>Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi – VIDEO

>

Historia Lek Plepi

Lek Plepi është fenomeni që u bë i famshëm për disa javë, vetëm prej një modeli flokësh.
Dikush e pa në Internet, ua tregoi shokëve. U mahnitën me tekstet e tij, dhe e shpërndanë aq shumë mes njëri-tjetrit), saqë për gallatë, u bënë rreth 100 mijë fansa në FB, aq sa nuk ka anëtarë as PD. Kuptohet, për gallatë. A nuk votuam monarkinë para nja 14 vjetësh, po për gallatë? Shyqyr që atëherë dikush me mend, manipuloi votat.
Pa ndonjë formim të qëndrueshëm artistik, pa asnjë background kulturor, i ardhur nga një enklavë gjeografike, me videoklipe amatore pa vlerë të xhiruara në oborrin e vet, me tekste naive këngësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe, sikur po sheh komedinë më të bukur të vitit, Lek Plepi, e argëtoi aq shumë popullin e Facebook-ut sa bëri që në disa emisione televizive, ta merrnin për të ftuar, por që dukshëm, nuk donin ta merrnin seriozisht. Është koha për ta marrë shumë seriozisht Lek Plepin.


Muzika Lek Plepi?
E vetmja gjë që Lek Plepi do donte të bënte, është të këndojë për ne. E vetmja gjë që ne nuk duam prej tij, është që të këndojë për ne. Muzika e tij, për të gjithë ata që janë “fansa” të tij në FB, nuk vlen. Për ta, Leka ka vlera të tjera, kryesisht baluket. E megjithatë, Lek Plepi ka siguruar koncertet e veta të para, ku njerëzit, nuk do shkojnë për ta dëgjuar, por për “ta parë”.


Pse, Lek Plepi?
Pse, Lek Plepi e jo një tjetër? Youtube është i mbushur me amatorë që dëshirojnë të çajnë me muzikë, që kanë tekste po aq naive, mos më shumë, që kanë modele akoma më të frikshme flokësh.
Po, sepse janë disa “hollësira fatale”, do e kish quajtur Keko. “Koincidenca fatlume”, më mirë me thënë.
Lek Plepi, u bë mit sepse rastisi të bashkohen në të njëjtin çast disa faktorë: stresi i madh social i akumuluar dhe nevoja për ta shkarkuar këtë stres, nevoja për një figurë të re argëtuese, që duhet nxjerrë shpejt, se nuk ka kohë ta presim sa të dalë nga bankat e shkollës, nevoja për të gjetur një fenomen me të cilin të konfrontojmë vlerat tona.
Dhe, Lek Plepi qëlloi në çastin perfekt.
Naiviteti i zotit Plepi, bashkuar me modelin e flokëve, me naivitetin gazmor të teksteve të tij, me amatorizmin muzikor që ai e përjeton shumë seriozisht, me përhumbjen e tij naive kur del në ekran, me faktin që nuk kupton kodin e kryeqytetit (Çani: – A ke një të dashur me emrin Dorina? Leka: – Jo, nuk e ka Dorina, më duket).
Të tëra këto e bëjnë kandidatin perfekt për atë që publiku i Facebook-ut kishte nevojë.
Ne kishim nevojë, për një njeri me ato tekste, me atë model flokësh, dhe që nuk pranon duet me Robbie Williams, sapo merr vesh që ky, qenka gei.

Lek Plepi si Çak Norris
Ka një fenomen në rrjet, që quhet welovechucknorris.blogspot.com. Pak vjet më parë një grup njerëzish, filluan të shkruajnë për Çak Norris të gjithë gjërat që lexojmë sot për Plepin. Menjëherë u bë superhit në rrjet. “Maradonën e dërgoi zoti në Tokë për të mësuar futboll. Çak Norris, urdhëroi zotin për të dërguar Maradonën”.
Ka pasur disa tendenca më parë për të ndërtuar një version shqiptar të welovechucknorris, por kandidati perfekt nuk kishte ardhur ende.
Pra, ne nuk duam që Lek Plepi të flasë. Ne na argëton vetëm kur ai qesh në ekran kur dikush i lexon bëmat e tij në internet: “Lek Plepi është aq i shpejtë, sa lëpin sqetullën pa prekur qimet”. Dhe Leka vetë, qesh me të madhe, duke na bërë të lumtur.

E Ardhmja e Lek Plepit.
Nëse dikush mendon që Lek Pelpi është gaztori i radhës, e ka shumë gabim. Lek Plepi ka për të mbetur gjatë. Bota njeh shumë raste të tillë. Nëse ne vazhdojmë të pompojmë të tilla raste, nuk do mund t’i shfryjmë më. Sot, ne bëjmë “gallatë” me zotin Plepi. Nesër, kur, Lek Plepi të ketë bërë shumë para falë qejfit ët femrave për të bërë gallatë me flokët e tij, apo qejfit të meshkujve për t’u shkrirë gazit me tekstet e tij, nuk do jemi më ne që do bëjmë gallatë me Lek Plepin. Nesër, ai mund të blejë një stacion radioje e të flasë për VIP-at, mund të zërë kohë TV duke dhënë këshilla për jetën, mund të blejë dhe një kanal muzikor e të luajë tërë ditën këngët e tij, mund të blejë kompozitorët më të mirë, regjisorët më të mirë, dhe anti-artin e vet të na e servirë në një pjatë argjendi, pa na e dhënë mundësinë që t’i themi “jo”. Mund të garojë dhe për deputet, e ta kemi me imunitet.
Shumë hiçe artistike janë ngulitur përjetë në gardhin tonë artistik tashmë, sepse kanë krijuar pavarësinë financiare për të na u imponuar.
Për momentin, mund të duket se është një lodër gazmore në kohë të turbullta. Por, nesër, mund të ndërrojmë vendet. Jo mundet, por sigurisht që po. Lek Plepi do të ketë bërë aq shumë para, sa do mund të na blejë të tërëve, neve, simpatinë tonë, mbështetjen tonë dhe gustot tona.

lek plepi Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi   VIDEO
Lek Plepi në FB.

“Fenomeni” Lek Plepi rikonfirmon edhe një herë që FB, që duhej të ishte vetëm një “gadget” për të na argëtuar është një qenie tashmë, që mund të ndryshojë fatet e një njeriu. I vetmi problem me këtë kafshëz në dukje lozonjare që quhet Facebook, është që mund të sillet në mënyrë të pakontrollueshme. Madje, problemi i vërtetë është nëse dikush, do jetë aq i zgjuar sa ta përdorë këtë kafshë për qëllimet e veta (larg qoftë, të zeza).

My name is…

Tërë kjo gallatë në Internet të kujton një batutë të vjetër:
My name is Bond, James Bond.
My name is Off, Fuck Off.



Shifra të jashtëzakonshme popullariteti

Ka mbi 100 mijë shqiptarë fansa në vetëm 2 muaj. Ka më shumë faqe në Facebook se Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea mbledhur bashkë në vite dhe ia kalon edhe Çiljeta Xhilagës për numrin e vizitorëve online.

Ardit Gjebrea 
Nëse kërkon në Facebook për këngëtarin, prezantuesin dhe personin Ardit Gjebrea të shfaqen 39 faqe. Vetëm katër faqe janë hapur nga fansat dhe në to gjenden 13.835 njerëz që e pëlqejnë. Faqja më e madhe e Ardit Gjebresë mban emrin e tij dhe ka 13.069 njerëz që e pëlqejnë. Dhe këto shifra, për vite të tërë aktivitet artistik.

Lek Plepi
Personazhi Lek Plepi, rreth 34 vjeç, nga Dukagjini me banim në Shkodër, ka “pushtuar” Facebook-un vetëm në 2 muaj. Nëse kërkon për të, të shfaqen më shumë se 150 faqe. Vetë Lek Plepi nuk ka hapur asnjë faqe, të gjitha janë hapur nga njerëzit e tjerë. Vetëm një nga faqet e Lek Plepit (e titulluar Lek Plepi është Legjendë. Sepse, si thotë ai ashtu bëhet) ka 48.809 njerëz që e pëlqejnë.

Adi Krasta 

Nëse kërkon në Facebook, emri i Adi Krastës shfaqet në 36 faqe të ndryshme. Vetëm njëra prej tyre është faqe që janë anëtarësuar dashamirësit e Krastës. Në total Krasta ka 8228 dashamirës. Faqet e tjera janë individë të ndryshëm që kanë emrin Adi Krasta, apo kanë hapur faqe për të. Nëse kërkon në youtube, emri i Adi Krastës shfaqet në 91 video të ndryshme. Kryesisht janë video nga emisionet e tij, ku personazh kryesor janë të ftuar të ndryshëm.

Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Çiljeta Xhilaga ka më shumë se 100 faqe në rrjetin social Facebook. Pothuajse të gjitha faqet janë hapur nga njerëz të ndryshëm dhe kanë fotografinë e Çiljetës. Në total faqet e Çiljetës pëlqehen nga rreth 55 mijë njerëz. Faqja kryesore mban emrin e saj dhe ka 45.077 njerëz që e pëlqejnë. Në youtube emri i Çiljeta Xhilagës shfaqet 875 herë. Kryesisht janë këngë të ndryshme të Çiljetës.

Kujdes, është “ngjitëse”…
Kur i telefonuam nga redaksia një sociologu, bashkëpunëtor i vjetër i Shekullit dhe i folëm rreth idesë për të shkruar mbi Lekën e çuditshëm si fenomen social, ai kërkoi një gjysmë ditë kohë. Dje në drekë, u lidh në telefon me redaktorin përkatës dhe i thotë: “Shkrimi është gati, hidhi një sy në e-mail dhe më thuaj..”
Pas 10 minutash, mes sociologut dhe redaktorit zhvillohet kjo bisedë online:

Redaktori: Shumë bukur, të falënderoj. Isha i bindur që do shkruaje atë që duhej…

Sociologu: Ehh… Epo për Lek Plepin, fjalët rrjedhin vetë
Redaktori: Hahaaa, më duket se nise dhe ti nga batutat
Sociologu: Jo, jo, më shpëtoi pa dashur… Mos harroni ta vini në listën e honorareve.
Redaktori: Pa merak. Për Lek Plepin, bankat kryejnë pagesa pa u derdhur lekë nga kompanitë…

Kaq ishte dialogu. Të dy, si sociologu, si redaktori ranë në “kurthin” e batutave me Lekën. E shihni? Me sa duket, është ngjitëse, kujdes!
Flasin Zyhdi Dervishi dhe Artemisa Shehu
Pro dhe Kundër, dy vështrime

sociologësh për Lekën si dukuri
Ne e quajtëm sot në titullin e Shekullit “Nastradini i ri shqiptar”. Sepse batutat dhe historitë e tij, kanë mbushur rrjetet sociale, dhe tani çdo gjë, edhe ato që Leka nuk i ka parë as në ëndërr, i atribuohen si veprime këtij djali të ardhur nga hiçi. Ka vetëm pak ditë që “qarkullon” dhe në Google mund të gjesh menjëherë rreth 60 mijë rezultate me emrin e tij. Për të mos përmendur fansat në Facebook.

Mund ta quash me shumë zemërgjerësi një “kantautor amator”, por në fakt as ai vetë nuk e di çfarë është. Ti vesh një emër kësaj dalldisje pas tij, prapë është e vështirë. Biseduam me dy sociologë dhe ata kanë këndvështrime të ndryshme mbi Lekën si dukuri sociale.

Për sociologun e njohur Zyhdi Dervishi, fenomene të tilla marrin jetë nga një rrjet që ka të bëjë me arsimimin dhe komunikimin e dobët, rrjet të cilin z.Dervishi e quan “të kufizuar, të thjeshtë dhe vulgar”. Por sociologia Artemisa Shehu sheh diçka tjetër tek kjo dukuri. “Lek Plepi mund të klikohet edhe për guximin që ka, duke kërkuar dhe provuar të konkurrojë me të tjerët”,-thotë znj.Shehu.

Zyhdi Dervishi: Dukuritë si Leka i pjell vegjetimi në boshllëk

Në shoqërinë shqiptare ka një diferencë të madhe nivelesh. Nëse përpara viteve ’90-të ata që shkolloheshin kishin një nivel më të arrirë, tani ka mjaft që po mbarojnë shumë shkolla, dy-tre fakultete njëkohësisht, por niveli kulturor, teorik është shumë i ulët. Kemi shumë shqiptarë me disa diploma e mastera, por që mund të quhen ‘analfabetë me diplomë’. Patjetër që ka përgjegjësi dhe shteti. Një shtet që funksionon normalisht. Por në Shqipëri ka kohë që shteti nuk funksionon. Shteti është shndërruar në një ndërmarrje ‘sh.p.k’ për të mbushur xhepat dhe interesat e nëpunësve, e jo si një mekanizëm në shërbim të qytetarëve. Një shtet demokratik me parametra normalë, as të mira apo shumë të mira, por normalë, ka përgjegjësi të madhe për mirëarsimimin e të rinjve. Por shtet që lejon të abuzohet hapur, që bën sehir në të gjitha nivelet e shkollimit, nuk është shtet.

Ndaj mjaft segmente të shoqërisë shqiptare të ditëve tona vegjetojnë në boshllëk. Nuk kanë objektiva vetjake për të arritur, nuk kanë kërkesa ndaj vetes. Kalojnë kohën në komunikimin elektronik. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse përqafohen dukuri si ‘Lek Plepi’.

Artemisa Shehu: Leka klikohet edhe për guximin për të konkurruar
Lek Plepi mund të klikohet edhe për guximin që ka, duke kërkuar dhe provuar të konkurrojë me të tjerët.

Nuk paragjykoj asgjë të tij. As pamjen. Shoqëria sot është heterogjene. Nuk mund t’i ndajmë dot veç ca, e veç ca. Sot janë përzier ngado nëpër Shqipëri banorë të zonave rurale me ato qytetare si një shoqëri në përzierje, tranzicion. Nëse nuk bëhemi homogjenë, është vështirë të ecim me atë lloj hapi që duam.
Fakti që ka gjetur shumë fansa është edhe prej risisë që ai sjell. Nuk ka ndodhur shpesh në mënyrë të tillë, por ja që, sado e rëndomtë qoftë, ndodh. Kërkohet diçka trandy, e çuditshme, e paprovuar më parë, ndaj ky pëlqehet. Rinia sot po largohet nga kultura, tradita, vijimësia.

Këngëtarët për Lekën…
Ai është bërë i famshëm fillimisht nëpërmjet Facebook-ut, por vetëm në pak ditë fama e tij “ka zbritur në tokë”. Ndoshta merita më e madhe në këtë situatë i takon atij që ka shpenzuar fillimisht kohë dhe ka krijuar faqe online për Lekën, ndoshta pas “njeriut të famshëm” fshihet një dorë që e bëri të tillë. Sidoqoftë, sot jemi në një dalldi të vërtetë online, siç tregojnë shifrat e Facebook-ut, por jo vetëm. Ata që e përdorin rrjetin social me siguri i ka dal qoftë edhe një herë të vetme emri i Lek Plepit përballë. Ne kemi pyetur edhe disa këngëtarë për Lekën. Shumica prej tyre nuk kanë dashur të komentojnë, ndërsa emrat që po ju paraqesim më poshtë kanë ndarë me ne mendimet e tyre për djalin e çuditshëm që mbrëmë ka arritur kulmin e vet i ftuar në një nga lokalet e natës më në zë të Tiranës, Venue Club.

Orgesa Zaimi
“T’ju them të drejtën nuk e di ca është. Veçse më kanë mbyt me linke të këtij njeriu, por s’di ca të them. Fama dhe popullariteti i tij është diçka që mua më ka bërë padiskutim përshtypje. Mendoj se gjërat e çuditshme, të ndryshme, gjithmonë ju bëjnë përshtypje shqiptareve. Unë mendoj se ashtu siç po e ngrenë këtë personazh ashtu do e rrëzojnë. Nuk parashikoj datë apo kohë, por di të them që “çudia më e madhe këtu te ne tre ditë zgjat”.

Beatrix Ramosaj
“Çdo njeri ka vendin e vetë në këtë botë. Është publiku ai që bën selektimin. Lek Plepi është kthyer tanimë në një legjende virtuale. Për sa kohë ky është fakt, tregon se në personalitetin e këtij djali ka diçka të veçantë. Se çfarë është kjo e veçantë nuk mund ta them, ndoshta duhen pyetur përdoruesit e Facebook-ut ose vetë Lek Plepi…”

Devis Xehrahu
“Unë sot erdha në Shqipëri dhe po sot dëgjova për herë të parë bëmat e këtij humoristi. Më vjen për të qeshur tani që po flas, sepse më folën disa miqtë e mi për të dhe nga sa kuptova ai qenka tip i lezeçëm. Mesa duket di të jetë vetvetja, domethënë humorist. Por, për më shumë do ta dëgjojë sonte tek Venue ku këndoj edhe vetë dhe mund të them më tepër pasi ta takoj”./shm
Postuar te Shqiperi. Komentet te >Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi – VIDEO Janë të Mbyllura

>Aurela Gaçe, një ndër 10 më të preferuarat e Eurosong

>

Këngëtarja labe, e cila këto ditë lançon klipin e këngës “Feel the passion”, me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e Eurosong, është renditur ndër 10 më të preferuarat e këtij kompeticioni. Sipas sitit esctoday, ajo bën pjesë në grupin e këngëtarëve më të pëlqyer, duke qenë se këngë e saj është lançuar, natyrisht pa video.Aurela ka punuar për realizimin e këngës në një nga studiot më prestigjioze në Los Angeles, USA, ku kanë punuar këngëtarë të njohur si Ray Charles, Lady Gaga etj. 


“Unë këndoj me zemër dhe lidhem me audiencën. Unë kam shumë dashuri dhe ata e ndiejnë këtë. Askush s’mund të mashtrojë audiencën”, ka thënë Aurela Gaçe. 


E pyetur në lidhje me pritshmëritë që ka për renditjen e saj në Eurosong, nëse do të arrijë më shumë se këngëtarët e tjerë që kanë përfaqësuar vendin tonë, Aurela është shprehur: 


“Artistët janë shpesh nën presion, por sigurisht unë shpresoj për të dalë sa më mirë, por kurrë nuk i dihet. Unë ndihem e bekuar dhe e nderuar që do të përfaqësoj vendin tim”. Pas të madhes Vaçe Zela, ajo shënon këngëtaren e dytë me më shumë trofe nga Festivali i Këngës në RTSH.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Aurela Gaçe, një ndër 10 më të preferuarat e Eurosong Janë të Mbyllura

>Familja e Emmyt angazhon avokat

>

Familja Hidersha ka vendosur te angazhoje avokat kunder pergjegjesit per vdekjen e vajzes se tyre. Ky fakt bëhet i ditur nga Ali Hidersha, babai i këngëtares, e cila gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak, pasi u godit me makinë mëngjesin e të dielës në periferi të Tiranës, nga 47-vjeçari kosovar. 

Babai i këngëtares ka pohuar , se së shpejti familja e tij do të marrë një avokat që do jetë palë me Prokurorinë gjatë gjyqit që do i bëhet biznesmenit kosovar, Aziz Kelmedi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, me akuzën e “vrasjes me dashje”. 

Kjo procedurë parashikohet në nenin 58 të Kodit të Procedurës Penale, për të drejtat e personit të dëmtuar nga vepra penale, shkruan ”Panorama”. Në pikën 1 të këtij neni thuhet se personi i dëmtuar nga veprat penale ose trashëgimtarët e tij, kanë të drejtë të kërkojnë procedimin e fajtorit dhe shpërblimin e dëmit. Madje, i dëmtuari ka të drejtë të parashtrojë kërkesa në organin procedues dhe të kërkojë marrjen e provave. 

Ditë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për biznesmenin nga Kosova, Aziz Kelmendi. Ai u arrestua mëngjesin e ditës së diel, më 27 shkurt, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, por më pas, akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje, për shkak se këngëtarja gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë./yp

Postuar te Shqiperi. Komentet te >Familja e Emmyt angazhon avokat Janë të Mbyllura

>Zahia Dehar si Brigitte Bardot, pozon për "V Magazine" (foto)

>

Pak para kampionatit botëror të futbollit të Afrikës Jugore në vitin e kaluar u ngrit pluhur dhe u bë skandali kur ajo tregoi se kish qenë e detyruar të ketë marëdhënie seksuale me pagesë me disa futbollistë të kombëtares Franceze si Ribery, Govou dhe Benzema, futbollistë këta të cilët rezikonin dhe u kërkohej shumë e parave si dhe u ngrit procedurë penale përshkak se atëbotë kjo bukuroshe ishte akoma në moshë të mitur.
Ajo u paraqit në një emision Francez ku konkurroi ende pa i mbushur të tetëmbëdhjetat dhe askush nga juria nuk kishin hetuar këtë gjë.Bukuria dhe trupi i saj kishte magjepsur të gjithë madje edhe disa futbollist me nam të cilët më vonë u bënë objekt bisede se kishin kryer marrëdhënie seksuale me bukuroshen. 

Pikërisht nga ky skandal ka përfituar Zahia Dehar ,me prejardhje Marokene që tashmë është e bërë e njohur jo vetëm në Francë por edhe jashtë saj.

Kjo ish prostitute tashmë ka bërë karrierë duke hyrë gjithnji e më shumë në botën e shou biznisit si modele duke pozuar për revistën Amerikane të modës “V Magazine”. Ajo duket si një Brigitte Bardo e re ,në foto shihet duke pozuar me të brendshme dhe me veshje të ngushta që tregojnë performancat e bukura trupore të saj.

Ajo dëshiron që të krijoj një sito në internet ku do të tregoj të vërtetat në lidhje me skandalin , Përndryshe ajo ka krijuar famë pikërisht nga ajo ndodhia me lojtarët./yp

Zahia Dehar  si Brigitte Bardot,  pozon për ,, V Magazine’’
Zahia Dehar  si Brigitte Bardot,  pozon për ,, V Magazine’’
Zahia Dehar  si Brigitte Bardot,  pozon për ,, V Magazine’’
Zahia Dehar  si Brigitte Bardot,  pozon për ,, V Magazine’’
Zahia Dehar  si Brigitte Bardot,  pozon për ,, V Magazine’’
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Zahia Dehar si Brigitte Bardot, pozon për "V Magazine" (foto) Janë të Mbyllura

>Rozi merr Shpatin, tërbohet lokali

>

E lirshme si gjithmonë, Rozana Radi e cila ka ngritur “Flaresin” në këmbë me performancën e saj, ka bërë të ngrihet nga vendi dhe Shpat Kasapin e ndrojtur. E kush mund t’i rezistonte Rozit në ato momente. 



Ajo ka marrë mikrofonin dhe pa një e pa dy e ka bërë Shpatin të ngjitet në skenën e vogël bashkë me të. 
Sigurisht që dueti ishte i paparë, madje sugjerimi ynë është ta bëjnë me të vërtetë realitet këtë, raporton Balkanweb


Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rozi merr Shpatin, tërbohet lokali Janë të Mbyllura

>Dialogu nis të martën, bisedë për tema konkrete

>

Prijësi i delegacionit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, që pritet të fillojë të martën në Bruksel, Borko Stefanoviq, në një intervistë për gazetën Blic tha se në bisedimet me palën kosovare do të flitet për tema konkrete. 

Sipas tij, nuk duhet pritur çudi nga ky dialog. Do të duhet kohë dhe durim për të arritur rezultate, procesi do të zgjasë aq sa do të jetë e domosdoshme. Ndërkaq, lidhur me zgjidhjet që do të pranohen nga të dy palët, ai tha se ato do të zbatohen nga të dy palët dhe se atë zbatim do ta mbikëqyrë BE-ja. 

Duke u përgjigjur në pyetjen se a e njeh shefen e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, ai tha se nuk ka pasur rast ta njohë, pasi nuk ka pasur kurrfarë kontaktesh as formale as joformale me autoritetet e Prishtinës. Fakti që bëhet fjalë për femër në anën e kundërt, ai mendon se askush nuk është në epërsi dhe se epërsi duhet dhënë zgjidhjebe të mira./kn

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Dialogu nis të martën, bisedë për tema konkrete Janë të Mbyllura

>SHBA-ja: Pavarësia punë e kryer, dialogu për çështjet praktike

>

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, qëndroi për një vizitë pune në SHBA, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në Kongresin amerikan, si dhe mbajtën një ligjëratë në Universitetin Johns Hopkins – SAIS me temën: “Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj.”

Në Departamentin e Shtetit, Tahiri dhe Hoxhaj takuan zëvendëssekretarin e Shtetit, James B. Steinberg, pastaj zëvendësndihmësin kryesor të sekretarit të Shtetit, Thomas Countryman, me Jennifer Brush, drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore e Qendrore dhe me Paul Pfeuffer, nga zyra për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore.
Në takimin me James B. Steinberg, delegacioni kosovar prezantoi vizionin dhe programin e qeverisë së re të Kosovës për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të pavarur, duke theksuar prioritet kryesore për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes e mirë, fuqizimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, lobimin për njohje dhe dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë. 



“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për qeverisje të mirë dhe reforma të thella për zhvillimin e Kosovës në planin e brendshëm e të jashtëm, në të mirë të interesave të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe angazhohet seriozisht për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri.

Zyrtari i lartë amerikan përshëndeti krijimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe siguroi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme shtetit të pavarur të Kosovës dhe perspektivës euro-atlantike të saj. Duke i dhënë mbështetje dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë, Steinberg rikonfirmoi qëndrimin amerikan se pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe një realitet i ri në Ballkan.


Delegacioni ynë pati takime të veçanta me kongresistët Eliot Engel dhe Dan Rohrabacher, të cilët riafirmuan përkushtimin e tyre për ta mbështetur Kosovën në sfidat e saj si shtet i ri./kn

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >SHBA-ja: Pavarësia punë e kryer, dialogu për çështjet praktike Janë të Mbyllura

>Zhvishet Lady Gaga!

>

Ditë e re, veshje (ekstravagante) e re për Lady Gaga.

Këngëtarja dukej sikur kishte harruar të vishej kur u shfaq ditën e djeshme në Toronto (Kanada) vetëm me një palë reçipeta lëkure dhe mbathje.

Gjëja e vetme e zakonshme në veshjen e saj ishin çizmet me taka shumë të larta/yp
































Lady Gaga, e zhveshur si gjithmonë
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Zhvishet Lady Gaga! Janë të Mbyllura

>Për çfarë mendojnë meshkujt përveç seksit?

>

Për çfarë mendojnë meshkujt përveç seksit? Ky është titulli i librit që shumë shpejt është shndërruar në bestseller në faqen internetit Amazon në Britaninë e Madhe.

Të gjithë do të mendonim se bëhet fjalë për një libër që flet për gjithçka, vetëm për seksin jo. Në fakt, përveç titullit, libri nuk ka asgjë të shkruar, 200 faqet e tij janë të bardha, ose më mirë të themi të zbrazëta.
Ideja nuk është e asnjë grupi feminist, por e shkrimtarit Sheridan Simove, 39 vjeç i diplomuar në Oksford.

“Ky libër është fryt i studimeve dhe praktikës 39 vjeçare mbi objektin në fjalë, e pas kaq shumë kohësh kuptova se nuk mund të mendoj për gjë tjetër përveç për seksin. Është një përfundim tronditës dhe njerëzit duhet të informohen për të. Por, si t’i informojmë? E thjeshtë, botimi i një libri me 200 faqe bosh”, u shpreh “shkrimtari” i librit në fjalë./kn

Postuar te Hulumtime, Studim. Komentet te >Për çfarë mendojnë meshkujt përveç seksit? Janë të Mbyllura

>Qeni që nget biçikletën (video)

>

Tashmë kemi parë qen që dinë të kërcejnë, të ecin në dy këmbë dhe të zbatojnë shumë urdhra. 
Por, kjo video tregon se ka edhe qen që dinë të ngasin biçikletën, dhe 6 qen të tjerë i shkojnë pas. Videoja është simpatike, madje shumë aktivistë për drejtat e kafshëve do të theksojnë se ky lloj trajtimi i qenve është në të vërtetë maltretim, transmetojnë mediet kroate. 

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Qeni që nget biçikletën (video) Janë të Mbyllura