>Fotot me te reja te Kim Kardashian (FOTO)

>Keto jane fotot me te fundit te super femres Kim Kardashian. Shijojini!


Advertisements
Postuar te Fashion. Komentet te >Fotot me te reja te Kim Kardashian (FOTO) Janë të Mbyllura

>Vetëvendosja, protesta kundër bisedimeve

>

As pas hyrjes në Parlament, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i ndahet rrugës. Agjencia e lajmeve dtt.net raporton se lëvizja e Kurtit po planifikon protesta të rregullta në rrugë kundër bisedimeve në pritje me Serbinë.

Partitë opozitare LDK, AAK dhe Vetëvendosja kanë kritikuar qeverinë që ka emëruar Edita Tahirin, për shefe të delegacionit kosovar. Ato kanë thënë se çdo vendim për negociatat duhet të merret me konsensus në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosje konsideron se Kosova as që duhet të nisë bisedimet me Serbinë. /indeksonline
Postuar te KOSOVË, Vetevendosje. Komentet te >Vetëvendosja, protesta kundër bisedimeve Janë të Mbyllura

>Dikush do të duhej skuqur në këtë mes (opinion)

>

Shkruan Avni Zogiani


Është shumë e çuditshme si mund të ndodhë që para distancimit nga informacionet që flasin për kërcënime ndaj deputetëve, Dell zgjedh që të bëjë presion ndaj medias që publikon informacion mbi këto kërcënime 
Opinioni kosovar me padurim ka pritur zbardhjen e ditës së mërkurë për të dëgjuar sqarimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell mbi disa mesazhe të publikuara nga mediat kosovare të martën. Nuk kishte dyshim se sqarimi do të tregonte të vërtetën rreth përmbajtjes së mesazheve. Shumë njerëz të mërkurën po komentonin me një dozë nervozizmi, por edhe me shpresën se ditën tjetër do merret vesh se tërë kjo nuk ishte veçse një manipulim. Në disa mesazhe të dërguara nga një ndërmjetësues tregohej një ndërhyrje direkte gjatë votimit për president. Mesazhet po ashtu tregojnë se në ambientet e Parlamentit kishte informacione mbi kërcënime të deputetëve.

Ndërhyrja në votim dhe kërcënimi i deputetëve gjatë votimit jo vetëm që nuk është një mënyrë demokratike, por është edhe joligjore. Një kuvend në Kosovë në fund të të tetëdhjetave pati suprimuar autonominë e saj, derisa salla e Kuvendit ishte mbushur më shumë me njerëz që nuk kishin të drejtë votimi. Një pamje e ngjashme ishte ditën kur Pacolli u votua president. Në fundin e viteve tetëdhjetë nuk kanë ekzistuar mesazhet, por flitet që brenda në sallë ishin futur persona që po u bënin presion direkt delegatëve të Kuvendit Krahinor për të votuar për suprimimin e autonomisë.


Duke pasur këto kohëra në kujtesë kosovarët kërkonin me të drejtë sqarimin e asaj që ndodhi ditën e votimit për president. Shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës ishin kundër zgjedhjes së Pacollit për president dhe kjo u pa qysh në fillim të seancës. Për më tepër, një shikim i thjeshtë në atë që diskutohej në sektorë të tjerë nga politika, në shoqëri civile, në televizione, kudo, tregonte se shoqëria kosovare kishte një konsensus kundër Pacollit president. Këtë e tregoi edhe votimi (joligjor, duke qenë se kur kërkoheshin 2/3 e votave në dy raundet e para nuk ishin kaq deputetë, pra si pritej të merreshin 2/3 e votave kur deputetët nuk ishin në sallë). Me 54 vota pro, 11 kundër dhe dy abstenime, u tregua disponimi madje edhe i deputetëve që ishin detyruar të qëndrojnë në Kuvend.


Të gjithë e dinë se në pauzën mes raundit të parë dhe të tretë, ndodhi diçka e pashpjegueshme. Ata që kishin votuar kundër, për një arsye ose tjetër, votuan pro. Qytetarët supozonin se Pacolli si një biznesmen i pasur mund t’i ketë blerë votat dhe kjo madje ishte shumë e besueshme, kur kihet parasysh se politika parlamentare në Kosovë në një masë është shndërruar në treg votash. Pra, një përmbysje e vullnetit të deputetëve kishte ndodhur në njërën apo tjetrën mënyrë pas pauzës së imponuar nga kryeministri Thaçi e të konstatuar si jokushtetuese nga kryeparlamentari Krasniqi. 



Me një fjalë, Parlamenti i Kosovës, jo për herë të parë, u manipulua.

Megjithëse njerëzit e kishin bindjen se ka qenë pikërisht paraja e Pacollit ajo që theu vullnetin e deputetëve, disa mesazhe që dolën në media shkaktuan një huti të madhe. Nëse mesazhet ishin autentike, ndaj deputetëve ishte ushtruar presion dhe kërcënim dhe për këtë kishte njohuri ambasadori amerikan Chrisopher Dell. Ushtrimi i presionit dhe i kërcënimit ndaj deputetëve është një çështje me rëndësi nacionale. Jo vetëm mediat, por edhe secili qytetar i zakonshëm që është në dijeni të informatave që tregojnë mundësinë e presionit ndaj deputetëve të Parlamentit, si vendin prej nga buron qeverisja legjitime, duhet të informojnë publikun. Kjo nuk është gjithfarë teme, por është fjala për fondamentin e një shteti dhe të një rregullimi shoqëror.
Mirëpo, ditën e enjte kosovarët edhe njëherë u befasuan për keq nga diplomatët ndërkombëtarë. Në vend se ata të jepnin një sqarim mbi informatat që kishin dalë nga mesazhet dhe që flisnin për presione e kërcënime ndaj deputetëve, ata vetëm bartën këtë presion nga Parlamenti tek media. Dell tha se mediat nuk kishin të drejtë të publikonin këto mesazhe. Si amerikan, Dell besoj e di mirë se si do të silleshin mediat atje sikur të hasnin ndonjë mesazh që tregon për presione ndaj ligjvënësve. Presionet ndaj ligjvënësve janë çështje e rëndësisë kombëtare dhe “paligjshmëria” e marrjes së këtyre mesazheve as që do të futej në diskutim në shtetin e zotit Dell. Sepse ndalimi i përgjimit, siç e dimë të gjithë, nuk vlen kur një çështje ka rëndësi të përgjithshme dhe sidomos kur kjo çështje kualifikohet në domenin e çështjes nacionale. Nuk mendoj që presioni potencial ndaj deputetëve në çfarëdo varianti nuk futet në të dyja këto kategori. 


Është shumë e çuditshme si mund të ndodhë që para distancimit nga informacionet për dyshimet për kërcënime ndaj deputetëve, Dell zgjedh që të bëjë presion ndaj medias që publikon informacion mbi këto kërcënime. Në vend që të kemi sot një përgjigje nëse ka pasur ose jo kërcënim ndaj deputetëve dhe në vend se organet e rendit të flisnin për përkushtimin për të hetuar mundësinë e presioneve ndaj deputetëve, ne sot kemi një tendencë për ta heshtur edhe shtyllën e fundit që po funksionon në Kosovë, atë të medias. Nëse ekziston një tendencë për të ushtruar kontroll të plotë të shoqërisë, atëherë pas vendosjes nën kontroll të Parlamentit (këtu as që po flasim për Qeverinë) tjetri në rend është media. 


Kjo tendencë duhet të shqetësojë këdo. Mundësia e ndikimit të pakufizuar i disa diplomatëve në Prishtinë në njërën anë, dhe mungesa e çfarëdo llogaridhënieje për këtë ndikim direkt në qeverisjen e vendit, duket ia ka humbur diplomacisë sensin mbi etikën. Në diplomaci nuk lejohet gjithçka vetëm pse mund ta bësh. Edhe në këtë fushë vlen respektimi i ligjeve dhe integritetit të institucioneve. Jam i sigurt që këtyre diplomatëve as që do t’u shkonte ndërmend presioni ndaj medias në momentin kur dalin informacione të tilla që nëse janë autentike flasin për shantazhe e kërcënime. Nëse këto mesazhe kanë qenë autentike, atëherë publiku kosovar do ta kuptojë se si u bë që Kosovës t’i imponohet një president për kundërshtimin e të cilit kishte një konsensus shoqëror. Botimi i mesazheve është pasqyra e asaj që ndodhi të martën në Parlament. Në vend se diplomatët të kujdesen për përmirësimin e dukjes në këtë rast, ata tentojnë ta thyejnë pasqyrën. Dikush do të duhej skuqur në këtë mes.

(Autori është bashkëthemelues i organizatës ÇOHU!

Postuar te Opinione. Komentet te >Dikush do të duhej skuqur në këtë mes (opinion) Janë të Mbyllura

>Arrestohet i dyshuari për masakrimin e 6-vjeçarit nga Miratoci

>

Pjesëtarët e policisë së Preshevës kanë dërguar te gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë të Vranjës një mashkull me moshë rreth 24 vjeçare nga fshati Miratoc (Refik Z.) si të dyshuar për vrasjen e 6 vjeçarit Nijazi Ibrahimi, ka njoftuar të premten stacioni policor në Vranjë, njoftojne korrespondentet e agjencise informative “Presheva Jone” nga terreni.

Më konkretisht sipas burimeve te ngjajshme Refik Z. ëshe komshiu i afert i familjes Ibrahimi ne fshatin Miratoc dhe sipas disa deshmitarëve te fshatit (Enver I. dhe Aron K.) siq i kane deklaruar mediave lokale fjala ketu është për “hakmarrje”. Sidoqoftë se për cfarë është ketu fjlala së shpejti organet kompetente të drejtësisë do të dalin me informacione të sakta për të evituar spekulimet.
Masakrohet fëmija 6-vjeçar nga Miratoca e Preshevës- Kirmineli në kërkim
U bë sonte varrimi i fëmijës gjashtëvjeçar Nijazi Ibrahimi. në fshatin Miratoc. Nijaziu në rrethana ende të panjohura dje është gjetur i vdekur rreth orës 18.00 në aneksin e një shtëpie të pabanuar në lagjen ku ka jetuar viktima. Lamtumirën e fundit ia dhanë sonte bashkëmoshatarët e tij, edukatoret, familjarët, bashkëfshatarët dhe qytetarë të tjerë.
Sipas familjarëve të djalit, Nijazi Ibrahimi, dje nga ora 12.00 të pasdites filluan dyshimet për humbjen e djalit të tyre prej kur edhe u mobilizuan familjarët për gjetjen e fëmijës së humbur. Gjashtë vjeçari në fjalë ka vijuar mësimin në entin parashkollor në fshatin Miratoc i cili nuk është kthyer në orarin e caktuar në shtëpi. Ngushëllime për familjen e Nijaziut ka shprehur drejtori i Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë, Selajdin Abdiu. Lajmi tragjik për vdekjen e djalit ka tronditur bashkëfshatarët e bashkësisë lokale Miratoc dhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, sipas të cilëve kjo dukuri nuk është e zakonshme në vendin tonë. Sipas AIK Presheva Jonë” kryetari i Bashkësisë lokale Miratoc, Shezai Shaqiri ka kërkuar nga organet kompetente që vdekja e Nijazi Ibrahimit. të zbardhet sa më shpejtë dhe personi që ka kryer veprën që dal para drejtësisë. Vdekja e Nijazi Ibrahimit. edhe më tej mbetet misterioze përderisa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në fjalë. / AIK-Presheva Jone
Postuar te RAJONI. Komentet te >Arrestohet i dyshuari për masakrimin e 6-vjeçarit nga Miratoci Janë të Mbyllura

>A do ta zevendesoj Lala Vazquez, Kim Kardashianin? (foto)

>

Mediat boterore flasin se LaLa Vazquez eshte zevendesuesja e denjet e Kim Kardashian. TopLajm ju le qe vet te gjykoni nese LaLa permbush kriteret. 







Postuar te Show-Biz. Komentet te >A do ta zevendesoj Lala Vazquez, Kim Kardashianin? (foto) Janë të Mbyllura

>Hedh veten në erë në qendrën tregtare të Moskës

>

Një person ka vdekur duke hedhur veten në erë me një granatë në hyrje të një qendre tregtare në Moskë. 

Agjencia Interfax citoi zyrtarët të kenë thënë se nuk ka viktima të tjera.

Zyrtarët thanë se njeriu fillimisht e parkoi automjetin para se të nisej drejt qendrës tregtare dhe pastaj shpërtheu granatën.


Motivi i vetëvrasjes nuk bëhet i ditur./kn

Postuar te Bota. Komentet te >Hedh veten në erë në qendrën tregtare të Moskës Janë të Mbyllura

>Shpati bëhet imazhi i parfumerisë “Schatze”

>

Këngëtari Shpat Kasapi, të shtunën e kaluar ishte në vendlindjen e tij, në Tetovë, për të promovuar albumin e tij dhe për të ndarë disa disqe për fansat. 


Ai është zgjedhur nga parfumeria e njohur “Schatze” për të qenë imazh publicitar i tyre për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kontrate, ai së bashku me këngëtaren Adelina Tahiri do të reklamojnë produktet e kësaj parfumerie. 


Gjatë qëndrimit në Tetovë, ai u ka ndarë disa disqe fansave të tij, kurse ditët në vazhdim të gjithë konsumatorët të cilët do të marrin produkte në shumën prej 1 mijë denarësh, do të kenë dhe një album të Shpatit falas. Kanë kaluar disa vjet që kur këngëtari është fejuar me bukuroshen Afërdita Dreshaj dhe pak ditë më parë festoi “Ditën e të dashuruarve”, i lumtur në krahët e saj. 


Pikërisht atë ditë, Shpati ka performuar për publikun shqiptar në Athinë, ndërkohë plane të tjera në muzikë Shpati ka realizimin e një klipi që do e realizojë në Shqipëri me “Max production”, këngë kjo në duet me këngëtarin e ri Ton Voka. 


Pritet që të ngrohet koha dhe të fillojnë xhirimet e klipit të këngës “Imazhi yt”, në të cilën tregohet dashuria për një vajzë të cilën i dashuri prej kohësh nuk e sheh në qytet/bw

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Shpati bëhet imazhi i parfumerisë “Schatze” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: