>Vdes basketbollisti vetëm pak qaste pasi shenon 3 pike dhe fiton ndeshjen

>

Një tragjedi e  goditi Michiganin Perendimore kur ylli I  Fennville (Mich) High,  basketbollisti  Wes Leonard  qëlloj në hark për tre pikë duke e dërguar skuadren e tij drejt fitores  kur rezultati ne tabelë shënonte 57-55  gjatë lojës shtesë. 

Ndersa festonte fitoren,  basketbollisti perjetoj   sulm ne zemer  e vetem pak momente me pas spitali I afërt konfirmoj vdekjen e tij. /toplajm
Postuar te Bota, SPORT. Komentet te >Vdes basketbollisti vetëm pak qaste pasi shenon 3 pike dhe fiton ndeshjen Janë të Mbyllura

>Rihanna shkon ne SEX SHOP

>

Rihanna vizitoi një seks dyqan në Australi , duke u larguar nga vendi me valixhe të mbushura plot e përplot gjëra misterioze erotike.
Këngëtarja, videoklipi eksplicit i të cilës “S&M” është ndaluar në 11 vende, është parë duke blerë gjëra për nevoja seksuale në një seks dyqan në Sidney.

“Nuk mund të them çfarë bëri Rihanna apo çfarë bleu – është top sekret”, tha një asistent i këngëtares.
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rihanna shkon ne SEX SHOP Janë të Mbyllura

>Për “Natën e Zjarreve”, 400 policë të angazhuar

>

Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe rend për të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve” që mbahet më 7 mars në Prekaz. 

Zëdhënësja Sabrie Kamberi ka bërë të ditur se policia rajonale e Mitrovicës ka bërë një plan operativ për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, dhe ka angazhuar rreth 400 pjesëtarë policorë. 

“Përgjegjësia bie mbi drejtorinë rajonale të Mitrovicës, e cila ka përgatitur një plan operativ sa i përket gjendjes së sigurisë qoftë në trafik, qoftë edhe gjatë organizimit që do të mbahet. Janë diku rreth 400 forca të Policisë së Kosovës, të cilët do të merren ekskluzivisht me këtë manifestim, do të thotë do të jenë të gatshëm gjatë këtyre ditëve të manifestimit dhe në bazë të informative paraprake që ne i kemi nuk pritet që të ketë ndonjë incident apo diçka të tillë”, ka thënë Kamberi, për KosovaPress. 

Ndonëse Kamberi nuk ka dhënë detaje tjera të planit operativ të policisë, herat e kaluara Policia e Kosovës ka aplikuar një sistem trafiku një kohor për të mundësuar qarkullim më efektiv dhe më efikas të trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Skenderajt dhe vendit ku do të zë vend kremtimi i “Natës së Zjarreve” në Prekaz. 

Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga oficerët e policisë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. 

Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga pjesëtarët e policisë së Kosovës në terren. 

Për vend parkingjet e siguruara paraprakisht, qytetarët do të marrin instruksionet nga zyrtarët policorë./ge

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Për “Natën e Zjarreve”, 400 policë të angazhuar Janë të Mbyllura

>Pizaro dhe Borielo zihen, Roma fiton

>

Ujkesha romake me golin në pikën përfundimtare, feston në mysafiren me Leçen me 2:1. Para kryerjes së penalit, ka pasur një zënkë gojore mes David Pizaros dhe Marko Borielo për atë se kush do të gjuaj gol. Këtë herë topin e mer Çilianeci dhe gjuan me sukses prej 11 metrave. 

Nikoqirët ishin në afërsi të pikës,  por është dënuar loja me dorën e Munarit në minutën e gjashtëmbëdhjetë, pas së cilës ishte bërë dënimi më i rëndë për ekipin e Romës. 

Rezultatin e hapi ish futbollisti i Romës Mirko Vuçiniq, ndërsa malazezi nuk gëzohej kundër ish ekipit të tij.

Leçe ka arritur të kthehet nëpërmjet Xhakomacit pas asistencës së Munarit, por pikërisht Munari ishte tragjiku i lojës duke ju dhënë penallti romakëve në minutën 90- të. Me këtë triumf Roma mbeti në vendin e gjashtë, por i plasuari i katër Lacio i merr vetëm dy pikë./zhurnal  

Postuar te SPORT. Komentet te >Pizaro dhe Borielo zihen, Roma fiton Janë të Mbyllura

>Seks Mirjeta dhe Marieli, Nëna e Marielit: “Nuk dua ta komentoj”

>

Pohimi që Mirjeta u bëri dy banoreve të tjera të shtëpisë së “Big Brother”, se ajo dhe Marieli kanë pasur marrëdhënie intime në shtëpi, është bërë lajmi i javës. Kjo edhe për vetë kushtet e shtëpisë, vrojtimit që i bëhet asaj, por edhe faktit që banorët flenë të gjithë në një dhomë, shkruan Mapo

Se kur ka ndodhur çasti intim mes çiftit, nuk është pohuar prej Mirjetës, për shkak të sikletit, por mendohet se gjithçka ka ndodhur natën. Megjithëse duhet thënë se kjo javë në “Big Brother” s’ka qenë aspak e qetë mes Mirjetës dhe Marielit. Ata kanë pasur shpesh debate për gjëra të ndryshme. 

Kështu, Marieli është bërë i vëmendshëm ndaj çdo gjëje që thotë dhe bën Mirjeta. Ai ka debatuar dhe mes të tjerave është bërë xheloz, pasi Mirjeta ka fjetur në kraharorin e Petritit. Edhe pse Mirjeta ka komentuar se kjo ishte thjesht diçka miqësore, pasi ajo ndihet mirë me shoqërinë e Petritit.

“Doja thjesht të thosha, që mos bësh gjëra që nuk të pëlqejnë, kur i bëjnë të tjerët” i thotë Marieli, Mirjetës, duke iu referuar diskutimit të gjatë për një prekje të Ermelës ndaj Marielit, e cila u mor si flirt. 

Marieli i thotë se ai nuk po ia thotë këto gjëra sepse është xheloz, por sepse nuk është diçka e mirë që sheh Mirjetën të bëjë të njëjtat gabime, për të cilat ata kanë debatuar. 

Ashpërsia e Marielit duket se është e ndikuar edhe nga takimi me nënën e tij fundjavës së kaluar. Pikërisht për rrëfimin e Mirjetës, në kontaktuam me Majlindën (nënë e Marielit) por ajo e zhgënjyer disi, nuk pranoi të jepte asnjë prononcim duke thënë “nuk kam komente”/toplajm
Postuar te Big Brother. Komentet te >Seks Mirjeta dhe Marieli, Nëna e Marielit: “Nuk dua ta komentoj” Janë të Mbyllura

>update: Alarm i rremë për bombë në shtëpinë e presidentit

>

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Arbër Geci, duke komentuar alarmin e rrejshëm për vendosje të bombës në rezidencën e Presidentit, ka thënë se ky akt është në kuadër të një presioni të jashtëzakonshëm që po ushtrohet ndaj familjes së Shefit të Shtetit. 

Sipas tij, kohët e fundit Presidenti ka marrë kërcënime të shumta. Kërcënime, thotë ai, ka pasur edhe ndaj familjes presidenciale në Lugano. 

Arbër Geci, Këshilltar politik i Presidentit, e sheh si presion ndaj Behgjet Pacollit alarmin e rrejshëm për vendosje të bombës në shtëpinë e tij. 

“Presidenca e dënon si një akt të shëmtuar ndaj një institucioni të lartë të Shtetit siç është Presidenca e Shtetit dhe konkretisht ndaj shtëpisë së z. Pacolli. Vlerësojmë se sulmet dhe kërcënimet e tilla ndaj Presidentit vinë si rrjedhojë e një fushatë të egër dhe të pandershme, një fushate shpifëse që është zhvilluar ndaj z. Pacolli nga disa media në Kosovë”, ka thënë Geci, për Express. 

Ai i bën përgjegjës mediat, për siç thotë, shpifjet që po plasojnë në opinion. 

“Konsiderojmë se shpifjet që janë bërë ndaj personalitetit dhe integritetit të Behgjet Pacollit kanë sjellë në këtë pozicion që z. Pacolli të jetë i kërcënuar, jo vetëm në rastin e fundit, por edhe në raste të tjera, qoftë përmes sms apo formave të ndryshme”, ka thënë ai. 

“Kjo nuk i bënë nder askujt, por konsiderojmë se fajtori kryesorë për këtë është fushat e egër dhe e pandershme ndaj z. Pacolli nga mediat e caktuara. Ky nuk është kërcënimi i parë ndaj z. Pacolli, por kohëve të fundit ka pasur kërcënime apo presione edhe ndaj familjes së Presidentit Pacolli edhe në Lugano të Zvicrës. Edhe familja është nën presionin e sulmeve shumë të mëdha të njerëzve që dirigjohen nga mediat e caktuara në Kosovës”, ka shtuar ai. 



Policia e Kosovës ka marr të shtunën një thirrje anonime se, gjoja, ishte vendosur një bombë në shtëpinë e presidentit, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.
Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.

Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit. /toplajm dhe telegrafi

Postuar te KOSOVË. Komentet te >update: Alarm i rremë për bombë në shtëpinë e presidentit Janë të Mbyllura

>Jasharët ftojnë të lihen anash grindjet

>

Në përvjetorin e 13-të të luftës në Prekaz, Kompleksi dhe familja Jashari janë vizituar nga shumë qytetarë dhe nga pak delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare.
Delegacioni i parë ka qenë ai i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. 
Rektori Mujë Rugova, pasi bëri homazhe tha shkurt se “ka ardhur për të shprehur respektin e përjetshëm për Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e tjerë. Jasharët nga një u bëfshin një milion”. 

Ai ka vizituar edhe familjen Jashari të cilës ia ka dorëzuar bustin e Adem Jasharit, të punuar në bronz nga një student i Akademisë se Arteve.
Rifat Jashari, ka falënderuar për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe ka porositur që “të lihen anash inatet personale dhe të qitet Kosova në binar të duhur”./ki
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Jasharët ftojnë të lihen anash grindjet Janë të Mbyllura

>Filloi karnavali i Brazilit (foto)

>

Mbrëmë ka filluar një prej karnavaleve më të mëdha në botë, ai në qytetin brazilian Sao Paolo, i cili do të zgjasë deri më 12 mars.

Shfrenimi i vërtetë filloi në të ashtuquajturin Sambadrom në Sao Paolo, të cilin e ndoqën miliona vizitorë nga mbarë bota.
Vizitorë patën rastin të kënaqin sytë me valltare të bukura të samtës, të cilat çdo vit dhe gjithnjë mahnitin me trupa të bukur e të lyer me vaj, duke vallëzuar me ritme të nxehta.


Postuar te Bota. Komentet te >Filloi karnavali i Brazilit (foto) Janë të Mbyllura

>Greqia provokon sërish

>

Politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo, ka reaguar ndaj deklaratave të bërë nga ministria e Jashtme greke dy ditë më parë. Në takimin e shoqatës “Fan Noli”, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës janë ndërhyrje e saj në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Dje dëgjuat një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke. Nuk është hera e parë. Kush e ka ftuar këtë ministri greke që të na ndihmojë. Kjo është një ndërhyje e Greqisë në punën e një vendi tjetër”, tha Godo.Ai ka theksuar se synimi i disa qarqeve në Greqi është shumë i qartë. “Deklaratat e konsullit grek nuk ishin personale. Ata shikojnë se këtu ka një terren të përshtatshme për të bërë regjistrimin. Terreni është përgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë të Jashtëm të Greqisë, Jorgo Dhelavekuras, me ç’rast ai theksoi se mos regjistrimi i popullsisë mund të cenojë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Regjistrimi i popullsisë është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar dhe ndërhyrjet e një shteti të huaj për mënyrën dhe kohën se kur Shqipëria do të zhvillojë një regjistrim janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e PDUI.

Postuar te Shqiperi. Komentet te >Greqia provokon sërish Janë të Mbyllura

>Belen Rodriguez me nje mashkull tjeter!

>

Belen Rodriguez ne skene e Ariston kishte deklaruar se pas Festival do te kishte ndryshuar te dashur dhe duket se e ka mbajtur fjalen, ne fakt show girl argjentinase eshte fotografuar ne shoqeri te Giuseppe Dicecca, stilisti i saj personal. 

Novella 2000 ka publikuar foto te te dyve nderkohe qe shetisnin neper rruget e Romes, madje duke u puthur e duke u perkedhelur. Belen e ka mohuar te kete nje histori me Dicecca duke shpjeguar se ma kalimin e kohes mes saj dhe Giuseppe eshte krijuar nje raport shume i mire miqesie, aq sa e ka perkufijzuar si shokun e saj me te mire. 

Po Corona ku ishte ate mbremhe? Pyetja lind ne menyre spontane edhe pse stilisti eshte disi si i familjes, aq sa ka darkuar me te gjithe “klanin” Rodriguez nderkohe qe Belen po merrej me drejtimin e Festival di Sanremo, madje gojet e keqija kane folur per nje tradheti te mundeshme ne dem te Fabrizio Coronas./zhurnal

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Belen Rodriguez me nje mashkull tjeter! Janë të Mbyllura