>Kush e qëlloi Ibrahim Tatlisesin?

>

11 plumba janë nxjerr nga koka e këngëtarit dhe gjendja shëndetësore duket se ka shkuar drejt përmirësimit dhe se mjekët presin që kjo të vazhdojë edhe më tej. 
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka telefonuar spitalin në të cilin gjendet i shtrirë Tatlises për të marrë vesh për gjendjen shëndetësore të këngëtarit. Sipas tyre qendra  trurore e të folurit nuk është dëmtuar, por ka probleme me qëndrën e lëvizshmërisë. 
Ai edhe mund të jetë paralizuar në anën e majtë. Mirëpo ai merret vesh se është përmendur dhe se i është përgjigjur instruksioneve të doktorëve për lëvizje dhe mbajtje të dorës.

Motivet e mundshme.

Motivet e sulmit që po ngriten janë prej më të ndryshmeve. Disa thonë se ka mundësi që Partia Punëtore e Kurdistanit të qëndrojë prapa kësaj, për shkak se shumë këngëtarë me origjinë kurde janë kërcënuar për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë qeverisë. Përdorimi i kallashnikovëve e bënë më të mundshme këtë pistë sipas mbrojtësve të këtij supozimi.

Këngëtari Izzet YIldizhan shoku i ngushtë i Tatlises mund të qëndrojë prapa sulmit, pasi së bashku me këngëtarin ata janë në një ortakëri pune në Irakun Verior dhe ai mund të jetë prapa sulmit. Këta të dy kohëve të fundit kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha që ka çuar te shumë tensionime. Por e verteta pritet të dal pas zbulimit të autorëve dhe motiveve që i shtynë ata ne ndërrmarjen e këtij hapi.
Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Kush e qëlloi Ibrahim Tatlisesin? Janë të Mbyllura

>Një tjetër viktimë e gjakmarrjes në Shkodër

>

Duke u maskuar njësoj sic 46-vjecari Astrit Kurmemaj u maskua vite më parë për të vrarë Luan Muçën, po ashtu një person i paidentifikuar ende e ka ekzekutuar atë disa metra larg shtëpisë, teksa i ndjeri po kthehej në banesën e tij në lagjen “Kiras” të Shkodrës. 

Por ndërsa Kurmemaj ditën e krimit, në 14 prill 2003, kishte vendosur një kapele dhe syze që të mos njihej, gjurmët e gishtave dhe një polic dëshmitar e tradhtuan atë për krimin. 
Ndërsa për autorin e vrasjes së tij, policia dyshon paraprakisht dhe referuar vendngjarjes se çdo gjë ka qenë e planifikuar më së miri. 


Astrit Kurmemaj vuante dënimin në burgun e Shën Kollit me 20 vjet burg. I dënuari bëhet e ditur se kishte fituar leje për të shkuar në shtëpi dhe pritej që këtë të martë të kthehej në vendin ku vuante heqjen e lirisë. 
Por Astrit Kurmemaj është një ndër emrat më të njohur në qytetin e Shkodrës, pas zërave për vrasjen edhe të Genc Muçcës, i njohur me nofken Kanani. 


Astrit Kurmemaj u kthye përgjatë një viti, nga 2003 në 2004, si personi më i kërkuar për policinë shqiptare në qytetin e Shkodrës, pas shumë operacioneve nga ku njësia e forcave speciale ishte kthyer duarbosh. 


Kurmemaj njihej si një ndër mjeshtrat që i shpëtonte operacioneve policore edhe kur këto kishin informacione tepër të sakta për vendndodhjen e tij. Ai maskohej në mënyra nga më të padëgjuarat duke carë i qetë rrethimin e policisë. 


Disa ditë më parë burimet e policisë raportuan se djali i Kurmemes, 16 vjec, i ka shpëtuar një atentati edhe pse në drejtim të tij ishte qëlluar me armë./kn

Postuar te Shqiperi. Komentet te >Një tjetër viktimë e gjakmarrjes në Shkodër Janë të Mbyllura

>50 Cent bën shaka me tërmetin në Japoni

>

Reperi amerikan 50 Cent ka ngjallur shume kritika pas shakave te tij, me fatkeqesine natyrore qe goditi Japonine. 
“Shikoni njerëz, kjo eshte shumë serioze. Më është dashur t’i evakuojë të gjitha femrat e mia nga Los Angelesi, Hawaii dhe Japonia. Urrej ta bej kete gje”, kishte shkruar reperi në profilin e tij në Twitter, duke vazhduar edhe me nje sere postimesh tjera kunderthenese. 

Pas reagimeve, ai e kuptoi se një përshkrim i tillë mund të interpretohej si ofendues, prandaj kërkoi falje, duke thene se disa nga komentet e tij janë shkruar në injorancë dhe se ai shenon shume gjera ne Twitter, thjeshte per te shkaktuar shok dhe per te terhequr vemendje. 

”Disa postime te mia jane injorante dhe kane vlera shokuese. Duajeni ose urrejeni. Une jam ”cool” sido qe te jete”,ka shenuar ai./zhurnal

Postuar te Show-Biz. Komentet te >50 Cent bën shaka me tërmetin në Japoni Janë të Mbyllura

>Tërmeti sposton Japoninë më në lindje

>

Tërmeti me magnitutë nëntë të shkallës rihter ka spostuar me katër metra drejt lindjes Japoninë, sugjerojnë ekspertët.

Sipas BBC-së, e cila citoi ekspertë të gjeologjisë, të dhënat e tyre dhe pamjet e satelitëve konfirmojnë se ishulli kryesor që përbën Japoninë nuk është më në vendin ku ishte përpara tërmetit.

Sipas doktorit Roger Musson, antar i Institutit Britanik të Gjeologjisë, një ngjarje e tillë është e “zakonshme kur kemi të bëjmë me tërmete të tilla, me përmasa të jashtëzakonshme”.

Si rrjedhojë e tërmetit, boshti i Tokës ka ndryshuar me 16,5 centimetra, duke bërë që planeti të rrotullohet pak më shpejt, ndërsa dita është shkurtuar me 1,8 miliontën e sekondës.

Tërmeti i ndodhur në Japoni është i pesti më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, që prej fillimit të përdorimit të aparaturave matëse për lëvizjet e tokës.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Tërmeti sposton Japoninë më në lindje Janë të Mbyllura

>WikiLeaks: Presidentja e Argjentinës kundërshton SHBA për Kosovën

>

Kryetarja e Argjentinës Christina Fernandez Kichner ka kundërshtuar më 2008 kërkesën e amerikanëve që Buenes Aresi të njohë pavarësinë e Kosovës, theksohet në sitin e WikiLeaks.
 Sipas të dhënave të Ambasadës amerikane në Argjentinë, kongresisti Eliot Engel ka biseduar me presidenten e këtij vendi për Kosovën, por ajo ka thënë se njohja do të ishte problematike për Argjentinën për shkak të ishujve Faukland, raporton gazeta serbe Blic. 

Kryetarja e Argjentinës ka theksuar se vendi i saj duhet të evitojë së deklaruari çdo gjë që do të dëmtonte pretendimet e Argjentinës për të kthyer ujdhesat Faukland. Sipas fjalëve të saj Argjentina vlerëson pozicionin e SHBA, por për Buenos Airesin me rëndësi është që të mbrojë interesat e veta në ujdhesat Faukland.

Postuar te Bota, Wikleaks. Komentet te >WikiLeaks: Presidentja e Argjentinës kundërshton SHBA për Kosovën Janë të Mbyllura

>“Express” “zbulon” komplotin kundër pushtetit

>

Klubi për Politikë të Jashtme ka provuar të organizojë demonstrata kundër institucioneve të Kosovës. Zyrtarë të KPJ-së nuk e mohojnë se një nga qëllimet ka qenë edhe rrëzimi i pushtetit. Ata hartuan edhe Planin e Veprimit. Kishte koordinim edhe me opozitën. 

Por, Plani u refuzua nga shumica e OJQ-ve. Hashim Thaçi tha se pushteti nuk mund të merret me dhunë, e as të uzurpohet, pohon e përditshmja e Prishtinës, “Express”, shkrim të cilin po e transmetojmë në tërësi, për analogji me kohët e konspiracioneve të sistemit totalitar. 

Sipas kësaj gazeta, Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ) i Veton Surroit përveç si kritikues i ashpër ndaj pushtetit në Kosovë, javëve të fundit ka hartuar plane konkrete për demonstrata që, si qëllim final, do të kishin edhe rrëzimin e koalicionit qeverisës.

Pas një diskutimi joformal mes pjesëtarëve të KPJ-së dhe disa OJQ-ve, më 3 mars është mbajtur një takim i përfaqësuesve të disa OJQ-ve. Takimi është ftuar nga Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme dhe është mbajtur në zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit, Çeku nëpërmjet një e-maili u dërgon dhjetëra OJQ-ve një Plan të Veprimit, në të cilin janë propozuar hollësisht hapat që duhet ndërmarrë shoqëria civile “për shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.

Në bazë të një komunikimi me e-mail dhe dokumentit të quajtur Plani i Veprimit, të cilat i ka siguruar gazeta Express, mund të kuptohet se plani është hartuar në Klubin për Politikë të Jashtme dhe u është servuar si i gatshëm OJQ-ve dhe individëve tjerë.
Me plan ishin paraparë hollësisht aktivitetet që është dashur të fillojnë më 7 mars. Gjithçka do të përfundonte më 20 mars, me protestën e madhe para Qeverisë.

“Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna të tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe fllajerët, protesta e madhe”, thuhet në preambulën e Planit të Veprimit që mban titullin “Fushatë e shoqërisë civile për integritet të institucioneve shtetërore”.

Mediumi i parë që e ka botuar këtë plan është portali qendra.info, të shtunën.
Por, shumica e OJQ-ve nuk iu përgjigjen ftesës së KPJ-së, ndërkaq ato pak OJQ që morën pjesë nuk u bindën që të bëhen pjesë e Planit të Klubit që, pa u konsultuar me ta, ua kishte përcaktuar rolet dhe detyrat, hollësisht.

Për këtë nismë kundër institucioneve të Kosovës ka pasur konsultime dhe koordinim edhe me parti opozitare. Kjo mund të kuptohet qartë nga e-maili i Ramadan Ilazit, i Lëvizjes FOL. Ilazi fillimisht refuzon pjesëmarrjen e OJQ-së së tij në demonstrata, por ai tregon se kur është debatuar për nismën për demonstrata, është përmendur edhe një bashkërendim dhe koordinim me parti politike.

“Ne mendojmë se aktivitetet e shoqërisë civile, sidomos kur organizohen në koalicion, nuk duhet të bashkërendohen dhe koordinohen me partitë politike, sepse kjo rrezikon të dëmtojë kredibilitetin e çfarëdo nisme që mund pastaj të quhet e shoqërisë civile”, shkruan Ramadan Ilazi në e-mailin e tij, më 7 mars.

Nga iniciativa e KPJ-së tërhiqet edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.
Mungesa e përkrahjes nga shoqëria civile detyron Klubin për Politikë të Jashtme që të pranojë dështimin e nismës për demonstrata dhe fushatë kundër institucioneve.
Kjo konfirmohet në e-mailin e hulumtuesit të KPJ-së, Hajrulla Çeku, i shkruar më 7 mars, ditën kur ishte planifikuar të nisë zbatimi i planit.

“Pas takimit të sotëm ku morën pjesë një numër i vogël i organizatave, si dhe pas deklarimeve të disa organizatave të tjera përmes e-mailit, mendojmë se duhet te tërhiqet propozimi për veprimin e shoqërisë civile në bazë të planit të veprimit që u qarkullua ditëve të fundit brenda këtij grupi të organizatave. Arsyeja kryesore është mungesa e energjisë së domosdoshme brenda këtij grupi të organizatave për të reaguar dhe vepruar ndaj dëmtimit të integritetit të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe jo vetëm”.

Çeku shpreh mospajtim për vendimin refuzues të kolegëve të tij nga shoqëria civile.
“Ne në KPJ mendojmë që detyra primare e shoqërisë civile është mbrojtja e parimësisë dhe interesit publik, e sidomos në rastet kur ka shkelje brutale të parimeve të demokracisë (e këtë parim OJQ-të e kanë të kodifikuar në misionet e tyre). Për më tepër, besojmë që veprimtaria e OJQ-ve nuk duhet të orientohet kah sigurimi i balanceve politike, ngase ky balancim do të nënkuptojë anësi politike dhe jo e kundërta”, shkruan ai.

E-maili i pjesëtarit të KPJ-së përfundon në mënyrë ironike.

“Ju urojmë të gjithë të mirat në shijimin e privilegjeve, rehatisë dhe të mirave të tjera që mund të ju sjellë veprimtaria në kuadër të shoqërisë civile”.

Qëllimi final

Hajrulla Çeku, hulumtues në Klubin për Politikë të Jashtme, ka konfirmuar të dielën për Express se ai është ndër iniciatorët dhe autorët kryesorë në KPJ, që hartoi Planin e Veprimit.

“Dokumenti në fjalë është një draft, i cili është në përpunim. Nuk ka qenë kurrfarë dokumenti i finalizuar rreth të cilit janë marrë vesh organizatat. Ka qenë një draft të cilin e kam dërguar unë me e-mailin tim, në një numër të madh të organizatave. Aty, në atë dokument, ku përmenden emrat e disa individëve e organizatave, kanë qenë propozime që kanë dalë gjatë hartimit të planit nga disa organizata. Aty ka njerëz që nuk janë konsultuar ende, sepse nuk kemi mbërritur ende në atë fazën e implementimit të planit, sepse diskutimet vazhdojnë”, tha Çeku.

“Kjo nuk është iniciativë e një organizate, por dikush është dashur ta shkruaj atë plan të veprimit dhe atë e kemi shkruar ne, gjegjësisht unë dhe pastaj është plotësuar”, ka shtuar ai.

Çeku është hartuesi i planit, por thotë se ka përfshirë edhe idetë e të tjerëve, të cilët nuk i përmend me emër.

“Një prej atyre që janë të involvuar për me e shty vullnetshëm këtë punë përpara është Klubi për Politikë të Jashtme. Fakti që unë e kam dërguar e-mailin, nuk më klasifikon automatikisht si iniciator të idesë së të tjerëve, sepse aty ka ide të të tjerëve. Por në këtë nivel të planit të veprimit, atë e kam bërë unë”, ka thënë ai.

Zyrtari i KPJ’së thotë se plani nuk është diçka e pazakonshme, sepse “këto janë lëvizje normale që i bën shoqëria civile”.

I pyetur se a është qëllimi final i Planit edhe rrëzimi i institucioneve, Çeku u përgjigj: “Paj, nëse në një moment evidentohet që integriteti, ta zëmë, i institucionit të Presidentit është dëmtuar deri në atë nivel, që duhet me u rizgjedhë Presidenti, po, edhe ajo kish me qenë njëra prej kërkesave. Por edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe për këtë opsion jemi të hapur. Por, nuk kemi mbërritur në atë fazë të konkretizimeve, sepse plani ende nuk është miratuar. Ai është ende i hapur për diskutim”.

Pushteti nuk merret me dhunë

Kryeministri Hashim Thaçi tha të mos jetë në dijeni për planin e KPJ-së, por theksoi se askush nuk duhet të pretendojë të marrë pushtetin me dhunë, sepse këtë nuk do ta lejonte populli i Kosovës. Ai i bëri këto komente në Aeroportin ‘Adem Jashari’, të dielën, pak para nisjes për një vizitë në Turqi.

“Unë nuk jam në dijeni, por jam në favor të kultivimit të ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit të institucioneve legjitime të Kosovës, prandaj qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe Qeverinë, edhe të gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe assesi të pretendojë ndokush përmes dhunës të uzurpojë apo të marrë pushtet. Diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë Thaçi.

Ai deklaroi se demokracia i ka rregullat e veta të pjesëmarrjes në proces dhe besimit nga elektorati, nga qytetarët dhe jo të rrënimit apo pretendimit të dhunës ndaj institucioneve. “Diçka të tillë, qytetari i Kosovës nuk ka pranuar kurrë dhe nuk do ta pranojë as në të ardhmen, nuk do ta pranojë as bota demokratike, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian”.

Ai shtoi se nuk është mirë që shembuj të përcjellë në vendet përreth Kosovës, të barten në Prishtinë. “Dhe, diçka të tillë jam i bindur që qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë të ndodhë”, ka theksuar Thaçi./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >“Express” “zbulon” komplotin kundër pushtetit Janë të Mbyllura

>Jep dorëheqje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit

>

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley, ka dhënë dorëheqje, pasi që është publikuar një deklaratë kritike e tij për kushtet në të cilat mbahet ushtari Bradely Manning, i akuzuar që ia kishte dorëzuar ueb-faqes Wikileaks një mori dokumentesh të besueshme. 

Sipas medieve, Crowley dha dorëheqjen nën presionin e Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar ai kishte deklaruar se mënyra në të cilën Pentagoni e mbanë të mbyllur ushtarin Manning në burgun Quantico është qesharake, kundërproduktive dhe e marrë. Më vonë kishte shpjeguar s kjo deklaratë ishte personale dhe jo qëndrim i qeverisë. 


Ushtari Manning ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi që një hacker-i i kishte thënë se ai personalisht ia dorëzoi dokumentet sekrete ueb-faqes Wikileaks. Ndërsa, në tekstin e dorëheqjes Crowley thotë se qëllimi i komenteve të tij lidhur me kushtet e paraburgimit të ushtarit Manning ishte që të theksojë ndikimin më të gjerë dhe strategjik të aksioneve konkrete, të cilat çdo ditë po i ndërmarrin agjencitë e sigurisë. 


Lidhur me dorëheqjen e Crowley u deklarua edhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e cila njoftoi se me keqardhje e pranoi dorëheqjen e Crowley, duke shtuar se në vend të tij si ushtrues detyre do të caktohet Michael Hummer./kn

Postuar te Bota. Komentet te >Jep dorëheqje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: