>Arid Uka ka lindur në Gjermani. Me prejardhje është nga Zhabari

>I dyshuari per vrasjen e dy ushtareve amerikan, Arid Uka ka lindur dhe jeton ne Gjermani, i ka thënë Associated Press-it xhaxhai i tij, Rexhep Uka i cili jeton në Mitrovicë.  


Në intervistë për AP menjëherë pas aktit makabër, familjarët kanë theksuar se familja e ARIDIT (jo  Arifit sic është raportuar më parë) është shpërngulur nga Kosova qysh para 40 vjetësh.

Rexhepi ka bërë të ditur se gjyshi i Aridit i cili dyshohet se ka vrarë amerikanët ka qenë imam në njërin nga fshatrat e Mitrovicës,


Ndërkohë i biri i Rexhepit, Behxheti (djali i xhaxhait të vrasësit të dyshuar) thotë se me të marr lajmin ka tentuar të kontaktoj me babain e Aridit por ai nuk i është përgjigjur./topLajm

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Arid Uka ka lindur në Gjermani. Me prejardhje është nga Zhabari Janë të Mbyllura

>Schalke në finale pasi eliminon Bayernin (Video)

>

Bayerni i Munichut është eliminuar para tifozëve të vet në gjysmëfinalen e Kupës DFB nga Schalke.
Bayerni e dominoi këtë takim, por mjeshtria taktike dhe disiplina në lojën e Schalkes bënë diferencën në këtë takim.

Sulmuesi legjendar, Raul, ishte ai që heshti bavarezët me anë të golit të realizuar pas asistimit të Benedikt Howedes (15’).
Në finalen e Kupës DFB, Schalke takohet me skuadrën nga Bundesliga 2 gjermane, Duisburg.

Postuar te SPORT. Komentet te >Schalke në finale pasi eliminon Bayernin (Video) Janë të Mbyllura

>Mitrovica sonte ndez qirinj!

>

Burime te toplajm bejne te ditur se nen organizimin e Kuvendit Komunal te Mitrovices ne kete qytet sonte do te ndizen qirinje ne shenje solidarizimi me popullin amerikan. 

Organizuesit thone se kjo eshte me e pakte qe mund te behet per ti deshmuar botes qe kosovaret dhe vet shteti i Kosoves nuk e perkrah kete akt te shemtuar./toplajm

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Mitrovica sonte ndez qirinj! Janë të Mbyllura

>update:Arif Uka para se të gjuante tha Allahu Akbar (video)

>

Fox News raporton duke u thirur në burime të sigurta se kosovari i dyshuar për vrasjen e 2 ushtarëve amerikan para se të gjuante tha Allahu Akbar. Kjo shton edhe më tej dyshimet se

vrasja ka qenë një akt terrorist. Më parë ministri i punëve të brendshme Bajram Rexhepi  tha se I dyshuari është Arif Uka nga Mitrovica Veriore./topLajm


Video do te shihet pas reklamave 30 sekondeshe.
Watch the latest video at video.foxnews.com

Postuar te Bota. Komentet te >update:Arif Uka para se të gjuante tha Allahu Akbar (video) Janë të Mbyllura

>The Associated Press publikon videon nga vrasja e 2 amerikanëve

>

Postuar te Bota. Komentet te >The Associated Press publikon videon nga vrasja e 2 amerikanëve Janë të Mbyllura

>Skena e vrasjes së 2 amerikanëve (foto)

>

Këto janë disa nga fotot nga vendi i ngjarjes në aeroportin e Frankfurtit, ku kosovari Arif Uka dyshohet se ka vrarë dy ushtarë amerikan./topLajm



Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Skena e vrasjes së 2 amerikanëve (foto) Janë të Mbyllura

>Presidenti Obama dënoi vrasjen e ushtarëve amerikanë

>

Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Autoritetet rajonale nuk përjashtojnë as mundësinë e një lidhjeje terroriste, por asgjë nuk është e qartë. 


Personi, i cili vrau dy ushtarë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, sipas informacioneve, është nga Kosova, tha ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein.
Zëdhënësja e forcave ajrore amerikane për Evropë, majorja Beverli Mok tha se të katër viktimat, dy të vrarët e dy të plagosurit, i takojnë këtyre njësive. Ajo nuk dha detaje se ku ishin të stacionuar viktimat apo emrat e tyre.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka dënuar sulmin.
“Dua që çdokush ta kuptojë se nuk do të lëmë asgjë pa bërë derisa të mësojmë si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do të punojmë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët do të dalin para drejtësisë”, tha Obama.


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “ngjarje të tmerrshme”. Ajo ka shtuar se vendi i saj do të bëjë “gjithçka që është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.
“Dua to shpreh ngushëllimet ushtarëve amerikanë dhe familjeve dhe të afërmve të tyre. Kjo është një tragjedi e tmerrshme, dhe Gjermania do të bëjë gjithçka është e mundur për të gjetur shpejt çfarë ka ndodhur”, tha Merkel.


Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit. 
Ministri i Brendshem i Kosoves, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, shtetas i Kosovës nga qyteti i Mitrovices. “Kjo është një ngjarje dërrmuese dhe tragjike. Po përpiqemi të kuptojmë nëse ishte diçka e organizuar apo çfarë natyre kishte sulmi”, tha Rexhepi.
Presidenti dhe Qeveria e Kosovës kanë dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve./kn

Postuar te Bota. Komentet te >Presidenti Obama dënoi vrasjen e ushtarëve amerikanë Janë të Mbyllura

>Qeveria e Presidenti dënojnë vrasjen e shtetasve amerikanë nga një kosovar

>

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Presidenti i Kosovës kanë dënuar rastin e vrasjes së dy shtetasve amerikanë nga një shtetas i Kosovës. Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e
prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.
Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe Qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.

Qeveria dhe gjithë populli i Kosovës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen dhe qëndrojnë pranë qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave. 
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Presidenca e Republikës së Kosovës mësoi me hidhërim të thellë për incidentin e ndodhur në aeroportin e Frankfurtit kur dy persona, mes të cilëve një ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës humbën jetën si pasojë e një akti vrastar të kryer  nga dikush që është shtetas i Kosovës, thuhet në deklaratën e Presidentit Pacolli. 
Populli i Kosovës e dënon me rreptësi këtë akt të lig, individual, pavarësisht motiveve që e kanë përcaktuar atë, kryer ndaj njerëzve me rrobën e ushtrisë që pati  rol thelbësor në çlirimin e Kosovës, ushtrisë që ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë botën, thuhet ndër të tjera në deklaratë./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Qeveria e Presidenti dënojnë vrasjen e shtetasve amerikanë nga një kosovar Janë të Mbyllura

>Bieber-Gomez, 6 mijë $ për natën romantike

>

Ashtu si çdo çift adoleshentësh, është e thjeshtë të kuptosh përse Justin Bieber dhe Selena Gomez janë shumë të emocionuar nga përvoja e tyre e parë e dashurisë.

Megjithatë, ajo që i ndryshon nga bashkëmoshatarët e tyre është fakti që Bieber mundi t’i lejonte vetes një suitë prej 6 mijë dollarësh në natë, për të festuar ditëlindjen e tij të 17, në një mbrëmje romantike.

Çifti pronotoi suitën presidenciale në një hotel me pesë yje në Kaliforni. Ndonëse shoqërohen që prej nëntorit 2010, Bieber e Gomez bënë publike lidhjen e tyre vetëm javën e shkuar, gjatë mbrëmjes së Oscar./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Bieber-Gomez, 6 mijë $ për natën romantike Janë të Mbyllura

>Snoop Dogg: I frikësohem seksit me Lady Gagan

>

Reperi i njohur, Snoop Dogg, ka deklaruar se do të ishte shumë i frikësuar po të detyrohej të kishte seks me njërën nga yjet më të mëdha dhe më tronditëse – Lady Gagan. 
Snoop vlerëson se ajo është shumë e pazakontë, por vazhdon ta respektojë dhe dëgjojë muzikën e saj. 
“I frikësohem seksit me Lady Gagan”, ka thënë reperi, i cili është i bindur se këngëtarja edhe në krevat ka ide të çmendura dhe fantazi, të cilat me siguri do të përpiqej t’i realizonte, transmetojnë mediet britanike. 
Ai thotë se është i fascinuar me krijimet e idetë e saj, por në krevat do të frikësohej të provonte gjëra të tilla. Përveç kësaj, Snoop nuk dëshiron t’i ekspozohet publikut me lidhje me persona të famshëm./kn

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Snoop Dogg: I frikësohem seksit me Lady Gagan Janë të Mbyllura