve?
Lunacek: Kam frikë se nuk mund të ta them. Sikur të varej nga unë apo nga Parlamenti Evropian do të thoja që shumë shpejt Kosova do të përfshihej në këtë proces. Shpresoj dhe jam duke punuar në këtë drejtim, jam duke bërë presion tek individë të ndryshëm në Komisionin dhe Këshillin e Evropës, për aq sa mundem nga pozita e deputetes në Parlamentin Evropian që të ecet para me dialogun për vizat, por, fatkeqësisht nuk mund dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë që të përcaktoj afate kohore.

Radio Dukagjini: Si shihet sot Kosova nga Evropa?
Lunacek: Epo…ta them të vërtetën… nga problemet që kemi parë në zgjedhje dhe me raportin e Dick Martit imazhi i Kosovës ka rënë dukshëm. E mu për këtë unë mendoj se Kosova ka nevojë që të ecën para dhe të ndërmarr hapa urgjent në disa fusha siç janë regjistrat civil, pra gjëra të tillë që Qeveria e Kosovë mund ti dëshmonte BE-së se është duke u shënuar progres. Pa asnjë dilemë mund të ta them se, po, ka problem me imazhin e Kosovës dhe ne që jemi miq të Kosovës jemi duke tentuar ta informojmë opinionin publik këtu në BE se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur, por, po ashtu është shumë e vërtetë se vetë kosovarët duhet që të zgjohen dhe të bëjnë përpjekje që të ndryshojnë këtë imazh.

Radio Dukagjini: A është i pranueshëm për BE-në Hashim Thaci në krye të Qeverisë dhe Behgjet Pacolli në postin e presidentit të Kosovës?
Lunacek: Për këtë vendos shteti. Unë nuk kritikoi Qeverinë apo parlamentin, unë kam kritikuar procesin zgjedhor, kjo është e qartë dhe tani është në duart e vetë shtetit që të krijoj Qeverinë.

Radio Dukagjini: Por në raportin e Dick Martit përmendet emri i Hashim Thacit, në çfarë pozite do të ishte Kosova nëse ai sërish do të jetë kryeministër?
Lunacek: Unë të thash që ekziston një problem lidhur me këtë çështje dhe mendoj se është e qartë se z. Thaci duhet të bashkëpunoj ngushtë me Eulexin që do të filloj hetimet për aq sa di . Duhet të jetë e qartë se nëse paraqitet  ndonjë problem kjo po që do të ketë efekt. Por për momentin hetimet duhet të kryhen.

Radio Dukagjini: A mund ta siguroj BE-ja Kosovën, që çështja e statusit dhe integritetit territorial nuk do të jenë temë e bisedimeve të paralajmëruara Kosovë-Serbi?
Lunacek: Po..kjo është edhe ajo se për çfarë jemi pajtuar në Parlamentin Evropian në raportin për Serbinë. Është e qartë se statusi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve, e me aq sa di unë lidhur me këtë nuk ka as më të voglën dilemë brenda Bashkimit Evropian. Bisedimet do të jenë për përmirësimin e marrdhënjeve dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të pavarura .
 
Postuar te Intervistë. Komentet te >Ulrike Lunacek: Zgjohuni kosovarë! (interviste) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: