>Inxhinieri i ndershëm kthen dy milion funte

>

Një inxhinier i punësuar në firmën “Alkoa Haumet” mbeti i shtangur kur mori ekstraktin për rrogën, në të cilin figuronte shuma një mijë herë më e lartë se sa
rroga e tij e zakonshme. Sipas disa pohimeve bëhej fjalë për një shumë prej 2 milionë funteve (afro 2.3 milionë euro).

Si raporton e përditshmja britanike “Guardian”, ai shkoi menjëherë në drejtori dhe ktheu çekun e shënuar gabimisht. Zëdhënësi i kompanisë nuk deshi të konfirmojë lartësinë e shumës së paguar gabimisht inxhinierit të tyre.  

“lartësia e shumës është punë mes nesh dhe punëtorëve. Mund vetëm të them se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Jemi të kënaqur që punëtori reagoi shpejt dhe që ka qenë aq i ndershëm”, tha zëdhënësi.
 
Krerët e kompanisë, selia e së cilës është në Cleveland të SHBA-së, deklaruan se do të bëhet hetimi për të konstatuar se si ka ndodhur ky gabim. Ata shtuan se gabimi do të konstatohej brenda disa ditësh dhe se ata do të kërkonin pastaj nga inxhinieri të kthejë paratë sikur ai të mos e bënte këtë me vetiniciativë./kn

Postuar te EKONOMI, Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Inxhinieri i ndershëm kthen dy milion funte
Këtë e pëlqejnë %d blogues: