>Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore

>

Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas një pune të suksesshme operative kanë arrestuar tre persona të dyshuar për
kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës bëri të ditur se hetimet lidhur me këtë rast, kishin filluar para disa muajve kur viktima e raportuar si person i zhdukur ishte gjetur nga policia e Pejës.
Nga ajo kohë, hetuesit e Drejtorisë së hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore kanë pasur informacione se viktima ishte trafikuar gjatë kohës sa ka qenë person i zhdukur. 
Kurse gjatë hetimeve të rastit policia ka arritur të zbulojë disa lokacione ku kishte qëndruar viktima gjatë kësaj kohe, kështu që dje janë arrestuar tre personat e dyshuar, Enver Z.(1967), Sheqir P.(1968) dhe Enver D.(1968).
Bëhet e ditur se viktima aktualisht është strehuar dhe ndodhet nën përkujdesje sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit, kurse të gjithë personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Qarkut- Pejë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./kn

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore Janë të Mbyllura

>Katër persona grabisin një familje në Gjakovë, dy të arrestuar

>

Policia lokale e Gjakovës të mërkurën ka arrestuar dy  persona ( 33 dhe 35 vjeç) nga Gjakova dhe është në kërkim edhe të
dy  personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në një grabitje të armatosur, ndërsa kanë lënduar babë e bijë, në një familje të Gjakovës. Rasti  sipas policisë,  ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën “Isa Grezda”. 
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohej se katër persona të maskuar dhe  të armatosur të panjohur kanë hyrë në brendi të shtëpisë, në ç’ rast kishin sulmuar viktimat (  babë(68) e bijë (30). Gjatë sulmit, babai-viktimë është plagosur me thikë në stomak, ndërsa vajz a është goditur me një mjet të fortë druri dhe është grushtuar në fytyrë, duke iu shkaktuar lëndime trupore, Të dyshuarit  janë larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet ndër të tjera në njoftim që të mërkurën pasdite është lëshuar nga  Policia Rajonale në Pejë.
Viktimat në fillim janë trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Por burri i qëlluar më thikë, për shkak të natyrës së plagës është dërguar në QKUK në Prishtinë. Kjo ka bërë që policia të mos kuptojë akoma, se çka kanë  vjedhur grabitësit  në shtëpinë e viktimave. “Edhe më tej do të vazhdohet me hetimet deri sa të kapen edhe kryesit tjerë bashkëpunëtorë në vepër”, thuhet në informatën e policisë./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Katër persona grabisin një familje në Gjakovë, dy të arrestuar Janë të Mbyllura

>Ngulit veten në kosh (video)

>

Në pushimin ndërmjet çerekut të tretë dhe të katërt të ndeshjes basketbollistike të NBA, e cila u luajt më 26 janar ndërmjet
Phoenix Suns dhe Charlotte Bobcats (107:114), midis shikuesve që merrnin topin dhe shënonin pikë përmes trampolinës, u gjend edhe njëri, i cili në fluturim nguliti vetën në kosh. Nick Corrales, tifoz i Phoenix Suns, pas kalimit nëpër kosh, vazhdoi të ecë sikur asgjë të mos ketë ndodhur./kn

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Ngulit veten në kosh (video) Janë të Mbyllura

>Tenistja serbe në reklamën e bankës së spermës

>

 Fytyra e tenistes së famshme serbe, Jelena Jankoviq, është shfaqur aksidentalisht në Zvicër në reklamën e bankës së
spermës. Reklamën me mesazhin “Banka e spermës – Donatorë, urdhëroni”, në të cilën Jankoviq duket sikur gojën e ka plotë spermë, e vuri re rastësisht një gazetar në një kioskë. Fytyra e Jelenës është prerë nga një foto e bërë gjatë një ndeshje e tenisit, kur tenistja ishte në “vapën e betejës”. 
 Pas zbulimit të skandalit, të gjitha reklamat janë tërhequr nga shitja, dhe nga kompania gjermane, e cila është përgjegjëse për këtë lëshim kanë porositur: “Nuk e kemi ditur se në foto është Jelena Jankoviq. Na vjen shumë keq për shkak të gabimit dhe i kërkojmë falje për shkak të shqetësimit që i kemi shkaktuar”. 
Siç transmetojnë mediet serbe, Jankoviq nuk ka ditur për këtë rast, e as ajo e as nëna e saj nuk kanë dëshiruar të komentojnë këtë./kn

Postuar te Kuriozitet, SPORT. Komentet te >Tenistja serbe në reklamën e bankës së spermës Janë të Mbyllura

>Patëllxhani "padit" hajdutët

>

Vjedhja e ndodhur në komunën Kiziltepe të Mardinit(Turqi), u ndriçua brenda një kohe të shkurtër me ndihmën e gjurmëve të lëna nga hajdutët tek patëllxhani.
4 personat që realizuan vjedhjen e një qendre tregtare në rrugën Hastane të Kızıltepes, u kapën pasi policia analizoi shenjat e lëna në një patëllxhan që kishin shkelur.

Hajdutët arritën të marrin televizorin LCD të qendrës tregtare, boshatisën pjesën e cigareve dhe morën me vete dhe kasën.

Pasi shkoi në vendngjarje, policia analizoi shenjat e gishtërinjve apo shenja tjera të lëna nga 4 autorët. Drejtoria e policisë së Kiziltepes kapi brenda një kohe shumë të shkurtër autorët e vjedhjes duke përdorur mirë shenjat e lëna nga vetë ato. Ato u kapën bashkë me mallin e vjedhur.

Duke u nisur edhe tek  gjurmët e këpucëve të lëna mbi patëllxhanët në rejonin e zarzavateve, policia arriti të kapte katër autorët e vjedhjes./gs

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Patëllxhani "padit" hajdutët Janë të Mbyllura

>Zanfina ndryshon stil, lë gojëhapur publikun me "rize dance" dhe dukjen prej barbie

>

E kush do ta mendonte që viti 2011 në diskot me të njohura shqiptare në diasporë, do të sillnin një Zanfinë totalisht ndryshe, e cila bëri
mijëra fansa të shikonin me habi atë që po ndodhte në skenë.Me një “look” mes “Barbie Girl” dhe Marilyn Monroe,Zanfina Ismaili filloi më fuqishëm se kurr dekadën e re, me këngë të reja, që bënë diskot si “Rinora4” dhe “Insomnia” të stërmbusheshin publik.

Me veshje trendy si gjithmonë,këtë herë Zanfina shpërheu me vallëzim, duke treguar që kur do,mund të jetë më moderne se kurrë duke sjellur me perfeksion stilin “Rize Dance” në skenë që është momenatlisht stili më modern në Amerikë…dhe gjithsesi mjaft i vështirë nga ajo që shikuam.Celularët e shumë vajzave dhe djemve që filmonin këto dy mbrëmje dhe mbi 92.000 fansa në faqet e facebook-ut që komentuan këtë stil të ri botëror si befasinë më të bukur nga Zanfina Ismaili, bënë që në sondazhe të shumta interneti brenda pak ditësh Zanfina të rradhitet në vendet e para si këngetarja më e pëlqyer në fillim të 2011.

Vajza e qetë e skenës shqiptare, si duket ka vendosur që të kthehet në një “tsunami” të vërtetë të skenës shqiptare./yp



Postuar te Show-Biz. Komentet te >Zanfina ndryshon stil, lë gojëhapur publikun me "rize dance" dhe dukjen prej barbie Janë të Mbyllura

>Eneda Tarifa zëvendëson Ami-n në Portokalli

>


Këngëtarja e njohur është surpriza e parë e “Portokallisë”. Sezoni i ri nis javën e parë të marsit. Eneda sapo ka nënshkruar një

kontratë për të prezantuar spektaklin popullor dhe të vetëm të humorit në Shqipëri. Bëhet pjesë e kësaj përvoje të re, sepse Eneda është e gatshme të provojë në art.

Propozimi për të prezantuar “Portokallinë” mendoj se vjen në kohën e duhur, kur përvoja e fituar dhe pjekuria artistike mendoj se mund të më favorizojnë. E shikoj si një mundësi për rritje të mëtejshme profesionale.

Eneda Tarifën, siç njofton Indeksonline, jemi mësuar ta njohim si këngëtare. Suksesi i saj më i fundit ishte çmimi i parë i “Top Fest 7”. Në krah të saj mund të jetë aktori Salsano Rrapi, por gjithçka mbetet për t’u parë. Është një përvojë e re, për të cilën Eneda shprehet e entuziazmuar. 

“Ishte propozimi i regjisorit Altin Basha për të qenë prezantuese e ‘Portokallisë’. Kjo më bëri të ndihesha e privilegjuar, sepse ai ka vite që e drejton këtë spektakël dhe synon veçse rritje profesionale dhe cilësore”, shprehet ajo. E njeh mirë skenën, ndihet e lirshme dhe spontane dhe ka besim se do të japë më të mirën./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Eneda Tarifa zëvendëson Ami-n në Portokalli Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: