>Më inteligjente se Albert Einstein:11 vjeçarja me IQ 162

>

Britanikja Victoria Cowie vetem 11 vjeçare,por me e mençur se Albert Einstein dhe fizikanti Stephen Hawking ose miliarderi Bill Gates.Koeficienti I inteligjences se saj eshte 162 dhe tanime eshte edhe anetare e MENSA-s.

Por Cowie thote se ajo nuk dallohet aspak nga moshataret e saj.
”Kur me kan ardhur rezultatet me te vertete kam qene shume e befasuar..Pak eshte e frikshme kur te krahasojne me njerez kaq te medhenj,por ndihem shume mire per kete dhe cilesohem si shume e mençur” thote britanikja, e ka bere te ditur Daily Mail.

Vajza gjithashtu ka shtuar se ka shume deshire qe ti zgjedh gjegjezat dhe ne te ardhmen deshiron qe te regjistroje fakultetin e shkencave natyrore.

Rreth vajzes se mençur tanime flet e gjithe Britania.Me rezultatin e testit te inteligjences se saj I ka mahnitur te gjithe sepse eshte konstatuar se eshte me e mençur se themeluesi I Microsoftit Bill Gates (IQ 160) Sigmund Freud-it I cili I ka pasur IQ 156,Napoleon Bonaparta I cili ne testin IQ ka arritur ne 145,por edhe me e mençur se sekretarja e shtetit te Amerikes Hillary Clinton e cila e ka arritur koeficientin e inteligjences ne 140.

Nena e vajzes,Alison,ka thene se gjithmone e ka ditur se vajza e saj eshte e mençur ,por nuk ka menduar qe do te hyje ne mesin e 2 % te njerezve qe e kane koeficientin e inteligjences aq te madh..
‘’Edhe pse eshte e mencur,ajo vazhdon te jete njesoj sikurse moshataret e saj..Aktron,vallezon,kendon..Aspak nuk eshte e eger,ajo vazhdon te argetohet ende me miqte e saj – ka shtuar 44 vjecarja.


Victoria Cowie gjithashtu I bie pianos,violines dhe saksofonit.I interesojne shkencat natyrore dhe per kete arsye ka vendosur qe ta studioje biologjine.Vajzes tanime I kan ofruar shkollim shume shkolla te mesme ne Britanine e madhe.
‘’Une dhe gruaja ime jemi inteligjente por nuk jemi anetare te MENSA-s.Jemi krenar per vajzen tone.Kurre nuk kemi ushtruar presion ne te si psh: te mesoje ose te punoje.Victoria ben vetem ate qe ajo ka deshire dhe ne ate ia bejme te mundur-ka thene babai i saj David./TopLajm

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Më inteligjente se Albert Einstein:11 vjeçarja me IQ 162 Janë të Mbyllura

>QKUK: Dyshime për korrupsion

>

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shumë keqpërdorime të parasë publike dhe korrupsion, thonë vetë zyrtarë të sistemit shëndetësor. 
Deri tani, sipas sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka pasur ndjekje penale dhe vendimeve të gjykatave, por kanë qenë vetëm për raste minore, derisa shumat e mëdha të parave të keqpërdorura, asnjëherë nuk janë hetuar.

”Po aq sa janë të korruptuara sistemet tjera, po aq është e korruptuar edhe Qendra Klinike. Në QKUK nga paslufta deri tash ka pasur dështime shumë më të mëdha në shfrytëzimin e parasë publike që në prapavijë kanë korrupsionin dhe përfitimin e jashtëligjshëm dhe për to askush nuk është përgjigjur asnjëherë”, thotë Tolaj.

Por, Tolaj shton se njëri nga rastet e dyshimta korruptive brenda Qendrës Klinike Universitare, është edhe Instituti i Onkologjisë. Ky objekt ka filluar të ndërtohet në vitin 2004 dhe ende s’është funksionalizuar.

Në këtë objekt janë shpenzuar miliona euro dhe kjo bën që dyshimi të jetë i bazuar se në projektet e mëdha, elementet korruptive janë evidente.

”Prej kohës kur unë jam në detyrën e sekretarit, tashmë e kam bërë një padi për mashtrim të përmasave madhore të kryer në ministri, dhe jemi në përgatitje të disa rasteve që përfshijnë edhe aktivitete të caktuara në QKUK dhe së shpejti edhe ato do të bëhen të ditura. Burimet e këtyre informatave janë të llojllojshme, si p.sh, ajo faktike, objekti i Onkologjisë është një objekt i ndërtuar pa leje, pa plan, e pafunksionalizuar dhe na obligon të ndërmarrim një vendim të tillë”, shpjegon Tolaj.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit në QKUK, Lulzim Emini, shprehet skeptik të ketë korrupsion brenda këtij institucioni.

”Përgjigja mund të jetë relative, sepse në bazë të informatave që ne disponojmë, në QKUK nuk ka korrupsion”, deklaron Emini.

Sipas Eminit, mekanizmi i vetëm që të luftohet korrupsioni është që pacientët të ankohen dhe të paraqesin rastet në kutitë anonime.

”Në QKUK janë kutitë e ankesave, ku pacientët tanë, por edhe përcjellësit e tyre, kanë mundësi të vendosin ankesa anonime për keqpërdorimet e mundshme, që nga kushtet jo të mira, e deri të dhënia e mitos. Por, pacientët asnjëherë nuk kanë pasur ankesa të tilla, përpos ankesave për ngritjen e cilësisë së ushqimit”, thekson Emini.

Ndërkaq, Lorik Bajrami nga organizata “Çohu”, organizatë kjo që merret me luftimin e korrupsionit, thotë se brenda Qendrës Klinike Universitare, korrupsioni është njëri nga elementet kryesore që e ka bërë këtë institucion të funksionojë në mënyrë shumë të dobët.

”Korrupsioni është një prej problemeve kyçe që sistemin shëndetësor e ka bërë të funksionojë në mënyrën siç funksionon – në mënyrë shumë të dobët dhe në kualitetin e shërbimeve që ata i ofrojnë. Kur them korrupsioni, po mendoj në prokurimet publike, mitmarrjet, por edhe mosrespektimin e orarit nga ana e stafit mjekësor”, thotë Bajrami.

Sidoqoftë, sipas sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tashmë disa padi janë përgatitur dhe lëndët pritet të dërgohen në organet kompetente./TopLajm

Postuar te KOSOVË. Komentet te >QKUK: Dyshime për korrupsion Janë të Mbyllura

>Jehona po mbledh para për dasmë

>

Jehona Sopi po punon shumë për të mbledhur para për realizimin e ceremonisë së martesës, të cilën e ka paralajmëruar për sezonin veror, shkruan gazeta “Panorama Plus”, duke iu referuar deklaratave të miqve të këngëtares. 
Thuhet se Jehona është ftuar në diskotekat shqiptare në Zvicër gati çdo fundjavë, për dallim nga kohë më parë kur ajo nuk shfaqej në koncerte të tilla. 
Jehona pritet të lidhë kurorë me bankierin Lavdim Koshutova, me të cilin është njohur gjatë punës së saj në bankë. Për fustanin e bardhë do të përkujdeset miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Jehona po mbledh para për dasmë Janë të Mbyllura

>(UPDATE) Vazhdon të rritet numri i viktimave në Japoni

>

Japonia është goditur sot në mëngjes nga një tërmet me magnitudë 8.9 gradë të shkallës rihter, një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit, ndërsa një Tsunam dallgët e të cilit arrinin lartësinë 10 metra është përplasur në brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturës Mijagi, në veri perëndim të Japonisë. 30 minuta me vone nje tjeter termet eshte regjistruar. 
Bilanci i viktimave për momentin ka arritur në 337 të vdekur, dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Bilanci është provizor dhe ndryshohet minute pas minute. Gati të gjithë viktimat kanë gjetur vdekjen nga shembjet e ndërtesave, si shembja e një shtëpie pushimi në Fulushima, ku gjetën vdekjen 5 persona. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters informon se një anije me 100 persona në bord është përfshirë nga Tsunami.


ZHDUKET NJË TREN TJETËR
Ora 19:00- Një tren i dytë me dy vakona u zhduk pas cunamit në prefekturën Iëate në verilindje të Japonisë. Lajmi është bërë publik nga agjencia vendase e lajmeve Jiji, e cila nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë për një tren mallrash apo pasagjerësh.



