>Pacolli mendjelehtë!

>

Publicisti Veton Surroi është deklaruar për zhvillimet e fundit politike, veçmas ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Gjatë një interviste në emisionin Rubikon, kryetari i Bordit të KPJ-së, Surroi ka thënë se “ato janë vazhdimësi e një rruge që ka nisur keq që moti dhe po udhëhiqet nga politika”. Duke folur për figurën e Pacollit, Surroi ka shtuar se “me veprimet e tij në të kaluarën, veçmas në raport me Kosovën ai është sjellur shumë mendjelehtë”.

“Me kujtohet shumë vite më herët, kur ai erdhi nga Moska, në Beograd e më pastaj në Prishtinë duke i kërkuar lidershipit kosovar të zhvilloheshin bisedime me Millosheviqin në një hotel në Beograd. Kjo më shumë më duket mendjelehtësi se sa diçka tjetër. Më e mira çfarë mund të bëjë tash e tutje është të mos veproj fare”, ka thënë Surroi.
Më tej ai ka shtuar se ka shumë kundërthënie në veprimtarinë publike të Pacollit. “Një nga diktatorët e Libisë, Gadafi po urdhëron aeroplanët nga qielli ti qëllojnë qytetarët e tij që po protestojnë. Nën tendën e tij, kosovarët shkuan e vallëzuan. Këto janë gjëra të pafalshme”, ka thënë Surroi. Propozimi i tij është të kryheshin reforma të shpejta kushtetuese dhe Kosova të shkonte në zgjedhje të reja për ta zgjedhur presidentin. /indeksonline
Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Pacolli mendjelehtë! Janë të Mbyllura

>Në Greqi, llozha masone "Skenderbej"

>

Në mesin e disa Llozhave të mëdha masonike të Greqisë mund të haset edhe në llozhën e quajtur Skenderbej. Ky kerkim mund te shihet ne faqen e internetit http://www.grandlodge.gr (mund ta lexojnë ata që dijnë greqisht)
Streha “Galeria” Masone «Skënderbej» me numrin 31

Galeria Skënderbej u themelua në Athinë, më 28 Prill (11 Maj, me kalendarin e ri) të vitit 1900, gati 40 vjet (1867) pas themelimit të strehës “Orienti i madh dhe paqësor i Greqisë”.

Organizimi administrativ i masonerisë greke të atëhershme, nuk ishte i qartë. Identifikimi i komandantit të madh suprem, me mjeshtrin e madh të lavdishëm, përbënte një pikë fërkimi. Mungesa e një godine të mirë dhe një vendi të përshtatshëm krijoi probleme të tjera. Kufijtë e “rrudhur” të Greqisë paraqitnin rënie irredentizmi, ndërsa Europa bënte akrobacira ndërmjet paqes dhe luftës.

Fillimet e strehës Skënderbej datojnë në vitin 1882, kur antarët e strehës «Pitagora» me numrin 8″, themeluan strehën «Athina» me numrin 9″ që kishte qëllim kryesor aktivizimin e antarëve të saj për të çuar drejt suksesit lëvizjet kombëtare të grekëve të skllavëruar të Kretës dhe të Maqedonisë.

Nga gjiri i «Athinës» u themeluan edhe streha të tjera, ndër të tjera edhe streha e quajtur «Thespis». Më 1900, disa antarë të strehës «Thespis», e cila nuk ishte aktive, frymëzuan grekët e skllavëruar me impulset e nacionalizmit dhe idesë për çlirimin e Epirit të pushtuar nga Turqit. Me pararojë pas’ardhësin e familjes heroike Suljote, të paharruarin, të nderuarin e parë të strehës, Marko Boçarin, vazhduan me themelimin e strehës së re me emrin që do të sinjalizonte mesazhin çlirimtar dhe për Epirin e skllavëruar. Figura e Gjergj Kastriotit simbolizonte luften dhe përpjekjet për çlirim nga pushtuesit turq. Streha «Skënderbej» me numrin 31, që nga themelimi i saj, e deri sot përshkon drejtim të njëjtë, të pandryshueshëm dhe të vazhdueshëm.

Grekë të shquar dhe figura të njohura zbukurojnë hishtorinë e strehës Skënderbej dhe nga gjiri i kësaj strehe “ambasadore të rracës tonë” dolën (6) mjeshtra të mëdhenj dhe (27) antarë të lavdishëm të këshillit të «STREHËS SË MADHE TË GREQISË».

Nga streha Skënderbej dolën dhe u themeluan (8) “streha bija”, 
nga të cilat sot janë aktive vetëm (4) prej tyre./toplajm

Postuar te Teori Konspirative. Komentet te >Në Greqi, llozha masone "Skenderbej" Janë të Mbyllura

>Reale por edhe çudira

>

Ngjarjet e cuditshme nuk ndodhin vetëm nëpër filma. Ato ndodhin dhe në jetën reale dhe duken thuajse të pabesueshme. Revista angleze “Fortean Times” ka botuar disa prej këtyre historive. 

Ajo më e cuditshmja është e bletëve që shkojnë në funeralin e padrones së tyre. Margaret Bell jetonte në Shropshajer, Angli, ndërkohë që mbante bletë në një vend rreth 14 kilometra larg shtëpisë së saj. Ajo vdiq në qershor të vitit 1994. Menjëherë pas funeralit të saj personat e pranishëm u habitën, kur panë qindra bletë që erdhën e qëndruar sipër shtëpisë saj, ku ajo kishte jetuar për 26 vjet. 

Bletët qëndruan për rreth një orë të bashkuara aty dhe shtypi i asaj kohe shfaqi fotot e ngjarjes së çuditshme. Më 11 dhjetor 2002 dy motoristë i telefonuan policisë për të raportuar se kishin parë një makinë që devijonte nga rruga. 

Një kërkim i hollësishëm zbuloi një makinë të fshehur nën një gëmushë dhe shoferin e vdekur. Rezultoi se aksidenti kishte ndodhur para pesë muajsh përpara se dy motoristët të kishin parë skenë. Shoferi Christopher Chandler ishte raportuar si i humbur më parë nga i vëllai. Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II.

Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të. 

Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë.

Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllain e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë. Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. 

Të dyja familjet ua vunë emrat James. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.

1. Bletët që shkojnë në varrim

Margaret Bell jetonte në Shropshajer, Angli, ndërkohë që mbante bletë në një vend rreth 14 kilometra larg shtëpisë së saj. Ajo vdiq në qershor të vitit 1994. Menjëherë pas funeralit të saj personat e pranishëm u habitën, kur panë qindra bletë që erdhën e qëndruan sipër shtëpisë saj, ku ajo kishte jetuar për 26 vjet. Bletët qëndruan për rreth një orë të bashkuara aty dhe shtypi i asaj kohe shfaqi fotot e ngjarjes së çuditshme.

2. Aksidenti fantazmë

Më 11 dhjetor 2002 dy motoristë i telefonuan policisë për të raportuar se kishin parë një makinë që devijonte nga rruga. Një kërkim i hollësishëm zbuloi një makinë të fshehur nën një gëmushë dhe shoferin e vdekur. Rezultoi se aksidenti kishte ndodhur para pesë muajsh përpara se dy motoristët të kishin parë skenë. Shoferi Christopher Chandler ishte raportuar si i humbur më parë nga i vëllai.

3. Shpella enigmatike

Një shpellë në formë të parregullt u zbulua në nj fermë të largët në Uashington, në tetor të vitit 1984. Ajo nuk kishte qenë aty një muaj më parë. Gërmimi i tokës dhe heqja e gurëve zbuluan një plis bari gjigand. Dukej sikur ai ishte prerë dhe vendosur aty, vetëm se rrënjët ishin akoma aty. Nuk u mor vesh asnjëherë se si kishte mbërritur ai plis bari gjigand aty duke qenë se s’kishte shenja makine apo gjurmë të tjera.

4. Zbulimi i hotelit

Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II. Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të.

5. Taksia

Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë. Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllain e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë.

6. Hakmarrja

Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasojë e tronditjes kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Në fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë.

7. Binjakët

Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat James. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.

8. Murgu misterioz

Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore. 10. La Mancha Negro

9. Vdekja e binjakëve

Në vitin 2002, dy vëllezër binjakë në moshën 70-vjeçar vdiqën brenda disa orëve njëri pas tjetrit, në dy aksidente të ndryshme në të njëjtën rrugë në veri të Finlandës. Binjaku i parë vdiq kur u godit nga një kamion teksa po ecte me biçikletë në Rahe, 600 kilometra në veri të Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vëllai tij. “Kjo është një koincidencë historike, pasi në këtë rrugë madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh në atë kohë oficerja e policisë, Marja-Leena Huhtala. 

10. Fat në poker

Në vitin 1858, Robert Fallon u vra në shenjë hakmarrje nga ata, me të cilët luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollarë në poker pasi kishte bërë me hile. Ato u detyruan të gjenin një njeri tjetër të luante në vend të Fallon. Brenda disa orësh personi i ri kishte bërë 2200 dollarë nga 600 dollarët e Fallon. Në atë kohë mbërriti policia, e cila i kërkoi të riut që ti kthente familjes së Fallon 600 dollarët dhe në atë çast rezultoi se ai ishte vetë djali i Fallon, i cili s’e kishte parë të atin prej 7 vitesh./toplajm

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Reale por edhe çudira Janë të Mbyllura

>“Jafa” keksi serb ma materie kancerogjene

>

Në Slloveni është tërhequr nga shitja “Jafa keks”, i cili prodhohet nga “Crvenka” e Gornji Milanovacit në Serbi, sepse është konstatuar se ambalazhi me të cilin është i mbështjellë ai përmban materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

Vendimin e ka marrë Instituti për siguri të shëndetit i Sllovenisë, pasi ka konstatuar se ambalazhi i tij përmban vlera të larta të fotoiniciatorit benzofenon dhe atij 4-metilbenzofenon, të cilët nëpërmjet folies plastike lehtë kalojnë në keks. 

Lidhja e konsumatorëve të Sllovenisë ka këshilluar blerësit që të mos konsumojnë keksa “Crvenka” nëse tashmë i kanë blerë, njoftoi portali i gazetës lubjanase “Dnevnik”./kn

Postuar te Hulumtime, Studim. Komentet te >“Jafa” keksi serb ma materie kancerogjene Janë të Mbyllura

>Përulja e tepruar e Holly Madison-it (foto)

>

Lepurusha e “Playboy”-it, Holly Madison, ka ‘qerasur’ adhuruesit e saj me një dekolte për ta mbajtur mend, në një ceremoni dedikuar pikërisht asaj në Hollivud.

Biondja seksi kishte nxjerrë gjinjtë e saj në pah, derisa i linte gjurmët e saj në restorantin ‘Planet Hollywood’.











Përulja e tepruar e Holly Madison-it
Përulja e tepruar e Holly Madison-it


 Holly Madison
 Holly Madison
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Përulja e tepruar e Holly Madison-it (foto) Janë të Mbyllura

>Familja e përçarë e kolonel Gaddafit

>

Dokumentet e “Wikileaks”

Lideri libian i revolucionit, njeriu që ka drejtuar Libinë me grusht të hekurt që prej 41 vitesh, dihet se ndërkohë drejton edhe një familje të madhe, të përçarë, një familje që është jashtëzakonisht e pasur, e fuqishme, disfunksionale dhe e shënjuar nga luftëra të brendshme për pushtet dhe para.
 Këto informacione janë nxjerrë nga materialet e publikuara nga “Wikileaks”. Materialet hedhin dritë kryesisht tek djemtë e diktatorit; problematikë, gjakatarë, të etur për pushtet dhe shpesh të shkëputur tërësisht nga realiteti. Veçanërisht vitet e fundit janë karakterizuar nga një sherr i madh dhe i vazhdueshëm mes pjesëtarëve të kësaj familjeje të madhe, të drejtuar nga Gaddafi dhe gruaja e tij e dytë.

Muammar Gaddafi

Patriarku, aktualisht 68 vjeç, përshkruhet nga ambasadori amerikan në Tripoli në vitin 2009, si një “figurë shumë ekscentrike që vuan vazhdimisht nga fobi të ndryshme, të cilit i pëlqen shumë kërcimi flamengo dhe garat me kuaj. Ai arrin që me sjelljet e tij ekstravagante të irritojë si miqtë, ashtu edhe armiqtë e tij. Një nga frikët e tij më të mëdha, është të qëndrojë në katet e larta të ndërtesave dhe preferon që të mos fluturojë mbi ujë.

Safiya

Ajo është gruaja e dytë e liderit libian. Askush nuk ia ka parë fytyrën dhe gjatë gjithë kohës fluturon me avionin e saj privat dhe udhëton me një ‘Mercedes’ të blinduar që e çon kudo. Por lëvizjet e saj janë shumë të kufizuara dhe të fshehta. Ajo organizoi një banket me rastin e përvjetorit të revolucionit, i cili nuk kishte shumë shpenzime dhe ekstravagancë.

Saif al-Islam

Është djali i dytë për nga mosha i Gaddafit. Nga të gjithë, sidomos vitet e fundit, është konsideruar si pasardhësi i tij dhe dy ditë më parë paralajmëroi në televizionin kombëtar rrezikun e një lufte civile në vend. Është me profesion inxhinier, dhe një nga promotorët e politikave ekonomike dhe reformave në vend, që mbështeten nga shoqatat joqeveritare nën ombrellën e Fondacionit të Bamirësisë “Gaddafi”. Ai ka një doktoraturë nga ‘London School of Economics’. “Saif al-Islam ka një rol shumë të lartë dhe është fytyra zyrtare e regjimit libian në Perëndim. Kjo është diçka pjesërisht e mirë për të. Ai e ka përhapur imazhin e tij jashtë vendit, por bashkëkombësit e konsiderojnë si një njeri shumë arrogant, të etur për pushtet dhe mbi të gjitha, një njeri që bën gjithçka për t’i pëlqyer të huajve”, – thuhet në dokumentet e ambasadës amerikane.
Ai ishte njeriu që përcolli nga Londra në Libi të akuzuarin e madh të tragjedisë së Lockerbisë, në të cilën humbën jetën dhjetëra vetë dhe që u lirua nga gjykata skoceze për shkak të gjendjes shëndetësore. Po sipas dokumenteve, ai ka një marrëdhënie të keqe me disa nga vëllezërit dhe motrën e tij, Aishën, Hannibal dhe Sa’adi.

Sa’adi

Ai është djali i tretë i Gaddafit për nga mosha. “Është shquar dhe ka rënë gjithmonë në sy për sjelljet e veta të këqija. Është një djalë me të shkuar të trazuar, përfshi problemet që ka pasur me policinë, abuzimet me drogën dhe alkoolin, dëshirën e shfrenuar për të shkuar nëpër mbrëmje e për t’u harbuar, për të udhëtuar jashtë vendit ndryshe nga dëshira e të atit. Ka qenë një futbollist profesionist me Perugian italiane në Serinë A dhe ka shumë aksione në një nga skuadrat më të mëdha të futbollit në Libi. Nga shkollimi është inxhinier dhe ka qenë për një kohë të shkurtër oficer në një njësi të shërbimeve speciale. Por gjatë kësaj periudhe i përdorte trupat nën urdhrat e tij për të kryer punë personale dhe biznese të familjes. Ka në pronësi një kompani të prodhimit të filmave dhe thuhet se është përfshirë në shtypjen e protestës së Bengazit.

Mutassim Gaddafi

Djali i katërt. Është këshilltari i të atit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe deri së fundi, një yll i vërtetë në sferën e pushtetit. Në vitin 2008 ai kërkoi një fond prej 1 miliard dollarësh për të krijuar një njësi speciale mbrojtjeje. Humbi kontrollin e shumë bizneseve që pati gjatë viteve 2001 dhe 2005, kur i vëllai, duke përfituar nga mungesa e tij, ia mori pasurinë. Është cilësuar jo shumë inteligjent nga ana e ambasadorit serb dhe shkon shumë keq me Saif al-Islam.

Hannibal Geddafi

Ka një histori përplasjesh të vazhdueshme me autoritetet e vendit të tij dhe me ato të huaja, sepse është një person shumë gjaknxehtë dhe acarues. Është arrestuar në Gjenevë të Zvicrës në lidhje me akuzat e rrahjes së një shërbëtori, dhe ky incident çoi në një trazirë diplomatike mes vendit të tij dhe Zvicrës. Në dhjetor të vitit 2009, policia shkoi në dhomën e hotelit të Hannibal, pasi kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Doli se ai kishte rrahur të shoqen, por ajo nuk e akuzoi Hanibal për këtë, duke thënë se plagët i ishin shkaktuar nga rënia nga shkallët. Ai është djali i pestë.

Khamis Gaddafi

Është djali i gjashtë dhe komandanti i njësisë së forcave speciale të batalionit të 32-të, që shërben për mbrojtjen e  regjimit. Këto njësi janë përfshirë në shtypjen e përgjakshme të protestave të Bengazit dhe janë trajnuar në Rusi.

Aisha Gaddafi

Është vajza që shërben si ndërmjetëse në të gjitha zënkat e familjes dhe drejton një shoqatë. Ajo thuhet se ka aksione në një klinikë mjekësore në Tripoli. Thuhet se vetë Lionel Richie mori vite më parën, rrugën drejt Tripolit për të kënduar në ditëlindjen e saj. Një vajzë më e re, e adoptuar e kolonelit vdiq në vitin 1986, pas bombardimit që amerikanët i bënë Tripolit.

Muhammad Gaddafi

Djali më i madh, por që koloneli e ka me gruan e parë. Ai kryeson Komitetin Olimpik Libian, dhe tani është pronar i 40% të aksioneve të një kompanie të madhe pijesh libiane dhe është lidhur dhe me “Coca Cola”. Është edhe drejtues i komitetit të postave dhe telekomunikacioneve.

Saif al Arab

Është djali më pak i njohur nga tetë fëmijët e kolonelit. Thuhet se jeton në Mynih të Gjermanisë, dhe e kalon kohën kryesisht duke bërë qejf. Si të gjithë fëmijët e Gaddafit, edhe ai thuhet të ketë të ardhura nga kompanitë e naftës të zotëruara nga familja.

Postuar te Bota. Komentet te >Familja e përçarë e kolonel Gaddafit Janë të Mbyllura

>Rregullat për të fituar “Oskar”

>

Pak ditë nga nata e yjeve, ja disa prej rregullave që të bëjnë të fitosh “Statujën e artë”. Shtatzënitë, tragjeditë dhe theksi “british”, ndër preferenca kryesore

Mbase nuk është 100 për qind i vërtetë, por janë me të vërtetë argëtuese dhe domethënëse këshillat që vijnë nga SHBA-ja për mënyrën se si të fitosh një “Oskar”. 

Një sërë rregullash të bazuara tek sjelljet kinematografike, dhe jo vetëm, që garantojnë të paktën një vend nderi, nëse jo vetë ‘statujën’, në garën më të fortë dhe spektakolare të shoubiz-it planetar: nga të qenit shtatzënë, tek momenti i ceremonisë, apo interpretimi i një invalidi, nga hakmarrja e krenarisë homoseksuale, tek preferenca që anëtarët e jurisë së Akademisë kanë për theksin ‘british’. Shumë prej këtyre rregullave janë provuar statistikisht dhe janë publikuar në blogje dhe faqe të ndryshme interneti. 

Më pas ato janë mbledhur dhe publikuar në faqen e rrjetit amerikan ‘ABC’: një nga burimet më të besueshme në fushim e çmimeve “Oskar, duke qenë se është pikërisht ky televizion që transmeton drejtpërsëdrejti “Natën e yjeve”. Ceremonia e këtij viti do të mbahet në Los Angelos të dielën, më 27 shkurt, dhe ata që do ta prezantojnë do të jenë aktorët Anne Hathaway dhe James Franco. Ja përse dhjetëshja e rregullave se si të fitosh pak ditë nga ngjarja e madhe, të lë një shije të ëmbël. 


Të jesh shtatzënë

Në historinë e këtij kompeticioni, shembujt e aktoreve shtatzëna me ‘Statujën e artë’ në dorë janë me të vërtetë të shumta: Eva Marie Saint për “On the Waterfron”; Meryl Streep për “Sophie’s Choice”; Catherine Zeta-Jones për “Chicago”; Rachel Weisz për “The constant gardener”. E pavdekshme, fraza e prononcuar në skenë nga gruaja e Michael Douglas: “Hormonet e mia janë shumë jashtë kontrollit për të përballuar këtë situatë”. Dhe për ta konfirmuar këtë tendencë, këtë vit në “pole-position” qëndron Natalie Portman me “Black Swan”, edhe ajo shtatzënë. 


Të interpretosh një invalid

Ose një personazh që lufton me ndonjë vështirësi fizike dhe psikologjike. Këtu statistikat flasin vetë: Dustin Hoffman me “Rain Man”; Geoffrey Rush me “Shine”; dhe Daniel Day-Lewis me “My Left Foot: The Story of Christy Brown”. Edhe viti 2011 nuk i ka shpëtuar këtij rregulli: më i favorizuari është Colin Firth, me “King Speech”, ku interpreton një burrë që lufton me problemin që ka me të folurin.
Faktori “Jeff Bridges”

Ky rregull nuk bazohet tek konsideratat statistikore, por tek fakti që aktori, fituesi i vitit të kaluar me “Crazy heart”, është protagonist edhe me filmin “The Grint”, të Joel dhe Ethan Coen, një ndër filmat më të vlerësuar për “Oskar”. Të shohim nëse aktori do t’i shërbejë si “fatsjellës” vëllezërve më të famshëm të kinemasë. 


Vëmendja ndaj theksit

Me sa duket, anëtarëve të jurisë u pëlqejnë më shumë aktorët që kanë një theks ‘british’ në të folur: mundësia e fitores, sipas një statistike të cituar nga sajti, në këtë rast është 47 për qind. Për më tepër, nëse mendojmë për filmat “The Departed” dhe “Good Will Hunting”, ky fakt duket krejtësisht i besueshëm. Edhe këtë vit, mes filmave kandidatë është njëri që i përgjigjet kësaj kërkese: “The Fighter”.

Të drejtat e gejve

Tematikat homoseksuale, edhe për shkak të paragjykimeve historike, janë shumë të preferuara për të fituar. Le të mendojmë për filmat “Philadelphia”, “Boys don’t cry” dhe “Milk”.
Historitë tragjike

Fatkeqësitë e jetës në ekran mund të shndërrohen në një armë të fortë për të fituar “Oskar”: anëtarët e jurisë prej vitesh preferojnë skenarët shumë të trishtuar. Le të ndalemi tek disa nga personazhet më të pafat që kanë dalë fitimtarë si: “Monster’s ball”, me Halle Berry apo “Away from Las Vegas”, me Nicolas Cage. Këtë vit, seksioni i filmave tragjikë gjen një përfaqësuese të denjë tek Michelle Williams, kandidate si aktorja më e mirë me dramën bashkëshortore “Blu Valentine”. 


Rrofshin artet!

Të tregosh në një film personazhe me talent të madh në ndonjë disiplinë të caktuar, të sjell goxha fat me ‘statujat’. Edhe këtu vlen të përmendim Natalie Portman, me filmin “Black Swan”.

Universe paralele

Filmat fantastiko-shkencorë jo gjithmonë ja dalin të futen mes kandidimeve. Por kur kjo ndodh, shanset e tyre për të fituar janë shumë të forta: të paktën në kategoritë teknike, siç tregojnë shumë raste të famshme nga “Star Wars” tek “E.T.”, nga “Alien” tek “Avatar” i vitit të kaluar. Ku i dihet nëse këtë vit rregulli do të përsëritet sërish me “Inception”, të Christopher Nolan…
E tashmja apo e kaluara?

Në këtë pikë, Akademia nuk është shumë e qartë: herë preferon filmat që tregojnë historitë e epokave të tjera (‘Shakespeare in love’, ‘Gandhi’); herë të tjera vlerëson kinemanë që tregon aktualitetin tonë, siç ndodhi vitin e kaluar me ‘The Hurt Locker’. E rëndësishme në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, është të kesh deri në fund shpirtin e kohës. Gjithsesi, dilema do të zgjidhet më 27 shkurt: më mirë “King Speech” për Anglinë e luftës, apo “The Social Network”, që tregon fenomenin e rrjeteve sociale?

Rregullat e munguara

“ABC” tregon edhe për situata tipike kur është fituar një “Oskar”. E para është ajo e aktoreve të bukura që bëhen të shëmtuara për hir të roleve, si Nicole Kidman në filmin “The Hours” apo Charlize Theron për “Monsters”. E dyta është preferenca për filmat që tregojnë jetën e personazheve që kanë ekzistuar vërtet, si “Erin Brockovich” dhe “The Queen”. Edhe në këtë rast, beteja e këtij viti do të jetë mes “King Speech” dhe “The Social Network”, ose më mirë, mes George VI dhe Mark Zuckerberg.

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Rregullat për të fituar “Oskar” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: