>Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin

>

Këngatarja amerikane, Rihanna, ndodhet në Australi në një tur muzikor, por më shumë se zëri i saj, australianët duhet të kenë mbetur të befasuar nga “cilësi” të tjera.
Gjatë koncertit të dhënë në Melburn të hënën në darkë, Rihanna u bë protagoniste e shumë lëvizjeve provokuese, ndërsa këndonte këngët e saj të fundit dhe një koleksion të këngëve më të famshme.

23-vjeçarja tregoi linja të mrekullueshme, të cilat janë pasojë e një diete dhe regjimi të veçantë që ajo deklaroi se ishte duke ndërmarrë disa javë më parë.


Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin
Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rihanna mahnit në Australi… por jo me zërin Janë të Mbyllura

>Autobusi i “regjistrimit” nis turneun nëpër Kosovë

>

Enti i Statistikës i Kosovës hapi të mërkurën fushatën e regjistrimit të popullsisë me lansimin e turneut me autobus nëpër 90 fshatra dhe qytete të Kosovës. 


Fushata “Nëpër Kosovë për 20 ditë” është pjesë e fushatës së komunikimit dhe këshilldhënies në regjistrimin e popullsisë dhe pronave në Kosovë. Ambasadorët e vullnetit të mirë të regjistrimit do të udhëtojnë me këtë autobus dhe do të shpërndajnë informata. 


Qëllimi i turneut me autobus është ofrimi i informatave për qytetarë lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe pronave, si dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje. 


Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje të konsiderueshme Entit të Statistikave të Kosovës në përgatitjet e regjistrimit që nga viti 2005, dhe shuma e përgjithshme e fondeve të BE-së që tashmë janë shpenzuar apo destinuar për aktivitetet e ardhshme është mbi 6 milionë euro./kn/

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Autobusi i “regjistrimit” nis turneun nëpër Kosovë Janë të Mbyllura

>Tottenham dhe Schalke në çerekfinale

>

Skuadra e Tottenhamit të Londrës dhje ajo gjermane Schalke e Gelsenkirchenit ia dolën të kualifikohen për çerekfinale të Ligës së Kampionëve
, pasi në takimet e luajtura sonte ishin më të mira se kundërshtarët e tyre Milan dhe Valencia. 

Në fakt, takimi ndërmjet Tottenhamit dhe Milanit përfundoi baras, mirëpo, pasi në ndeshjen e parë në Milano para te javësh londinezët patën fituar me rezultatin minimal 1:0, në çerekfinale shkon Tottenhami.


Në takimin tjetër, Schalke 04 mposhti në fushë të vet ekipin spanjoll Valencia me rezultatin 3:1, dhe pasi takimi i parë në Spanjë kishte përfunduar baras 1:1, ekipi gjerman u kualifikuar për çerekfinale.Për Schalken shënuan Farfan dy herë dhe Gavranoviq, kurse për Valencian Costa.

Postuar te SPORT. Komentet te >Tottenham dhe Schalke në çerekfinale Janë të Mbyllura

>Suedezi e vret të fejuarën dhe e ha

>

Kanë bërë shoping së bashku përpara se ai ta vriste dhe ta hante. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Suedi
, ku një 32-vjeçar vrau të fejuarën e tij dhe pastaj e ka ngrënë.

Protagonist i ngjarjes makabër është Isakin Jonsonn, 32 vjeç,  i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij. Sipas prokurorëve suedezë, ditën e vrasjes në qytetin Skovde ndërsa gruaja flinte, Jonsonn i ka prerë fytin dhe pastaj e ka ngrënë, transmeton NOA. 


“Në fillim i kam prerë fytin, ka thënë – Jonsonn në gjykatë – pastaj shkova në kuzhinë për ta gatuar”.  Në vendin e krimit policia ka gjetur një thikë, gërshërë dhe një sharrë.
Vrasësi-kanibal tha se nuk kishte asnjë arsye për të bërë krimin: “Ne ishim një çift me një të ardhme. Nuk kam dëgjuar asgjë të keqe rreth të fejuarës time”.

Postuar te Bota. Komentet te >Suedezi e vret të fejuarën dhe e ha Janë të Mbyllura

>Shqipëria furnizoi Gaddafi-n me armë

>

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Libisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.
Autoritetet shqiptare kanë furnizuar ilegalisht me armë ushtrinë e Muammar Gaddafi-t, shkruante sot në një artikull prestigjiozja “New York Times”.

Sipas së përditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetërshe për mortaja dhe armë të tjera të lehta u nisën për në portin e Ras Lanufit gjatë vitit 2010.

Ato ishin tepricë e ushtrisë sonë, ndërsa vetë furnizimi i Libisë nuk ishte ilegal në atë periudhë, pasi ende nuk kishin shpërthyer kryengritjet dhe asnjë bllokadë nuk ishte vendosur.

Megjithatë, transporti është kryer duke përdorur dëshmi ilegale dhe kontrata të jashtëligjshme, disa prej të cilave, fallsifikonin prejardhjen e armatimeve duke caktuar origjinën si serbe.

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Liberisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.

Në artikull nuk jepet një shpjegim për këtë fallsifikim të kontratave. Bie në sy fakti se ndonëse shteti ynë është pjesë e Alencës së NATO-s, nënshkruan marrëveshje me regjime diktatoriale si ato të Gaddafi-t./yp/
Postuar te Bota, Shqiperi. Komentet te >Shqipëria furnizoi Gaddafi-n me armë Janë të Mbyllura

>Humb 275 milionë $ në poker, shkon në burg

>

Një amerikan i quajtur Jeremy Johnson u shndërrua në protagonist të një historie me të vërtetë të veçantë, pasi humbi 275 milion dollarë në poker, përpara se të përfundonte në burg.

Nëse nuk do të kishte këtë pasion që e rënoi, Johnson do të kujtohej vetëm si një “gjeni” i mashtrimit dhe i informatikës.

Në fakt, përpara disa vitesh, ai krijoi së bashku me një ortak dy faqe interneti, “Works” dhe “Elite”, të cilat ofronin shërbime të rreme në internet. Njerëzit vazhdonin të paguanin, ndërsa Johnson nuk përmbushte asnjë prej këtyre shërbimeve.

Ai kishte mundur të grumbullonte në disa vjet 275 milion dollarë, pa u zbuluar asnjëherë marifetet e tij.

I bërë milioner, ai vendosi t’i dedikonte të gjithë fitimet pasionit të vetëm ku nuk kishte asnjë talent, pokerit. Në pak vite, ai shpenzoi të gjithë pasurinë e tij duke luajtur me më të mirët.

Disa milionë të kësaj shume, lojtari “i sëmurë” i humbi në kazinotë e Filipinës, Teksasit dhe Las Vegasit. Pjesën tjetër, e humbi në ndeshjet në internet dhe në ato live, me disa prej emrave më të mëdhenj të pokerit në botë.

Megjithatë, kjo lëvizje kaq e madhe shumash bëri policinë që të hetonte rreth biznesit të tij. Kështu, hetimi nxorri në dritë mashtrimin dhe tani, Jeremy Johnson mund të luajë poker me të burgosit e tjerë, për qindarka apo pa para./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Humb 275 milionë $ në poker, shkon në burg Janë të Mbyllura

>Pesë skenarë për fundin e botës

>

Stuhi diellore, asteroidë apo një supervullkan? Ndonëse nuk do të ketë shumë rëndësi për ata që do të shohin vdekjen e planetit dhe civilizimit tonë, revista “Science Magazine” publikoi pesë skenaret më të mundshëm të fundit të botës.

Meteorë ose asteroidë – Hera e parë që një meteor goditi Tokën ndodhi në vitin 1908. Një formacion shkëmbor, me përmasat e një godine dhjetëkatëshe, shpërtheu mbi Siberi. Forca e shpërthimit rrëzoi 80 milionë pemë dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonë. Sipas shkencëtarëve rusë, një asteroid i quajtur “Apophius”, dimensionet e të cilit janë sa dy fusha futbolli marrë bashkë, mund të godasë tokën në 16 prilll 2036. Përmasat e tij mund të jenë të mjaftueshme për të shkatërruar jetën në planet.

Stuhitë diellore – Njollat e Diellit dhe stuhitë diellore duhet të arrijmë maksimumin e tyre në vitin 2013. Sipas NASA-s, në epokën moderne, këto çregullime në fuksionimin e Diellit janë në gjendje të shkatërrojnë jetën e deri 130 milion personave. Sipas shkencëtarëve, në vitin e parë të një stuhie të vërtetë diellore, dëmet mund të jenë deri në 2 000 miliardë dollarë në të gjithë planetin tonë, ndërsa kanceri do të shndërrohej nga një sëmundje e zakonshme, në një epidemi të vërtetë.

Spostimi i poleve – Sipas një teorie që nuk besohet nga shumë ekspertë, një profeci e qytetërimit Maja ka parashikuar se në vitin 2012 do të ndodhin spostime magnetike të poleve të Tokës, duke shkaktuar dëme që mund të sjellin fundin e njerëzimit. Një mendje e ndritur, ajo e Albert Einstein, ka parashikuar mundësinë e ndryshimit të Polit të Veriut me atë të Jugut, në fushën magnetike. Një studim i Universitetit të Princetonit arriti në përfundimin se rreth 800 milion vjet më parë, Poli i Veriut mund të ndodhej në mesin e Oqeanit Atlantik.

Shpërthimi i një supervullkani – Shkencëratët i janë frkësuar prej kohësh mundësisë së një shpërthimit të një supervullkani në parkun e Jelloustonit, në Uajoming, SHBA. Një tjetër supervullkan mund të ndodhet shumë pranë nesh, në Itali. Ai ndodhet në gjendje të fshehur në malësitë e Italisë Qëndrore dhe nëse do të shpërthejë, do të jetë një forcë disa qindra herë më të fortë se shpërthimi i Vezuvit, që në kohën e Perandorisë Romake shkatërroi qytetet e Pompeit dhe Erkolanos.

Ngrohja globale – Deri në vitin 2100, nëse efekti serë do të përshkallëzohet me këto ritme, temperaturat në botë do të jenë rritur mesatarisht me gjashtë gradë. Shumë pyje dhe toka bujqësore do të shkatërrohen, ndëra Deti i Ngrirë i Veriut mund të mos ketë akull as në mesin e dimrit. Jetesa në ato që sot janë vende të ngrohta do të bëhet e pamundur, ndërsa në Londër do të jetë po aq vapë saç është sot në Kajro apo Dubai. Më e rrezikshme akoma cilësia e ajrit, e cila do të degjenerojë dhe së bashku me stuhitë, shumë më të fuqishme, do të jetë në gjendje të kërcënojë jetën e të gjithë njerëzimit.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Pesë skenarë për fundin e botës Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: