>Pse u ba lufte ne Kosove?! (opinion)

>Opinion nga Zejdush Kastrati 
 Lufta e fundit ne Kosove sipas disa shifrave jozyrtare mori jetën e 13 5oo personave, shkaktoi deme te medha materiale shume milioneshe por edhe afer nje milion kosovare at kohe u detyruan te leshonin Kosoven dhe t’ia mesyenin Maqedonise, Shqiperise, Malit te Zi e gjetiu per te shpetuar koken dhe nderin familjar..Thene shkurt e shqip, kosovaret perjetuan nje tmerr dhe dhune qe eshte veshtire te pershkruhet edhe te besohet sot. Por shume shpejt, pra vetem pas dhjete vitesh, nga kjo lufte ,nga disa si duket eshte harruar apo me qellim po harrohet dhe po injorohet rende vuajtja dhe çmimi qe pagoi populli i Kosoves.Fatkeqesisht po harrohet pikerisht nga ata qe gjate ketyre dhjete viteve na prezentoheshin neper media, tubime perkujtimore para varreve te deshmoreve se kishin sakrifikuar gjithcka dhe se ishin ata qe na sollen lirine , krenarine dhe ne Kosove kthyen dinjitetin qe te tjeret nuk deshen dhe nuk munden ta bejne para 1999. (keshtu thonin krahu i luftes) .Jane ata qe deri diten e Shen Valentinit te ketij viti (disa u besosnin, por shumica jo) se ishin krahu i luftes, ishin çlirimtaret, ishin krenaria per te cilet Kosova duhej të mburrej dhe krenohej, Me 14 shkurt te ketij viti , pikerisht krahu i luftes qe tash e tutje rezikohet të quhet “krahu i turpit” boterisht tregoi fetyren e vertete dhe iu bashkua nje krahu qe udhehiqet nga nje person i cili (ndoshta) do te mund te kishte shpetuar keto 13.5oo viktima te luftes se fundit, te mos beheshin demet shumeilionshe ekonomike por edhe te mos ndodhte ekzodi i nje milion banoreve nga Kosova .

Pa hyre ne detaje, mendoj se Hashim Thaqi i cili deri me 1998 fare pak njihej ne Kosove, po te ishte aq”vizionar”dhe per hire te interesit kombetar ‘,(sikur po paraqitet tash ) te kishte lidhur kooalicion me Behxhet Pacollin I cili ate kohe ishte mik i ngusht i Boro Millosheviqit amabasador ne Moske dhe me vone edhe mike i vellaut te tij Sllobodan Millosheviqit ne Beograd Kosova nuk do ti perjetonte keto pasoja ne njerez dhe deme materiale…….
Cila eshte fëtyra e vertete e Jakup Krasniqit?
Prej 14 shkurtit te ketij viti, pra diten kur “krahu i luftes” iu bashkua krahut të Pacollit, per njerin nder figurat me te respetuara te PDK por edhe me
gjere , pra edhe nga subjektet tjera politike dhe opinioni i gjere u thuren e u lansuan shume tregime, u “hapen “shume “dosje”, u fole e u perfole per te qe veshtire ndonjehere te dihet cila eshte e verteta?
Nje burim thote se Jakup Krasniqi ka pasur kahere marreveshje me Behxhet Pacollin qe te ndodhe kjo qe ndodhi dhe se “Kupa” i ka borgje Behxhetit qe nga viti 1999 apo gjate kohes se bombardimeve meqe ai eshte takuar me Pacollin ne Ajvali per te biseduar dhe per te derguar letra ne drejtim të Millosheviqit.

Nje burim tjeter thote se Jakupi deri ne vitin 2oo4 ka marre rroge nga “Mabetexi” dhe ate qe nga viti 1998 fillimisht 2,5oo marka gjermane e me vone 1,5oo euro dhe se keto fakte i disponojne edhe shërbimet e huaja. Gjithashtu burimi i trete thote se dy dite para mbledhjes se Keshillit Drejtues te PDK “Kupa” ka marre 1 milion euro nga Pacolli për tu tërhequr nga gara per President. Është intersant edhe një e thënë nga nje antar i KD te Partise Demokratike te Kosoves i cili thote se aq sa ai e njeh karakterin e|Jakup Krasniqit ai diten kur nuk u mbeshtet nga Këshilli Drejrues per President , ka prite se do te jepte dorheqje nga partia apo do te ndahej në një fraksion por kjo nuk ndodhi pasi qe ai dukej shume i hutuar dhe nën presion dhe i thyer moralisht.

Cila eshte e verteta eshte mire qe “Kupa” ta prezentoj vet në publik, në të kundërten do të dalin edhe shume “fakte” dhe “tregime” rreth personit qe njihet si zedhenesi i pare i uniformuar i UÇK por edhe personi qe gjate luftes na pate premtuar bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
“Bac (su) u kry””Bac u dhi…”
Me 2oo8 , pas 17 shkurtit te ketij viti kur at kohë në Kosovë “krahu i luftes “ shpalli Pavarsine e Kosoves , patëm rastin të shohin nje sllogan te shkruar nëpër fanela , mure fasadash e betoni, objekte sportive por edhe plisa me emërtimin dhe foton e komandantit legjendar Adem Jashari “Bac u krye”. Vetëm disa muaj me vone kur në Kosove ndodhen gjëra shumë të rënda qe cënuar rënd sovranitetin me pasoja qe shihen qartas , u pat paraqit edhe nje slogan tjeter me kete fotografi por me sloganin:”Bac su kry”. Po ate dite kur u arrit kooalicioni mes PDK-se dhe AKR-se kemi pasur rastin te marrim mesazhe përmes telefonit me slloganin”Bac u dhi” (kërkoj falje nga lexuesit për këtë shprehje që nuk është e imja por që po e përcjelli këtu).

Autor i ketij shkrimi eshte Zejdush Kastrati. Qendrimet e tij nuk perfaqesojne edhe ato te TopLajm.

Advertisements
Postuar te Opinione. Komentet te >Pse u ba lufte ne Kosove?! (opinion) Janë të Mbyllura

>Rreth 500 polakë kundër pavarësisë së Kosovës

>

Rreth 500 qytetarë polakë, sipas vlerësimit të organizatorëve (që zakonisht e rrisin numrin), kanë kaluar sot nëpër rrugë të kryeqytetit të Polonisë në të ashtuquajturin marsh kundër pavarësisë së Kosovës.

Marshin protestues e ka organizuar shoqata Iniciativa për Kosovën serbe, e cila tenton të bindë qeverinë polake që të tërheqë njohjen e pavarësisë, sepse “ajo është shpallur njëanshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
“Varhava nuk do të duhej të vendosë kurrfarë marrëdhëniesh diplomatike me autoritetet e komprometuara dhe të korruptuara në Prishtinë”, i ka thënë radios polake Marek Skavinjski, një nga organizatorët e marshit protestues.
Polonia ka qenë ndër të parat  shtete anëtare të BE-së që ka vendosur të njohë shtetin e Kosovës, por nuk ngutet të hapë ambasadë në Prishtinë.

Kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës ka qenë në atë kohë opozita e pakët polake, si konservatorët ashtu edhe postkomunistët, kurse presidenti i ndjerë Leh Kaçinjski ka deklaruar disa herë se derisa ai është në krye të shtetit nuk do të lejojë që ambasadori polak të shkojë në Prishtinë./kn

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Rreth 500 polakë kundër pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura

>Rita Ora mike me Beyonce

>

Shqiptarja Rita Ora, pasi ka shënuar kontratën më Roc Nation të Jay-Z dhe është shndërruar në një prej talenteve të reja më të preferuara nga rreperi i njohur, ka fituar dhe zemrën e Beyonce, me të cilën duket se janë bërë mike të mira.
Të dyja këngëtaret shpesh herë janë fotografuar bashkë, siç mund ta shikoni dhe në këtë foto, e cila është marrë pas një koncerti të Jay-Z ku e ftuar ka qenë dhe Gwyneth Paltrow.Beyonce rrallë herë shihet në publik e shoqëruar me talentet e Rock Nation, ndaj dhe na bën të mendojmë se Rita, përveçse e preferuara e Jay- Z është dhe e preferuara e saj. Sh2

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rita Ora mike me Beyonce Janë të Mbyllura

>Julka shtatzënë, në pritje të një djali

>

Këngëtarja Julka dhe bashkëshorti i saj Andi Gramo, edhe për rreth 1 muaj do të jenë prindër të një bebeje të seksit mashkull.

Julka ka preferuar ta mbaj sekret gjatë gjithë kohës, shtatzëninë e saj, duke mos dashur të jetë në epiqendër të mediave, por ne të Bluetoothit e morëm vesh. Ajo vazhdon punën në radio “Energy” bashkë me
 bashkëshortin e saj Andin, ndërsa presin me padurim ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë./bw

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Julka shtatzënë, në pritje të një djali Janë të Mbyllura

>Orinda dhe Turi, Dashuria vazhdon?!

>

Tashmë lidhja e tyre është konsoliduar dhe pavarësisht se kërkojnë që të mos jenë në vëmendjen e shtypit rozë, në dalje të tilla publike nuk kanë se si të rrinë larg njeri-tjetrit.
 
Të ftuar në festën e promovimit të revistës “AMI”, Turi dhe Orinda kanë mbërritur herët, për t’u larguar po kaq herët nga festa.
Pa kaluar shumë kohë çifti i dashur i ekranit është larguar nga festa, e “Bluetooth” ka mundur t’i kapë sërish ndonëse dëshira e tyre ka qenë për të qëndruar larg paparacëve. Ne në fakt ende s’e kuptojmë pse këta të dy kërkojnë të fshihen, jo për gjë po janë edhe simpatikë, hajde të mos ishin…/bw

 
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Orinda dhe Turi, Dashuria vazhdon?! Janë të Mbyllura

>Berisha ia "merdhine" Rames. Tubon 300 mije qytetar.

>

Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi sot koncert festiv me rastin e 20-vjetorit të përmbysjes së regjimit totalitar, simbol i së cilit u bë rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, më 20 shkurt të vitit 1991, nga qytetarët e Tiranës. Organizatorët thanë përmes një deklarate për media, se të pranishëm në mitingun festiv morën pjesë rreth 300 mijë vetë.


Koncerti festiv i organizuar nga FRPD është çelur nga Çiljeta Çilaga e cila dhe drejtoi spektaklin. Ajo ftoi të këndojnë para mijëra të pranishmëve, fillimisht këngëtaren Jonida Maliqi që shoqërohej nga Big Basta. Pas tyre kanë kënduar pjesëtarët e grupit Tingulli 3 dhe menjëherë më pas e ka marrë fjalën Rajmonda Bulku, deputete e PD. Deputetja Bulku tha se e djathta është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në vend. Ajo u shpreh se PD-ja ndryshe nga pjesa tjetër e politikës ka kujtesë dhe se mitingu festiv është një mënyrë për t’i thënë ndal demonstratave të dhunshme të PS-së.

“Ndryshimi ynë qëndron te kujtesa, ne jemi ndryshe nga vala me kujtesë të trembur Jemi këtu port t’i thënë ndal demonstratës që vret ne bulevard”- tha ajo. Bulku shtoi se populli do paqe dhe mirëkuptim. “Jemi së bashku se dimë të përfaqësojmë dhe të zgjedhim. Një forcë që i jep energji popullit të vet është burim i përhershëm i ndryshimit. Kjo forcë ka vetëm një emër, Sali Berisha”- deklaroi Bulku. Këtu vijuan ovacionet e të pranishmëve. Pas Rajmonda Bulkut që foli vetëm pak çaste, rinisi koncerti me këngëtarin Florian Mumajesi. Pas tij, showgirl Çiljeta Çilaga ka ftuar këngëtaren e njohur Eranda Libohova e cila gjithashtu ka kënduar një këngë rinore. Koncerti vijoi me këngëtaren Juliana Pasha deri në momentin e mbërritjes së kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit deklaroi se “20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”./vi

Postuar te Shqiperi. Komentet te >Berisha ia "merdhine" Rames. Tubon 300 mije qytetar. Janë të Mbyllura

>Putin-Serbise: Mos gaboni te hyni ne NATO!

>

Puna kryesore që kryeministri rus Vlladimir Putin duhet ta bëjë në Beograd, që është paralajmëruar për 23 mars, është të kërkojë nga Serbia që të mos hyjë në NATO.

Kjo është një situatë shumë e volitshme për Serbinë sepse kësisoj fitojmë rastin t’i tregojmë Perëndimit që edhe fuqia tjetër po interesohet për ne, ndërsa, në anën tjetër, të marrim vendim që do t’i tregojë BE-së se jemi të pavarur, që udhëheqim politkë në interes të Serbisë dhe në të cilën nuk asgjë kundërperëndimore e as kundërlindore, tha për gazetën Blic ish diplomati serb, Radosllav Stojanoviq. Vizita e Putinit po ndodh në momentin e njërës prej krizave politike më serioze në periudhën e fundit, andaj shumë analistë kanë vlerësuar se prapa vizitës qëndron plani i Rusisë për të zgjeruar e thelluar ndikimin e vet në Serbi, në momentin kur vendosmëria e elitës politike dhe besimi i qytetarëve në perspektivën evropiane është luhatur./kn

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Putin-Serbise: Mos gaboni te hyni ne NATO! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: