>Arid Uka ka lindur në Gjermani. Me prejardhje është nga Zhabari

>I dyshuari per vrasjen e dy ushtareve amerikan, Arid Uka ka lindur dhe jeton ne Gjermani, i ka thënë Associated Press-it xhaxhai i tij, Rexhep Uka i cili jeton në Mitrovicë.  


Në intervistë për AP menjëherë pas aktit makabër, familjarët kanë theksuar se familja e ARIDIT (jo  Arifit sic është raportuar më parë) është shpërngulur nga Kosova qysh para 40 vjetësh.

Rexhepi ka bërë të ditur se gjyshi i Aridit i cili dyshohet se ka vrarë amerikanët ka qenë imam në njërin nga fshatrat e Mitrovicës,


Ndërkohë i biri i Rexhepit, Behxheti (djali i xhaxhait të vrasësit të dyshuar) thotë se me të marr lajmin ka tentuar të kontaktoj me babain e Aridit por ai nuk i është përgjigjur./topLajm

Advertisements
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Arid Uka ka lindur në Gjermani. Me prejardhje është nga Zhabari Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: