Stili i Lady Gaga-as: I cuditshëm

Lady Gaga në një intervistë të dhënë një vit më parë për revistën prestigjoze të modës “Vogue” kishte deklaruar se ishte veshur gjithmon në mënyrë ekstreme dhe të ekzagjeruar.
 
Dhe mesa duket ajo nuk kishte gabuar aspak, sepse veshjet e saj vetëm normale nuk mund të duken. Këngëtarja amerikane me origjinë italiane gjithmonë ka dashur të krijojë një stil të sajin, unik dhe të paimitueshëm, të jetë koherente me modën e duke e ndjekur atë me shumë pasion.
 
 

Postuar te Show-Biz. Komentet te Stili i Lady Gaga-as: I cuditshëm Janë të Mbyllura

Vëllezërit "vampirë" në Angli

George dhe Simon janë dy vëllezër që jetojnë në Angli. Fëmijët në Britani i quajnë ata “Cullen boys” që ka lidhje me versionin e filmit dhe romanit “Twilight” për vampirët.

Këta fëmijë vuajnë nga një çrregullim i rrallë e si pasojë nuk mund të ekspozohen në diell si dhe kanë dhëmbë të mprehtë me maje. Sot 13-vjeçari George dhe 11-vjeçari Simon vuajnë nga sëmundja e rrallë gjenetike për shkak të së cilës duken si vampirë.


 Për shkak të sëmundjes ata janë shumë të zbehtë, kanë dhëmbë të mprehtë dhe shpejt digjen në diell. Për këtë arsye duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë ditës dhe nuk guxojnë të merren me sport pasi lodhja e tepërt do tu shkaktonte probleme shëndetësore.

Vëllezërit deri kohë më parë nuk janë lejuar të shkojnë as në shkollë për shkak të gjendjes së tyre, por kohët e fundit janë bërë të popullarizuar falë versionit filmik të “Twilight”.

Vëllezërit -vampirë-, vuajnë nga një sëmundje e rrallë



Vëllezërit -vampirë-, vuajnë nga një sëmundje e rrallë

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Vëllezërit "vampirë" në Angli Janë të Mbyllura

Hiqet skena e nxehtë mes Zholisë dhe Depit

Hiqet skena e nxehtë mes Zholisë dhe Depit

Xhoni Depi dhe Anxhelina Zholi kanë përfunduar xhirimet e komedisë romantike. Tani thuhet se në filmin “The Tourist” është fshirë një skenë nën dush për shkak se Vanesa Paradi është bërë e verdhë nga xhelozia.

Këngëtarja franceze, e cila tashmë ka dy fëmijë me Xhoni Depin, nuk deshi që bashkëshorti i saj të ishte intim në film dhe kishte kërkuar madje që ta lërë fare filmin!

Në fund, si duket kanë arritur një kompromis duke e hequr skenën e dushit.
 

Postuar te Kinematografi. Komentet te Hiqet skena e nxehtë mes Zholisë dhe Depit Janë të Mbyllura

KE:Kosova e korruptuar dhe vend ku gazetarët s’mund të flasin lirshem

Komisioni Evropian ka publikuar raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe paketën e strategjisë së zgjerimit të BE-së.

Komisioni Evropian,  siç raporton Radio Evropa e Lirë,  në këto raporte vlerëson se është arritur pak përparim në shumicën e vendeve të mbuluara me këtë strategji. 
Kroacia është qartë vendi që ka përparuar më së shumti drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas raporteve të Komisionit Evropian, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi probleme kryesore mbeten: funksionimi jo i duhur i administratës publike, politizimi i gjyqësorit dhe liria e mediave.
Në anën tjetër, vlerësohet se të gjitha këto vende, në mënyra të ndryshme, kanë qenë të goditura nga kriza financiare.
Vendet që janë më të integruara në skenën globale ekonomike, si: Kroacia, Turqia dhe Serbia, kanë qenë më të goditura, ndërsa vendet si: Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, që janë më pak të integruara në tregun ndërkombëtar, kanë qenë edhe më pak të goditura.
Sa i përket Kosovës, raporti nënvizon se është arritur një lloj përparimi në disa fusha, ndërsa përparimi më i madh konsiderohet të jetë në aspektet politike, sidomos në procesin e decentralizimit, duke theksuar se janë krijuar disa komuna me shumicë serbe si komuna të reja.
Komisioni Evropian, megjithatë, kritikat ndaj Kosovës edhe kësaj radhe i fokuson kryesisht në mungesën e lirisë së shprehjes – ku thuhet se në Kosovë nuk është e garantuar në praktikë liria e shprehjes – pastaj në ndikimet politike në procesin e emërimit dhe riemërimit të gjykatësve si dhe në luftën jo të duhur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndonëse thuhet se Kosova ka filluar t’i bëjë hapat e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nënvizohet se nuk ka ende rezultate të duhura në këtë aspekt.
Si shembull përmendet fakti i deklarimit të pasurisë së politikanëve, ku Komisioni Evropian thekson se ka një mospërputhshmëri të madhe ndërmjet të të ardhurave që deklarohen dhe pasurisë që kanë këta politikanë.
Në këtë kapitull, Komisioni thotë se duket se nuk ka vullnet të duhur nga ana e politikanëve në Kosovë për ta luftuar këtë dukuri.
Në raport përmendet edhe mundësia e nisjes së dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, mirëpo thuhet se vendimi për këtë i takon Komisionit Evropian si dhe vendeve anëtare të BE-së, ndërsa Kosova duhet t’i përmbushë kriteret nga ana e saj.
Po sot, janë bërë publike edhe opinionet e KE-së për aplikimin zyrtar të Malit të Zi dhe të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përderisa Komisioni sugjeron që Malit të Zi t’i jepet një status kandidati, për Shqipërinë nuk ka qenë në gjendje të sugjerojë një gjë të tillë.
Problem politik në Shqipëri thuhet se është funksionimi jo i duhur i institucioneve demokratike, sidomos i Parlamentit, si dhe mungesa e zgjidhjes së problemit të dialogut politik në mes të qeverisë dhe opozitës
Postuar te KOSOVË. Komentet te KE:Kosova e korruptuar dhe vend ku gazetarët s’mund të flasin lirshem Janë të Mbyllura

Sedorf: Interi nuk është më i rëndësishëm se të tjerët

Derbi lokal ndërmjet Milanit dhe Interit që disa ditë është tema kryesore sportive në Itali. 
 
Veterani holandez në radhët e Milanit, Klarens Sedorf megjithatë këmbëngulë se sfida me Interin nuk është aspak më e rëndësishme se cilado ndeshje tjetër në Serie A.
 

 

“Milan-Inter nuk do të jetë një ndeshje e cila është më e rëndësishme se sa tjerat. Të gjitha sfidat të cilat janë para nesh janë me rëndësi të njëjtë, sepse secila prej tyre vlerësohet njëjtë me pikë”, ka theksuar Sedorf, duke shtuar: “Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit dhe ndaj kujtdo do të mundohemi të marrim maksimumin, pa marrë parasysh në emrin dhe forcën e kundërshtarit”.

Krejt në fund holandezi ka komentuar dhe rolin që kishte në ndeshjen ndaj Barit. “Gjatë karrierës jam mësuar të përshtatem në role të ndryshme. Edhe kur e marrë detyrën pa u pyetur e zbatoj, por më shumë kam dëshirë të luaj menjëherë pas sulmuesve”, ka nënvizuar Sedorf.

Postuar te SPORT. Komentet te Sedorf: Interi nuk është më i rëndësishëm se të tjerët Janë të Mbyllura

Njeriu tatuazh, ngjyros edhe sytë! (video)

Matt Gone nga Portlandi, ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazhe. Ai u bë i famshëm për tatuazhet e tij lara-lara ne fytyrë, si fushë shahu, ndërsa tashmë ka tatuar dhe pjesën e brendshme të syve, pasi nuk i kishte mbetur me hapësirë boshe në trup.

Specialistët thonë se është shumë e rrezikshme të futet ngjyra në sy për shkak të infeksioneve të mundshme të cilat mund të çojnë deri te verbëria ose humbja e syve.

Mjeku Douglas Meier i cili punon në klinikën në Beaverton thotë se njerëzit që bëjnë gjëra të tilla rrezikojnë shumë, ndërsa shteti i Oklahomas ka ndaluar tatuazhet në sy.

http://www.shekulli.com.al/zotmedia/flv/player.swf

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Njeriu tatuazh, ngjyros edhe sytë! (video) Janë të Mbyllura

Swanepoel, e bukur në secilin version

Candice Swanepoel, e bukur në secilin versionCandice Swanepoel, engëlli 22-vjeçar i “Victoria’s Secret”, përsëri pozoi në veshje të brendshme.

Për nevojat e katalogut të ri bukuroshja Candice kësaj radhe e interpretoi “pin up” vajzën, dhe edhe në këtë version duket shkëlqyeshëm, dhe shumica pajtohen se roli i “vajzës së keqe” shumë më mirë i përshtatet.

 

Candice Swanepoel

Candice Swanepoel

Postuar te Fashion, Modë. Komentet te Swanepoel, e bukur në secilin version Janë të Mbyllura

Shtatë dallime mes juve dhe shefit

1) Kur ju duhet juve më shumë kohë për të kryer një punë, atëherë ju jeni të ngadaltë. 
Kur i duhet shefit një kohë më e gjatë – ajo është se ai është i kujdesshëm dhe i matur.


2) Kur ju nuk do të bëni asgjë, ajo do të thotë që jeni përtac. 
Kur shefi nuk do bëj asgjë – ajo do të thotë se ai është tepër i zënë.





3) Kur do të bëni gabim, ajo është se ju jeni i marrë. 
         Kur shefi juaj do të bëj gabim – ai është vetëm një njeri.


4) Kur do të bëni diçka pa dijeninë e shefit, i keni kaluar të gjithë autorizimet. 
        Kur do të bëj atë shefi – ai merr vetiniciativë.


5) Nëse i keni thyer rregullat e sjelljes, atëherë jeni i pasjellshëm. 
        Kur atë e bën shefi – ai është origjinal dhe inovues.


6) Kur do të dilni nga zyra – bërtitni pa nevojë. 
      Kur shefi do të largohet nga zyra atë e bën profesionalisht.


7) Kur do të merrni pushim mjekësor –‘’ çdo herë’’ jeni të sëmurë. 
       Kur shefi do të merr pushim mjekësor, ai me të vërtetë është i sëmurë

Postuar te Kuriozitet. Komentet te Shtatë dallime mes juve dhe shefit Janë të Mbyllura

Kombëtarja e Kosovës në Botërorin 2014?

Kombëtarja e Kosovës në Botërorin 2014?
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të merr pjesë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2014 të cilat do të luhen në Brazil, ka mësuar e përditshmja serbe “Kurir” gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.
 
Sipas informatave të gazetës në fjalë, në takimin e paradokohshëm të UEFA-s të mbajtur në Nion kanë marrë pjesë një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë. 
 
Që të gjithë ata kanë qenë të pranishëm në këtë takim për të lobuar për pranimin e FFK-së në shtëpinë evropiane të futbollit. Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është një kundërshtar i fuqishëm i kësaj ideje, ndërsa shqiptarët po e presin largimin e tij në zgjedhjet e vitit 2011.

“Edhe pse takimi në Nion nuk ka pasur të bëjë asgjë me Kosovën, në ndërtesën e UEFA-s kanë qenë të pranishëm një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë. Më pas kuptova se pjesëmarrja e Kosovës në Kampionatin Botëror 2014 veçse ishte vendosur. FIFA i ka dhënë jozyrtarisht dritën jeshile këtij vendimi, ndërsa pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe UEFA. Mirëpo, siç dihet, presidenti i UEFA-s, Michel Platini është kundërshtar i madh i pranimit të FFK-së, ndërsa shqiptarët po i presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm në UEFA për zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë që plani i tyre të zbatohet në praktikë”, ka thënë bashkëbiseduesi i gazetës “Kurir”, person i afërt në UEFA.

Ky deklarim është konfirmuar edhe nga lojtari i dikurshëm i “Partizanit”, aktualisht president i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Është një gjë e pashmangshme. Është realitet. Po punojmë shumë në mënyrë që të marrim pjesë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014 në Brazil dhe nuk shoh asnjë pengesë që këtë ta kthejmë në praktikë. Shtetin e Kosovës e kanë njohur 71 vende të botës, shumica prej të cilëve janë shtete të fuqishme ekonomike dhe me futboll tejet të zhvilluar dëshira e të cilëve është që kombëtarja jonë të jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka konfirmuar Vokrri për të përditshmen serbe.

“Shpresoj që në ciklin tonë të parë të kualifikuesve për Botërorin 2014 të jemi në një grup me Serbinë. Kjo gjë do t’i ulte tensionet. Qëllimi është të luhet futboll dhe të lidhjen njerëzit dhe vendet. Gjithashtu, dëshirë e madhe e popullit të FFK-së është që të luajmë një miqësore me “shqiponjat” tona dhe dëshira ime personale është që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e Partizanit, aty ku më lidhin kujtime të bukura të karrierës sime”, ka përfunduar Vokrri.

Postuar te SPORT. Komentet te Kombëtarja e Kosovës në Botërorin 2014? Janë të Mbyllura

Fobitë e 10 njerëzve më të njohur në botë


 Ne të gjithë kemi fobitë tona apo jo? Ato vijnë nga gjëra të thjeshta si për shembull fobi prej merimangave, deri tek fobitë më serioze të njerëzve. Por e dini që ka shumë njerëz të famshëm dhe historikë që kanë vuajtur nga këto fobi ashtu si ju? Shumica e tyre kanë fobi nga gjëra të thjeshta ashtu si çdo njeri por disa të tjerë kanë fobi paksa më ekstreme. Dhe kur them paksa, do të thotë shumë! Kështu që ju lutem shijojeni këtë listë të 10 njerëzve më të njohur dhe fobitë e tyre.
 

10. George Washington

Fobi nga varrosja për së gjalli

George Washington: presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai Komandoi forca ushtarake në shumë beteja, mbrojti Shtetet e Bashkuara nga britanikët dhe rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët. Duket trim apo jo? Gabim! Ai kishte një fobi shumë të madhe, vdekja e parakohshme. Kjo është e shprehur qartë prej tij disa minuta para vdekjes, në 1799, ku ai i thotë shërbyesit të tij se trupi i tij do të varroset për dy ditë edhe në rast se do të ishte i gjallë. Kjo mund të duket shumë e çuditshme për një burrë si George Washington, por kjo ishte një fobi e zakonshme për fisnikët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që jetuan në shekullin 16-të dhe 17-të. Megjithatë fobia nuk është aq e njohur në ditët e sotme sa ishte atëherë, mjekimet e prapambetura nënkuptonin që vdekja e parakohshme mund të të ndodhte vërtet në çfarëdolloj moshe.

9. Woody Allen

Fobi nga shumë gjëra

Siç thamë edhe në fillim, ne të gjithë kemi fobi nga diçka. Megjithatë Woolly Allen ka disa fobi ekstreme. Aktori dhe skenaristi 74-vjeçar është i frikësuar pothuajse nga çdo gjë. Ai ka fobi normale që i shkaktojnë frikë nga lartësitë, hapësirat e mbyllura dhe insektet, por ka edhe shumë fobi jonormale. Mes fobive të tij të pazakonta janë frika nga ngjyrat e shndritshme, kafshët, ashensorët dhe kikirikët me gjalpë. Përveç këtyre ai pohon të ketë shumë kërkesa nevrotike, si prerja e bananes në shtatë copa fiks para se t’i vendosësh në drithë çdo mëngjes. Këto fobi e bëjnë atë të pashmangshëm nga kjo listë.

8. Richard Nixon

Frikë nga spitalet

Presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuar, një burrë që mbahet mend më shumë për rolin e tij në skandalin Watergate, kishte një fobi të tepruar nga spitalet. Ai besonte se nëse do të shtrohej ndonjëherë në spital nuk do të dilte më i gjallë që aty. Në 1974, ai vuante nga mpiksja e gjakut dhe refuzoi ta çonin në spital për t’u mjekuar. Mirëpo, atij i’u tha që nëse nuk do të shkonte në spital, do të vdiste, kështu që i’u desh të shkonte gjithsesi. Kjo fobi është mjaft e përhapur mes njerëzve, të cilët i kanë frikë spitalet për të njëjtën arsye si Richard Nixon.

7. Alfred Hitchcock

Fobi nga vezët

Alfred Hitchcock, një regjisor dhe producent i famshëm Hollivudian, i njohur për filmat si Psycho dhe Vertigo, kishte një fobi ekstreme prej vezëve. Ai thoshte që vezët e neverisin. Ai ka thënë që kurrë nuk ka provuar shijen e një veze në gjithë jetën e tij dhe madje refuzonte të ishte pranë tyre. Ai pohonte se asgjë nuk ishte më e neveritshme për të sesa të shikonte një gjë rrumbullake, të bardhë, pa vrimë që derdhet mbi lëngun e verdhë. Nuk dihet se pse një burrë si Hitchcock do të kishte këtë fobi të çuditshme.

6. Sigmund Freud

Fobi nga armët dhe fieri

Sigmund Freud, neurologu i cili themeloi shkollën e psikiatrisë dhe krijoi shumë teori që ndryshuan botën, ka fobi ndaj armëve dhe fierit. Për njerëzit është e zakonshme të kenë frikë nga armët. Përsa i përket fobisë prej fierit, nuk është një fobi e zakonshme. Është e vështirë të dish se nga mund t`i ketë ardhur kjo fobi, meqë ai flet pak për të dhe për të është një detaj i vogël. Ai kishte një eksperience traumatike me fierin kur ishte fëmijë. Megjithatë ata që e njohin Sigmund e dinë që ai ka fobi prej fierit.

5. Oprah Winfrey

Fobi prej çamçakëzit

Oprah, mbretëresha e televizionit, ka fobi të tepruar nga çamçakëzët. Kjo filloi për të në një moshë të vogël, kur gjyshja e saj koleksiononte dhe mbante në radhë çamçakëzat në një kabinet. Oprah ishte kaq e revoltuar nga kjo saqë i`u kthye në fobi për gjithë pjesën tjetër të jetës. Një herë ajo tha se kishte flakur një pjatë sepse kishte pasur një copë çamçakëz në të! Ajo është kaq e neveritur nga çamçakëzi saqë e ka ndaluar përdorimin e tij në studion e saj të televizionit. Çuditërisht, punonjësit e saj dhe audienca në studio zakonisht bashkëpunojnë dhe nuk i japin asaj arsye për të pasur frikë. Kush do ta mendonte se një grua si Oprah do të kishte fobi nga një gjë si çamçakëzi?

4. Natalie Wood

Frikë nga uji

Kjo aktore, e njohur për filmat si “Miracle on 34th Street” dhe “West Side Story”, vuante nga fobia prej ujit. Veçanërisht të qenit në ujë. Nuk dihet sesi kjo fobi ka nisur për të. Sipas thashethemeve kjo ka nisur kur nëna e Natalisë i bëri një lojë asaj duke e lënë mbi urë për një film. Kjo kishte qenë e rëndë për Natalinë, pasi kishte pasur gjithë kohës ndjesinë se do binte në ujë. Kjo ndjesi do ta ndiqte Natalinë gjatë gjithë jetës. Për ironi të fatit ajo vdiq nga mbytja para se të binte nga jahti.

3. Billy Bob Thornton

Disa fobi

Ky aktor, regjisor, muzikant dhe shkrimtar ka shumë fobi. Si fillim, ai vuan nga kromofobia, ose frika nga ngjyrat e shndritshme. Por prit, ka edhe më! Ai ka fobi prej mobiljeve antike! Çdolloj mobilje e prodhuar para vitit 1950 i shkaktonte atij panik. Sipas tij, kur ishte njëherë në një restorant plot me mobilje antike, u ndje i paaftë për të pirë, ngrënë apo për të marrë frymë. Për të vazhduar, ai ka frikë edhe nga kllounët. Sapo të shikojë fytyrën e një kllouni të pikturuar ai frikësohet vërtet! Këtë frikë ndaj kllounëve e ka edhe Johnny Deep.

2. Nikola Tesla

Frikë nga mikrobet dhe stolitë.

Nikola Tesla ishte një shpikës i famshëm, i njohur për punën e tij në elektromagnetizëm dhe elektricitet. Ai shmangte me çdo kusht prekjen e njerëzve dhe çdo gjë tjetër që përmbante mikrobe. Tesla njihej për larjen e shpeshtë të duarve. Përveç kësaj, ai ishte i trembur, i lemerisur nga stolitë e çmuara, veçanërisht nga vathët me perla. Perlat e neverisnin shumë. Shtuar fobive të tij ai preferonte të bënte çdo gjë treshe ose të përbërë nga tre. Për shembull, ai ishte I paepur për të ndenjur në dhoma hoteli që ishin për tre veta.

1. Napoleon Bonaparte

Frikë nga macet

I famshmi Napoleon Bonaparte, Perandor i Francës, udhëheqës ushtarak dhe politik kishte fobi nga macet. Macet i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleonit. Nuk dihet pse ai i kishte kaq shumë frikë ato. Por ajo që dihet është se shikimi i një maceje i shkaktonte atij panik. Dhe kjo nuk i ka ndodhur vetëm Napoleonit. Shumë burra të tjerë të cilët kanë provuar të sundojnë botën kanë pasur frikë nga macet, duke përfshirë këtu Hitlerin, Musolinin dhe Jul Çezarin. Duket se macet dhe diktatorët nuk ishin destinuar kurrë për t’u marrë vesh bashkë.

 
Postuar te Kuriozitet. Komentet te Fobitë e 10 njerëzve më të njohur në botë Janë të Mbyllura