>Bisedimet me Serbinë, jo pa bekimin e Kuvendit

>

Bisedimet me Serbinë, qoftë të karakterit teknik, apo edhe politik, sipas analistëve kosovarë, duhet të marrin së pari bekimin e Kuvendit. Qeveria ka emëruar, ditë më parë,
zëvendëskryeministren Edita Tahiri si shefe të ekipit kosovar, por ende nuk janë caktuar grupet e ekspertëve që do përfshihen në bisedime, për të cilat Prishtina insiston se do jenë teknike. 
Analisti Ardian Arifaj thotë se pa marrë parasysh natyrën e bisedimeve, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë ai që harton strategjinë dhe jep dritën jeshile për bisedimet. 


”Me një demokraci parlamentare, çfarë po mëtojmë të ndërtojmë në Kosovë, Kuvendi duhet të ketë fjalën përfundimtare. Kjo vlen njësoj edhe për bisedimet me Serbinë. Kuvendi duhet të jetë instanca e parë, e cila do ta miratojë një platformë dhe do të japë një leje se a mund dhe për çka duhet të bisedohet… Mandej, të fillohen bisedimet”, thotë Arifaj për Radio Evropa e Lirë. 
Një ditë më parë, opozita kërkoi fuqizim të rolit të Kuvendit në bisedimet, ndërkaq kryeparlamentari Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës duhet t’i përcaktojë kornizat e bisedimeve të ardhshme me Serbinë.  


Analisti Shkëlzen Maliqi mendon se Kuvendi do të ketë rol, por jo të drejtpërdrejtë. Ai thotë se qeveria duhet ta marrë pëlqimin edhe të opozitës në lidhje me bisedimet.

 
Ndoshta nuk do të raportohet për çdo gjë, por së paku grupet parlamentare do të duhej të jenë të informuara. Një lloj konsensusi para bisedimeve do të duhej të ekzistonte. Opozita ka të drejtë që kërkon përmes Parlamentit të zyrtarizohet një platformë”, thekson Maliqi.


Zyrtarët e qeverisë, ndërkaq, mëtojnë të mos u japin ndonjë peshë të madhe bisedimeve, duke i quajtur ato të karakterit teknik. Por, analisti Arifaj thotë se për shkak të problemit politik të pazgjidhur me Serbinë, çdo dialog shndërrohet në politik. 


“Deri tash, nuk ka pasur bisedime teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha kanë qenë bisedime politike. Edhe çështjet që nuk janë teknike, por humanitare, si ajo e personave të pagjetur, janë të politizuara. Për këtë shkak është e nevojshme të merret leja nga Kuvendi i Kosovës, sepse mes Kosovës e Serbisë asgjë nuk do të jetë teknike, çdo gjë do të jetë politike. Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i përfshirë tërë kohën“, vlerëson Arifaj.


Analistët shfaqin drojën se në këto bisedime nuk do të lihet pa u prekur edhe veriu i Kosovës, i cili vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare. 



BE-ja dhe SHBA-ja kanë konfirmuar se çështja e statusit nuk do të preket në këtë dialog, duke siguruar se veriu nuk do t’i shkëputet Kosovës. Edhe Maliqi mendon se ndarje nuk do ketë, por dhënie të një statusi të veçantë po. 
“Ndoshta, në instancën e fundit, mendoj se mund të bëhet ndonjë lëshim, jo territorial, jo që Kosova të ndahet, sepse kjo as që duhet të diskutohet… Disa po e përmendin një status që mund të jetë ndryshe nga ai i komunave tjera, disa e quajnë ‘Ahtisaari Plus’, por nuk duhet ta paragjykojmë këtë si negative, ose që do ta shkatërronte Kosovën. Nëse do të bëhej ndonjë marrëveshje, që të njëjtin status ta ketë Lugina e Preshevës, kjo do t’i ndihmonte shqiptarët andej dhe do të krijonte situatë mirëkuptimi”, mendon Maliqi. 

Dialogu, që është miratuar në parim nga liderët e të dyja vendeve dhe ka marrë mbështetjen ndërkombëtare edhe përmes një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vjeshtën e vitit të kaluar, është menduar të nisë si një lloj bashkëpunimi dhe të relaksojë raportet e ngrira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.


Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek i ka porositur kosovarët që, para se të hyjnë në bisedime, të saktësojnë se çfarë duan të nxjerrin nga ato për të mirën e qytetarëve kosovarë./kd/

Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Bisedimet me Serbinë, jo pa bekimin e Kuvendit Janë të Mbyllura

>Gjashtë të burgosur serbë për rastin Tisa

>

Beograd, 1 mars – Policia e Serbisë ka arrestuar sot gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë drejtuar një rrjet trafikimi, i përfshirë në mbytjen e 15 shqiptarëve të Kosovës.


Viktimat e humbën jetën në lumin Tisa në vitin 2009, gjatë përpjekjes për të kaluar në Hungari.

Policia tha se të dyshuarit kanë marrë nga disa mijëra euro për trafikimin ilegal të imigrantëve përtej kufirit të Serbisë, transmeton REL

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Gjashtë të burgosur serbë për rastin Tisa Janë të Mbyllura

>“The Social Network” mbërrin në Prishtinë

>

Në botë ka arritur të përfitojë mbi 640 milionë “vartës”. Rrjeti social “Facebook”, ueb – faqja e dytë më e klikuar fill pas “Google”, ka prapa rrëfimin për krijimin e tij, i cili tashmë i është
prezantuar shumicës së përdoruesve, përmes ekranit të madh.


 “The Social Network” në regji të David Fincher, prej të hënës ka zënë vend edhe në ekranin e Kinemasë ABC. Filmi u është “servuar” adhuruesve kosovarë të kinematografisë një ditë pas mbajtjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, në të cilën u kurorëzua me tri çmime, duke përfshirë çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar, për montazhin më të mirë dhe për muzikën më të mirë origjinale.

Ngjarja e filmit me skenar të Aaron Sorkin zhvendoset në vitin 2003. Historia nis kur Mark Zuckerberg (Jesse Eisenberg), student i Unversitetit të Hardwardit, vendos t’i japë fund lidhjes së tij me Erica Albright (Rooney Mara). Fundi i lidhjes me Erican shënon fillimin e etapës më të rëndësishme të jetës së Markut. I nxitur nga inati ai krijon një ueb – faqe të quajtur “facemash”, të cilën e shfrytëzon për të dëmtuar reputacionin e studenteve të Hardwardit. Pasi dënohet nga drejtori i universitetit, Mark nis “aventurën teknologjike” që do t’i ndryshojë jetën. Kinemaja ABC pret që “The Social Network” të ndryshojë me të madhe numrin e shikuesve. 


“Është hit botëror dhe ka fituar tri çmime ‘Oscar’ dhe besojmë se do të ketë interesim pasi filmi është pritur mirë në gjithë botën”, ka thënë Miradije Vallahiu, menaxhere e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmit “Genci”. 
Interesimi për historinë e krijimit të “Facebookut” për sociologen Sibel Halimi është i pritshëm. 
“Është e natyrshme që njerëzit të kenë dëshirën të shohin një film që ka të bëjë me diçka që e përdorin”, ka thënë Halimi. 


Megjithatë, ajo ka shtuar se “The Social Network” ka gjasë të tërheq një pjesë të caktuar njerëzish. 
“Filmi më shumë do t’i interesonte një grupi të caktuar sepse shoqëria ka më shumë interesim që ta përdor ‘Facebook’-un, sesa të dijë si është krijuar. Por do të duhej të kishte kureshtje, sidomos nga ana e studentëve, për një iniciativë që ka nisur si e vogël e ka marrë përmasa globale”, ka shtuar ajo.


Për dramaturgun Arian Krasniqi sjellja në Prishtinë e “The Social Network”, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, është një iniciativë e qëlluar.
“Është mirë që kinemaja ka arritur ta sjellë në afat rekord këtë hit botëror. Në gjithë kinematë e vendeve tjera, ka pasur interesim dhe mendoj se do të ketë interesim edhe në Kosovë, duke pasur parasysh temën që trajton”, ka thënë Krasniqi.
“The Social Network” deri tani ka arritur të grumbullojë mbi 96 milionë dollarë në arkat filmike anembanë botës./kn

Postuar te Kulturë. Komentet te >“The Social Network” mbërrin në Prishtinë Janë të Mbyllura

>Laporta: Guardiola e kërkoi Ibran

>

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se ishte Pep Guardiola ai që e kërkoi Zlatan Ibrahimovicin në Camp Nou.
Javën e kaluar, sulmuesi i Milanit deklaroi se kishte qenë trajneri i katalunasve që e kishte detyruar suedezin të largohej në drejtim të Italisë, ndërsa Laporta thotë se ka qenë pikërisht Guardiola që e ka detyruar skuadrën të shpenzojë 66 milionë euro për Ibran dy vjet më parë.


“Eto’o kishte vendosur të largohej, ndërsa Zlatan kërkohej nga trajneri ynë dhe ekipi teknik”.


“Unë u dhashë tre opsione: Villan, Forlanin dhe Ibrahimovicin. Ishte edhe një emër i katërt, por asnjëherë nuk u tha në media”.


“Sa i përket Eto’o-s, ai nuk dëshironte të shkojë te Valencia ose (Atletico) Madridi, kështu që zgjidhja e vetme për të ishte Interi”, ka deklaruar Laporta për Sport.es./topLajm

Postuar te SPORT. Komentet te >Laporta: Guardiola e kërkoi Ibran Janë të Mbyllura

>Kur është koha e duhur për të bërë ushtrime fizike

>

Momenti më i mirë për të bërë ushtrime fizike, është mëngjesi. Pasi do jeni në gjendje të përballoni me shumë energji gjithë ditën.

Palestra ndihmon sistemin kardiovaskular, vë në lëvizje zemrën dhe liron endorfinë, hormoni që bën një organizëm të shëndetshëm. Sigurisht rrit dhe sistemin imunitar tek njerëzit. Mëngjesi është momenti më i duhur për të vrapuar, notuar apo për çiklizëm.


Sigurisht edhe një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme pa shumë lyra dhe brumëra do të japin ndryshe atë që ne themi “Një mendje e shëndosh në trup të shëndosh”.


Por edhe fizkultura në darkë ka avantazhet e veta shumë të mira. Pasi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin dhe të liron nga tensionet e akumuluara gjatë ditës.
Por kujdes! Gjithmonë, duhet të planifikojmë që të bëjmë palestër tre orë para se të biem për të fjetur. Trupi nuk mund të përballojë lëvizjen e madhe në një qetësi të menjëhershme. /Telegrafi
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Kur është koha e duhur për të bërë ushtrime fizike Janë të Mbyllura

>Drogba nuk largohet nga Chelsea

>

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se ai nuk planifikon të largohet nga Blutë përkundër se nuk ka qenë pjesë e skuadrës bazë në ndeshjet e fundit.
“Kam gjithçka që do të ëndërroja te Chelsea. Jam te një skuadër e madhe me bashkëlojtarë të shkëlqyer, me një ambient të përsosur të jetësor për familjen time”.
“Para disa vitesh do të kisha thënë: ‘Ëndërroj të luaj te Milani, Reali apo Manchester Unitedi. Por tash nuk e ndjej më atë dëshirë”.
“Jam te njëri nga klubet më të mira në botë. Këto dëshira janë zhdukur që moti”, ka thënë Drogba për televizionin francez Orange Sport.

Postuar te SPORT. Komentet te >Drogba nuk largohet nga Chelsea Janë të Mbyllura

>Vetëvendosje:Qeveria e Kosovës ka prioritet agjendën politike të Serbisë

>

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka vlerësuar se prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë. Sipas kësaj lëvizje, emërimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina, që shënoi vendimin e parë të Qeverisë pas themelimit, si dhe pjesëmarrja e Ylber Hysës në konferencën e Beogradit, tregojnë se Qeverisë së Kosovës për negociata po i ngutet më shumë se vetë Serbisë.

“Por, në të njëjtën kohë, një gjë e tillë do të thotë se ajo që i përcakton prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë”, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizjeje.
Sipas Vetëvendosjes, deklarata e Hysës në konferencën e Beogradit se palët duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbi parimin e “fqinjësisë së mirë” – “janë shenjë e degradimit tërësor të projektit politik të Qeverisë ndaj integritetit territorial të Kosovës”. /Telegrafi

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Vetëvendosje:Qeveria e Kosovës ka prioritet agjendën politike të Serbisë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: