>Limaj i dorëzohet gjykatës

>

Fatmir Limaj është vetparaqitur të mërkurën në mbrëmje në gjykatë, pas fletarrestit të lëshuar nga misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, nën dyshimin për krime lufte. Limaj është vetdorëzuar duke thënë se e bën këtë për të mirën e drejtësisë në Kosovë, pasi siç tha ai, gjatë gjithë jetës së tij ka punuar për të mirën e Kosovës.
Gjatë ditës së mërkurë në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar disa persona të dyshuar për krime lufte.
Limaj, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së, sipas fletarrestit, është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.
Gjatë luftës, Fatmir Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm./tg

Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Limaj i dorëzohet gjykatës Janë të Mbyllura

>Ibrahim Tatlises filloi të flasë

>

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. Mjekët kanë njoftuar të mërkurën se pas heqjes nga aparati për frymëmarrje, Ibrahim Tatlises kishte filluar të flasë. 

Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind. “Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. 


Ikona turke u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive.Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë, për gjetjen e agresoreve.

Postuar te Bota, Show-Biz. Komentet te >Ibrahim Tatlises filloi të flasë Janë të Mbyllura

>Çdo e treta grua ëndrron për seks në treshe

>

Seksi në grup është njëlloj tërheqës për dy gjinitë, si për gratë ashtu dhe për burrat. Sipas një ankete të realizuar nga “Durex”, çdo e treta grua, apo 33 për qind ëndërrojnë të jenë në shtrat vetë e treta dhe të provojë një
“senduiq të nxehte”, ( grua- burrë – grua), shkruan gazeta gjermane Berliner Tageszeitung, raporton Bild.de. Sipas po të njëjtës anketë femrat që preferojnë seksin në treshe dëshirojnë që personi tjetër në shtrat veç partnerit, të jetë shoqja më e mirë e saj, apo fqinja./qendra

Postuar te Seks dhe Dashuri. Komentet te >Çdo e treta grua ëndrron për seks në treshe Janë të Mbyllura

>Dafina Zeqiri, më e transmetuara në radiot kosovare

>

Ka përfunduar edicioni i shtatë i manifestimit tradicional të radiove nga gjitha trojet shqiptare, “Radiofest”. Të dielën në mbrëmje në qytetin e Gjakovës, nga nikoqirja e këtij evenimenti “Radio Gjakova”, edhe këtë herë janë

mirëpritur shumë njerëz që punojnë në radio, këngëtarë e artistë të ndryshëm me influencë në vend. Para publikut performuan: Muharrem Mici, Butrint Bicurri, Gentian Gojani, Albi Xhepa, Vesa Smolica, këngëtarë tjerë, grupi i vallëzimit modern “Art Dizajn” dhe humoristët Sevdai Radogoshi e Besim Dina.

Radiot garuan në kategorinë e radio reportazhesh dhe radio reklamës. Çmimi për reportazhin më të mirë i ka takuar “Radio Prizrenit”, ai për spotin publicitar “Radio Kosovës”. Festivali ka sjell edhe risi, është futur një çmim special që ka të bëj me zërin më radiofonik në Kosovë, i cili këtë vit i takoj gazetarit dhe moderatorit, Nderim Neziri.
Këtë çmim e ndau “Radio Dukagjini”. Neziri ka thënë se nuk ka pritur se që në vitin e parë të ndarjes së këtij çmimi të jetë ai fituesi. “Dëgjova që në kuadër të këtij festivali do të ndahet edhe çmimi për zërin më potent, më kumbues, më të mirë, por për asnjë çast nuk e kam menduar që unë do të jem fituesi. Më erdhi befasishëm, andaj e përjetova me më shumë gëzim. Prej vitesh punoj në fushën e gazetarisë pa pretenduar çmime apo përfitime shtesë, por qenkan të ëmbla”, ka pohuar për “Zërin” Neziri.
Dafina e emocionuar për çmimin
Në mbrëmjen finale të “Radio Festit” si çdo vit u bë edhe shpallja e këngëtares më të transmetuar, më prodhuese dhe më të dëgjuar. Nëse ne vitet tjera ky çmim i ka takuar këngëtareve si Adelina Ismaili, Altuna Sejdiu, etj, sivjet ai shkojë tek Dafina Zeqiri, e cila në pamundësi për të qenë prezentë në skenën e atij festivali, (gjendej në Suedi), ka lëshuar një deklaratë ku tregon gëzimin e madh të saj.
“Jam shumë e nderuar që radiot më kanë vlerësuar me këtë çmim. Nuk di si ta shpreh gëzimin që jam këngëtarja më e pëlqyer dhe më e kërkuar nga ata që dëgjojnë radio. Radio më ka ndihmuar shumë të arrij dhe të jem më afër publikut. Dihet që kjo media ka ndikim të madh dhe luan rol në ngritjen tonë. Radio dëgjojnë të gjithë, kudo që janë, në shtëpi, veturë, kafiteri, andaj duhet t’ia dimë vlerën”, ka thënë e emocionuar ajo.
Ndërkohë, këngëtarja Zeqiri premtoj që do të vazhdoj të punoj me të njëjtin ritëm. “Nuk do ti zhgënjej kurrë adhuruesit e mi dhe ata që e dëgjojnë muzikën time. E, këtë do ta dëshmoj edhe me albumin që do të dalë së shpejti”, tha këngëtarja më e pëlqyer nga dëgjuesit e radiove në Kosovë.
Drejtori i këtij festivali, Skënder Gola për “Zërin” ka kujtuar edhe një herë qëllimin e këtij festivali. “Qëllimi i këtij manifestimi që nga ditët e para e organizimit ishte dhe mbetet nxitja e gazetarëve dhe stafit teknik të radiove për t’i ofruar audiencës një program me vlera të qëndrueshme, siç pretendon gjinia e radioreportazhit, fatkeqësisht e munguar nëpër shumë radio nga viti në vit, si dhe përmes spoteve cilësore publicitare të ofrojë tregun dhe të sigurojë afarizëm normal për vet radiostacionet” tha Skender Gola, i cili premtoj që në vitet në vijim “Radio Festi” do të jetë edhe më i madh dhe më i dëgjuar.
Të shtojmë se mbrëmja premierë e edicionit të 7-të të “Radio Festiti” është transmetuar drejtpërdrejt nga “Radio Dukagjini”, “Radio Gjakova” dhe shumë radio të tjera në Kosovë./vi

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Dafina Zeqiri, më e transmetuara në radiot kosovare Janë të Mbyllura

>Vdes reperi Nate Dogg

>

Reperi i njohur amerikan Nate Dogg, ka vdekur të martën në moshën 41 vjeçare.Këtë lajm e bën të ditur tabloidi Long Beach Press.
Detaje rreth vdekjes së tij nuk dhënë,por gazeta zbulon se Nate Dogg,emri i vërtetë i të cilit është Nathaniel Hale D. kishte pësuar dy lendime gjatë viteve të fundit.

Bashkëpuntori i tij, reperi Snoop Dogg,  në faqen e tij në Twitter ka postuar një status ku shkruhej: ”R.I.P Nate Dogg”.

Reperi Ludacris në Twitter tha: Është një zbrazëti e caktuar në zemrën e hip-hop që kurrë nuk mund të jetë e mbushur.Jam i lumtur që kemi bërë historinë së bashku.

Nate Dogg ka lindur në Long  Beach.

Ai karrierën e filloj me Snoop Doggy Dogg, Warren G dhe një grup të quajtur 213.Ai realizoi “The Chronic” me Dr.Dre ndërsa më vonë edhe njëherë bashkpunoj me reperin Snoop Dogg dhe së bashku realizuan këngën ”Doggystyle” njofton gazeta Times./topLajm



Postuar te Show-Biz. Komentet te >Vdes reperi Nate Dogg Janë të Mbyllura

>Neda dhe Ogreni, seks në "Big Brother"

>

E kanë bërë, s’e kanë bërë! Halli i madh i ka gjet të gjitha ata që janë ndjekës të rregullt të “Big Brother”. Neda me filozofinë e saj ka ndërlikuar dhe e ka bërë të pakuptueshme edhe momentin kur mendohet se ajo dhe Ogreni kanë bërë “dashuri”.

Një video e shpërndarë ditën e djeshme në facebook, tregohet Neda dhe Ogren duke bërë diçka nën çarçaf, kjo, ka shkaktuar reagimet e fansave të “Big Brother”. Në fakt, çifti është nën çarçaf po se çfarë bëjnë nuk e marrim vesh.

U përfol shumë që nuk po putheshin, u puthën! U tha që nuk po bëjnë gjë tjetër… kjo ndoshta mund të jetë edhe një akt tjetër i dashurisë së tyre. Ne mendojmë që Neda edhe këtu ka vepruar me filozofi, pasi dhe kur është zhveshur, ka treguar rrobat e saj para kamerave, për t’u thënë të gjithëve: “I hoqa…” Kanë qenë të shumtë ata që i kanë ironizuar, por ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur këtë video montazh e të manipuluar…  ja disa nga komentet e tyre në facebook.
1. Ç’a dashurie aman? 2 min duke u rrotulluar kot nëpër krevat sa të gjenin pozicionin, kot sa për të përhapur panik. Kur gjeten pozicionin, Ogreni u lodh, kështu që e lanë fare. Hahahahahahahaha

2. Ç’a është ky sex kështu!!! Ogrena lëvizte majtas-djathtas sikur kishte deti dallgë!
3. O zot kam vdek se qeshuri me këtë videon… Po qe se dija un që ditka të bëjë dashuri dhe i biri i tetos …po he moj Nadire i harrove fjalët që the në fillim??? Po ik o goce se do dalësh të shtunën mos u lodh kot të biesh në sy.
4. Video nuk është e montuar se i kam parë edhe një natë tjetër që kanë bërë edhe më keq që për Zotin jam hap sysh, po kamera drejtpërdrejt nuk e dha por dukej shumë mirë nga pasqyra. Kjo është Neda e parimeve. Ju kujtohet Adela që u puth sa foli mami Bjordit edhe kjo u puth sa i doli mami, analizoni me kujdes të gjitha gjestet dhe shikoni si përputhen tamam si me Adelën, vetëm po e them edhe një herë që kjo e imiton gjërat si i kishte Adela. Po kjo është debile komplet.

5. Kujtojnë shokët e shoqet e Ermelës se me këto video do nxjerrin Nedën dhe Ogrenin. Po 1 min e 35 sek vetëm njëra e bën se është instiktive dhe kjo është Ermela… Turp t’u vijë të gjithëve që keni ra kaq poshtë. Ta fitojë kush dreqin të dojë po këto për Zotin janë të tepërta. Po duroni deri të shtunën se do t’ua shuaj kuriozitetin Arbana.

6. Po ju ç’punë keni me çiftin? Në fund të fundit edhe dashuri të bëjnë, edhe sex e quani. E sa për Ogrenin mos ia qani hallin se është mashkull 24 karat, por nuk le nam t’u bo sex si Marieli se ai nuk është sex, se nga frika e kamerave as të shijon. Ogreni po duron pak dhe me Neden do ta bëjë sa të dalin për qejf të tyre e jo për shou.

7. I shikon lëvizjet ti apo je budalla??? Çfarë pret të çohet mali i Ogrenit e t’i hidhet sipër????? Shyqyr që lëvizi dhe aq ai Ogreni se për pak mendova mos e ka kapur me zor Neda këtë gjyshin e ri… aaaaaaa… kur u bë dhe kjo pisja të bëj seks o zoooottttt mos ngeltë njeri pa dashnor…

8. Uuuaaaaa, që dashuria bëhej brenda 1 min, këtë vetëm këtu po e dëgjoj, ju qofshi… jo se ka ndonjë gjë të keqe edhe në qoftë se e kanë bërë, por kjo që po shoh këtu, që unë e kam parë edhe live, nuk ma mbush mendjen… Ah, edhe diçka tjetër, e virgjër, apo e pa virgjër, kjo besoj unë pak rëndësi ka, ka kush e vërteton, nuk ngeli ta diskutojmë ne këtu, se mund të jetë diskutimi me banal që mund të bëhet./vi
Postuar te Big Brother. Komentet te >Neda dhe Ogreni, seks në "Big Brother" Janë të Mbyllura

>Tetë bjeshkatarë "prekin" majën e Bjeshkëve të Nemuna

>

Tetë bjeshkatarë të klubit Gjeravica, kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë të Bjeshkëve të Nemuna, të dielën në mbrëmje, pas 17 orëve të marshimit nëpër borë.
Ekspedita u organizuar nga klubi i bjeshkatarisë “Hrid” nga Plava e Malit të Zi. Kjo është një nga ngjitjet më të vështira në Ballkan për shkak të udhëtimit të gjatë që duhet të bëhet dhe mungesës së plotë të infrastrukturës përkrahëse.


“Është një udhëtim i gjatë dhe mjaft i vështirë, kemi ecur mbi 17 orë pa u ndalur në mënyrë që të arrijmë deri te maja Jezercë. Është ndjenjë e papërshkrueshme kur gjendesh në maje të malit dhe i sheh tërë Bjeshkët e Nemuna si në pëllëmbë të dorës”, ka thënë Gjemajl Kelmendi, njëri nga bjeshkatarët veteran të Gjeravicës. Maja Jezercë gjendet në vijën kufitare mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për këtë shkak gjatë tërë rrugës nuk ka shtëpi apo vende të cilat mund të shfrytëzohen për pushim.

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Tetë bjeshkatarë "prekin" majën e Bjeshkëve të Nemuna Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: