>10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave

>

Revista “Time” boton nostalgjitë e të dashuruarve
Çfarë do të preferonit të shihnit gjatë një mbrëmjeje të qetë me të dashurit tuaj? 
Cilat janë ata filma, libra, këngë, që ngjallin, rifreskojnë dhe rindezin zjarrin me dy të dashuruarve? Revista “Time” ka renditur listën me 10 filmat më romantikë të gjitha kohërave, të cilët i kanë shijuar si

çdo vit të dashuruarit në të gjithë botën.

Vendin e parë e mban filmi pa zë i vitit 1926, “Djali i Sheikut”, me aktorin italian Rufolph Valentino, në rolin e një princi maroken lufton me arabët dhe lëndon Vilmën e bukur. Shumë filma dhe aktorë të ditëve tona janë frymëzuar edhe 80 vite më vonë. 
Vendin e dytë e mban film i ekranizuar i novelës së Sinclair Lewis, “Dosworth”, i vitit 1936. Lista vazhdon me filma të paharrueshëm si “Camille”, i prodhuar në vitin 1936, dhe duke vazhduar me filmat e kohëve moderne, si “Moulin Rouge”, i vitit 2001, ndjenja e së cilës është shumë e fortë për t’u shprehur, dhe për këtë arsye këndohet. 
Filmi që mban vendin e 9-të, “Fliti asaj”, i prodhuar në vitin 2002. I dashuri luan shumë role, dhe një prej tyre është dhe roli i infermieres. Në versionin e “Bukuroshes së fjetur”, regjisori Pedro Almodovar, imagjinon dy çifte, secila grua është në koma, të dashurit e secilës i qëndrojnë pranë. Cinikët mund të mendojnë se burrat kështu i duan gratë, të bukura, të heshtura dhe të palëvizshme, dhe kjo, për një burrë, kthehet nga devocion në deviacion. 
Imagjinon një botë ku dashuria mund të bëhet obsesive dhe altruiste, ku fraza “Do kujdesem për ty”, mund të shprehë një mision domethënës. Ndër librat romantikë, të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, janë: “Krenari dhe paragjykim” nga Jane Austen, “Troilus dhe Criseyde” nga Geoffrey Chauser, “Gatsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald, “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy, “Pacienti anglez”, nga Michael Ondaatje, të cilin do ta gjeni dhe të ekranizuar, dhe “Gostia e dashurisë” nga Charles Baxter në vendin e dhjetë. 
Për sa iu përket këngëve, nuk kishte kush tjetër të mbante vendin e parë, veç se kënga “Be my baby” nga “The Ronettes”, e cila është cilësuar si kënga më e mirë e dashurisë e të gjitha kohërave. Në këtë listë do të gjeni këngë nga “Beach Boys”, Mary J. Blige. Pa harruar dhe të vetmuarit, revista “Time” ka bërë dhe një tjetër listë të këngëve të të vetmuarve, në të cilën më e preferuara mbetet “Love will tear us apart” nga Joy Division, “Nothing Compares to you” nga Sinead O’Connor, “I Will Survive” nga Gloria Gaynor.
Lista e filmave romantikë

1. “Djali i Sheikut” (1926)
2. “Dodsuorth” (1936)
3  “Camille” (1936)
4. “Një lidhje dashurie e paharrueshme” (1957)
5. “Pyaasa” (1957)
6. “Jules dhe Jim” (1962)
7. “Ekspresi Chungking” (1994)
8. “Moulin Rouge” (2001)
9. “Fliti asaj” (2002)
10. “Mali Brokeback” (2005)

Lista e librave romantikë

1. “Krenari dhe paragjykim”, nga Jane Austen
2. “Troilus dhe Criseyde”, nga Geoffrey Chaucer
3. “Lartësitë “Wuthering”, nga Emily Brontë
4. “Vizita e nuses”, nga Evelyn Waugh
5. “Gatsbi i madh”, nga F. Scott Fitzgerald
6. “Gruaja e udhëtarit të kohës”, nga Audrey Niffenegger
7. “Ana Karenina”, nga Leo Tolstoy
8. “Druri norvegjez”, nga Haruki Murakami
9. “Pacienti anglez”, nga Michael Ondaatje
10. “Gostia e dashurisë”, nga Charles Baxter

Këngët për të dashuruarit 

1. “Be My Baby”, nga “The Ronettes”
2. “Bewitched”, nga Ella Fitzgerald
3. “God Only Knows”, nga “The Beach Boys”
4. “Crazy”, nga Patsy Cline
5. “I’ll Be There For You/All I Need to Get By, nga Mary J. Blige dhe “Method Man”
6. “Every Breath You Take”, nga “The Police”
7. “Let’s Get It On”, nga Marvin Gaye
8. “Wonderwall” nga “Oasis”
9. “Here I Am” (Come and Take Me), nga “Al Green”
10. “Wonderful World”, nga Sam Cooke

Këngët për të vetmuarit 

1. “Love Will Tear Us Apart”, nga “Joy Division”
2. “Nothing Compares to you”, nga Sinead O’Connor
3. “In the Wee Small Hours”, nga Frank Sinatra
4. “Come Pick Me Up”, nga Ryan Adams
5. “I Will Survive”, nga Gloria Gaynor
6. “Heart of Gold”, nga Neil Young
7. “Only The Lonely”, nga Roy Orbison
8. “Cry Me A River”, nga Justin Timberlake
9. “I’m So Lonesome I Could Cry”, nga Hank Williams
10. “Get Gone”, nga Fiona Apple

Postuar te I pakategorizuar. Komentet te >10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave Janë të Mbyllura