50 fakte nga jeta e Marylin Monroe

Letrat, dorëshkrimet, dhuratat. Zbulohen sekretet çfarë la pas modelja 


Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. 


Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? 


Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.
Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio. “Tirana Observer” sjell sot një speciale me 50 fakte nga jeta e modeles së famshme Marylin Monro. 


1. Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.

2. Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë. 


3. Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar në vitin 1947. 


4. Një video e fshehtë, superseksi e Merilin Monrosë ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur “pronë” e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat. 


5. Ajo përmban një skenë prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, në të cilën Monro i kushton “vëmendje” të veçantë një mashkulli të panjohur. Ajo që Hoover shpresonte të gjente në këtë filmim, ishte një lidhje mes Monrosë dhe vëllezërve Kenedi, një aferë të tipit “Levinski”, ndoshta që do ta ndihmonte atë të rrëzonte nga pushteti të dy liderët amerikanë. 


6. Dyshohej se John dhe Bobby Kenedi kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit. Por kjo nuk u vërtetua, sepse falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë. 


7. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një prej vëllezërve Kenedi, sepse filmimi është bërë në fillim të viteve ´50, para se Norma Jean Baker të bëhej Marilin Monro dhe të niste të frekuentonte meshkujt e Shtëpisë së Bardhë. 


8. Ndaj, kopja e filmimit, të panevojshëm politikisht, ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë. 


9 Sidoqoftë, kopja origjinale e tij ndodhet ende në arkivat e FBI-së, sepse në epokën e Hooverit, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme. 


10. Veshjet e Merlyne Monro përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha. 


11. Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Poëer and Richard Widmark. 


12. Ndërsa aktorët dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia DeHavilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli 


13. Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatrwn, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald. 


14. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.


15. Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea. 


16. Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marlyn Monro si modele të parë. Por vetëm pas 5 javësh Monro udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe New Mexiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës. 


17. Marlin vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marline Monro në të gjithë botën. 


18. Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marlyne Monro me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj. 


19. Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marlyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marlyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq. 


20. Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner). 

21. Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monro në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it. 


22. Fatkeqësisht fama e Marlyn Monro dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e tyre. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë. 


23. Në 29 korrik 1956 Marlyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marlyn Monro. 


24. Fatkeqësisht martesa e Marlin Monro dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit. 


25. Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Merlin Monro si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale. 


26. Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marlyn Monro vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.


27. Vdekja e Marlyn Monro ishte një tronditje e madhe për të gjithë botën. Shpirti i saj i gjallë dhe bukuria e saj e bënin të pamundur për t’u besuar, faktin se ajo kishte ndërruar jetë. 


28. Në 8 gusht 1962, trupi i Marlyn Monro u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Angeles, California. 


29. Gjatë karrierës së saj Marlyn Monro realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something’s Got to Give. 


30. Marlyn Monro ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i Marlyn Monro-së e çoi atë tej një ylli, në një ikonë. 


31. Sot emri “Marlin Monro” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet. 


32. Overdoza tragjike e vitit 1962…. Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe. 


33. Një prej avokatëve të saj, Milton “Mickey” Rudin erdhi dhe filloi të merrej me telefonat. Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr të kthehej nga “Hollywood Bowl”, ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin një koncert. E më pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e shërbimit që kishte zbuluar trupin, duke larë çarçafët në mes të natës. 


34. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja në të cilën i ishte dukur Monroe në telefonatën e tyre të fundit. “Thuaji lamtumirë Pat-it (Lawford). Thuaji lamtumirë presidentit. Dhe lamtumirë ty sepse je një djalë i mirë”. 


35. Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë? 


36. Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. 

37. Vdekja e Marlyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe Di Maggio. 


38. Melson kishte detyrën të kujdesej për nënën skizofrenike të Monroe, të cilën asaj s’i pëlqente ta vizitonte, por Melson u kujdes për të si të ishte nëna e saj. Kështu, Marilyn u bë si të ishte vajza e Melson, e cila kishte një marrëdhënie të trazuar me vajzën e saj, Emmy Lou. Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, një gri dhe një ngjyrë kafe. 


39. Frank Sinatra e kishte këshilluar Monroe që të kishte kujdes për të ruajtur privatësinë. Sepse jeta e saj ishte e gjitha në ato dosje. Letrat, të dhënat financiare, fotografitë e saj të preferuara etj. Tashmë ishte Melson ajo që kishte kontroll mbi to. 


40. Pas shumë vitesh që ishte kujdesur për nënë e Marilyn pa marrë asgjë në këmbim, kishte ardhur koha që ajo të bëhej një person i rëndësishëm në jetën e pasvdekjes së Marilyn Monroe. 


41. 4.6 milionë dollarë për varrin mbi Marilyn Monro. Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë. 


42. Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin i cili është hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur. 


43. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vitesh, i cili vendin për varrim në varrezën Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio. 


44. Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Merlin Monro është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë. 


45. Merlin, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta 


46. Legjenda e Hollivudit, Merlin Monro, ka zënë pozitën e parë në një listë të lepurushave të revistës më të njohur erotike “Playboy”, e përpiluar nga ueb-faqja e figurave të famshme, ‘StarPulse.com’. Merlin, modelja e parë e kësaj reviste, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta. 


47. Në vazhdën e traditës së ndyrë të videove seksuale të figurave të famshme, një i tillë tani vjen edhe nga ish-legjenda e filmit, seks-ikonës së ndjerë, Merlin Monro. Porno-filmi privat i Merlinit, kohë më parë, ka dalë në treg, për të gjetur një kolektor i cili do të paguante një shumë të madhe parash, për t’u kënaqur me lakuriqësinë e Merlinit. 


48. Në të vërtetë, videoxhirimi bardhezi i skenës së seksit, e paraqet bukuroshen Merlin të gjunjëzuar para një mashkulli të panjohur, i cili fytyrën e ka jashtë kuadrit të kamerës, sikur ta dinte se është duke u xhiruar, kështu që me qëllim, për asnjë çast nuk ka shikuar në objektiv. 


49. E njëjta është edhe me Merlinin. Bëhet fjalë për një xhirim nga viti 1950, derisa kasetën për herë të parë e ka gjetur dhe shikuar drejtori i FBI-së, J. Edgar Huver në vitin 1960, i cili atëherë kishte kaluar dy javë duke u munduar të gjej dëshmi se si partneri i Merlinit në videoxhirim, është ose Xhon F. Kenedi apo Robert F. Kenedi. Videoxhirimi sërish është gjetur gjatë kohës së xhirimit të filmit dokumentar rreth jetës së biondes së famshme. 

Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. 50 Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.



Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te 50 fakte nga jeta e Marylin Monroe Janë të Mbyllura

Abraham Lincoln, amerikani më me influencë i historisë

Cili ishte avokati që ndryshoi rrënjësisht historinë e SHBA-ve


Abraham Linkoln ka qenë presidenti i gjashtëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është zgjedhur për një mandat 4-vjeçar në vitin 1861 dhe është rizgjedhur për një mandat të dytë duke filluar nga viti 1865. 


Ai është i pari president republikan në historinë e vendit. Emri i tij i bashkëngjitet Luftës për heqjen dhe shtypjen e skllavërisë. Abraham Linkolni ishte një avokat modest province, pa eksperiencë, që u bë më pas njëkohësisht politikan dhe shef ushtarak shumë i rëndësishëm në kohën kur Shtetet e Bashkuara kaluan krizën më të madhe të historisë së tyre.
Zgjedhja e një republikani shkaktoi menjëherë krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të formuar nga 11 shtete pro skllavërisë dhe pak kohë më pas, Luftën Civile. Pas disa sprapsjeve fillestare, ushtria amerikane, nën komandën e gjeneralit Ulysses S. Grant, merr vrull të madh. Linkolni realizoi Shpalljen duke emancipuar skllevërit dhe nënshkroi amendamentin e 13-të duke hequr skllavërinë. Në fjalimin e tij të emërimit, në fillim të mandatit të dytë, ai tregohet pajtues kundrejt Shteteve të ish-Konfederatës dhe lançon një program rikonstruksioni që nuk realizohet për shkak të vrasjes nga një ekstremist pro vendeve të bashkuara. Ai njihet si humanitar dhe një politikan me vizion të madh. Ai bëhet një legjendë dhe një hero i botës pas vdekjes. Abraham Linkolni, i cili rridhte nga një rajon i thjeshtë periferik, u bë një ndër presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të ruajtur Unionin gjatë Luftës Civile, ai bëri më shumë detyra se cilido president tjetër. Nëse nga nevoja ishte pothuajse një diktator, nga bindja e tij e zellshme ai qe gjithmonë një demokrat. Një politikan jashtë serie, ai bindi njerëzit me fjalë të arsyeshme dhe me zbulime të menduara me qëllim që ata ta konsideronin për aftësinë e tij të drejtimit. Ai kishte një ndikim të dukshëm në institucionet politike amerikane. Gjatë Luftës Civile amerikane, shqetësimi i tij kryesor ishte ruajtja e Unionit, nga i cili shtetet e konfederuara të jugut ishin ndarë për shkak të fitores elektorale. Në vitin 1863 ai njoftoi lirimin e skllevërve me Shpalljen e emancipimit. Ai u rizgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara në vitin 1864 duke pasur si vizion një fitore të pjesë veriore, por u vra në fund të luftës.


Një avokat që angazhohet në politikë
Në vitin 1837, Linkoln niset të stabilizohet në Springfield dhe aty filloi të trajnohet. Ai qëndroi në një dhomë, madje fjeti në një krevat me Joshua Fry Speed ndërmjet viteve 1837 dhe 1841, gjë që i bën disa historianë të mendojnë se kishte prirje homoseksuale. Nga ana tjetër, ai u akuzua në vitin 1842 nga fqinjët e tij për keqtrajtime seksuale ndaj kafshëve, akuza nga të cilat shpëtoi disa muaj më vonë duke u shpallur i pafajshëm nga gjykata e Illinois. Ai është rizgjedhur katër herë si përfaqësues në dhomën e Illinois. Më pas aspiroi të bëhet përfaqësues i Illinois në dhomën e përfaqësuesve të Uashingtonit. Ai u zgjodh në vitin 1846 dhe u bë pjesëtar i saj, duke filluar nga fundi i vitit 1847. Në Uashington, ai shprehet kundër luftës së Meksikës, fenomen që e gjykon jokushtetues dhe të padrejtë. Megjithëse kishte këtë mendim, ai votoi shumë herë për dërgimin e trupave shtesë. Mendimet e tij janë gjykuar antipatriotike dhe ngjallën pakënaqësi në radhët e zgjedhësve të Illinois, edhe pse Linkolni nuk kërkoi rinovimin e mandatit të tij. Gjatë luftës kundërshtari i tij i ardhshëm paraqitet me një sjellje të kundërt. Jefferson Davis, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhet një hero ushtarak. Pasi u kthye në Springfield, ai përqendrohet te profesioni i tij si avokat dhe bëhet i njohur, duke krijuar një klientelë të rëndësishme në Çikago. Ai luftoi kundër Kontatit të McLean, që kërkon të vendosë një taksë mbi aktivitetet e kësaj kompanie. Ai merr 5000$ me këtë rast, por duhet të kundërshtojë kompaninë për t’i fituar. Ndër çështjet që trajtoi, bëjnë pjesë edhe disa çështje kriminele. Duke mbrojtur Duff Armstrong, një i akuzuar për vrasje, ai duhet të kundërshtojë një dëshmitar duke pretenduar se ka parë një klientin e tij në mes të vrasësve falë dritës së hënës. Mbi bazën e një kalendari të vetëm, Linkoln përkrahu tezën se hëna nuk i ka dhënë mundësinë dëshmitarit të shikojë skenën dhe i dha pafajësinë. Kjo karrierë si njeri i ligjeve kontribuoi në faktin se i jep Linkolnit një reputacion të një njeriu brilant, elokuent dhe të ndershëm.

Jeta në politikë
Abraham Linkolni u zgjodh në Kongresin e Shteteve të Bashkuara duke ushtruar profesionin e avokatit. Që në këtë periudhë pozicionet e tij janë të dukshme, por nuk ekzistonte e drejta e votës për popullsinë me ngjyrë. Ai u bë i njohur si mbrojtës i kompanive hekurudhore, por gjithashtu me fjalimet e tij kundër pranimit të shteteve të reja pro skllavërisë në Union, veçanërisht kur ai paraqitet në zgjedhjet senatoriale të vitit 1858. Akti Kansas-Nebraska i vitit 1854, që heq kufijtë e përhapjes së skllavërisë (Kompromisi i Misurit), e vendos Linkolnin në pjesën elitare të skenës politike. Senatori demokrat Stephen A. Douglas propozoi një referendum për çështjen e skllavërisë në territoret në fjalë. Në vitin 1858, Linkoln mbajti një fjalim që vuri në dukje rrezikun e mosbashkimit të vendit për problemin e skllavërisë. Elokuenca e tij e bëri të njohur për një publik të gjerë. Linkolni u zgjodh nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të vitit 1860. Ai u zgjodh më 6 nëntor të vitit 1860 dhe u bë presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 39,9 % të votave, falë ndarjeve në gjirin e Partisë Demokrate. 

Linkoln, në krye të SHBA
Më 4 mars të vitit 1861 Abraham Linkolni emërohet presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 12 prill të atij viti filloi Lufta Civile me betejën e Sumter në Karolinën e Jugut nga forcat e bashkuara. Tre ditë më pas Linkolni deklaroi kryengritje dhe parashikoi formimin e një ushtrie me 75 000 vullnetarë. Shtetet, si Virxhinia, Karolina e Veriut, Tenese dhe Arkansa u ndanë. Në fund të muajit prill Linkolni urdhëroi bllokimin e portave të shteteve të bashkuara dhe nuk lejon tregtinë me ta. Më 27 janar të vitit 1862 Linkolni nënshkroi urdhrin e fillimit të operacioneve ushtarake kundër shteteve të bashkuara. Më 20 maj ligji “Homestead Act” u nënshkrua nga Abraham Linkolni. Ai i jepte mundësinë çdo familjeje për t’u justifikuar të zinte një terren që prej 5 vjetësh për të kërkuar pronën private dhe kjo në kufirin e 65 hektarëve. Nëse familja jetonte aty që prej të paktën gjashtë muajve, ajo mund të blinte terrenin me një çmim relativisht të ulët prej 308 dollarë për 1 km². Ky ligj ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin e Perëndimit amerikan. Më 19 qershor ai filloi të hartojë Shpalljen e emancipimit të skllevërve. Ai vendosi një taksë mbi të ardhurat për të financuar Luftën Civile. Më 22 shtator njoftoi se do të publikojë Shpalljen e emancipimit të skllevërve në vendet. Ajo do të jetë origjina e dy amendamenteve për Kushtetutën, i pari duke hequr skllavërinë, i dyti duke garantuar të drejtat civile. Më 1 janar vitit pasardhës skllevërit janë emancipuar. Më 20 qershor të vitit 1863 Linkolni përfshiu Perëndimin e Virxhinias në Union. Virxhinia Perëndimore bëhet kështu shteti i 35-të. Më 8 dhjetor Linkoln bëri të ditur programin e tij për ndërtimin e Shteteve të jugut dhe u bën një ofertë amnistie dezertorëve të ushtrisë së konfederuar. Më 9 mars të vitit 1864 Linkolni emëron gjeneralin Ulysses S. Grant si kryekomandant të ushtrive të Unionit. Më 7 qershor konventa kombëtare e Partisë Republikanë emëron Linkolnin si kandidat të saj për zgjedhjet e ardhshme. Më 18 korrik Linkolni urdhëron rekrutimin e 500 000 vullnetarëve në ushtri. Linkolni rizgjidhet për një mandat të dytë me 55 % të votimit popullor.


Mandati i dytë presidencial dhe vrasja 
Më 3 shkurt të vitit 1865 Linkolni u përpoq edhe një herë të fundit të përfundojë Luftën Civile me negociata. Ai kërkon kapitullimin e forcave të bashkuara dhe kthimin e shteteve në Union. Këta të fundit kërkojnë pavarësinë e tyre dhe mbledhja përfundon më një dështim. Më 4 mars Abraham Linkolni emërohet zyrtarisht në mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Më 9 prill merr fund Lufta Civile. Abraham Linkolni takonte shpesh gjeneralin Grant, i cili komandoi trupat e Unionit për t’u marrë me problemet e ristrukturimit të shteteve sudiste. Një mbrëmje pasi kishte dalë për të parë një teatër (pjesa teatrale titullohej “Our American cousin”), në teatrin Ford në Uashington, kur u vra nga një simpatizant sudist. Ky i fundit, John Wilkes Booth, i afrohet nga pas Linkolnit dhe e qëllon me plumb pas koke, i cili i kap trurin. Më pas atë e transportojnë në një shtëpi pranë teatrit, ku kaloi natën pa e marrë veten. Linkolni vdes të nesërmen në mëngjes në orën 7:22.


Homazhe
Linkolni ishte një ndër presidentët më të admiruar të historisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas një klasifikimi të bërë nga revista “The Atlantic Montly”, ai është amerikani më me influencë i historisë. 


Emri i tij iu vu kryeqytetit të Shtetit të Nebraskas. Gjithashtu një monument është ngritur për nder të tij në qendër të kryeqytetit federal dhe portreti i tij shfaqet në kartëmonedhën 5$. Përvjetori i lindjes së tij u deklarua ditë pushimi (deri në vendosjen e “ditës së presidentëve”, ditë pushimi për të nderuar presidentët e Shteteve të Bashkuara).

Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te Abraham Lincoln, amerikani më me influencë i historisë Janë të Mbyllura

Çfarë mund të mësohet nga presidenti John Kennedy

Revista “Life” me rastin e 50 vjetorit të zgjedhjes President publikon foto të rralla


Më 8 nëntor, 1960, John F. Kennedy u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, duke mundur Riçard Nikson. Kennedy ishte (dhe mbetet) personi më i ri i zgjedhur si President.
Ai mbetet ende si idhulli i miliona njerëzve në botë. Në zgjedhje Kennedy dhe ekipi i tij zhvilluan një fushatë marramendëse, shtytëse, ndryshe nga ç’kishte parë Amerika ndonjëherë. Me rastin e 50-vjetorit të zgjedhjes si President, revista ”Life” publikon fotografi pabotuara të një njeriu enigmatik, tepër ambicioze që bëri historinë. Më poshtë është edhe analiza e revistës më të madhe në botë për Kennedy-n. “Time” analizon presidencën e njeriut që ajo e quan “pararendësit të kohës së tij”


Analiza 
A ishte John Fitzgerald Kennedy një fajkua i Luftës së Ftohtë? Apo ishte një njeri që rendte para kohës së tij, një vizionar në përpjekje për të zgjidhur nyjën nukleare që mbante peng SHBA-në, Bashkimin Sovjetik dhe pjesën tjetër të botës?
Ndihmësit besnikë të John F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë, Kenneth O’Donnel dhe Dave Powers e titulluan librin e tyre të kujtimeve të vitit 1972, “Johnny, ne pothuajse s’të njohëm fare”, pavarësisht faktit se ata shërbyen nën administratën e tij që kur ai ishte një kandidat te kongresi i ri në Boston. Kështu që nuk është çudi fakti se amerikanët po përpiqen për gjysmë shekulli që prej Presidencës së tij të ndërprerë se kush ishte në të vërtetë John Kennedy.Ndërsa Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten sërish në një luftë të pafundme, kësaj radhe kundër terrorit apo mbase kundër vetë frikës, pyetja mbi trashëgiminë që Kennedy la vjen më se e nevojshme. Cila është mënyra e duhur, sipas së cilës Amerika duhet të lundrojë nëpërmjet një bote kur armiqtë duket se janë kudo dhe askund në të njëjtën kohë? Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Kennedy po përpiqej të ripërcaktonte rolin e SHBA-së në botë dhe ftonte amerikanët të ishin pjesë e këtij ndryshimi? Kush ishte John Fitzgerald Kennedy i vërtetë?Rebusi fillon me Kennedy-n si person, një njeri politikisht kompleks, fjalimet e të cilit shpeshherë përhapnin në ajër shigjeta ashtu si dhe degë ulliri. Gjatë fjalimit të tij të famshëm inaugurial Kennedy, ndërkohë që u zotua se kombi “do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështeste çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë”, lideri i ri gjithashtu “bëri paqe” me përplasjen e zakonshme sovjetike të kohës së tij dhe ftoi çdo armik që të bashkohej në “synimin e ri për paqe, para se fuqitë e errëta të shkatërrimit të ndërsyera nga shkenca të gllabëronin gjithë njerëzimin”.Djaloshi John Kennedy kishte një neveri të thellë për luftën, për shkak të eksperiencës së tij dhe të familjes së tij me të. “Çdo lloj lufte është budallallëk”, i shkruante ai shtëpisë nga barka e tij në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta shkatërroi sensin e pathyeshmërisë hyjnore të familjes. Vëllai i tij i madh, Joe, vdiq në një shpërthim në Kanalin Anglez, pasi doli vullnetar për një mision të rrezikut të lartë dhe bashkëshorti i motrës së tij të dashur, “Kick” Kennedy, gjithashtu u vra në luftë. Por Kennedy dhe vëllezërit e tij gjithashtu ishin edukuar për të qenë fitues, nga babai i tyre, të mos pranonin asnjëherë humbjen. Dhe kur ai hyri në fushatën presidenciale kundër Richard Nixon, 1960, ai ishte i përgatitur të bënte çdo gjë për të triumfuar.Duke punuar me presidentin e sapozgjedhur të familjes Kennedy në vilën në “Palm Beach” në janar të vitit 1961, shkruesi i fjalimeve Theodore Sorensen, u përpoq të gërshetonte dy anët e J.F.K, kur të dy burrat po përpiqeshin të krijonin fjalimin e inaugurimit të Presidentit. Duke vështruar pas në kohë, thotë Sorensen sot, fjalia më e rëndësishme e atij fjalimi nuk ishte “Mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”. Fjalia më e rëndësishme ishte, “Vetëm kur armët tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimeve, mund të jemi të sigurt përtej dyshimeve se ato mund të përdoren ndonjëherë”. Ky mesazh paqeje nëpërmjet forcës “ishte politika e Kennedy-t e thënë shkurt”, shprehet Sorensen.Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundërpërplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse. Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s’kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit. Ishte një presidencë që u ndesh me kohën e saj dhe arriti të gjente një pjesë të madhështisë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Kennedy gjeti mënyrën për t’u tërhequr nga gremina bërthamore. Nën presione të papërkulshme për të shkuar në luftë, ai zgjodhi paqen. Ai foli me armiqtë e tij; ai njohu limitet e fuqisë amerikane; ai kuptoi se fuqia e vërtetë e këtij vendi rrjedh nga idealet demokratike dhe jo nga anijet ushtarake. Ai vazhdon të jetë një pararendës i kohës së tij.


Thënie të John F. Kennedy


“Falini armiqtë tuaj, por mos ua harroni kurrë emrat”


“Të mos negociojmë asnjëherë nga frika. Por s’duhet të kemi asnjëherë frikë të negociojmë”


“Njeriu mund të vdesë, kombet mund të ngrihen e të bien, por ideja jeton”


“Njerëzimi duhet t’i japë fund luftës, përpara se lufta t’i japë fund njerëzimit”


“Ndryshimi është ligj i jetës. Ata që shohin vetëm në të kaluarën dhe të tashmen, padyshim që do të humbasin të ardhmen”


“Përpjekjet dhe guximi nuk janë të mjaftueshme pa qëllime dhe orientim”


“Fëmijët janë burimi më i vlefshëm i botës dhe shpresa e saj më e mirë për të ardhmen”


“Jo të gjithë ne kemi talent të njëjtë, por secili prej nesh duhet të ketë mundësi të njëjtë për të zhvilluar talentin që ka”

Jetëshkrimi


John Fitzgerald Kennedy
29 maj 1917 – 22 nëntor 1963
Vendlindja: Bruklin, Masaçusets
Bashkëshortja: Jacqueline Jacqueline Lee Bouvie
Fëmijët: Caroline Bouvier Kennedy, John F. Kennedy, Jr. i cili humbi jetën në një aksident ajror në vitin 1999.


Arsimi
– Ai ndoqi shkollën publike “Edward Devotion School” që prej kopshtit deri në klasë të tretë.
– Më pas frekuentoi shkollën “Noble”, “Greenough Lower School” dhe “Dexter School”, një shkollë private për meshkuj.
– 1930: Prej klasës së tetë ai u dërgua në shkollën katolike për djem “Canterbury School” në Konektikat.
– 1935: Kreu për herë të parë një udhëtim jashtë vendit, duke lundruar drejt Londrës me familjen e tij për të studiuar me profesor Harold Laski në Shkollën e Ekonomisë në Londër (LSE), por pasi u sëmur me verdhëz u kthye sërish në shtëpi.
– Tetor 1935: U regjistrua në “Princeton University”, por iu desh të shtrohej në spital pasi dyshohej për leucemi.
– Shtator 1936: Ai u regjistrua në Universitetin e Harvardit
– 1937 – 1939: Zhvilloi një tur udhëtimesh në Francë, Itali, Gjermani, Holandë, Angli, Bashkimin Sovjetik, Ballkan, Lindjen e Mesme etj. Në një pjesë të këtyre vendeve ai shkoi për të mbledhur informacion për temën e diplomës.


Ushtria
– 1941: Kennedy doli vullnetar në ushtrinë amerikane, por nuk u pranua për shkak të problemeve të tij me kurrizin.
– Shtator 1941: Pas refuzimit Marina Amerikane e pranoi atë si pasojë e influencës së të njohurve të babait të tij.
– 2 gusht 1943: Barka e Kennedy-t po kryente patrullën pranë Gjeorgjisë së Re në Ishujt Solomon kur pas një sulmi nga japonezët ai u plagos në kurriz.
– Ai mori medalje për heroizëm pasi kishte shpëtuar tre persona nga varka që po fundosej natën e sulmit të 2 gushtit 1943.
– 1945: Kennedy u lirua nga ushtria, disa muaj para se Japonia të dorëzohej.


Në fillimet e karrierës
– 1946: John F. Kennedy u zgjodh kongresmen dhe e mbajti atë post për gjashtë vite.
– 12 shtator 1953: Kennedy u martua me Jacqueline Lee Bouvie, periudhë kjo që u shoqërua nga probleme të rënda shëndetësore me shtyllën kurrizore.

Presidenca
-2 janar 1960: Kennedy deklaron qëllimin e tij për të kandiduar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
– 13 korrik 1960: Konventa Demokratike emëron Kennedy-n si kandidatin e saj për President.
– Shtator 1960: Kennedy debatoi me kandidatin republikan, Richard Nixon, në debatin e parë televiziv presidencial.
– Debati konsiderohet si një gur kufiri: Pika në të cilën televizioni filloi të luante një rol të rëndësishëm në politikë.
– 20 janar 1961: Kennedy betohet si Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
– 22 nëntor 1963: Presidenti Kennedy vritet teksa udhëtonte në makinën e hapur presidenciale në Dallas, Teksas.

Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te Çfarë mund të mësohet nga presidenti John Kennedy Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: