>Facebook më i popullarizuar se pornografia

>

Të dhënat më të reja të kompanisë Hitwise, tregojnë se rrjetet shoqërore online (që në ditët e sotme dominon Facebooku) janë bërë më të popullarizuara madje edhe se pornografia.
Në janar të këtij viti, sipas Hitwise, Facebook së bashku me rrjetet tjera shoqërore kanë përbërë 12.46% të të gjithë qarkullimit online në Britani të Madhe, ndërsa faqet argëtuese, ku përfshihet edhe pornografia, përbënin 12.18% të qarkullimit online.


Kjo është hera e parë rrjetet shoqërore bëhen më të popullarizuara sesa faqet argëtuese, ndërsa Facebooku me 56% të të gjitha vizitave të rrjeteve shoqërore, është gjigant ndërmjet tyre.
Megjithatë, ekziston dilema nëse edhe rrjetet shoqërore duhet të ndahen në kategori, duke marrë parasysh se edhe në to përdoruesit shikojnë fotografi, videoxhirime, luajnë lojëra dhe bëjnë disa gjëra të ngjashme sikur jashtë tyre, megjithatë përmbajtjet pornografike janë të ndaluara në Facebook./tg

Postuar te Teknologji. Komentet te >Facebook më i popullarizuar se pornografia Janë të Mbyllura

>Eliza Dushku: Ju rrëfej 25 gjërat që nuk dini për mua

>

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku ka shkruar vetë për revistën amerikane “UsMagazine.com” 25 gjërat që njerëzit nuk dinë rreth saj. Gazeta “Tirana Observer” boton më poshtë shkrimin e plotë të Elizës shqiptare.

1. Unë zakonisht jam katastrofë në kuzhinë.
2. …por unë mund të bëj gatime tradicionale shqiptare të klasit botëror…
3. …sepse unë jam thesar i kombit shqiptar, së bashku me familjen Belushi dhe Nënë Terezën!
4. Pjesëmarrja në filma dhe në TV më kanë dhënë mua një tjetër kuptim, por edhe arritje.
5. Jam fanatike e “Archbishop Desmond Tutu”.
6. Qyteti i Bostonit është qyteti im më familjar.
7. Agresiviteti është shumë i zakonshëm për mua.
8. Unë kam thyer njëherë brinjët, krahun, por edhe hundën.
9. Kushdo që më merr në telefon duhet ta provojë tre herë që ti dalë sekretaria ime.
10. Pseudonimi ndërsa rritesha ka qenë “Corky Shmeshman”. Por tani i dashuri im, Rick Fox, më thërret “Shmubula”.
11. Kënga ime më e preferuar në karioke është ajo e Madonas “Like a Prayer”.
12. Derisa mbusha moshën 18 vjeç nuk e dija se çfarë ishte Guçi.

13. Fshehtazi unë ëndërroj që të isha një dermatologe.
14. Unë kam katër nishane nëpër trupin tim.
15. Vëllai im është stilist dhe është shoku im më i mirë.
16. Fjalorin e të folurit e kam si një shitëse droge.
17. Emrin ma kanë vënë sipas pionieres së feminizmit Eliza R. Snoë.
18. Puna ime në shërbim të fëmijëve të ish-ushtarakëve në Uganda është shumë e rëndësishme për mua.
19. I kam shumë frikë mushkonjat.
20. Bregdetet më bëjnë gjithnjë të qaj.
21. Duke qenë mjaft e matur, më ka bërë që të ndryshoj jetën.
22. Unë nuk mund ti rregulloj dot vetë flokët e mia.
23. Kam qenë në 134 qytete të 36 shteteve të ndryshme. Pasaporta është prona ime më e çmuar.
24. Patatet e ëmbla janë ushqimi më i preferuar për mua.
25. Unë vdes që të regjistroj video-lojëra, sepse kështu nipërit e mi mund “të luajnë” me mua./vi
Klicken für Bild in voller Größe

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Eliza Dushku: Ju rrëfej 25 gjërat që nuk dini për mua Janë të Mbyllura

>Gjendet fosili më i madh kafshës në histori

>

Shkencëtarët në Angolë kanë gjetur eshtrat e një dinozauri më të madh. Fjala është për bimëngrënësin sauropod, njëri nga krijesat më të mëdha që ka ecur ndonjë herë nëpër tokë. Anëtarët e ekipit të ekspertëve menjëherë pasi zbuluan eshtrat e këmbëve të kësaj krijese, thanë se bëhet fjalë për një lloj dinozauri të panjohur deri më tash.

Fosil u gjet afër dhëmbëve të peshqve e të peshkaqenëve dhe supozohet se peshkaqenët  ndoshta e kanë joshur të hynte në det e pastaj e kanë mbytur. Dinozauri i ri e ka marrë emrin Angolatitan adamastor, që do të thotë Divi nga Angola. Adamasotor është qenie kolosale nga mitologjia portugez, njofton Reuters.

Pothuaj njëkohësisht dhe krejtësisht në anën tjetër të botës është gjetur edhe një lloj tjetër i dinozaurit. Paleontologët kilianë kanë gjetur eshtrat e bimëngrënësit të gjatë tetë metra i cili ka jetuar në rajonet e shkretëtirës Atacama para 70 milionë vjetsh. Zbulimi Ky është zbulim i parë i dinozaurit në Kili. Emrin ia vunë Titanosauri kilean nga Atacama./kn

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Gjendet fosili më i madh kafshës në histori Janë të Mbyllura

>Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në

>

Bankrotimi shtetëror i Japonisë  pothuajse është i pamundshëm, ndërsa SHBA-të nga aspekti financiar kanë arsye të brengosen më shumë për pasojat e katastrofale të tërmet në Japoni, shkruan gazeta gjermane “Financial Times Deutschland”.

Duke analizuar situatën financiare në botë dhe në Japoni pas tërmetit, tsunamit dhe avarive në centralin bërthamor, gazeta vë në dukje se “nëse analizohen vetëm shifrat, atëherë Japonia është para bankrotit”. Posaçërisht pse edhe para tërmetit ka mbajtur rekordin për nga shuma  e borxhit në mesin e vendeve industrialist të zhvilluara. 

Shteti japonez është i ngarkuar dy herë më shumë se prodhimi i përgjithshëm vjetorë; dy herë më shumë se SHBA-të dhe dukshëm më shumë se Greqia.  Situata do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të shpenzimeve shtesë për rindërtimin e vendit. 


Shqetësimi se Japonisë mund t’i mungojnë paratë është i pabazë, meqenëse në tregun e atjeshëm të bonove shtetërore situata është krejtësisht ndryshe.  Për dallim nga SHBA-të, apo  Gjermania, japonezët pothuajse fare nuk varen nga kapitali i jashtëm.  Investitorët nga jashtë kanë në pronësi vetëm pesë për qind të bonove shtetërore. Ata edhe nëse e tërheqin tërë këtë kapital, deficiti mund të mbulohet lehtë nga bankat japoneze dhe fondi për pensione. 


NË rrezik më të madh janë financat shtetërore amerikane, të cilat në masë shumë më të madhe varen nga kapitali i jashtëm.  Pas kinezëve, japonezët kanë investimet më të mëdha në bonot e thesarit amerikan.  Po qe se ata tërheqin paratë, me qëllim që t’i investojnë në rindërtimin e vendit, kjo do krijonte një vrimë shumë të madhe në buxhetin SHBA-së./topLajm

Postuar te Bota, EKONOMI. Komentet te >Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në Janë të Mbyllura

>Te princi me 22 puthje

>

Femra në rrugën deri te mashkulli i ëndrrave të saja do të përjeton së paku gjashtë kontakte të tmerrshme, do të ketë gjashtë aventura njënatëshe dhe do të jetë tradhtuar së paku katër herë. 
Femra mesatarisht do të puthë 22 meshkuj, do të ketë katër lidhje më të gjata, ndërsa zemra do t’i “thyhet” së paku pesë herë përderisa nuk gjen “të vërtetin”, tregojnë rezultatet e një ankete që ka zhvilluar shërbimi i internetit për gjetjen e partnerit – meeteez.com.  


Femra gjatë rrugëtimit deri te princi i ëndrrave së paku një partner do ta njoftoj përmes internetit, tre meshkuj do ta marrin në ndonjë rrugëtim më të gjatë, por do të ketë edhe tri lidhje në distancë.  Një nga pesë femrat thotë se do të dëshironte ta ketë një fëmijë para se ka takuar parterin e përjetshëm. Numri më i madh i femrave kanë jetuar me dy meshkuj para se të gjenin “zotëriun e vërtetë”.

Meshkujt më shumë i shfrytëzojnë ditët e beqarisë.  Ai do të puthë 23 femra dhe do të ketë 10 aventura njënatëshe para se të vendosë për martesë. Ndërkaq, zemra e tij më shumë herë do t’i “thyhet”- – madje gjashtë herë, thuhet në anketën ku kanë marr pjesë dy mijë veta.  Për fat të keq, meshkujt më shpesh janë të tradhtuar nga partneret dhe më shpesh marrin “shut”.  Zëdhënësi i këtij shërbimi Dean Adams thotë se ne të gjithë e kemi vështirë të gjejmë partnerin e vërteta,  por duke shfletuar rezultatet realiteti duket shumë më i rëndë se që është.


Për shqetësim është e dhëna se 15 për qind e femrave kanë pasur probleme t’i “kthehen vetes” pas lidhjes se dështuar- këta meshkuj ato nuk i kanë lënë të qeta.  Lajm  i mirë është se në tërë këtë tregim, thotë Adams,. Të gjithë të anketuarit kanë deklaruara se “të vërtetin” e kanë gjetur para mohës 30-vjeçare. Në fund të gjitha ndarjet dhe zemrat e “thyera” vetëm kanë ndihmuar që lumturia të gjendet te partneri tjetër,  përfundon Adams.

Postuar te Hulumtime, Kuriozitet. Komentet te >Te princi me 22 puthje Janë të Mbyllura

>Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit

>

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandar Stanojevic, i dhuroi makinën futbollisit të ekipit të tij, Prince Tagoe, pasi humbi bastin që kishin vënë para derbit ndaj Crvena Zvezdës.

Stanojevic shpjegoi se i kishte premtuar makinën Renault Coupet futbollistit Tagoe, nëse shënonte dy gola ndaj rivalëve të tyre.

Lojtari shënoi dy golat që i dhanë fitoren Partizanit në takimin e parë të Kupës së Serbisë.

“Ja dhurova makinën. Kur bëri golin e dytë i thashë që basti ishte i vlefshëm nëse do të fitonim ndeshjen dhe në fund po shpresoja që Crvena të barazonte në mënyrë që të ruaja makinën”, u shpreh Stanojevic për mediat serbe pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1.

Postuar te Kuriozitet, SPORT. Komentet te >Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit Janë të Mbyllura

>Prokuroria: Nuk ka bazë për heqje imuniteti të Fatmir Limajt

>

Për shkak të interesit të madh të mediave se a ka kërkuar kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj, Prokuroria e Shtetit përmes një
komunikate njoftoi sot se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet dhe nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprat e kryera para se të zgjedhën deputet apo vepra të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet. 


Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin nr. 03/L-11 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Organi që zbaton procedurën penale nuk është i detyruar të vërtetojë sipas detyrës zyrtare se a gëzon një person imunitet apo jo dhe nga personi që gëzon imunitet varet se a do thirret në imunitet.


Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund të arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e deputetit pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  


Prandaj Prokuroria e Shtetit vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.
Çështja e kërkesës për pëlqimin e Kuvendit për arrestimin apo ndalimin e deputetit, nuk është në kuadër të fushëveprimit dhe detyrave të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës, përfundon komunikata./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Prokuroria: Nuk ka bazë për heqje imuniteti të Fatmir Limajt Janë të Mbyllura

>Nën kërcënim me armë ia grabisin 4140 euro

>

Policia ka njoftuar se në fshatin Volljakë të Klinës, më 17 mars  rreth orës  6 e 30 minuta,  një person kishte njoftuar se derisa po ngiste kamionin e tij, dy të panjohur e kishin ndaluar dhe nën
kërcënimin e revoles i kanë grabitur  4140 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. 

Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë, duke u bazuar në përshkrim të viktimës. Për ketë rast janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Nën kërcënim me armë ia grabisin 4140 euro Janë të Mbyllura

>Fatlumi, supertalenti shqiptar në Zvicër

>

Supertalenti shqiptar Fatlum Musliji është kualifikuar të dielën në finalen e “Die grosste Schweizer Talente” pas një vlerësimi maksimal të marrë nga juria e këtij kompeticioni.
Në gjysëmfinale talenti shqiptar nga nga Bilaçi i Bujanovcit në Kosovë u paraqit me një kërcim i cili bëri të ngrihej në këmbë të gjithë publikun. 


Surpriza për të gjithë shqiptarët ishte se në grupin e këngëve që Fatlumi kishte përzgjedhur për të shoqëruar performancën e tij, kishte futur edhe një këngë shqiptare, Aurela Gaçe dhe Marsel me Origjinale (shih min 02:00 – 02:15). Një pjesë e cila ka bërë të ngrihen në këmbë të gjitha familjen e tij e cila e ishte e pranishme gjatë shfaqjes. 


Ndër me të entuziamuarit në juri nga performanca e tij ishte Dj Bobo, i cili i dha vlerësimin maksimal duke e quajtur një “Diamant që shkëlqen”. Në finalen e 20 marsit bashkë më Fatlumin do të shkojnë edhe Tenöre von Phenomen dhe këngëtarja Julia Maria. Fituesi i kësaj gare do të marrë një shpërblim prej 100.000 franga zvicerane.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Fatlumi, supertalenti shqiptar në Zvicër Janë të Mbyllura

>Fëmija lindet me zemrën jashtë trupit

>

Mjekët kinezë po luftojnë për të shpëtuar jetën e fëmijës dymuajsh Xin Xin zemra e të cilit gjendet pothuaj jashtë trupit të tij.
Zemra e fëmijës vogël është i mbuluar me një membranë të hollë dhe mund të shihet mirë edhe si rrah. 
“Pasi lindi Xin Xin nuk besuam kur mjekët na thanë se njolla e zezë në barkthin tij është në të vërtetë  zemra e tij derisa nuk e pamë duke rrahur “, thanë të pikëlluar prindërit e tij, njoftojnë medie kineze.
Foshnja u dërgua në spitalin Xin Qiao në Chongqingu ku kirurgët po përpiqen të mendojnë si t’i ndihmohet. Ka shumë ide, por asnjë nuk është e parrezik.  Xin Xin ndoshta nuk do të mbijetonte operacionin. “Është një rast shumë i rrallë, zemra e tij është aq e eksponuar sa që çfarëdo kontakti mund të jetë fatal’, thotë dr. Zhang Yuping./kn

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Fëmija lindet me zemrën jashtë trupit Janë të Mbyllura