>Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu

>

Në rezervatin natyror Arna të Anglisë është gjendur një merimangë e rrallë, barku i të cilës i ngjan fytyrës së njeriut, transmeton “Daily Mail”. Në rezervat kanë gjetur vetëm 40 merimanga

të tilla që nga viti 1890.

Kjo është e para që e kemi gjetur në 35 vjetët e fundit. Është rastësi e rrallë të shihet një e tillë. E kemi gjetur në një kuti të ndarë dhe ishim shumë të emocionuar”, ka thënë Mark Sigleton, punëtor në rezervat.
Merimanga që ka emrin latin Philodromus margaritatus nuk është e rrezikshme për njerëzit, dhe qëndron në pemën e mbuluar me likene. Mund të rritët deri në 5.5 centimetra. Gjendet në Evropën qendrore e perëndimore./io
Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet Mbyllur te >Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu
Këtë e pëlqejnë %d blogues: