>Sekreti i zërit të Jackson ishte steriliteti i tij?

>

Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e Mbretit të muzikës pop, Micheal Jackson, ai vazhdon të fitojë faqet e para të revistave dhe gazetave rozë.

Këtë herë ishte një mjek francez, i quajtur Alain Branchereau, ai që befasoi opinionin me një zbulim të botuar sot në të përditshmen “Le Parisien”.

Sipas specialistit endokrinolog, ka vetëm një shpjegim për aftësinë e mahnitshme të Jacksonit për të zgjatur dhe për të alternuar zërin e tij: ai ishte sterilizuar.

Nuk ekziston asnjë e dhënë për “tredhjen” e Mbretit të popit, por sipas Blanchereau, një mjekim i dëmshëm hormonal për heqjen e puçrave, e kishte lënë seksualisht të paaftë ose kishte ulur ndjeshmërisht potencialin e tij riprodhues.

”Në vitet 1970 ekzistonte një kurë për puçrat, e bazuar në një mjekim që përmbante një molekulë të quajtur ciproteron. Dihet se Michael e ka përdorur shpesh këtë mjekim, i cili më vonë u ndalua kategorikisht, pasi u zbulua se dëmtonte potencialin riprodhues mashkullor.

Në fakt, molekula është në gjendje të përthithë doza të mira testosteroni, duke shkaktuar ndryshime në zë, në pakësimin e qimeve apo në reduktimin e prodhimit të spermatozoidëve. Një kurë e tillë, e përdorur për një kohë të gjatë, rrezikon të shndërrojë në steril mashkullin”, deklaroi mjeku francez.

Sipas Blanchereau, është kjo arsyeja që shpjegon zërin unik të Jackson. Ai ishte në gjendje të këndonte në tre regjistra, ndërsa tenorët janë në gjendje të bëjnë këtë vetëm në dy./tch

Postuar te Muzike, Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Sekreti i zërit të Jackson ishte steriliteti i tij? Janë të Mbyllura

>The King Speech triumfon ne OSCAR

>

Filmi The King Speech ka triumfuar duke marr cmimet kryesore. Ky film ka marr OSCAR per Filmin me te mire, Aktorin me te mire- Colin Firth, Regjine me te mire, Tom Hooper dhe per skenarin me te mire.Nderkohe, ashtu sic pritej,  aktorja me e mire eshte shpallur, Natalie Portman per portretizimin e saj ne filmin ” Black Swan”



Cka behet fjale ne filmin “The King Speech”

George i VI, I njohur edhe si Bertie, pa dëshirë merr fronin e Anglisë, kur vëllai I tij, Edward, heq dorë nga kurora mbretërore në vitin 1936. Mbreti i papërgatitur kthehet në një orator radikal, Lionel Logue është shpresa e vetme për të . vetëm ai mudn të ndihmoj që ai të mbaj gojën për të mos I folur nervosa. Ata të dy krijojnë një miqësi të vërtetë./toplajm
Postuar te Kinematografi, Spektakel. Komentet te >The King Speech triumfon ne OSCAR Janë të Mbyllura

>TopLajm LIVE. Ceremonia e "OSCAR"

Postuar te Kinematografi, Spektakel. Komentet te >TopLajm LIVE. Ceremonia e "OSCAR" Janë të Mbyllura

>Rudd kap Eva Mendes për gjinjsh, Rosaria në mes të këmbëve Rudd-in (foto)

>

Në ndarjen e çmimeve të Spirit Awards më shumë janë kënaqur treshja Rosaria Dawson, Paul Rudd dhe Eva Mendes. 

Në fillim Rosaria Dawson e la publikun pa fjalë kur në momentin që ndaheshte çmimi për skenarin më të mirë nga aktorit Paul Rudd dhe Eva Mendes, erdhi papritur Rosaria Dawson dhe me shumë elegancë e kapi në “meskëmbëve” aktorin…E gjithë salla u shkri në gaz, ndërsa Eva Mendes mbuloi fytyrën…
Përderisa Rosaria kënaqeshte me “meskëmbësishin”, aktori Rudd publikoi fituesin e skenarit më të mirë…dhe menjëherë e ka shtrirë dorën mbi gjoksin e kolegës Eva Mendes duke i tërhequr fustanin dhe pastaj e kapi për gjinjsh…

Ja fotot e historisë së bukur të së kapjes në gjerat intime në public të treshesh simpatike…Rosaria Dawson, Paul Rudd dhe Eva Mendes./yp 



Rudd kapi Eva Mendes për gjinjsh, Rosaria në mes të këmbëve Rudd-in...
Rudd kapi Eva Mendes për gjinjsh, Rosaria në mes të këmbëve Rudd-in...
Rudd kapi Eva Mendes për gjinjsh, Rosaria në mes të këmbëve Rudd-in...
Postuar te Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Rudd kap Eva Mendes për gjinjsh, Rosaria në mes të këmbëve Rudd-in (foto) Janë të Mbyllura

>Valon Shaci: Njeriu i drejtë nuk është humbës asnjëher !

>

Reality show “Shpija e Kosovës 2” edhe në këtë edicion arriti të bëjë për vete masën e gjërë të teleshikuese, të cilët me admirim përcillnin më vëmendje çdo veprim të banorëve brenda “shpisë”. Ky spektakël nxori personazhe, karaktere të ndryshme, të cilët tanimë njihen si fytyra publike në Kosovë.

Njëri ndër banorët i cili u pëlqye mjaft shumë nga audienca e gjërë, u votua, dhe zbuloi personalitetin e tij të fuqishëm dhe me karakter të fortë ishte djaloshi nga Peja, Valon Kaliqani i cili brenda “shpisë” identifikohej me nofken Shaci. Ndonëse Valoni u pëlqye jashtëzakonisht shumë, u votua, dhe cilësohej si një ndër favoritët kryesor të “Shpija 2”, ndodhi ajo çfarë askush nuk e kishte pritur, një javë para finales së madhe, “i zoti i shpisë” vendosi që Shacin ta largon, meqrast të ja mohon të drejtën për të fituar çmimin kryesor, banesën në Prishtinë. 

Gjërat e tilla të cilësuara si të papritura në “Shpija e Kosovës” tashmë u bënë të njohura apo më mirë thënë rutinore, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në edicionin e kaluar edhe me konkurrentin kryesor Arben Rexhepi, i cili njejt sikur Valon Kaliqani-Shaci ishte larguar një javë para finales së madhe.


Zbulojmë në këtë intervistë ekskluzive se çka mendon Valoni për spektaklin “Shpija e Kosovës 2”, ndodhitë brenda “shpisë”, strategjitë e përdorura nga banorët, si dhe shumëçka tjetër që Valoni ka përjetuar brenda qëndrimit në “Shpija e Kosovës 2”.

Zhurnal: Valon, cili është mendimi juaj për fituesin e “Shpija e Kosovës 2”, Buçin, sa e ka merituar fitoren, edhe cilat janë raportet dhe përshtypjet tuaja gjatë qëndrimit brenda “shpisë” me fituesin e këtij edicioni?
Valoni: Nëse publiku ka menduar ashtu, se Buçi ka qenë më i miri dhe e ka merituar fitoren, atëherë edhe unë gjithsesi pajtohem, nuk e do e komentoja më shumë personalitetin dhe cilësitë e fituesit. Ndërsa sa i përket raporteve që kisha me Buçin gjatë qëndrimit brenda, mund të them se ka pas raste kur jemi pajtuar me mendime, por edhe raste kur gjërat nuk kanë shkuar aq mirë. Kjo ishte loja, të dy kishim qëndrime të kundërta, dhe secili ka pas karakterin dhe personalitetin e vet. Gjithsesi Buçit ja uroj fitoren, dhe natyrisht i uroj që ta gëzon banesën.

Zhurnal: Valon, rreth tre muaj ishit pjesë e “Shpija e Kosovës” . Cilat janë favoret që ju solli të qenit pjesë e këtij realit show?
Valoni: Arsyeja ishte e thjeshtë, një pjesmarrje për të pasur dhe shënuar një përvojë të re dhe interesante në jetë.

Zhurnal: Sa është e vështirë të përshkruhet me fjalë të qënit i izoluar dhe nën vëzhgimin e kamerave, për gjithë këtë periudhë?
Valoni: Fillimi me të vërtetë u ka qenë i vështirë, sepse çdo lëvizje, çdo e folur është përcjellë 24 orë, dhe çdo  herë e ke parandjenjën se e gjithë Kosova po të vëzhgon. Pastaj rregullat e “shpisë”, non-stop aktivitet, pastaj pagjumësia, mundimet për të qenë terë natën në shërbim për të tjerët, etj. Të mos harojmë edhe koreografin të cilën për një javë është dashur të jemi në gatishmëri secilin moment për ta performuar. Çështje tjetër është ballafaqimi me njerëz që kurrë më herët nuk i ke takuar. Koha e bëri të vetën dhe prapë se prapë me të gjitha u adaptova, isha plot energji për të arritur deri në finale.

Zhurnal: Cilat ishte arsyeja e konkurrimit tuaj në “Shpija e Kosovës 2”, pse dhe për çka u futët?
Valoni: Pasi përcolla “shpija e Kosovës 1”, dhe mu duk shumë interesant, vetvetiu  mendova, pasi këta po munden përse nuk e bëjë edhe unë, sepse kisha bindje se kam çka të tregoi. E kisha një parandjenjë që më thoshte “futu Valon”. Gjithashtu edhe njerëzit që bisedoja sidomos shoqëria më kanë inkurajonin sepse më njohin mirë, e dijn se jam shumë i hapur dhe se nuk e kam të vështirë për të krijuar shoqëri edhe brenda “shpisë 2”. Jam një tip gjithmonë në disponimë dhe plot energji.

Zhurnal: Sa ishte i vështirë qëndrimi juaj larg familjes, bashkëshortes dhe dy vajzave tuaja?
Valoni: Unë me familjen jam shumë i lidhur, me prindërit jam shumi i hapur, them me pak fjalë i kam si shokë, arsyeja ndoshta është sepse janë shumë të ri në moshë. Bashkëshortja dhe vajzat më kanë munguar shumë, sepse asnjëherë deri më tani nuk kam pas rast të qëndroj aq gjatë i ndarë prej tyre. Këtë herë e vërtetova faktin se familja është gjëja më shtrenjtë në jetë. Ju dua…

Zhurnal: Cila ishte strategjia juaj para hyrjes në “Shpin e Kosovës”
?

Valoni: Thjesht, nuk kam pas asnjë strategji të lojës, kam hyrë me qëllime të qarta, dua të jem ai Valoni ashtu si jam në të vërtetë. Edhe pas daljes nga “shpija”, prapë qëndroj prapa asaj se njeriu i drejtë nuk është humbës asnjëherë ! 

Zhurnal: A ishte Shaci i vërtet brenda “shpisë”, ashtu siç e njohin të afërmit dhe shoqëria?
Valoni: Edhe pse shumë njerëz nuk e kanë besuar,  unë isha ai Valon Kaliqani-Shaci brenda ashtu siç më njohin e gjithë shoqëria në çdo aspekt.

Zhurnal: Sa gjete gjuhë të përbashkët me banorët, dhe në cilat aspekte dallonte Shaci nga të tjerët?
Valoni: Për publikun, ata që e kanë përcjellurë natën e parë kurrë jam futur më kanë pritur tepër mirë, por ndërkohë u pa se shumica e banorëve ka zhvilluar lojë. Ata të vjetrit veç kishin formuar grupe dhe u munduan të më kundërvihen,duke pretenduar që të dorëzohem apo të reagoj kundër rregullave të ”shpisë”. E kam përmendur shpesh një fjali aty “Jo me mua por tjerëve”,  pra jo lojë me Shacin. Kam pasur qëndrim brenda, isha njëqind përqind vetja,  këto pra ishin tiparet e mia, ato që më kanë dalluar prej tjerëve totalisht. Nuk dua të tingëllon si modesti,  por sinqerisht ju them se nga komentet e shumta të publikut thuhet se veç kush donë ta mohon të vërtetën, kam qenë konkurrenti më i fortë në “shpija 2”.

Zhurnal: Cili ishte çasti më i lumtur por edhe emocionues, dhe cili ai që ndoshta  ju ka bërë të ndiheni jo mirë dhe i mërzitur, gjatë qëndrimit në “Shpija e Kosovës”?
Valoni: Sa kam qëndruar brenda “Shpisë” nuk besoj se ka pasur befasi më të mirë dhe moment më emocionues se atëherë kurrë i pash bashkëshorten dhe dy vajzat. Shpesh herë ë lëshonin këngën “malli familjes” nga vllau Adnani (Nani-Style ) i cili jeton në Zvicër, këngë kjo e cila i është kushtuar familjes, dhe është shumë e kuptueshme se emocionohesha dhe mërzitesha shumë. 

Zhurnal: Brenda “shpisë” jeni shquar si banor i cili nuk ka treguar shumë vëmendje dhe kujdes për femrat banore, them më drejtë jeni identifikuar si burrë tradicional shqiptar. A është i tillë shaci edhe në jetë private, apo ndoshta edhe kjo ka qenë pjesë e strategjisë tuaj?
Valoni: Në rastin e femrave dua ta ceki një gjë, së pari vet nëna ime i takon gjinisë femërore dhe e puthi tokën ku ecën ajo, pra kam respekt të madh për femrat, dhe të gjithë ata që më njohin jashtë mund ta vërtetojnë këtë respekt që kam për femrat dhe njerëzit që e meritojnë një gjë të tillë. Ndërsa brenda “shpisë”  tjetër gjë është sepse më kanë provokuar dhe gjithashtu janë munduar të më pasqyrojnë si të keq për publikun. Ata njerëz që dëshirojnë të dalin nga vetja dhe të tregohen se “Evropian” kjo gjë është pak e vështirë dhe thënë më një fjalë është false. Unë edhe pse kam jetuar shumë vite në mërgim, vërtetë është se i ndjekë trandet, por në anën tjetër nuk e mohoi se jam tip tradicional dhe mburrëm që jam Shqiptar. 

Zhurnal: Çfarë mendon ka ndikuar që ju të dilni prej “shpisë” pikërisht një javë para finales së madhe?
Valoni: Pasi që u vërtetova jashtë se sa shumë vota kam pas, jo veç nga Peja por nga gjithë Kosova, u binda se kam qenë favoriti më i madh, Fatkeqësisht më kanë bërë shumë padrejtësi. Një mendim dua ta ndajë me shikuesit e “shpisë”  qe banorët e fundit që mbetën brenda aty nga publiku as që kanë marr vota dhe arritën të qëndrojnë deri në fund.

Zhurnal: A e keni pritur daljen, tani, meqenëse publiku ka qenë i sigurt se ju do jeni pjesë e finales së madhe?
Valoni: T’ju them të  vërtetën Jo, aspak nuk e kam pritur, me vet faktin se ishin disa banor që nuk e merituan me qenë pjesë e finales.

Zhurnal: Si i cilësuat finalistët?
Valoni: Ishin një deri në dy persona ata që e merituan me qenë pjesë e finales të këtij reality show, për të tjerët nuk kisha dashur të komentoj asgjë.

Zhurnal: Pasi dolët ju, kush dëshiruat të jetë fitues i këtij edicioni “Shpija 2”?
Valoni: Shpresoja të fiton Valon Havolli, për të cilin kisha dhe vazhdoj të kem shumë respekt, por ja që nuk doli ashtu.

Zhurnal: Sa e ke pasur të vështirë të ja dalësh me gjithë ato karaktere brenda “shpisë”, ku të gjithë pothuajse e kishit një mision, të fitoni banesën në Prishtinë?
Valoni: Secili fillim është i vështirë, sepse nuk i njihja njerëzit, dhe tjetra siç e ceka edhe më lartë shumica e banorëve kanë zhvilluar lojë, dhe normalisht kishim karaktere të ndryshme. Unë personalisht në “shpija 2” kamë hyrë duke bartur me vete edukatën familjare  dhe poashtu  kam dal me faqe të bardhë. Misioni për mua ishte sikurse për të gjithë të tjerët ta fitoja banesën.

Zhurnal: Sa mendoni do kesh shoqëri në të ardhmen me banorët, dhe kënd nga ata e cilësoni si shok të vërtetë?
Valoni: Mendoj se do kem raporte të mira me secilin nga banorët, tek unë të gjithë janë të mirëpritur. Sa kemi qenë brenda është cekur nga shumë banorë që gjithçka ka qenë lojë, pra koha do i vërteton dhe do ta shohim se cilat janë karakteret e vërteta të secilit nga ne. Unë për vete mund të them se Shacin e kanë si brenda ashtu edhe jashtë.

Zhurnal: Cilat ishin komentet pas daljes tuaj nga “Shpija e Kosovës”? 
Valoni: Unë jam befasuar shumë se sa komentet pozitive kisha në disa Fan page, në internet. Gjithashtu në faqen personale të facebook-ut tim nga ku mund të bindeni secili nga ju. 

Zhurnal: A përjetuat ndonjë befasi apo diçka ngjashëm nga të afërmit, shoqëria, apo edhe fansat tuaj, pas daljes nga “Shpija”? 
Valoni: Natën e spektaklit kurrë dola ishin familja ata që më kanë pritur në sallë. Në Pejë kurrë kam mëri befasia ishte edhe më e madhe sepse të gjithë ishin mbledhur para shtëpisë dhe me kanë pritur në mënyrë madhështore, si rrethi familjar gjithashtu edhe shoqëria më e ngushtë. 

Zhurnal: Përpos bashkëshortes dhe dy vajzave, për çfarë tjetër ju kishte marr malli gjatë qëndrimit brenda “shpisë”?
Valoni: Familja, shoqëria, kolegët e punës, shëtitjet, muhabetet, jeta e qetë dhe e përditshme në Pejë, gjithashtu edhe “Bahçe caffe” aty  ku punoj dhe kaloj një pjesë të konsiderueshme të ditës.

Zhurnal: Tani si po ju duket kthimi në jetë normale?
Valoni: Më besoni aq jam i gëzuar, edhe nuk arrita ta fitoja banesën, e  ndjejë vetën si dhjetë tonelata më të lehte, ahahaha, ndihem për mrekulli. Menjëherë kam vazhduar punën në “Bahçe caffe”, ku më kanë mirëpritur kolegët. Faleminderit Zotit, familjen e gjeta shumë mirë, ashtu siç i kam lënë. Jam shumë optimist me jetën, e mirëpres çdo sfidë, sepse e tillë është jeta. 

Zhurnal: Cilat janë planet e Valon Shacit, sa mendoni ju ka hapur rrugë “Shpija e Kosovës”?
Valoni: Planet siç e kam cekur edhe brenda “shpisë” janë të vazhdojë punën aty ku kam punuar edhe para hyrjes në  “shpija e Kosovës”, ndihem shumë rehat me atë punë që e bëjë , por pse jo edhe ofertat e reja, ndonjë punë më të mirë do e mirëpres. Shpresoj se nuk do të kem problem për tu punësuar ndonjë vend tjetër, do e shohim në të ardhmen çfarë do të ndodh.

Zhurnal: Valon çfarë do të shtoni për fund, publikut dhe gjithë atyre të cilët ju përkrahën dhe ju votuan pa u kursyer?
Valoni: Pasi që “shpija e Kosovës” nuk ditën të falënderohen në natën e spektaklit personazhe kyç për krijimin e këngë zyrtare të “shpija e Kosovës”, edhe pse nga vet ata është propozuar që të bëhet kjo këngë zyrtare, pra nga vllau im Nani-Style dhe Qëndresa Millaku, atëherë unë do shfrytëzoj rastin të ju falënderohen atyre personalisht sepse me të vërtetë ka dal një këngë perfekte. Kush ka dëshirë me ndëgju këtë këngë atëherë do ju jap linkun: http://www.youtube.com/nanistyle1 


Poashtu disa video që i kanë mbledhur fansat e mi gjatë qëndrimit në “shpija e Kosovës 2”, publiku mund ti shikon këtu : http://www.youtube.com/ValonShaciKaliqani
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë deri në ditën e fundit të qëndrimit brenda “shpisë”,  jeni të gjithë të mrekullueshëm, shpresoj që një ditë të ju kthej gjithë mundin, shpenzimet që keni bërë për të më votuar, por edhe përkrahjen e vazhdueshme që po ma japin tani pas daljes. Falënderoj edhe Korab Lluken i cili ju mundësoj fansave që të vijnë me autobusë dhe të më mbështesin në spektakël. Faleminderit shumë Portalit “Zhurnal”, gjithashtu edhe juve Rajan për intervistën, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen në çdo aspekt të jetës./zhurnal


Postuar te Intervistë, Spektakel. Komentet te >Valon Shaci: Njeriu i drejtë nuk është humbës asnjëher ! Janë të Mbyllura

>Miss Prapanica-t më të bukura të botës(foto)

>

Fundjaven  e kaluar në Kili është zhvilluar aktiviteti i njohur në këtë vend dhe në të gjithë botën, “Miss Prapanica” e njohur si Miss Reef. Pemrs ketyre fotove ju sjellim Miss Prapanicat më të bukura të botës./yp



Miss Prapanica-t më të bukura të botës
Miss Prapanica-t më të bukura të botës
Miss Prapanica-t më të bukura të botës
Postuar te Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Miss Prapanica-t më të bukura të botës(foto) Janë të Mbyllura

>Haxhi Zylfi Merxha në VIP Shpija

>

Ai më shumë ka fjetur sesa që ka folur në Kuvendin e Kosovës. Do të hajë, pijë…e flejë sa të dojë tash në Shpinë “më të madhe” të Kosovës, politikani rom, Haxhi Zylfi Merxha.

Dhe, çdo mëngjes do të ketë përpara vetes Rovena Stefën e bëshme.

Paraprakisht, do t’i duhet ta falë namazin e sabahut. Haxhi Zylfi Merxha dhe Rovena Stefa janë vetëm disa nga pjesëmarrësit e VIP Shpija 2. Aty do të jenë edhe këngëtari kosovar Xuxi, si edhe Qetësori, një prej fituesëve të kaluar të Big Brother Albania. Të tjerë pritet të jenë pjesë e këtij emisioni që nisë më 1 prill.
Postuar te Spektakel. Komentet te >Haxhi Zylfi Merxha në VIP Shpija Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: