TopLajm ju sjell dokumentet e sapo publikuara nga Wikileaks – UPDATE

Me gjithë ngarkesën që ka web faqja më e përfolur në botë www.wikileaks.org portali TopLajm ju sjell lexuesve të gjitha dokumentet e publikuara deri më tani.

TopLajm është i pari portal në Ballkan që publikon këto dokumente
Wikileaks pritet që te publikoj edhe dokumente te tjetra.

Shkarkoni këtë torrent file për dokumentet e reja këtu si zip fajll..

I kemi lënë të gjitha këto mundësi duke e pasur parashysh trafikun dhe interesimin e madhë për dokumenetet e WikiLeaks.
Këto janë 272 281 “kabllot” qe i ka publikuar deri më tani WikiLeaks. Kjo web faqe pretendon se ka më shumë se 250 mijë / toplajm
Dokumentet ku përmendet Kosova janë këto (brenda fajllit që e shkarkoni më lartë):

 

  1. …cable\2007\127PARIS4685.html
  2. …cable\200818BERLIN122.html
  3. …cable\200969STATE62392.html
  4. …cable\200999PARIS1254.html
  5. …cable\2009\129DOHA733.html


Postuar te Bota, KOSOVË, POLITIKË, RAJONI, Teori Konspirative, Wikleaks. Komentet te TopLajm ju sjell dokumentet e sapo publikuara nga Wikileaks – UPDATE Janë të Mbyllura

Wikileaks: Rusia mban peng njohjen e Kosovës nga Katari

Vazhdojnë të zbulohen dokumente secrete nga ueb faqja WikiLeaks.

topLajm ka arritur ta siguroj njërin nga këto dokumente, ku bëhet fjalë për Kosovën.
Dokumenti I referohet vizitës së kryeministrit të Katarit në Washington me 4-5 janar të këtij viti.
Në takimet që Hamad bin Jassim Al Thani ka pasur me sekretaren e shtetit, Clinton, atij I është kërkuar datë specifike se kur Katari do ta njeh Kosovën.

“Ne ju inkurajojmë që ta njihni Kosovën, ashtu sic ka vepruar Arabia Saudite. Ne gjithashtu e përshëndesim votën tuaj Pro anatrësimit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore. Këto hapa janë procedura të njohjes formale, por kur do ta ndërmirni hapin final?” ka pyetur Clinton
Ndërkohë ndihëms ministri Mohamad Al-Rumaihi ka bërë të ditur që presidenti rus I ka kërkuar që të “ecën ngadal” në procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
“Vetë vota jonmë pro antarësimit të Kosovës në FMN dhe BB tregon simpatinë tonë që kemi për njohjen e Kosovës. Por presidenti rus ka kërkuar nga Katari që të “ecën ngadal” me vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”
Ky ështe kodi i dokumentit sekret te publikuar : 09DOHA733, VISIT OF QATAR’S PRIME MINISTER TO WASHINGTON

Postuar te KOSOVË. Komentet te Wikileaks: Rusia mban peng njohjen e Kosovës nga Katari Janë të Mbyllura

Pedofilia në Kosovë alarmuese

Vajza ime 8 vjeçe vitin e kaluar ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një pedofil i moshës 60-vjeçare. Tani vajza është një fëmijë me probleme të mëdha, dhe mbi të gjitha ka humbur besimin te njerëzit dhe e ardhmja. Ajo sot është një fëmijë i tërhequr dhe vuan për tragjedinë që i ka ndodhur. 

Unë si prind e ndjej veten çdo ditë e më keq, për gjithë atë brutalitet të ashpër që i ka ndodhur vajzës sime, që tani i ka mbushur të nëntat. Dhunuesi pervers, edhe pse është dënuar, ai që vuan më së shumti është fëmija im, dhe unë si prind, kështu rrëfen ngjarjen rrëqethëse nëna N. N., nga Prishtina, pasi që vajza e saj 8-vjeçe është atakuar nga pedofili që i takon së njëjtës lagje

Në anën tjetër, gjyqtarja Fëllëza Kadiu, e cila është marrë me rastin, konfirmon se pedofili është dënuar me 5 vjet burgim dhe sipas saj, ekzistojnë edhe raste të tjera të ngjashme me të cilat është marrë ajo gjatë punës së saj prej gjyqtareje. Në karrierën e saj profesionale, ajo tregon se ka shqiptuar masa të dënimit edhe më të larta, sidomos në rastet kur është përsëritur vepra penale e abuzimit me fëmijët.
Postuar te KOSOVË. Komentet te Pedofilia në Kosovë alarmuese Janë të Mbyllura

Jeremic nuk është modern, thuhet në një raport të Wikileaks

Web faqja Wikileaks ka rënë nga funksioni, ndërsa mbi 250 000 dokumente, në mesin e të cilave edhe 668 për Kosovën janë publikuar tashmë. Ato i referohen raportimeve të diplomatëve për Departamentin e Shtetit. Edhe pse qasja është e pamundur, mirëpo është arritur të nxjerret ne pah një pjesë e një dokumenti sekret me shifrën  PARIS 00001254 002 OF 004, ku i referohet bisedës se Jean-David Levitte, diplomat francez, tani këshilltar i Sarkozys me Asistent-sekretarin amerikan, Philp Gordon, ku i referohet protokolleve të nënshkruara ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë serbe.

Wednesday, 16 September 2009, 07:34
S E C R E T SECTION 01 OF 04 PARIS 001254
NOFORN
SIPDIS
EO 12958 DECL: 09/16/2018
TAGS PREL, PARM, KNNP, BH, SM, MK, GR, FR
SUBJECT: A/S GORDON’S MEETINGS WITH POLICY-MAKERS IN PARIS: 
A TOUR D’HORIZON OF EUROPE AND AFGHANISTAN
Classified By: Ambassador Charles Rivkin, for reasons 1.4(b) and (d).
 Citat nga raporti: 16 Shtator 2009, takimi i Gordonit me diplomatët francezë në Paris më 11 Shtator 2009. Është diskutuar për shumë çështje, kjo është pjesa për Kosovën:
Levitte ka vënë në pah se EULEX-i ka probleme diplomatike me qeverinë e Kosovës dhe me publikun pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve protokollare me Serbinë. Ata (EULEX-i), shpresojnë ta mbajnë Kosovën e qetë, teksa ajo po ecë drejt zgjedhjeve komunale (2009). Asisteni i Sekretares, Gordon ka thënë se kosovarët duhet të pranojnë protokollet, por duhet të shpjegohet në mënyrë të qartë se ato janë marrëveshje teknike që nuk kanë asnjë ndikim në statusin e pavarësisë së Kosovës. Levitte gjithashtu kritikoi ministrin e jashtëm serb Jeremic, duke thënë se ai nuk po bën asgjë që të inkurajojë pjesëmarrjen e serbëve në qeverinë e Kosovës. Levitte vuri në pah se Jeremici “bën premtime të mëdha” sa herë që vjen në Francë, por nuk i mbanë ato. Levitte nuk e takon më atë dhe nuk konsideron se ai është “fytyra moderne e Beogradit” që pretendon se është”

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te Jeremic nuk është modern, thuhet në një raport të Wikileaks Janë të Mbyllura

Lamo: Themeluesi I Wikileaks ,Assange duhet të dal para drejtësisë

Njëri nga hakerët më të mëdhenjë në botë që sot punon si gazetar I ka thënë portalit TOP LAJM se pas ditës së sotme kur në wikileaks.org janë publikuar artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë, themeluesi I kësaj web faqeje duhet të dal para drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Julian Assange, ka hedhur posht të gjitha opsionet që kishte mbi tavolinë duke e bërë të pashmangshme përballjen me drejtësinë Amerikane”
Adrian Lamo është njeriu I cili I njoftoi autoritetet amerikane se dokumentet diplomatike të njohursa si “kabllo” janë shkarkuar nga oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.
Vetë oficeri Maning I kishte treguar Lamos gjatë një bisede online se kishte shkarkuar rreth 250 mijë dokumente.
I pyetur se nëse ka ndonjë informacion se çfarë përmbajnë dokumenetet për Kosovën, Lamo ka theksuar se nuk ka njohuri pasi që nuk I ka poseduar materialet e shkarkuara.
Adrian Lamo  vlerësohet si njëri nga hakerët më të mëdhenj në botë, thyesi i web faqeve ndër të tjera edhe të gjigantëve kompjuterik Microsoft e Yahoo.
Postuar te Bota. Komentet te Lamo: Themeluesi I Wikileaks ,Assange duhet të dal para drejtësisë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: