>WikiLeaks: Presidentja e Argjentinës kundërshton SHBA për Kosovën

>

Kryetarja e Argjentinës Christina Fernandez Kichner ka kundërshtuar më 2008 kërkesën e amerikanëve që Buenes Aresi të njohë pavarësinë e Kosovës, theksohet në sitin e WikiLeaks.
 Sipas të dhënave të Ambasadës amerikane në Argjentinë, kongresisti Eliot Engel ka biseduar me presidenten e këtij vendi për Kosovën, por ajo ka thënë se njohja do të ishte problematike për Argjentinën për shkak të ishujve Faukland, raporton gazeta serbe Blic. 

Kryetarja e Argjentinës ka theksuar se vendi i saj duhet të evitojë së deklaruari çdo gjë që do të dëmtonte pretendimet e Argjentinës për të kthyer ujdhesat Faukland. Sipas fjalëve të saj Argjentina vlerëson pozicionin e SHBA, por për Buenos Airesin me rëndësi është që të mbrojë interesat e veta në ujdhesat Faukland.

Postuar te Bota, Wikleaks. Komentet te >WikiLeaks: Presidentja e Argjentinës kundërshton SHBA për Kosovën Janë të Mbyllura

>WikiLeaks nominohet për çmimin Nobel për paqe

>

Platforma e internetit Wikileas është nominuar në mesin e 241 nominimeve për çmimin Nobel për paqe për vitin 2011, raporton Reuters.

Nominimi u bë në një periudhë kur themeluesi i saj Julian Assange përballet me një proces gjyqësor për abuzim seksual. Në mesin e kandidatëve të këtij viti janë edhe: aktivistja afgane për të drejtat e njeriut Sima Samar, BE, ish-kancelari gjerman Helmut Khol, disidenti kubanez Oswaldo Paya Sardinas, shoqata ruse për të drejtat e njeriut Memorial, etj.

Wikileaks doli në sipërfaqe dhe zgjoi kureshtjen e mbarë botës duke zbardhur një numër të madh të korrespodencave dhe raporteve sekrete të përfaqësive diplomatike amerikane nëpër botë.

Fituesi i çmimit Nobel për paqe do të publikohet gjatë vjeshtës, ndërsa laureati i këtij çmimi do të përfitojë 1,58 milion dollarë amerikan./topLajm

Postuar te Wikleaks. Komentet te >WikiLeaks nominohet për çmimin Nobel për paqe Janë të Mbyllura

>Negociata të tensionuara të Ahtisaarit me serbët

>

Kabllograme amerikane të konfidencialitetit të lartë amerikane, të cilat i publikoi WikiLeaks, tregojnë se administrate amerikane ka pasur mendim të lartë rreth Martti Ahtisaarit, të dërguarit të posaçëm të OKB për Kosovë, shkruar gazeta finlandeze Helsingin Sanomat.

Në këto dokumente të dërguara më 15 nëntor të vitit 2006 nga ambasada amerikane në Vjen për në Washington, thuhet se Ahtisaari është munduar së tepërmi të ndryshojë situatën në Kosovë.


Pjesa më e madhe e porosive ka të bëjë me Kosovën, ku thuhet se vetë Ahtisaari, në një depeshe, ka deklaruar se ndjehet si “gjysmëamerikan”, sepse ka jetuar në New York prej vitit 1977 e deri në vitin 1991.


“Washingtoni kishte besim të madh te Ahtisaari. Kur negociatat rreth Kosovës ishin duke përfunduar në vitin 2006, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vënë atë në listën e njerëzve që i janë dërguar porosi të rëndësishme”, shkruan Helsingin Sanomat.
Sipas kësaj gazete, në 90 dokumente rreth Kosovës potencohet se do t’i lejohet që Ahtisaari të ketë qasje në këto to.


Sipas vlerësime amerikane, Ahtisaari ka qenë negociues i ashpër, ndërsa depeshe e përshkruan si “person që nuk ka qime në gjuhë” apo si negociator që ka pasur shprehi të mbështesë për muri bashkëbiseduesit gjatë negociatave.
Në këto dokumente thuhet se ka pasur momente tensionuese ndërmjet Ahtisaarit dhe serbëve, për të cilët humbja e Kosovë ka qenë e dhimbshme.


Sipas këtyre dokumenteve të dërguara në Washington nga ambasada në Vjenë, thuhet se Rusia nuk ka qenë në anën e Ahtisaarit dhe e kundërta. Ahtisaari më një rast ka thënë se, sipas mendimit të tij, Vladimir Putin frikësohet nga “ngushtimi i botës ortodokse” dhe krijimit të “shteti të vogël mysliman në Ballkan”. /Telegrafi

Postuar te KOSOVË, Wikleaks. Komentet te >Negociata të tensionuara të Ahtisaarit me serbët Janë të Mbyllura

>BE: Irani mund të pres, Kosova është më me rëndësi

>

Wikileaks ka sjell online edhe një dokument në të cilin përmendet Kosova dhe i cili mban datën 29 nëntor të vitit 2007. 


Dokumenti ishte një dialog mes ambasadorit amerikan në BE dhe atij në Bruksel. 



Ambasadori amerikan në BE kishte dërguar kërkesën për planifikimin mbi Iranin, mirëpo BE kishte kthyer mesazhin prapa duke thënë se prioriteti më i lartë është Kosova, transmeton “Zëri”.

“Ne tani jemi të ngarkuar me situatën në Kosovë si dhe zhvillimin politik në rajon” ka theksuar ai. “Irani mund të pret”.

Po i njëjti dokument iu është dërguar secilit shtet veç-e-veç, mirëpo BE-ja kishte urdhëruar që të mos përgjigjen të gjitha shtetet evropiane në këtë ftesë./kn


Postuar te KOSOVË, Wikleaks. Komentet te >BE: Irani mund të pres, Kosova është më me rëndësi Janë të Mbyllura

>Hapet OpenLeaks faqja rivale e WikiLeaks-it

>

Daniel Domsheit Berg, një nga themeluesit e WikiLeaks-it, tha se ka filluar aktivitetin OpenLeaks, një faqe interneti rivale e WikiLeaks-it. 


Faqja e re synon t’i japë më shumë kontroll atyre që sjellin informacionet sekrete. Burimet e informacionit mund të zgjedhin vetë burimet ku duan të publikohen dokumentet. Faqja do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit. 

Deklaratat e Domshait-Bergut u bënë sot gjatë forumit vjetor që mbahet në Davos të Zvicrës. Në këtë forum mblidhen figurat kyçe të ekonomisë dhe biznesit botëror./bw


Postuar te Teknologji, Wikleaks. Komentet te >Hapet OpenLeaks faqja rivale e WikiLeaks-it Janë të Mbyllura

>Wikileaks: Roli i Turqisë në Ballkan alarmon Perëndimin

>

Dokumente të reja të platformës së internetit “Wikileaks” nxjerrin në sipërfaqe të dhëna për shqetësimet e Perëndimit për rritjen e
ndikimit të Turqisë në rajonin e Ballkanit.

Në një bisedë të ndihmës sekretarit amerikan për çështje politike, Uiliam Berns me nënsekretarin e Ministrisë së jashtme turke, Feridun Sinirlioglu nënvizohet se Bashkimi Evropian (BE) kundërshton angazhimin e fuqishëm të Turqisë në Ballkan dhe se SHBA me kujdes shohin këtë zhvillim, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas dokumentit që ambasadori amerikan në Ankara e ka dërguar në Uashington në shtator të vitit të kaluar, pasqyrohet vendosmëria e Qeverisë turke për të kundërshtuar përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të shmangur Turqinë nga Ballkani.

Në një korrespodencë drejtuar Uashingtonit, thuhet se shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutogllu ka shkaktuar një valë reagimesh dhe rezistencës së hapur për praninë turke në Ballkan.

“Ky qëndrim që na rikthen në të kaluarën, i kombinuar me tendencën e Turqisë për të zbatuar atë në bashkëpunim me politikanët vendorë me orientim islam, vazhdimisht krijon probleme të reja,” paralajmërohet në korrespondencën e Ambasadës në Ankara drejtuar Departamentit të Shtetit.

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutolgu ka theksuar se Turqia po punon në ngritjen e një Ballkani të ri, i cili ka qenë një shembull i suksesit në kohën e Perandorisë otomane.

“Ne duam një rajon të ri të Ballkanit, i bazuar në themelet e vlerave politike, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në harmoninë kulturore. Ky ka qenë edhe Ballkani otoman. Ne do të përtërijmë këtë Ballkan, sepse shekujt e këtij Ballkani kanë qenë një rrëfim i suksesshëm, por tani duhet ta përtërijmë”, ka theksuar Davutogllu./ina

Postuar te Bota, Wikleaks. Komentet te >Wikileaks: Roli i Turqisë në Ballkan alarmon Perëndimin Janë të Mbyllura

>"Wikileaks" me 3 mijë vizitorë në sekondë

>

Faqja e internetit “Wikileaks” ka mbi 3 mijë vizitorë në sekondë, ka publikuar Partia e Piraterisë Suedeze. 
Nga kjo parti thonë se faqja e internetit, e cila i publikoi dokumentet konfidenciale për diplomacinë botërore, nuk ka mundësi të

shuhet. 

Dhe nëse ndodh kjo, thonë nga kjo parti, përkrahësit e Julian Asanzhit tanimë kanë të krijuar qindra faqe të internetit në serverët e tyre, me çka do të mundësohet qasja deri tek dokumentet diplomatike të SHBA-së, edhe nëse ‘Wikileaks” do të fshihej nga interneti.
Postuar te Wikleaks. Komentet te >"Wikileaks" me 3 mijë vizitorë në sekondë Janë të Mbyllura

>Assange, ky "shqiptar" i madh (Video)

>

Kush ka besuar që Assange ka simpati për shqiptarët. Themeluesi i WikiLekas, Julian Assange, po pushon këtyre ditëve në Londër ndërsa publikisht nuk ka folur asnjëherë për  marrdhëniet me shqiptarët apo nëse ka simpati për simbolet tona.
Megjithatë, ai duket se ka folur shumë kësaj radhe duke u shfaqur me një çifteli prapa krahëve të tij. Gjatë një interviste për BBC, në murin pas shpinës së tij duket e varur çiftelia – instrumenti muzikor dhe tradicional i shqiptarëve. Sikurse Assange, edhe shumë shqiptarë vazhdojnë ta mbajnë atë me dekada në odat dhe shtëpitë e tyre. 
Në një raport tjetër televiziv për Assange, po gjatë një interviste, pas shpinës së tij duket flamuri kombëtar kuq e zi.  Ai është i varur në murin e një zyre¸ ku Assange shfaqet me kolegët e tij duke punuar. Flamuri dhe çiftelia – flasin për Julian Assange, “shqiptarin” e madh. Mbase në të ardhmen, ai do të gjej kohë të rrëfej për këto simbole dhe ndjenjat që ka për shqiptarët./io



Postuar te KOSOVË, Wikleaks. Komentet te >Assange, ky "shqiptar" i madh (Video) Janë të Mbyllura

>Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares

>

Pasi që ne gjetëm flamurin kombëtar dhe çiftelinë në prapavijë, që na tregojnë lidhjet e para të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange me to.

Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje.
Ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar për  video-gazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas.
Ndërkohë, çiftelia gjendet në shtëpinë e Pranverës,  aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për BBC-në, në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës.
Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ka ai do të kalojë Krishtlindjet.
“Do të jenë Krishtlindje jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona”, ka thënë Smith.
Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën.
Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej 8 anëtarë të ekipit u vranë.
Për t’i kujtuar ata, Smith e hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët. Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998.
Vitin e kaluar  Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë për të mbajtur tryezë diskutimi për mediat moderne.
Ata do ta strehojnë Assangen, përderisa nuk vendoset për ekstradimin e mundshëm në Suedi ose SHBA, ose vazhdimin e gjykimit në Londër. /indeksonline
Postuar te Bota, Wikleaks. Komentet te >Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares Janë të Mbyllura

>WikiLeaks: Regjimi në Bjellorusi i dhunshëm, kriminal

>

Zbulimet e fundit të WikiLeaks nga dokumentet sekrete diplomatike amerikane e përshkruajnë qeverinë në Bjellorusi si “regjim kriminal me një natyrë të dhunshme dhe autoritare”.

Vlerësimi u citua nga e përditshmja spanjolle El Pais.
Mesazhet diplomatike të shkruara nga diplomatët amerikanë në Minsk në vitin 2007 dhe 2008 e përshkruajnë presidentin Aleksandër Lukashenko si “diktator” dhe një “fshatar i kthyer në zyrtar të ideologjisë”, të cilin revolucioni sovjetik e kishte bërë të besonte se “shteti udhëheq popullin”./on
Postuar te Bota, Wikleaks. Komentet te >WikiLeaks: Regjimi në Bjellorusi i dhunshëm, kriminal Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: