>Normal.Fiton Barcelona

>

Barcelona ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Arsenalit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.Në pjesën e parë të takimit ‘luajti vetëm Barcelona’, mirëpo deri te goli i avantazhit erdhi në minutat shtesë të kësaj pjese, kur pas pasimit të Andres Iniestas, Leo Messi në mënyrë magjike kaloi portierin Almunia për të çuar në këmbë tifozët në Camp Nou (45’+3).

Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), pas krosimit nga këndi të Samir Nasrit, Sergio Busquets gaboi portën për të barazuar shifrat.

Në minutën e 56-të gjyqtari i ndeshjes e dëmtoi rëndë Arsenalin duke ia treguar Robin van Persiet kartonin e dytë të verdhë dhe duke i lënë Topçinjtë me një lojtar më pak në fushë.
Pas një aksioni të shkëlqyer të Iniestas, Villas dhe Xavit, ky i fundit riktheu epërsinë e vendasve (69’).

Ndalimin e Pedros brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga Koscielny, arbitri e dënoi me penallti, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi (71’) për të shënuar golin që kualifikon Barcelonën në çerekfinale të garës më të madhe të futbollit evropian për klube. 

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Normal.Fiton Barcelona Janë të Mbyllura

>Carla Ossa sexy dhe e përkryer. Ngushllim per adhuruesit e Arsenal

>

Carla Ossa, bukuroshja kolumbiane ka xhiruar një editorial shumë sexy me veshje të brendshme, pizhama dhe veshje gjumi për brendin BonPrix. 

Modelja Ossa ka një trup thuajse të përkryer (88-61-91) dhe është e lart 1.79 cm. 

Carla Ossa është fytyrë e shumë kompanive të njohura. Ajo ka marrë pjesë edhe në shumë spote muzikore.

Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryerCarla Ossa sexy dhe e përkryer
Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Carla Ossa sexy dhe e përkryer. Ngushllim per adhuruesit e Arsenal Janë të Mbyllura

>Kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi

>Ndonëse me vonesa të konsiderueshme, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë ka filluar sonte diku rreth orës 19:30 minuta në  selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, gjegjësisht në në zyrën e Robert Cooper në kryeqytetin evropian.

Para hyrjes në ndërtesën ku zhvillohet dialogu, Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Kosovës, tha se janë të lumtur që po nisë ky dialog.


Republika e Kosovës do t’i qaset këtij dialogu në mënyrë konstruktive, tha zonja Tahiri. Ajo theksoi se beson se procesi i dialogut do ta përforcojë agjendën evropiane, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë.

Zv/kryeministrja  Tahiri ka thënë pas takimit se kreativieti mund t’u ndihmojë të dyja palëve për të përmirësuar jetën e njerëzve , por edhe për çuarjen përpara të agjendës evropiane të të dyja shteteve. 


Ndërkaq, përfaqësuesi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ishte pak më i gjerë në diskutimet me gazetarë rreth temave që diskutohen në këtë dialog. Sipas tij, në tryezë janë qarkullimi ajror, problemi i doganave dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me kadastrat.
Kryesuesi i delegacionit serb, Stefanoviq ka shmangur referencën për sovranitetin, duke thënë vetëm se ka nisur dialogu me Prishtinën. Stefanoviq ka thënë se është iluzore të mendohet se mund të afrohen qëndrimet e palëve për statusin, prandaj është mirë të bisedohet për tema të tjera.


Në BE përsërisin se presin që të dyja palët do të jenë konstruktive në këtë dialog dhe se zgjidhja e problemeve në mënyrë graduale do ta avancojë edhe dialogun.
Mirëpo, në BE nuk dëshirojnë në këto momente të thonë se sa do të zgjasë ky dialog, por thonë se në një periudhë njëvjeçare presin zgjidhjen e shumë problemeve që do të parashtrohen në këtë dialog.


Sipas BE-së, pritet që në përgjithësi në dialog të shtrohen diku mes 15-20 temave që duhet të zgjidhen. Natyrisht, BE-ja në këtë dialog mban qëndrimin e saj neutral ndaj statusit të Kosovës. 
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka përshëndetur nisjen e bisedimeve në Bruskel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 



Nëpërmjet zëdhënëses së saj, Cathertine Ashton ka thënë se beson që është koha e duhur për Beogradin dhe Prishtinën që të gjejnë mënyra praktike për të siguruar jetë më të lehtë për qytetarët e thjeshtë. Burime evropiane kanë thënë se pritet që të mërkurën të vazhdojë dialogu, që sipas të gjitha gjasave do të mbahet çdo dy javë.

Burime të Bashkimit Evropian kanë thënë se plani i parë që dialogu të nisë të martën në orën 15, nuk është realizuar për shkak të vonesave nga ana e delegacionit të Kosovës.
Mirëpo, sipas burimeve të BE-së, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje nisja e dialogut të martën.


Të njëjtat burime kanë pohuar se në takimin e parë do të bëhet një bisedë rreth dyorëshe, për të vazhduar të mërkurën, po ashtu, në Bruksel.
Nga ana e Bashkimit Evropian pritet që të mërkurën të dilet me një komunikatë lidhur me nisjen e dialogut.


Ndërkohë, burime të Bashkimit Evropian përsërisin se temat e përgjithshme të dialogut që nisi të martën dhe do të zgjasë një kohë të pacaktuar, do të jenë çështje të lidhura me lirinë e lëvizjes, bashkëpunimin rajonal dhe, po ashtu, edhe çështje që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit.


Nga ana e Bashkimit Evropian dialogun do ta kryesojë Robert Kuper, që është zyrtar i lartë në Këshillin e Bashkimit Evropian në zyrën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Katherine Ashton.


Televizione vendore dhe ndërkombëtare kanë transmetuar para pak çastesh  pamje nga fillimi i takimit mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht çaste nga shtrëngimi i duarve ndërmjet të kryesuesve të delegacioneve, zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe kryesuesit të  delegacionit serb, Borko Stefanoviq./kn

Postuar te Bota, KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

>Jetë jashtëtokësore zbulohet në Tokë?

>

Astrologu i NASA-s, dr. Richard B. Hoover, ka deklaruar se ka zbuluar mbetje të jetës jashtëtokësore në një mostër të marrë nga njëri prej meteoritëve, të cilët e kanë goditur tokën.
Hoover i ka kaluar dhjetë vite duke i hulumtuar mbetjet e lashta të meteorëve, të cilët janë gjetur anembanë planetit.

Hoover thotë se ka gjetur meteoritë të rrallë në Antarktik, në Siberi e Alaskë, të quajtur carbonaceous chondrites. Konsiderohet se në botë ekzistojnë gjithsej 9 ekzemplarë të këtij tipi meteorësh, kurse Hoover insiston se strukturat e gjetura në copat e shkëmbit janë shumë të ngjashme me cianobakteriet dhe se paraqesin dëshmi të jetës në kozmos.
Shkencëtari ka thënë se ka zbuluar fosile, të cilat nuk janë të dukshme për syrin e njeriut, pasi që i ka zbërthyer meteorët në laborator dhe më pas i ka studiuar copat duke shfrytëzuar mikroskopë jashtëzakonisht precizë.

“Ajo që është shumë emocionuese është fakti se fosilet e zbuluara brenda shkëmbinjve janë shumë të ngjashme me strukturat e qenieve në Tokë. Ekzistojnë mostra të cilat janë shumë të çuditshme dhe nuk ngjajnë me asgjë që kam pasur rastin të shoh deri më tash dhe thjesht është e pamundur t’i identifikosh. Ua kam treguar mostrat shumë shkencëtarëve, por të gjithë kanë mbetur të shtangur dhe askush nuk ka qenë në gjendje t’i identifikojë”, ka deklaruar Hoover.
Shkencëtari po ashtu sugjeron se meteorët në rrugëtimet e tyre shpërndajnë organizma në tërë kozmosin, dhe se ekziston mundësia se edhe jeta në Tokë është krijuar në mënyrë të ngjashme. Në njërin prej meteorëve, Hoover ka zbuluar bakterin Titanospirillum velox, organizëm i cili është shumë i pranishëm në Tokë.

Deklaratat e dr. Hooverit tash do t’u nënshtrohen një niveli të ri të hulumtimeve të shkencëtarëve anembanë botës dhe mostrat të cilat ia ka zbuluar tash do të gjenden në disa laboratorë të pavarur anembanë botës, në mënyrë që bashkësia shkencore të arrijë faktet konkrete./zeri
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Jetë jashtëtokësore zbulohet në Tokë? Janë të Mbyllura

>Mashtroi në votime, gjashtë muaj burgim

>

Akuza të shumta janë derdhur se në zgjedhje ka pasur mashtrime, por askush deri më tashti nuk është dënuar. Ka qenë Gjykata Komunale në Gjilan, e cila i ka shqiptuar dënimin prej gjashtë muajve, ish-kryesuesit të ekipit të numërimit në vendvotimin në Pozharan.

Kryetari i trupit gjykues, Afrim Shala, i ka shqiptuar dënimin prej gjashtë muajve të akuzuarit Faruk Rexha, i cili do të mbajë dënimin me burgim pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, raporton Zeri.info.

Gjykata ka nxjerrë aktgjykimin edhe për një të akuzuar tjetër, Shaqir Zuka, po nga Pozharani, i cili është liruar nga akuza për mashtrim në votime.
I akuzuari Faruk Rexha është shpallur fajtor, ngase në zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007, në cilësinë e kryesuesit të ekipit të numërimit në njërin nga vendvotimet në Pozharan të komunës së Vitisë, ka manipuluar rezultatin e votimeve në zgjedhje, ngase duke vepruar në mënyrë të fshehtë, me pjesëmarrjen aktive apo me pranimin në heshtje, është ndryshuar numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe të atyre të pavlefshme dhe për pasojë ka ardhur deri te anulimi i rezultatit në këtë vendvotim, vepër kjo që sipas ligjit në Kosovë konsiderohet mashtrim në votime.

Prokurori i Prokurorisë Publike Komunale, Isuf Sadiku, ka mbetur në tërësi pranë aktakuzës së ngritur, derisa të akuzuarit Shaqir Zuka dhe Faruk Rexha nuk kanë pranuar fajësinë, por pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore dhe administrimit të provave, gjykata gjeti se i akuzuari Shaqir Zuka nuk është fajtor, derisa për të akuzuarin Faruk Rexha gjeti se ka kryer veprën penale mashtrim në votime.

Këtë gjendje faktike, gjykata e konstatoi duke u bazuar deklaratat e dëshmitarëve, nga formularët e përputhjes të të dhënave dhe rezultateve për Kuvendin Komunal dhe për kryetar komune.
Postuar te KOSOVË, Zgjedhjet 2010/2011. Komentet te >Mashtroi në votime, gjashtë muaj burgim Janë të Mbyllura

>Shënon gol në sekondën e katërt (VIDEO)

>

Rrallë ndodhë që futbollistët amatorë në Itali të bëhen yje para kolegëve të tyre shumë më të njohur dhe më të pasur. Por, këtë e arriti vikendin e kaluar Michele Virgilio.
Virgilio është lojtar i Narnesea, klubi që bën gara në Serie D, në rangun më të lartë të futbollit amator në Itali. Narnese luante kundër Case del Diavolo dhe fitoi me rezultat 3-1, ndërsa golin e parë e shënoi Virgilio pas 3.9 sekonda lojë.

Postuar te SPORT. Komentet te >Shënon gol në sekondën e katërt (VIDEO) Janë të Mbyllura

>Arrestohen dy persona lidhur me rrëmbimin e fëmijës në Prishtinë

>

Sot,  më 8 mars,  në orët e pasdites në rrugën “Gjergj Fishta” të komunës së Lipjanit dhe në rajonin e Pejës janë arrestuar dy persona si të dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit të fëmijës me 03.03.2011 në Prishtinë. 
Si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive, të pandërprera i njësitit të hetimeve policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, është arrit që të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen Valon H. (1980) nga  Prishtina dhe Bashkim M. (1982) nga Komuna e Istogut.
Gjatë kontrollit tek personi i parë i arrestuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë Mercedes me targa KS, e cila dyshohet se është përdorur gjate rrëmbimit, dy revole dhe municion të kalibrave të ndryshëm, tre telefona celular, një kompjuter Lap Top dhe një thikë.
Njësitet policore janë duke vazhduar planet dhe hetimet policore lidhur me këtë rast./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Arrestohen dy persona lidhur me rrëmbimin e fëmijës në Prishtinë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: