>Krisma armesh nga rezidenca e Pacollit!

>

Me rastin e zgjedhjes së z. Behxhet Pacolli, president i Republikës së Kosovës, nëpër rrugët e Hajvalisë, dhe nëpër shumë shtëpi, sidomos në rezidencën tashmë të presidentit të Kosovës, është
duke u festuar, ku ka të shtëna të shumta armesh prej llojeve të ndryshme, sidomos atyre automatike.


Përpos ndriçimit të madh reflektorësh që shihen nga larg në rezidencën e presidentit Pacolli, shihen dhe dëgjohen të shtëna të mëdha pikërisht nga presidenti ynë më i ri i Kosovës.
Bashkëvendësit e Behxhetit pyetnin jemi në luftë apo…?
Z. Behxhet Pacolli,  gjithë atë arsenal armësh që posedon, i ka me leje të shtetit apo i ka armë ilegale?


A duhet të reagoi në këtë rast policia dhe gjyqësia, apo tash e tutje mund të bëjë çka të dojë në dhe të festoi me armë e me çka të dojë?
Kur i pari i shtetit ndjell zhurmë dhe paligjësi, çka mund të presim nga populli?/ki

Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Krisma armesh nga rezidenca e Pacollit! Janë të Mbyllura

>Teni femëror – çfarë pëlqejnë e çfarë nuk pëlqejnë meshkujt

>

Këmbët e zbuluara dhe një pjesë e shpinës janë zonat e “adhurimit”. Meshkujt për këto pjesë të trupit të femrës theksojnë se janë të shkëlqyeshme – delikate, seksi.

Teni natyral

Gjatë ditëve të ftohta dimërore, meshkujt më tepër adhurojnë të shohin një femër me ten natyral se sa një të vendosur dhe fals. Nëse mendoni se nuk mund të jetoni pa një ten të tillë, atëherë mundohuni të jeni sa më natyrale.

Nuk e adhurojnë shkëlqimin e lëkurës

Kremrat që ju shndritin lëkurën kurrsesi nuk janë të pëlqyera. Madje, 52% e meshkujve më me dëshirë një gjë të tillë do t’ua parandalonin femrave të tyre, ngase prej tyre dëmtohet edhe gardëroba dhe mbeten njolla.

Dukja natyrale

Shumica e meshkujve adhurojnë një dukje sa më natyrale. Prandaj, zonja të dashura, kujdes, nëse dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, mundohuni të dukeni sa më natyrale dhe meshkujt do t’ju adhurojnë./yp

Postuar te Fashion. Komentet te >Teni femëror – çfarë pëlqejnë e çfarë nuk pëlqejnë meshkujt Janë të Mbyllura

>Kuvendi i Kosovës film vizatimor

>

Ata që e kanë përcjellur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës përmes RTV21, zyrtarisht kanë qenë dukeshikuar film vizatimor.

Kjo pasi që në konfiguracionin i IPKO-së tek përmbajtja e programeve shkruante ”FILM VIZATIMOR”./topLajm








Postuar te KOSOVË, Kuriozitet. Komentet te >Kuvendi i Kosovës film vizatimor Janë të Mbyllura

>Limaj: Krejt AKR-ja është “Gërvisht dhe Fito”

>

Fatmir Limaj ka shtuar akuzat e tij në drejtim të AKR-së dhe Pacollit. Ai ka përsëritur se është bërë gabim që Pacolli është zgjedhur president pasi nuk mund të ofrohet siguri se kjo qeveri do të jetë e qëndrueshme.
Sipas tij Pacolli ka marr postin e presidentit, ndërsa nesër askush nuk mund të garantoj se deputetët e partisë së tij nuk do të ikin nga grupi i parlamentar.

Limaj, gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”, ka përsëritur deklaratën e tij ndaj Mimoza Kusar Lila, se ajo është politikane “Gërvishtë dhe Fito”.  “Ajo është politikane Gërvishtë dhe Fito, madje krejt AKR-ja”, ka thënë Limaj.  Ai ka shtuar se nuk e di arsyen dhe se kush ndryshoi mendjen në momentin e fundit dhe votoi për Pacollin president. “Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Limaj. /indeksonline
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Limaj: Krejt AKR-ja është “Gërvisht dhe Fito” Janë të Mbyllura

>Presidenti 400 milionësh

>

Dua të bëhem president i Kosovës. Kjo ishte dëshira e shprehur hapur nga biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Dëshira e tij, u realizua me votat e deputetëve të Kuvendit. Por, kush është presidenti i ri i Kosovës?

I lindur me 30 gusht 1951 në një familje të varfër në fshatin e quajtur Marevc, sot pa mëdyshje mund të quhet politikani më i pasur në vend, pasuria e të cilit shkon rreth 400 milionë euro.

Është baba i 5 fëmijëve. Ndërkohë bashkëshortja e tij, tani zonja e parë e shtetit, është rusja Maria Pacolli. Me zonjën e parë, Pacolli ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë. Ndërkohë dy vajzat të tjera i ka nga martesat e mëhershme. Pa dyshim nuk mund të anashkalohet edhe martesa e tij e mëhershme, me këngëtaren e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa.

Behgjet Pacolli ishte njëri nga dhjetë fëmijët e familjes. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm në moshën 17 vjeçare, emigroi në Hamburg të Gjermanisë, ku u diplomua në ekonomi si dhe u specializua ne marketing dhe menaxhim. Katër vite më pas, rikthehet në Kosovë ku përfundon shërbimin ushtarak. Gjatë shërbimit të tij, në ushtrinë jugosllave ishte pjesë e gardës që i shërbente presidentit Josit Broz Tito.

Dy vite më vonë, ai shkon në Zvicër fillon punën me një kompani zvicerane, në të cilin nisin kontaktet e para me Moskën. Aty ai themelon kompaninë e tij, Mabetex Project Management, kompani konstruksioni me seli në Lugano. Grupi i tij, është i njohur për rinovimin e Kremlinit në Moskë, Parlamenti Federal Rus, Shtëpia e Operas ruse e shumë të tjera Evropë. Ai ka rinovuar Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga objektet e qeverisë së vendit. Kompania e Behgjet Pacolli ishte akuzuar disa herë për afera korruptive, pastrim parash etj, por asnjë nga akuzat e ngritura, nuk është vërtetuar nga ndonjë gjykatë.

Lidhjet e tij të veçanta më Moskën dhe në veçanti me ish-presidentit rus Boris Jelcin u vunë në pah gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Masakrat e para në Drenicë kishte sjellë një takim të papritur ndërmjet Pacollit me ish-diktatorin Sllobodan Millosheviç. Takime dhe lidhjet e tij të ngjashme, ishin në fokus të shumë mediave ndërkombëtare dhe vendase ditëve të fundit. Ai u kritikua shumë për të kaluarën e tij. Pacolli u kthye në Kosovë në vitin 2006, formoi partin Aleanca Kosova e Re, e cila doli e në treta në zgjedhjet e vitit 2007. Partia e tij, shpesh u kritikua nga opozita si ‘satelite’ e partisë së Hashim Thaçit.

Që pas shpalljes së pavarësisë z.Pacolli pretendon në sigurimin e dhjetra njohjeve. Pas, prishjes se koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, ishte partia e Pacollit ajo e cila nisi mocion mosbesimin ndaj partisë në pushtet. Mocioni u votua dhe u shpërbë kuvendi. Duket se pikërisht kjo ishte strategjia për jetësimin e dëshirës së tij për të arritur në kolltukun e presidentit.

Posti i presidentit e bën pjesë të së ashtuquajturës qeverisje e korruptuar, siç e quante dikur. Ky veprim shkaktoi kritika. Madje nga shumë analistë, por edhe nga veteranët e luftës së UÇK-së, Pacolli është vlerësuar i padenjë për postin e presidentit të shtetit.

Mirëpo në reagimin e tij pas shqetësimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Pacolli tha se asnjëherë nuk ka deklaruar që Serbia është nëna e Kosovës, se do të bëhej ndonjëherë Tito i Kosovës dhe se serbët i kishte quajtur vëllezërit tanë, siç shkruhet së fundmi në mediat e Prishtinës.

Veprimtaria e z.Pacolli në Kosovë njihet edhe për kontributin e tij në çështje humanitare. Ndërmjet një fondi humanitar, vazhdon të ndihmoj shërimin e shumë fëmijëve jashtë vendit, por edhe përkujdesjen e shumë familjeve të varfra.

Në vitin 2010 Pacolli u nderua me çmimin ‘Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit’, nga Unionit Internacional për Paqe. Çmimi ishte një mirënjohje për veprat humanitare për angazhimin e Pacollit në disa raste për të liruar pengjet. Nisi me lirimin e kosovares, Shqipe Hebibi dhe shumë pengjeve të tjera që punonin për Kombet e Bashkuara në Afganistan.

Por tani, Behgjet Pacolli me nënshtetësi zvicerane, me pushtetin që i jep Kushtetuta e Kosovës përveç që do të përfaqësojë unitetin e popullit, si president, do ta përfaqësojë Kosovën brenda dhe jashtë vendit, do të jetë udhëheqës i politikës së jashtme, komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës/tch

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Presidenti 400 milionësh Janë të Mbyllura

>VV: Qeveria antikushtetuese

>

Levizja Vetvendosje ka reaguar ashper per zgjedhjen e Pacollit per president por edhe per zgjedhjen e Qeverise, duke e quajtur ate kushtetuese.

Ne vazhdim po e sjellim te plote nje komunikate te leshuar nga kjo levizje
“Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u zgjodhën Presidenti dhe Qeveria, ishte dëshmi e demaskimeve të mëdha. Si mund të thirret në demokraci ky koalicion, kur bën veprime jodemokratike ende pa u themeluar institucioni i Presidentit?


Pauza ndërmjet votimit të dytë dhe të tretë, që ishte presion e jo pauzë, ia solli Behgjet Pacollit votat e nevojshme për President. Ata që fillimisht votuan kundër votuan për Pacollin pas kësaj pauze. Kjo krijon një dilemë – pse e ndërruan ata mendjen? Ishte frikësimi i Hashim Thaçit, apo paraja e Behgjet Pacollit? Apo mos ishin të dyjat? Si mund të flitet për demokraci aty ku vota frikësohet dhe blehet? Thaçi e Pacolli nuk mund të jetojnë ndryshe – njëri vetëm duke u shitur e tjetri vetëm duke blerë.

Hashim Thaçi gjatë fushatës zgjedhore thoshte se nuk do të bënte koalicion me titistë. Sot ai bëri koalicion me të vetëquajturin Tito i Kosovës. VETËVENDOSJE!-a është kundër Titos dhe kundër kryeministrit të Titos. Me zgjedhjen e Pacollit President, nuk do të bëhet më i mirë Pacolli, por Kosova do të jetë shtet më i pasigurt.

Në anën tjetër, Jakup Krasniqi, në vend që të sillej si Kryetar i Kuvendit, ai shërbeu si Sekretar i PDK-së, kur tha se pauza e dhënë gjatë votimit ishte antikushtetuese, porn ë të njëjtën kohë vetë e dha këtë pauzë. Ai iu nënshtrua urdhrit të Hashim Thaçit. E kjo do të thotë që institucionet dhe funksionet shtetërore janë partizuar dhe privatizuar. Pra, po vazhdon i njëjti avaz që e kemi pare sa vite, por tashmë në mënyrë më të hapur: që Qeveria e ka në grusht Kuvendin dhe udhëheqjen e tij.

Programi i Qeverisë Thaçi-Pacolli

Programi qeverisës Thaçi-Pacolli i rendit këto prioritete në parathënie:

  • Funksionimi demokratik i institucioneve
  • Kushtetutshmëria
  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe
  • Integrimin euroatlantik

Funksionimi demokratik i institucioneve

Politikanët e pushtetit që kanë qeverisur deri sot me institucionet e Kosovës, dhe të cilët po e krijojnë Qeverinë sot, nuk janë karakterizuar aspak nga vullneti politik për demokraci. Përkundrazi. Këta politikanë, e sidomos Hashim Thaçi, demokraci e quan marrjen e votave nga qytetarët. Por ai qëllimisht i përjashton elementet tjera të demokracisë që janë thelbësore për të, e këto janë:

  • Dyshimet e ngritura për legjitimetin e procesit zgjedhor për shkak të manipulimeve të shumta; organizata e njohur ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO, ka deklaruar se 38% e votës ka qenë e manipuluar. Kurse mandatari për qeveri e quan këtë proces të “mrekullueshëm”.
  • Demokracia nuk është veç grumbullim i votave pavarësisht mënyrave, por edhe llogaridhënie ndaj zgjedhësve.
  • Demokracia nuk është veç përqindje e statistikë, por mbi të gjitha, ushtrim i praktikave demokratike në vendimmarrje, me ç’rast përfshihet populli. Populli sot nuk është pjesëmarrës në vendimmarrje. Ai është veç burim i votës dhe asgjë më shumë. Ia marrin votën, e nuk e pyesin për simbole. Ia marrin votën e nuk e pyesin për Planin e Ahtisaarit. Fshatarit të Stanishorit ia marrin votën, e pastaj nuk e pyesin kur ia ndërrojnë komunën nga Gjilani në Artanë. Kjo nuk është demokraci.
  • Në fund, nuk mund të ketë demokraci me institucione të varura nga instanca tjera vendimmarrëse jollogaridhënëse, siç është EULEX-i.

Kushtetutshmëria
Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ka qenë në përputhje me demokracinë. Nuk ka pasë fare debat për kushtetutën, dhe ajo nuk është përpiluar nga ne. Kushtetuta nuk është akti më i lartë juridik. Neni 143 i saj e vendos Planin e Ahtisaarit mbi kushtetutë.

Edhe kjo Kushtetutë e Planit të Ahtisaarit që është aktualisht, as kjo nuk është zbatuar. Prej mosfunksionimit të ligjit në veri të vendit, e deri te targat e paligjshme të automjeteve që i lëshon Beogradi, Kushtetuta shkelet për çdo ditë. Kjo kushtetutë, në vend që të jetë dokumenti më i lartë juridik që siguron demokracinë, qëndrueshmërinë institucionale dhe ndarjen e pushteteve, ajo edhe çështjen e Presidentit e ka bërë pazar politik, siç ishte rasti Sejdiu, i cili u lejua ta shkilte Kushtetutën dy vite e gjysmë, dhe u hoq kur i levërdisi Thaçit për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zhvillimi ekonomik
Tashmë edhe ekspertët e ekonomisë e kanë shpjeguar se mirëqenia e qytetarit po dobësohet. Kjo sepse ngritja e çmimeve është shumë e madhe krahasuar me ngritjen ekonomike e cila është minimale. Kurse, sipas raporteve të njohura ekonomike ndërkombëtare, për shkak të politikave qeverisëse klienteliste, Kosova vazhdimisht po fundoset në nivelet e vendeve me ambientin më të papërshtatshëm dhe joatraktiv të zhvillimit të biznesit. Nuk mund zhvillim të ekonomisë me institucione të korruptuara. E, në anën tjetër, privatizimi pa strategji për zhvillim, ka përfunduar në tjetërsim pronësor, pa kapacitet për zhvillim, që kthehet në punësim dhe mirëqenie. Papunësia dhe varfëria në Kosovë janë në nivele rekorde.

Integrimet evropiane
Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimit evropian krahasuar me vendet e rajonit. Shtrohet pyetja pse jemi të fundit. Jemi të fundit, sepse kushtet e integrimit kërkojnë: institucione funksionale, demokraci e qëndrueshme, zbatueshmëri sefektive e ligjit, transparence e llogaridhënie institucionale, reformat të thella në drejtësi dhe ekonomi etj. Prandaj, duke qenë se pushtetet e deritashme nuk kanë pasë vullnet politik për këta hapa, kjo është edhe arsyeja pse jemi kaq prapa edhe në këtë proces.

Këto janë vetëm disa prej arsyeve, por jo të gjitha, pse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e votoi këtë qeveri të propozuar. Bile, pasi i pamë manipulimet gjatë votimit të Presidentit, seanca u bë fare e padenjë për pjesëmarrjen tonë aty.”/toplajm

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te >VV: Qeveria antikushtetuese Janë të Mbyllura

>E urojne presidentin Pacolli!

>

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë urimet e para për zgjedhjen në detyrën e re.


Sapo Parlamenti i Kosovës votoi për President të Republikës zotin Behgjet Pacolli, atij i mbërritën telefonatat e para të urimit nga homologë apo personalitete të shquara ndërkombëtare, bene te ditur zyra per informim e Presidences.

Me tutje ne kete njoftim thuhet “I pari që i telefonoi Presidentit Pacolli ishte numri një i shtetit shqiptar, zoti Bamir Topi. Në telefonatën e përzemërt dhe vëllazërore, zoti Topi i uroi homologut të vet të Kosovës suksese në kryerjen e detyrës së lartë dhe e garantoi në mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë për Kosovën. 


Dy Presidentët diskutuan mundësinë e takimeve në të ardhmen.Në zyrën e tij, Presidenti Behgjet Pacolli mori urimet më të mira për detyrën e tij të re dhe nga shefi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Piter Faith (Peter Feith).Më pas Presidentin Behgjet Pacolli e uruan me radhë ish Presidenti kroat Stipe Mesiç, ish Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe shumë personalitete të tjera publike nga vendi dhe bota.”/toplajm

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >E urojne presidentin Pacolli! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: