>Coca-cola mund të shkaktojë kancer

>

Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes
më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera.

Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese.

Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides.

Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”.

Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme./yp

Postuar te Kuriozitet, Mjekësi, SHKENCË. Komentet Mbyllur te >Coca-cola mund të shkaktojë kancer
Këtë e pëlqejnë %d blogues: