>Inter në çerekfinale

>

Kampioni në fuqi i garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Inter, ka arritur që në mënyrë sensacionale ta mposhtë Bayern Munichun me rezultat 3-2 para tifozëve bavarezë, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza kishte përfunduar me fitore minimale të Bayernit, ndërsa pas takimit në Allianz Arena, me rezultat të përgjithshëm prej 3-3, Interi vazhdon garën falë golave të shënuar në terren mysafir.
Zikaltrit e filluan furishëm takimin dhe krijuan epërsi të hershme (4’), kur pas një pasimi të Goran Pandev, Samuel Eto’o mposhti portierin Kraft, ndërsa përkundër pozitës jashtë loje, arbitri e pranoi golin.


Pas goditjes së Arjen Robben nga distanca, portieri Julio Cesar e bëri të njëjtin gabim sikur ne Meazza duke mos e kapur topin të cilin në mënyrë të mrekullueshme e plasoi në rrjet Mario Gomez për të barazuar shifrat (21’).


Robben ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Bayernit pasi ai ishte asistues te Thomas Mueller, i cili me mjeshtri kaloi vendasit në epërsi (31’).


Pa u mbyllur pjesa e parë, bavarezët kanë mundur të shënojnë së paku edhe dy gola, mirëpo për fat të Interit, goditjet e Gomez dhe Robben nuk përfunduan në rrjet.
Humbja e rasteve i kushtoi Bayernit, pasi që pas një kombinimi të Coutinho dhe Eto’o, me një supergoditje nga distanca, Wesley Sneijder barazoi rezultatin (63’).
Kampioni në fuqi i kësaj gare tentoi deri në fund të ndeshjes të shënojë golin që e dërgonte në çerekfinale, dhe këtë e arriti përmes një goli të jashtëzakonshëm të maqedonasit Goran Pandev (88’).

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Inter në çerekfinale Janë të Mbyllura

>Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit

>

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e të ashtuquajturit plan për rrëzimin e Qeverisë dhe të presidentit të Kosovës, por ky plan për këtë subjekt është një farsë që është bërë me popullin e Kosovës.

Duke i quajtur presidentin dhe kryeministri si vëllezër të liderit libian Moamer Gadaff, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka thënë se nuk munden OJQ-të ta rrëzojnë këtë qeveri dhe këtë president.
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit Janë të Mbyllura

>Femrat në Rusi e mbështesin “çuditshëm” Japoninë (foto +18)

>

Disa femra që besohet se janë nga Rusia kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin japonez që është duke përjetuar qaste të vështira pas katastrofës.


Në njërin nga mbishkrimet është shënuar ”Le ta dridhim gjoksin e jo tokën”

TopLajm ju sjell pamjet në vijim

Postuar te Bota. Komentet te >Femrat në Rusi e mbështesin “çuditshëm” Japoninë (foto +18) Janë të Mbyllura

>Ja si ishte Japonia dhe në çka u shëndërua (foto)

>

TopLajm ju sjell foto ekskluzive të bëra në lokacione të ndryshme në Japoni para dhe pas tërmetit.



Postuar te Bota, FOTO. Komentet te >Ja si ishte Japonia dhe në çka u shëndërua (foto) Janë të Mbyllura

>Shalke, 6.5 milionë euro për Lorik Canën

>

Që Lorik Cana i ka adhuruesit të shumtë nëpër Europë, kjo u kuptua që në merkaton e verës, kur Lacio, Aston Vila e Fulham
u interesuan të blinin kartonin e kapitenit të kombëtares kuqezi.


Por, joshja për Canën duket se po vazhdon ende. Kësaj radhe është skuadra e Shalkes që është e gatshme të sakrifikojë 6.5 milionë euro, diçka më shumë sesa Gallatasaraji ka paguar te Sandërlendi, si dhe një çek të bardhë lojtarit për pagën, që në Turqi përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Me Magath drejt largimit, drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të përforcojnë ekipin me një lojtar që është në gjendje të luajë mjaft mirë, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje


Nëse në janar, Lacio ofroi 4.5 milionë euro për kartonin e Canës, të cilën drejtuesit e gjigantit turk e refuzuan, oferta aktuale mund t’i bëjë ata të mendohen. Edhe pse Loriku shpeshherë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lëvizë kaq shpejt nga Turqia, dëshira e tij e vërtetë është të luajë në Bundesligën gjermane, të cilin e sheh si kampionatin ideal./qendra/

Postuar te SPORT. Komentet te >Shalke, 6.5 milionë euro për Lorik Canën Janë të Mbyllura

>Vala dhe Ipko regjistruan ‏mbi 1 milion konsumatorë

>

Prishtinë, 15 mars – Operatori publik VALA dhe kompania IPKO, po  vazhdojnë regjistrimet e numrave mobil. Deri më tani janë regjistruar  mbi 1 milion e 100 mijë numra mobil.
Zëdhënësi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Menduh Abazi, ka bërë të ditur për portalin Qendra.info, se VALA deri më tani ka arritur t’i regjistroj mbi 800 mijë numra. 


VALA deri në përfundim të afatit ligjor, shpreson se do të arrijmë të përmbyllim numrin e përgjithshëm të të gjithë konsumatorëve tanë të cilët posedojnë numra të VALA-s, ku deri më tash kemi arritur t’i regjistrojmë mbi 800 mijë numra.”, ka thënë Menduh Abazi. 


Edhe Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë IPKO është shprehur për Qendra.info, se IPKO ka investuar të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare, me qëllim që ky proces të kalojë lehtë dhe pa probleme për konsumatorët. “Deri më sot, ne kemi arritur që të regjistrojmë mbi 275 mijë konsumatorë, ndërsa pas shtyrjes së afatit nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit deri më 31 mars 2011, në besojmë që do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë konsumatorët ekzistues si dhe ata të rinj”, ka thënë ai.


 Lidhur me regjistrimin e konsumatorëve të saj, kompania IPKO ka lansuar edhe një lojë shpërblyese për të gjithë konsumatorët e saj të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe ata që tashmë nuk e kanë regjistruar numrin e tyre mobil. “Me këtë lojë shpërblyese, telefonia mobile IPKO çdo ditë i shpërblen 50 konsumatorë me nga 100 minuta kohë bisede brenda rrjetit të saj, ndërsa në baza ditore jep edhe dy telefona mobil Nokia. Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese bëhet në mënyrë automatike”, ka deklaruar për Qendra.info.

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Vala dhe Ipko regjistruan ‏mbi 1 milion konsumatorë Janë të Mbyllura

>Tragjedia e “Fukushimës” i jep fund epokës bërthamore?

>

Japonia ende nuk e ka marrë veten nga goditjet e forta të tërmetit dhe të cunamit që ka pësuar, ndërkohë që i duhet të përballet edhe me uzinën bërthamore të “Fukushimës”, e cila ka shpërthyer një herë të shtunën dhe një herë të dytë ditën e  djeshme. Pavarësisht sigurimit të qeverisë se situata është nën kontroll, ekziston frika e një “Çernobili japonez”. 

Ky incident ka shkaktuar të paktën në një vend europian, Gjermaninë, një debat të ashpër politik dhe ka shumë mundësi që t’i jepet fund ëndrrës për një energji të lirë dhe të sigurt, të siguruar përmes centraleve bërthamorë
Televizioni japonez e ka çuar katastrofën në miliona shtëpi të shkatërruara, ndërsa shikuesit kanë kaluar tmerr pas tmerri me ndjenjën e pamjeve tronditëse nga vendet e shkatërruara nga tërmeti dhe cunami. Ndërkohë, shpërthimi i së shtunës në reaktorin bërthamor të ‘Fukushimës’ e hodhi në erë çatinë e tij, duke bërë që në ajër të depërtonte një re e zezë tymi që nga brenda reaktorit. 
Askush nuk mund të thoshte me siguri nëse një tjetër katastrofë bërthamore e përmasave më të mëdha mund të parandalohet ose jo. Reaktorët dhe uzinat bërthamore nuk kanë qenë nën kontrollin e plotë të autoriteteve dhe specialistëve. Ndërsa dje një shpërthim i dytë ka ndodhur në uzinën e ‘Fukushima Daiich’, këtë herë duke përfshirë reaktorin e tretë. Shpërthimi ka plagosur 11 persona dhe ka bërë që një tjetër re e zezë tymi të depërtojë në qiell. Ndaj këtij shpërthimi, amerikanët reaguan duke larguar aeroplanmbajtëset që ndodheshin 100 kilometra larg vendngjarjes, duke qenë se vunë re një shkallë të lehtë të rritjes së radioaktivitetit. 
Pak pas shpërthimit, qeveria deklaroi se kishte dështuar në vendosjen e ftohësve të reaktorëve. Pamjet televizive, ndërkohë, kanë hequr çdo lloj dyshimi në lidhje me faktin se Japonia është duke u përballur mbi të gjitha me katastrofën më të madhe bërthamore të epokës moderne, që u shkaktua nga tërmeti i fuqishëm e cunami shkatërrimtar. 
Pak pas shpërthimit të së shtunës, shefi i kabinetit të qeverisë, Yuiko Edano u shfaq në TV dhe shpjegoi situatën. Më pas, një ekspert i çështjeve bërthamore i tha popullit që të qëndronte i qetë dhe gjakftohtë. Duket se qeveria, më shumë se kokat e reaktorit, ka pasur shqetësim “të ftohë” kokat e njerëzve.
Kur çerek shekulli më parë shpërtheu ‘Çernobili’, Bashkimi Sovjetik çoi aty menjëherë mijëra punëtorë për të mbuluar reaktorin me rërë. Në atë kohë, rreth gjysmë milioni njerëz u përfshinë në këtë aksion. Por ndërkohë, ‘Çernobili’ nuk ishte i ndërthurur me një cunam dhe tërmet njëherazi. 
Në rastin e Japonisë ishte më e vështirë, për shkak të pasojave të këtyre dy dukurive. Për popullsinë pati njoftime për qëndrime brenda, për heqjen nga puna të kondicionerëve dhe nëse do të ishte rasti, njerëzit duhet që të mbanin para gojës peshqirë të lagur. Të gjitha këto flasin në radhë të parë për pamundësinë e përballjes së vendeve të zhvilluara me situata të tilla bërthamore, ku në rrezik vihet jeta e popullatës.
 Fakti që Japonia, dikur e konsideruar një mrekulli ekonomike, ishte dhe është në prag të një katastrofe ekonomike, mund të jetë për vetë industrinë atomike shumë më e rëndë se sa ngjarja e “Çernobilit”, 25 vjet më parë. Pavarësisht se Japonia është në një zonë problematike sizmike, mendohej se duke qenë një vend i industrializuar, duhet që të kishte marrë edhe masa mbrojtëse për raste të tilla katastrofash.
Kur ndodhi “Çernobili”, industria bërthamore arriti që të bindë veten dhe njerëzit se tragjedia ndodhi për shkak të reaktorëve të vjetër dhe të paaftë për të superuar kriza si dhe për shkak të inxhinierëve të paaftë lindorë. Pas tyre, industria perëndimore ishte shumë më e sofistikuar dhe më e sigurt. 
Tashmë u bë shumë e qartë se sa sjellje arrogante dhe e pabazë ka qenë kjo, dhe në mënyrë të vazhdueshme. Nëse një gjë e tillë ndodh në Japoni, ajo mund të ndodhë edhe në të gjitha vendet e Europës Perëndimore ku ka centralë të tillë, sado të “sofistikuar”. “Fukushima” ndodhet kudo sot në botë. Të paktën nga ngjarjet e fundit duket se politikanët dhe shkencëtarët do të kenë në të ardhmen një qëndrim më skeptik në lidhje me energjinë bërthamore. Madje, për ministrin gjerman të Ambientit, kjo është një ngjarje që do të “ndryshojë gjithçka”.
Për sa i përket sensorëve elektronikë të uzinës bërthamore të “Fukushimës”, ato e kapën tronditjen  e madhe të së premten brenda disa sekondash. Dy minuta më pas, sistemi i reaktorit shkaktoi një mbyllje automatike të të tre reaktorëve që ishin në punë në atë moment. Fillimisht gjithçka u duk se do të shkonte mirë. Brenda disa sekondash situata ndryshoi dhe gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet të shkonin teknikisht. 
Kjo, për shkak të një problemi serioz që ndaloi operacionin e ndalimit të reaksionit zinxhir bërthamor, duke sjellë kështu një “rrjedhje” bërthamore. Por, edhe pse katastrofa e madhe u evitua, një reaktor, edhe pas mbylljes së emergjencës, ende vazhdon që të prodhojë sasi shumë të mëdha radioaktiviteti. Ky ka qenë rasti i uzinave bërthamore në Pensilvani dhe asaj të ‘Çernobilit”. Tani çdo reaktor ka tre ose katër gjeneratorë me naftë. 
Por, në rastin e cunamin gjeneratorët nuk arritën që të kryenin funksionin e tyre në dy nga reaktorët në “Fukushima”. E gjithë uzina, si pasojë u përmbyt. Mund të flitet shumë për tërësinë e operacioneve të kryera gjatë këtyre ditëve dhe atyre që duhet të ishin kryer por dështuan, dhe ndërsa inxhinierët japonezë janë duke u përpjekur që të shmangin një tjetër katastrofë më të rëndë për vendin e tyre, ekspertët e sigurisë së reaktorëve në të gjithë botën janë ulur përballë kompjuterëve të tyre dhe janë duke monitoruar me shumë kujdes gjithçka që ndodh. 
Ata komunikojnë me njëri-tjetrin në forume që janë të mbyllura për publikun. Për këtë është shumë e vështirë që të gjendet ndonjë informacion zyrtar, por ata njëherazi janë në kontakt me ekspertët japonezë. Sipas disave prej tyre, situata është shumë serioze. Nëse kjo do të vazhdojë, mund të përballemi me një situatë të rëndë bërthamore. 
Dhe, kjo për shkak të një sërë operacionesh të brendshme mbrojtëse dhe të sigurisë që nuk u realizuan, duke krijuar frikë për më të keqen. Situata ka qenë veçanërisht e rëndë të premten në darkë, madje ka pasur ekspertë që i kanë cilësuar pamjet si ato të një filmi fantastiko-shkencor. Aksidenti i “Fukushimës” i ngjan atij që ka ndodhur në “Three Mile Island”, një uzinë bërthamore që ndodhet në këtë vend. Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 1979. 
Mëngjesin e 28 marsit të vitit 1979, një valvul e bllokuar çoi në një tërësi operacionesh të dështuara, pasojë e të cilave ishte edhe rrjedhja e një sasie të madhe lëngu nga sistemi ftohës i reaktorit të dytë bërthamor të uzinës. Një çelës vetaktivizues shkaktoi reaksionin zinxhir në zemër të reaktorit, siç ndodhi edhe në Japoni javën e kaluar. Por, humbja e ujit ftohës shkaktoi edhe shkrirjen e një pjese të materialit bërthamor, duke bërë që gaze radioaktive të shpërthenin në mjedis dhe të shkaktonin shumë dëme. 
Gjithsesi, bëhet fjalë për aksidentin e parë bërthamor të shkaktuar në botë, prej të cilit doli edhe shqetësimi i ligjshëm në lidhje me sigurinë që kanë reaktorët bërthamorë. Ndërkohë, vetëm pas katastrofës së ‘Çernobilit’ shumë vende hoqën dorë nga aplikimi i teknologjisë të rrezikshme bërthamore për të përftuar energji.
“Fukushima” mund të shërbejë tani si një paralajmërim për faktin se reaktorët bërthamorë nuk mund të jenë absolutisht të sigurt, sikundër pretendohej deri më tani, dhe se katastrofat e mëdha mund të ndodhin tek të gjithë pa përjashtim. Për më tepër kur bëhet fjalë për uzina të vjetra si ajo e “Fukushimës”. 
Reaktori japonez është një “relike historike”. Ky reaktor e ka filluar punën në fillim të vitit 1970 dhe ishte një reaktor që duhet të mbyllej shpejt. Por kjo nuk është diçka e thjeshtë, sepse një reaktor i tillë ka një kosto ndërtimore shumë të lartë dhe mbi të gjitha, është shumë i vështirë për t’u justifikuar para popullit, pra i vështirë për t’u mbrojtur politikisht. Me këto që ndodhën, e ashtuquajtura “rilindje” e epokës së reaktorëve po del se qenka një lojë shumë e rrezikshme./topLajm
Postuar te Bota. Komentet te >Tragjedia e “Fukushimës” i jep fund epokës bërthamore? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: