>Rriten dyshimet për terrorizëm?

>

Detaje të tjera janë duke u publikuar në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, 21 vjeç në Frankfurt të Gjermanisë. Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e parë pas arrestimit të Aridit.

Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet, ndërkohë janë paraqitur edhe mospajtimet e para ndërmjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
Prokurorët federale gjermane kanë thënë se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Boris Rhein ka thënë se deri tani nuk është zbuluar se ai vepronte në ndonjë rrjet. “Nga hetimet tona deri më tani kemi mësuar se ai (Aridi) ka vepruar vetëm”, ka thënë ministri Rhein, raporton Guardian.
Por një zëdhënës i Pentagonit, Dave Lapan, ka thënë se ende nuk dihet nëse në sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. “Përqendrimi kryesor i hetimeve do të jetë përcaktimi nëse me Aridin kanë qenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Lapan.
“Ka shenja se bëhet fjalë për myslimanizëm të radikalizuar”, ka shtuar ai.
Raportohet se i riu Uka ka jetuar në një bllok apartamenti me një të dyshuar për terrorizëm, Rami M, i cili dyshohet se ka lidhje me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.
Ndërkohë, në një intervistën e tij të parë me policinë, Uka thuhet se ka këmbëngulur se kishte vepruar i vetëm dhe nuk ishte anëtar i asnjë grupi terrorist.
Por Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë./io
Postuar te Bota. Komentet te >Rriten dyshimet për terrorizëm? Janë të Mbyllura

>Modelja shqiptare Vicky Zeneli pozon nudo

>

Pasi realizoi një shërbim fotografik për revistën e njohur në botë, “Sport Illustrated”, modelja shqiptare në SHBA, Vildane Zeneli nuk i ka rezistuar dot ofertës së fotografit të Victoria’s Secret, Russe James, për të pozuar nudo.

 
Zeshkania është shfaqur më seksi se kurrë në versionin “siç e ka bërë nëna”, duke mos pasur në trup asgjë pos make-up.

E kemi parë shpesh Vildanen të fotografohet me fare pak rroba, por jo si kësaj radhe, ku nën blicin e fotografit ajo ka kaluar çdo fantazi, shkruan gazeta shqiptare “Standard”. /kn

Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Modelja shqiptare Vicky Zeneli pozon nudo Janë të Mbyllura

>Kosova, vend transit i drogës

>

Kosova vazhdon të jetë një vend transit i drogës afgane drejt vendeve të Evropës perëndimore.
Është ky vlerësimi që bën për shtetin e ri raporti vjetor i

Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, raporton Zëri.

Në raport vihet theksi tek vështirësitë që kanë autoritetet kosovare në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë që shprehet shqetësimi për shtimin e prodhimit të drogës në territorin kosovar.
Ndërkaq, për Shqipërinë, DASH ka vlerësuar se ka ende rezultate të dobëta, pavarësisht progresit.
“Shqipëria ka bërë progres gjatë vitit 2010, qeveria e Shqipërisë u përpoq të konfrontonte elementët kriminalë, por droga vijon të mbetet një problem i mprehtë në këtë vend”, thuhet në raport.
Në dokumentin zyrtar vihet theksi tek kontrollet e dobëta në kufijtë detarë dhe ata tokësorë, fenomen që nxitet nga mungesa e mjeteve dhe korrupsioni.
Departamenti i Shtetit vlerëson se trafiku i drogës është një nga veprimtaritë kryesore të grupeve kriminale në Shqipëri, vend që sipas raportit shërben si transit për kalimin e heroinës afgane drejt Evropës, kryesisht Italisë dhe Greqisë.
“Forcimi i institucioneve qeveritare ka dhënë efekte pozitive, por progresi ka qenë i ngadaltë”, nënvizohet në raport, ku ndër të tjera thuhet se SHBA dhe BE do vijojnë bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër narkotikëve./io
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Kosova, vend transit i drogës Janë të Mbyllura

>Disa ilaçe nga mjalti

>

Apiterapia është mënyrë natyrore e shërimit nëpërmjet së cilës, veç e veç dhe në kombinime të ndryshme, shfrytëzohet prodhimi i bletëve, të cilat janë thesar i vërtetë i materieve shëruese.
Apiterapia mund të definohet si mënyrë natyrore e shërimit, në të cilën shfrytëzohen veç e veç dhe në kombinime të ndryshme prodhimet bletare. Ato, para së gjithash, janë mjalti, pluhuri i luleve apo tufku i luleve, rrëshira e bletëve dhe dylli apo propolisi, amëza qumështore, helmi i bletës dhe dylli. Prodhimet e bletëve janë një thesar i vërtetë i materieve shëruese, nga të cilat më të rëndësishme janë ato me cilësi antibiotike. Përmbajnë edhe vitamina, aminothartina esenciale dhe minerale, përkatësisht fermente dhe materie të pazëvendësueshme aktive të cilat u japin cilësi të posaçme shëruese.

Mjalti

Mjalti i krijuar nga nektari të cilin bletët me përkushtim e mbledhin dhe deponojnë në koshere, shërben si ushqim për bletët. Bletarët mbledhin “tepricën” dhe e shesin. Ka cilësi antibakteriale, ndërkaq shfrytëzohet edhe për shërimin e plagëve dhe plagëve të shkaktuara nga djegiet, si edhe për të mbajtur pastërtinë plagës dhe përshpejtimin e shërimit. Forcon qëndrueshmërinë e organizmit, ndihmon në shërimin e hepatitit dhe në zbutjen e problemeve me lëkurën.

Amza qumështore

Bletët amzën qumështore e prodhojnë për ushqimin “e fëmijëve” të vet që jetojnë në koloni. Bleta mbretëreshë me to ushqehet tërë kohën e periudhës së larvave, ndërkaq bletët punëtore vetëm tri ditët e para. Amza qumështore prodhon bletë punëtore në gjëndra të posaçme. Shfrytëzohen në kozmetikë, gjenden në kapsula dhe shërben për ngritjen e qëndrueshmërisë së organizmit, ndërkaq shpesh flitet edhe për bamirësinë e saj në luftë kundër plakjes.

Pluhuri i luleve

Bletët mbledhin pluhurin e luleve nga lulet dhe e shfrytëzojnë si albumine për ushqim. Bletari mund të mbledhë pluhurin, i cili pastrohet dhe thahet apo ngrihet para se t’u shtohet ilaçeve natyrore apo para se të shfrytëzohet si shtesë në ushqim. Pluhuri i luleve përmban vitaminën B12, por edhe vitamina të tjera. Mirëpo, dobia e suksesit të përdorimit të rregullt të pluhurit të luleve më siguri është e lidhur me albuminat, vitaminat, aminothartinat dhe me përbërës të tjerë të dobishëm, që shërbejnë si katalizatorë në organizëm. Mirëpo, meqë një numër i madh i njerëzve është alergjik ndaj pluhurit të luleve, rekomandohet “testimi’ me një sasi të vogël preparatit të përgatitur para se të merret cilado qoftë prodhim që përmban pluhur lulesh. Pluhuri i luleve rregullon tretjen, ndërkaq vepron pozitivisht edhe në bronke.

Në disa shtete pluhuri i luleve shfrytëzohet për hiposensibilizim, domethënë për shërimin e alergjisë nëpërmjet futjes graduale të sasisë gjithnjë e më të madhe të alergjenit të caktuar.
Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Disa ilaçe nga mjalti Janë të Mbyllura

>Shkaktarët e problemeve seksuale

>

Shumë çifte, në një moment apo në një tjetër, kanë probleme me seksin. Problemet seksuale në një lidhje, shpesh janë probleme të vetë lidhjes. Shkaqe të rëndomta janë mungesa e informacionit.
Komunikimi i dobët, pritshmëritë e roleve të mashkullit dhe të femrës, mungesa e besimit ose devotshmërisë ose konfliktet e pazgjidhura. Një partner abuzues mund ta përdorë seksin si armë për të lënduar tjetrin dhe dominuar; në një rast të tillë, problemi e ka emrin “abuzim”.

Për më tepër, historitë e abuzimit seksual, për njërin nga partnerët apo për të dy, mund të prekë edhe lidhjet aktuale. Ajo që mendohet apo ndjehet për veten dhe seksin, prek ndjeshëm edhe mënyrën se si përgjigjen trupat tanë.

Ndjenja e fajit, e turpit, e frikës, konfliktit dhe injorancës, të gjitha këto mund ta bllokojnë ose pengojnë ndjeshmërinë seksuale. Nuk duhet pritur të kaloni në agoni totale para se të fillojmë të kërkoni ndihmë.

Problemet seksuale janë të zakonshme./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Shkaktarët e problemeve seksuale Janë të Mbyllura

>Kelmendi: Takohesha me Emmyn për t’i lënë një porosi

>

Biznesmeni nga Kosova Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për vrasje të qëllimshme të këngëtares nga Shqipëria Emmy, rrëfeu në gjykatën e Tiranës konfliktin për ish-të dashurën e tij. Sipas Gazetës Shqiptare, biznesmeni, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale.

Të njëjtin qëndrim e mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. “Me Emmyn kam pasur një lidhje dy vjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal ‘Venue’, ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t’i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër” përfundon Kelmendi.
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Kelmendi: Takohesha me Emmyn për t’i lënë një porosi Janë të Mbyllura

>"Sëmundja" e Realit quhet Ronaldo

>

Reali i Madridit ka një sëmundje: vartësinë nga Christiano Ronaldo.

“Merengesit” po humbasin terren në garën e titullit me Barcelonë dhe kjo është si pasojë e “bllokimit” të portugezit. Goli i tij i fundit ka ardhur nga Sociedadit, më 6 shkurt dhe kësisoj është formuar një total për 409 minutash pa gol, plot gjashtë orë e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, Reali ka shënuar vetëm katër gola, duke fituar dy nga katër ndeshjet e luajtura, ato ndaj Espanyolit dhe Levantes.
Portugezi është shumë larg ritmit të muajit tetor gjatë të cilit shënoi 11 gola dhe gjithashtu nuk është më lider i renditjes së golashënuesëve. Deri tani, Christiano Ronaldo ka shënuar 24 gola, tre më pak se Lionel Messi.
Duke qenë se Ronaldo është i vetmi lojtar i Realit që ka luajtur të gjitha ndeshjet e këtij kampionati, edhe mesatarja e realizimit është më e ulët. Sivjet, Christiano shënon një gol çdo 100 minuta, ndërsa vjet mestaraja ishte 88 minuta.
Por nga ana tjetër, nëse llogarisim të gjitha veprimtaritë, Ronaldo ka shënuar 34 gola, një më shumë se në edicionin e kaluar. 24 golave në kampionat u shtohen 6 golat në Kupën e Mbretit dhe katër golat në Ligën e Kampioneve. Kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje në kampionat, krahas sfidave të Championsit dhe dy takimeve të finales së Kupës së Mbretit, Ronaldo ka ende mundësinë të thyejë rekordin personal. Në sezonin 2007-08 ai shënoi 42 gola me Manchester United dhe fitoi “Topin e artë”./io
Postuar te SPORT. Komentet te >"Sëmundja" e Realit quhet Ronaldo Janë të Mbyllura

>Beyonce e ka falur honorarin e Gadafit

>

Këngëtarja amerikane Beyonce ka njoftuar se të hollat që i ka marrë për performancën para njërit prej djemve të Muamar Gadafit, i ka falur para më shumë se një viti për viktimat e tërmetit në Haiti.
 Superylli njoftoi agjencitë e lajmeve të mërkurën, një ditë pasi këngëtarja Nelly Furtado bëri me dije në rrjetin shoqëror Twiter se ka fituar një milion dollarë nga klani i Gadafit për një performancë në Itali në vitin 2007, dhe se ato para do t’i dhurojë për qëllime humanitare.  

Beyonce saktësoi se naën e vitit të ri 2010 ka kënduar në një mbrëmje private argëtuese në ishullin Shën Bartolomeu, në Antilet franceze, ndërsa me të kuptuar se performanca ka lidhje me familje e liderit libian, honorarin e ka dhuruar për viktimat e tërmetit në Haiti.  


Tabloidi New York post ka shkruar në janar të vitit të kaluar se Beyonce ka kënduar pesë këngë të saj në argëtimin e 31 dhjetorit 2009, organizuar nga Hanibal Gadafi, por nuk kishte dhënë shumën e parave që i ishin dhënë këngëtares amerikane. Në atë mbrëmje kishin eprformuar edhe bashkëshorti i Beyonces, J-Z, pastaj këngëtari Asher dhe aktorja Lindsey Lohan./kn

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Beyonce e ka falur honorarin e Gadafit Janë të Mbyllura

>Pacolli në rivotim?

>

Gjykata Kushtetues e Kosovës ka nisur në drejtim të krerëve të shtetit, Behgjet Pacolli e Jakup Krasniqi, kërkesën që brenda 15 ditësh t’i dorëzojnë  kushtetueses versionet e tyre lidhur me procedurat e votimit për zgjedhjen e presidentit me 22 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani për KTV-në, në emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Hasani ka thënë nuk do të paragjykojë për vendimin por, sipas tij, Gjykata ka para vetes dy opsione: të thotë se ka shkelje për këtë arsye apo atë, apo ta hedhë poshtë për shkak të vakuumit të mundshëm ligjor.
“Nëse vërtetohet se ka pasur shkelje të Kushtetutës, atëherë procedura duhet të kthehet nga pika zero. Me këtë nënkuptohet se presidenti nuk ka nevojë të japë dorëheqje por duhet t’i kthehet edhe një herë garës në Kuvend”, është shprehur Hasani.
Sa i përket deklarimit të shefit të ICO-së, Pieter Faith, se nuk ka shkelje të Kushtetutës, Hasani nuk ka folur shumë, por ka thënë se Faith ka obligim të interpretojë pakon e Ahtisaarit, siç e ka obligim Bühleri të interpretojë punët e KFOR-it. /kn
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Pacolli në rivotim? Janë të Mbyllura

>10 gabimet më të mëdha ushtarake

>

Çdo luftë efektive ka nevojë për shumë vendime të rëndësishme. Shumë herë, komandantët enden mes informacioneve të rreme apo gabimeve strategjike. Por, disa
gabime janë të pafalshme dhe rezultojnë në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve historike. Gabimet ushtarake në listë kanë shkaktuar humbje të panevojshme jetësh dhe mund të ishin shmangur nëse do ishin menduar pak më gjatë.


 I tillë është pushtimi i Rusisë nga Napoleon Bonaparte në vitin 1812. Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. 


Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh. Një tjetër gabim strategjik është beteja e Alamos. Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël.


Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë. Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. 


Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabimet pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. 


Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq. Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. 


Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Rusisë
Napoleon Bonaparte, qershor 1812

Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh.

Alamo
Gjeneral Santa Anna, shkurt 1836

Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël. Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë.

Dhjami i derrat për pushkët
Maj 1857

Kjo ngjarje mund të mos jetë shumë e njohur për disa, por kjo është një nga ato ngjarjet që kanë mbetur në histori. Në vitin 187 nuk ishin prej tunxhi, por prej letre dhe për t’i mbushur ato duhej kafshuar fundi i plumbit dhe të hidhej pudra për të mbushur armën. Ndërkohë, për plumbat ishte i nevojshëm dhjami i derrave, mirëpo ushtria britanike ndodhej në Indi, ku derrat ishin të shenjtë dhe nuk prekeshin. Si rezultat, ushtarët indianë refuzuan të prekin plumbat dhe kur ato u ndëshkuan nga drejtuesit e kolonisë britanike, pjesa e tjetër u ngrit në një rebelim që zgjati 13 muaj duke shkaktuar atë që quhet rebelimi “Sepoy”.

Humbja e planeve të betejës
Robert E. Lee, shtator 1862

Gjatë Luftës Civile Amerikane, një nga cilësitë që e bënte gjeneralin Robert E. Lee të Konfederatës aq efektiv ishte fshehtësia, me të cilën lëvizte dhe vepronte. Trupat e tij dukej sikur shfaqeshin, luftonin dhe zhdukeshin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Mirëpo, në vitin 1862 kur gjenerali i forcave kundërshtare, George McLellan po lëvizte për të zënë në befasi Lee-në qëndroi në kampin ku ai kishte qëndruar më parë, u përball me një surprizë. Një ushtar gjeti një copë letër në tokë, ku ishte gjithë plani i betejës.

Mosndjekja e armikut
Gjeneral George Meade, korrik 1863

Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer.

Injorimi i armës “Gatling”
George A. Custer, qershor 1876

Zakonisht, mes ushtarakëve është ide e mirë që kur armët më të fundit janë të disponueshme të përdoren. Arma e re “Gatling Gun” ishte mitralozi më i hershëm që kaloi testet. Custer kishte dy deri në katër të tillë dhe mjaft municion, kur vendosi të asgjësonte një “fshat të vogël indian” në breg të lumit “Little Bighorn”. Arsyeja pse Custer nuk i përdori ato ishte sepse sipas tij, mitralozat do pengonin marshimin dhe të pengonin lëvizjen. Një arsye tjetër pse ai vendosi të mos i përdorte ishte se nuk donte të turpërohej para indianëve me armë të tilla. Po t’i kishte përdorur, mbase nuk do ishte mundur.

Pushtimi i Gallipoli
Winston Churchill, prill 1915

Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq.

Pushtimi Sovjetik
Adolf Hitler, shtator 1941

Ky është rasti ky Hitleri mund të zëvendësohet me Napoleonin dhe Rusia me Bashkimin Sovjetik, e në një farë mënyrë paraqitet sërish e njëjta histori. Operacioni “Barbarossa” ishte pa dyshim rasti më i keq i dikujt që nuk ka mësuar asgjë nga historia dhe ka përsëritur gabimin më të rëndë që është bërë në historinë ushtarake. Adolf Hitler ka shumë të ngjarë se ka menduar që ajo që i ndodhi gjeneralit të madh Napoleon Bonaparte nuk mund t’i ndodhte atij dhe vendosi të pushtonte Bashkimin Sovjetik. Rezultatet dihen.

Mikro-menaxhimi i luftës
Lyndon B. Johnson, gusht 1964

Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Afganistanit
Yuri Andropov, dhjetor 1979

Për shekuj me radhë, vendet jashtë Afganistanit janë përpjekur të vendosin sundimin e tyre mbi afganët. Si rezultat, afganët janë ekspertë në luftën guerile. Në vitin 1979 sovjetikët vendosën të dërgojnë një numër masiv trupash për të rrëzuar qeverinë komuniste në Kabul. Kjo u pasua nga një betejë e përgjakshme 10-vjeçare që shkaktoi shumë vdekje. Për vite më radhe helikopterët sovjetikë gjurmonin luginat për të kapur luftëtarët afganë. Sovjetikët humbën 15 mijë njerëz dhe nuk fituan asgjë si këmbim./topLajm

Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te >10 gabimet më të mëdha ushtarake Janë të Mbyllura