AGJENCIA JAPONEZE KYODO: MBI 1000 TË VDEKUR
ORA 18:26- Tërmeti shumë i fortë dhe cunami që goditën sot verilindjen e Japonisë ka të ngjarë të kenë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1 000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo

REGJISTROHEN EDHE 6 GODITJE TË TJERA TËRMETI NË JAPONI
ORA 18:00- Tronditjet e tërmetit vazhdojnë në Japoni. Deri tani raportohen edhe 6 lëkundje të tjera, njëra prej të cilave me magnitudë 6,1, raporton Instituti i Gjeofizikës të Amerikës. (USGS)

TËRMETI GODET KILIN
Ora 17:50- Një tërmet me magnitudë 5,1 tronditi Kili verior në këto momente. Nuk është raportuar për dëme apo të plagosur, por mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në rajonin e Antofagasta, 1,300 km në veri të Santiago.

MË SHUMË VIKTIMA NË JAPONI, TV ASHAI: 337 TË VDEKUR
ORA 17:28- Nga ora në orë ndryshojnë edhe të dhënat për numrin e viktimave në Japoni. Sipas Televizionit vendas TV Ashai kanë vdekur rreth 337 përsona, ndërsa 531 të tjerë janë të zhdukur.

RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NË JAPONI
Ora 16:43- Ritet bilanci i viktimave në Japani. Nga tërmeti shkatërrues, raportohen deri në këto momente rreth 310 viktima. Policia vendase raporton edhe për 350 të humbur, ndërsa 544 të tjerë janë të plagosur. Bilanci i viktimave nuk përfshin ende kufomat e gjetura në plazhin e Sendai.

PESË TRONDITJE TË REJA NË JAPONI
Ora 16:20- Pesë tronditje e 5.5 ballë të shkallës righter kanë tronditur përsëri bregun lindor të Japonisë me intensitet të shpejtë. Kjo u raportua nga USGS, Instituti Amerikan i gjeofizikës.

FUKUSHIMA, URDHËR EVAKUIMI PËR 6000 BANORË

Ora 16:00- Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për 6000 banorët e zonës së centralit bërthamor në Fukushima, të dëmtuara nga tërmeti.

DALLGË DY DERI KATËR METRA PRITEN NË POLINEZINË FRANCEZE
Ora 15:50- Dallgë dy deri katër metra priten në arkipelagun e ishujve Markizë, në Polinezinë franceze, në Oqeanin Paqësor, ku autoritetet po bëhen gati të japin një alarm për cunami, njoftuan autoritetet lokale në Papeete. Alarmi për cunami do të jepet zyrtarisht nesër në orën 04:30 (sot 14:30 GMT) në Polinezinë franceze, njoftoi Komisariati i Lartë i Republikës. Sirenat do të ndihen në zonat e ekspozuara për t’i njoftuar banorët të ngjiten në zonat e larta.

TSUNAMI DREJT HAVAIT, UJI NËPËR RRUGË
Ora 15:30- Tsunami i shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 8,9, që goditi sot Japoninë ka arritur në ishujt Havai. Sipas dëshmitarëve të cituar nga CNN uji ka përmbytur tashmë rrugët e disa ishujve. Imazhet e para që vijnë nga ishujt e Paqësorit, ku akoma është natë, tregojnë se valët janë më të forta se zakonisht, por pa forcë shkatërruese. Në arkipelagun e Havait aeroportet janë mbyllur dhe rajonet bregdetare janë evakuuar plotësisht, sipas pamjeve filmike të shfaqura nga tv, që po vazhdojnë një transmetim të pandërprerë, ndërkohë që për dëme ende nuk flitet me shifra të sakta.

GJENDEN RRETH 300 KUFOMA NE PLAZHIN SENDAI 
Ora 14.50 Mes 200- 300 kufomash janë gjetur në një plazh të Sendait në Ishullin Honshu, në veri lindje të Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze Jiji.

KALIFORNI, EVAKUIMI I BRIGJEVE I MUNDSHEM
Ora 14. 40 Tsunami që u shkaktua nga tërmeti 8.9 ballë që goditi Japoninë mund të detyrojë autoritet e kalifornisë të evakuojnë brigjet ku pritet të vijë një tsunam dallgët e të cilit mund të shkojnë nga disa centimetra në 2 metra. Zona më e goditur mund të jetë ajo e veriut.

OBAMA: SHBA GATI TE NDIHMOJE JAPONINE

Ora 14: 22  Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Japoninë.”SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë popullin japonez në këtë moment shumë të vështirë. Miqësia dhe aleanca mes dy kombeve tona është e patundur”, theksoi presidenti amerikan në një komunikatë. ”Së bashku me Michellen i shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit japonez, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”, theksoi ai. 

TRENI ZHDUKET PAS KALIMIT TE CUNAMIT
Ora 14:00 Një tren i cili ishte në shërbim në zonën bregdetare të prefekturës së Mijagit në Japoninë verilindore rezulton i zhdukuar pas kalimit të tsunamit. Lajmi bëhet i ditur nga policia japoneze, e cila për momentin nuk bën të ditur numrin e pasagjerëve që mund të ndodheshin në bordin e trenit në momenin e kalimit të tsunamit. Në momentin kur ka rënë tërmeti 8.8 gradë i shkallës rihter,treni ishte në lëvizje në linjën që lidh qytetin Sendai me Ishinomaki.

OFUNATE, 300 SHTEPI FSHIHEN  NGA FAQJA E DHEUT 
Katastrofa e shkaktuar nga tërmetet dhe tsunami sa vijnë e bëhen më të dukshme. Vetëm në një qytet, në Ofunate, janë fshire nga faqja e dheut, 300 shtepi bën të ditur agjencia e lajmeve “Jiji”. Bilanci i fundit i raportuar nga policia ka arritur në 60 të vdekur dhe 56 të humbur.

ONAGAWA FIKET ZJARRI NE CENTRALIN BERTHAMOR  
Ora 13.29 Autoritetet japoneze kanë thënë se kanë nisur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor Onagawa, në prefekturën, Miyagi. Lajmi bëhet i ditur nga Aiea e cila saktëson se është në pritje të informacioneve precise mbi ftohjen e reaktorit.

REVOKOHET ALARMI NË TAIVAN DHE NË ZELANDËN E RE
Ora 13.00 Revokohet alarmi Tsunami në Zelandën e Re i shkaktuar si pasojë e tërmetit me magnitudë 8.8 ballë, e cila 6 orë më parë goditi verilindjen e Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga site online i BBC i cili po ndjek drejtpërdrejt zhvillimin e ngjarjeve. Alarmi Tsunami saktëson BBC rrin në fuqi për vendet e tjera e pellgut të Paqësorit.

TERMETI NDER ME TE RENDIT NE 150 VITE
 
Ora 11. 40 Tërmeti me magnitudë 8.9 që goditi sot në mëngjes Japoninë është një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit.Mediat raportojnë për 29 të vdekur, ndërsa vazhdon të mbetet alarmi për tsunam në të gjithë oqeanin paqësor. Paralajmerimi per tsunami eshte dhene ne 19 shtete. 

Viktimat kryesisht janë në prefekturën Fukushima, në veri të Tokios, ku 4 milionë shtëpi janë pa energji dhe 5 persona kaë gjetur vdekjen nga shembja e një shtëpie pushimi.Qeveria garanton se nuk ka pasur rrjedhje radiokative nga centralet bërthamore. Termeti eshte pasuar nga nje lekundje tjeter vetem 30 minuta dhe me vone eshte regjistruar nje lekundje e trete me magnitude 6.7 balle  ne det, prane Tokios. 

MOSKE, EVAKUOHEN 11 MIJE RUSE NGA ISHUJT KURILI
Ora 11:10 11 mijë qytetar rusë janë evakuar nga ishujt Kurili pas alarmit për Tsunami, i shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Japoni. Lajmi bëhet i ditur nga Interfax. Edhe autoritete Filipinase, Haëai, dhe ishujt Mariane kanë urdhëruar evakuimin e zonave prnë brigjeve të paqësorit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se në disa ishuj ka dallgë më të mëdha

KRYEMINISTRI: RUANI QETESINE

Ora 10:30 Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan bën apel për të ruajtur qetësinë dhe të ndjekin me vëmendje të gjitha indikacionet që do të serviren në vazhdim. Deklarata u bë pak para se Kryeministri të hynte në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë ka thënë se tërmeti dhe Tsunami mund të ketë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

ALARMI PER TSUNAMI GATI NE TE GJITHE PAQESORIN
Ora 09:00 Alarm për Tsunami është shtrirë edhe brenda Oqeanit Paqësor, nga Siberia dhe Ishujt Kurili në Rusi, deri në Hawai dhe në jug të Filipineve në Papua-Nuova Guinea, duke kaluar më pas në Marianne dhe Mikronesia. Një tsunami 4 metra ka goditur dhe ishullin Honshu, të arkipelagut japonez.

MBYLLEN DY IMPIANTE BERTHAMORE
Ora 08: 45 Dy impiante bërthamore japoneze në brigjet e oqeanit Paqësor janë bllokuar automatikisht menjëherë pas tërmetit. ANSA informon se janë ndaluar dhe metrotë dhe trenat. Në aeroportet Narita dhe Haneda kanë ndërprerë fluturimet për të verifikuar gjëndjen e pistave. 4 milionë banorë të Tokios kanë mbetur pa drita./bw

Postuar te Bota. Komentet te >(UPDATE) Vazhdon të rritet numri i viktimave në Japoni Janë të Mbyllura

>Larissa Riquelme e kall Brazilin (Video)

>

Tifozja më e njohur e kombëtares Paraguiane Larissa Riquelme ka qenë ylli kryesor në Krnavalet e Sao Paolos të njohur në mbarë botën si Karnavalet e Brazilit.
E flakta Larissa ka veshur një kostum të hapur i cili ja ka nxjerr përmasat e saj të bujshme duke tundur prapanicën në ritmin e sambës. 

Është paraqitur në natën e dytë të karnavalit brazilian më shkollën e vallëzimit “Unidos de Vila Maria”./yp



Postuar te Fashion, Show-Biz. Komentet te >Larissa Riquelme e kall Brazilin (Video) Janë të Mbyllura

>Këngëtari vodhi lekët, Anjeza Shahini s’merr dot pjesë në “Top Fest”

>

Këngëtarja e Eurovizionit, Anjeza Shahini, me sa duket, nuk do të mund të marrë pjesë në “Top Fest”, pasi grupi me të cilin do të këndonte, Zig Zag Orchestra, është ndarë krejt papritur për motive financiare. Kjo do të thotë që Anjeza dhe grupi nuk mund të këndojnë dot së bashku këngën “Ti dhe unë” në këtë festival, pasi kjo këngë është pronë e Zig Zag Orcherstra.“Për të qenë sërish në vëmendjen e medias dhe për t’i sjellë diçka të re publikut këtë herë kam zgjedhur skenën e “Top Fest”, të cilin më shumë se një festival do ta quaja manifestim të muzikës moderne. Ajo që mund të them për momentin, është se kënga është gati dhe që shumë shpejt do të bëjmë dhe prezantimin e parë. Këtë herë nuk do të jem vetëm, por me një grup tepër të mirë nga Kosova Zig Zag Orchestra”, – ka thënë pak ditë më parë Anjeza, duke shtuar se është shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ndërkohë që pret dhe uron që po kaq mirë të mirëpritet edhe nga publiku shqiptar. Ndërkaq, ditën e djeshme mësuar se grupi “Zig Zag Orchestra”, në një komunikatë në Facebook ka njoftuar se është ndarë për arsye të keqpërdorimeve të fondeve të përbashkëta nga ana e liderit të grupit, Dren Abazi. 

“Pas disa parregullsive në menaxhimin e fondeve të përbashkëta, konkretisht për keqpërdorimin e të ardhurave prej projektit “Zig Zag” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Të hollat e Vizave”, pagesat nga dy projektet e Komunës së Prishtinës, si dhe një numri të tjera keqpërdorimesh nga lideri i Zig Zag Orchestra, Dren Abazi, me këtë rast anëtarët e tjerë Sezgin Curi, Ilir Livoreka, Ertan Iliyaz, Gramoz Goranci, Ilire Avdiu, Fitim Halimi, Ardit Pira, Drilon Ibrahimi, njoftojnë opinionin publik dhe adhuruesit e bendit se prej datës 2.3.2011, me vendim unanim nga anëtarët e lartpërmendur, Zig Zag Orchestra është shpërbërë”, – kanë njoftuar anëtarët e grupit të shtunën në faqen zyrtare në Facebook. 

Përveç keqpërdorimit të një shume prej 3200 eurosh, nga ana e vokalit të bendit, Dren Abazi, të cilat para ishin derdhur në llogarinë personale të tij në kuadër të mbështetjes së projektit “Zig Zag” nga MKRS, anëtarët tjerë të bendit e kanë akuzuar liderin edhe për mosdorëzim për të 810 eurove të fituara në shoun Oxygen. 
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Këngëtari vodhi lekët, Anjeza Shahini s’merr dot pjesë në “Top Fest” Janë të Mbyllura

>Shqiptarja Edita Abdiu realizon duet me Ricky Martin

>

Ndërsa për shumë këngëtarë të njohur në botë, të realizosh një duet me Ricky Martin, mbetet vetëm ëndërr, për shqiptaren Edita Abdiu, kjo tashmë është bërë realitet. Fituesja e vitit të
kaluar në sezonin e parë të emisionit të njohur muzikor në Gjermani “X Factor”, Edita Abdiu (Abdieski) ka përfunduar duetin me këngëtarin e famshëm Ricky Martin.

Kënga më e re e yllit botëror “The Best Thing About Me Is You” ka kohë që është lansuar nëpër mediet e njohura në botë, por për tregun gjerman, këngëtari nga Porto-Riko ka zgjedhur shqiptaren Abdiu për ta realizuar këtë këngë në duet.

Javë më parë ata janë takuar në Keln të Gjermanisë ku kanë përfunduar incizimet e këngës në studion e suedezit Jorgen Eloffsen, një producent ky i cili ka realizuar këngë edhe për Briteny Spears e shumë këngëtarë të tjerë me nam botërorë. Mediet gjermane i kanë kushtuar vëmendje të posaçme duetit të Ricky-t dhe Editës, ndërsa këngëtaren shqiptare e kanë krahasuar si një nga zërat më të mirë në Gjermani.

Pas përfundimit të këngës, që të dy janë ndarë shumë të kënaqur me punën e përbashkët. “Të falënderoj për bashkëpunimin”, thuhet t’i ketë thënë pop-ylli Ricky Martin këngëtares sonë. Në anën tjetër, Edita e cila në kohën e adoleshencës e kishte si idhullin më të madh, është shprehur shumë e emocionuar për realizimin e ëndrrës së saj, si dhe për takimin që ka pasur me këngëtarin Martin. “Ai është një tip shumë miqësor, njeri i thjeshtë, me të cilin mund të diskutosh për çfarëdo bisede”, ka treguar 26-vjeçarja Edita.

Pasi kanë përfunduar incizimet e këngës, ata janë ndarë, por jo edhe për të ndarë miqësinë e tyre. Të dy këngëtarët pritet që të takohen sërish në Porto-Riko, ku Ricky Martin ka ftuar Editën që të jetë pjesë e miqve për të festuar ditëlindjen e 40-të të tij.

Më 18 mars albumi i Editës në shitje

Edita ka qenë tej mase e angazhuar gjatë këtij viti. Ajo me hapa shumë të shpejt dhe duke punuar me kompozitorët më të njohur në Gjermani dhe jashtë saj, ka arritur që të grumbullojë këngët për të edituar albumin e parë me titull “One”. Albumi do të dalë në treg me datën 18 mars, ndërkaq pjesë e albumit është edhe dueti me Ricky Martin. Ditë më parë ajo ka lansuar edhe videoklipin e këngës “The Kay” që është paraprijëse e albumit.

Edita është e lindur në Bernë të Zvicrës nga babai shqiptar i Maqedonisë dhe nëna shqiptare nga Mali i Zi. Ajo është fëmija më i madh i familjes, ndërkohë babai i saj ka vdekur nga një sëmundje të pashërueshme kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Bernë të Zvicrës, ndërsa tash e disa vite jeton në Keln të Gjermanisë./yp 

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Shqiptarja Edita Abdiu realizon duet me Ricky Martin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: