>EULEX nuk shqipton masë ligjore ndaj Limajt

>

EULEX-i nuk i ka shqiptuar asnjë masë ligjore deputetit Fatmir Limaj, ndaj të cilit u lëshua fletëarresti nën dyshimet se ka kryer krime lufte.
Avokati i tij Tomë Gashi, bëri të ditur se të enjten pasdite Limaj mund të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinës.
Në anën tjetër, EULEX-i, përmes një deklarate të shkruar, i tha Evropës së Lirë, se “mbrëmë një prokuror i EULEX-it ka biseduar me zotin Fatmir Limaj rreth statusit të tij si deputet”, por nuk janë dhënë detaje tjera.
Ky mision ka bërë të ditur se “nga tetë të arrestuarit ditën e djeshme nën akuzat për krime lufte, pesë kanë mbetur në paraburgim për 30 ditë, dy të pandehur në arrest shtëpiak dhe një i pandehur është urdhëruar të paraqitet në polici tri herë në javë”./tg

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >EULEX nuk shqipton masë ligjore ndaj Limajt Janë të Mbyllura

>Limaj i dorëzohet gjykatës

>

Fatmir Limaj është vetparaqitur të mërkurën në mbrëmje në gjykatë, pas fletarrestit të lëshuar nga misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, nën dyshimin për krime lufte. Limaj është vetdorëzuar duke thënë se e bën këtë për të mirën e drejtësisë në Kosovë, pasi siç tha ai, gjatë gjithë jetës së tij ka punuar për të mirën e Kosovës.
Gjatë ditës së mërkurë në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar disa persona të dyshuar për krime lufte.
Limaj, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së, sipas fletarrestit, është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.
Gjatë luftës, Fatmir Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm./tg

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Limaj i dorëzohet gjykatës Janë të Mbyllura

>Tetë bjeshkatarë "prekin" majën e Bjeshkëve të Nemuna

>

Tetë bjeshkatarë të klubit Gjeravica, kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë të Bjeshkëve të Nemuna, të dielën në mbrëmje, pas 17 orëve të marshimit nëpër borë.
Ekspedita u organizuar nga klubi i bjeshkatarisë “Hrid” nga Plava e Malit të Zi. Kjo është një nga ngjitjet më të vështira në Ballkan për shkak të udhëtimit të gjatë që duhet të bëhet dhe mungesës së plotë të infrastrukturës përkrahëse.


“Është një udhëtim i gjatë dhe mjaft i vështirë, kemi ecur mbi 17 orë pa u ndalur në mënyrë që të arrijmë deri te maja Jezercë. Është ndjenjë e papërshkrueshme kur gjendesh në maje të malit dhe i sheh tërë Bjeshkët e Nemuna si në pëllëmbë të dorës”, ka thënë Gjemajl Kelmendi, njëri nga bjeshkatarët veteran të Gjeravicës. Maja Jezercë gjendet në vijën kufitare mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për këtë shkak gjatë tërë rrugës nuk ka shtëpi apo vende të cilat mund të shfrytëzohen për pushim.

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Tetë bjeshkatarë "prekin" majën e Bjeshkëve të Nemuna Janë të Mbyllura

>Haradinaj do ta bëjë publike kontratën me “Bechtel-Enkan”

>

Daut Haradinaj ka treguar se kolegët e tij deputetë në AAK do ta votonin për president kandidatin e partisë me të cilën nuk deshën të hynin në koalicionin qeverisës, PDK-së. Sipas tij, Jakup Krasniqi meritonte votën.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, deputeti Haradinaj ka treguar edhe për përgatitjet që ka bërë AAK-ja rreth denoncimit të shkeljes së Kushtetutës nga presidenti Behgjet Pacolli. Ka besim se brenda javës do të mblidhen 30 nënshkrimet e deputetëve, që janë të mjaftueshme për ta çuar në Kushtetuese çështjen. Midis deputetëve që bashkohen në iniciativë beson të jenë edhe të partive në pushtet e edhe të minoritarëve. 

Ai ka folur edhe për opozitën dhe për nevojën për unifikim të qëndrimeve që duhet të kenë subjektet që nuk janë pjesë e pushtetit. Haradinaj ka thënë se akoma nuk e njeh LDK-në e re, me të cilën duhen bashkërenduar aktivitetet, ndërsa nuk e sheh të pamundur bashkëpunimin në shumë aspekte edhe me “Vetëvendosjen”. 



Ky deputet i AAK-së ka deklaruar ta ketë kontratën e Qeverisë së Kosovës me “Bechtel&Enkan”, të cilën Qeveria nuk e ka publikuar kurrë. Premtimi i tij është se, nëse vazhdon ta mbajë fshehtë Qeveria, kopjet e kontratës do t’ia shpërndajë secilit deputet. Sipas Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të votojë planin e Qeverisë që përmes shitjes së  PTK-së të paguhen faturat e ndërtimit të autostradës.

Në pyetjen rreth kompaktësisë së opozitës, Haradinaj  tha se në tema madhore opozita ka qëndrim të përbashkët. Natyrisht që ka dallim, edhe përbrenda opozitës, mirëpo në atë që e kemi parë, e kemi vërtetuar se përafërsisht i ndajmë mendimet e njëjta për temat madhore. Sidomos, për shembull, për zgjedhjen e presidentit opozita ishte unike, për votimin e rezolutës për negociata, po ashtu opozita është treguar se është e bashkuar, ndërsa tash për buxhetin ta shohim se si do të veprojmë. 

I pyetur pse nuk kishte opozita kandidat për president, Daut Haradinaj u përgjigj se ishte negociuar edhe brenda në parti për kandidaturën e Ahmet Isufit. Ahmeti nuk ka pranuar, edhe mendoj që ka pasur të drejtë që s’ka pranuar dhe, në anën tjetër, aty është dashur partia më e madhe opozitare ta bjerë një kandidat, në këtë rast LDK-ja. Mendoj që ka qenë veprim i gabuar që s’kemi dalë me kandidat. 


Ai nuk e ka mohuar se mund të mbështetej edhe kandidatura e Jakup Krasniqit. Sinqerisht ju them që Aleanca ka pasur qëndrim bajagi pozitiv rreth Jakup Krasniqit për kandidat për president. Z. Krasniqi ka dëshmuar bajagi një lidership të kujdesshëm në këto rrethanat gjashtëmujore, sa ishte ushtrues detyre i presidentit.
 Do ta kishim mbështetur, besoj. 


Për rolin opozitar të LDK-së  Haradinaj u shpreh se kjo tanika një frymë të re tashmë në Parlament. Mendoj që LDK-ja me emrat që i ka shti në Parlament, ka mundësi për të punuar bashkë me Aleancën dhe me “Vetëvendosjen”. Ta shohim në të ardhmen se si do të veprojë brenda në Kuvend, për shkak se janë emra shumë të rinj dhe akoma nuk i njohim mirë.
Por nuk ishte i prerë nëse bashkë me LDK-në do të mund të adresonin në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin nëse u shkel  Kushtetuta me votën për qeverinë të Behgjet Pacollit. 


Daut Haradinaj, në intervistën për “ohën Ditore” është shprehur se AAK do ta votojë buxhetin nëse ai përmban rritjen e pagave, atë që e ka premtuar kryeministri dhe atë që e ka bërë marrëveshje. Sa e kam lexuar dhe sa e kam kuptuar buxhetin unë, është rritur për 72 milionë fondi i pagave, që nënkupton se është rreth 23 për qind rritja e pagave. 



Por, duke e pasur parasysh se ai ka bërë një marrëveshje me laramani dhe nuk e ka marrë një qëndrim se do të rriten pagat, ta marrim shembull, 50 për qind, por për mësues 50 për qind, për mjekë 30 për qind, për administratën 27 për qind, nëse s’gaboj. Kjo është laramani dhe ne do të kërkojmë dhe do të insistojmë që ky ta mbajë premtimin, sepse ne besojmë se ky i ka marrë votat edhe mbi atë premtim. 


Do ta votojmë nëse do të rriten rrogat 50 për qind, siç ka premtuar. 
I pyetur se a do ta mbështesë AAK-ja shitjen e Postës, Haradinaj u përgjigj se ajo është aset nacional.  Nuk guxon të shitet Posta në këto rrethana. Unë mendoj që duhet të jenë aksionet minimum 51 për qind që duhet t’i mbajë Qeveria e Kosovës ose shteti. Domethënë, të shiten një pjesë e aksioneve, e jo që Posta t’i jepet komplet, ndërsa prapë kushti ynë është që vlera të jetë sa më e lartë, e jo në këto rrethana që po përmenden shifra të caktuara që kërkohen fonde për pagesat e “Bechtel&Enkas”. 


Daut Haradinja thotë se ka në dorë kontratën me “Bechtel-Enkan”
Unë mendoj që është një kontratë jo e mirë e që është në disfavor të Kosovës  e të buxhetit, pohon ai. Haradinaj nuk përmendi nga e ka këtë kontratë. 


Nuk dua të përmend emra. Kjo kontratë nuk është ilegale. Buxheti i Kosovës paguan miliona euro dhe besoj që këtë kontratë do ta bëjë publike edhe vetë Qeveria. Në kontratë nuk figurojnë elementet kryesore, por specifikohen gjërat vetëm në vija të trasha.
I pyetur se pse kishte thënë fjalë të mira për Limajn, Haradinaj tha se 
nuk kanë qenë fjalë të mira. Kam deklaruar që niveli i autoudhës i ka tejkaluar nivelet e një ministri. Kur të kalon shuma prej 1 miliard eurosh nuk mund të jetë vendim i një ministri, por i kryeministrit. 


Z. Limaj i ka tre vjet që nuk ka folur me mua.  Hera e parë që e shoh pas kaq shumë kohe ishte në Parlament. Por, megjithatë kjo i mbetet atij. Unë po flas që asetet e kësaj kontrate janë të nivelit që i kapërcejnë kornizat e një ministri apo të disa ministrave dhe shkon deri në nivelin e kryeministrit.


Haradinaj posaçërisht ia hedh fajin kryeministrit për kontratën e dëmshme me  “Bechtelin” . “Qeveria e kryeministri kanë kërkuar mbështetje nga instancat ndërkombëtare, kanë kërkuar ekspertiza, çka është logjike të bëhet një gjë e tillë. Por, kryeministri është implikuar drejtpërdrejt në punën e kësaj kontrate”, ka thënë Haradinaj./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Haradinaj do ta bëjë publike kontratën me “Bechtel-Enkan” Janë të Mbyllura

>Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit

>

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e të ashtuquajturit plan për rrëzimin e Qeverisë dhe të presidentit të Kosovës, por ky plan për këtë subjekt është një farsë që është bërë me popullin e Kosovës.

Duke i quajtur presidentin dhe kryeministri si vëllezër të liderit libian Moamer Gadaff, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka thënë se nuk munden OJQ-të ta rrëzojnë këtë qeveri dhe këtë president.
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit Janë të Mbyllura

>Vala dhe Ipko regjistruan ‏mbi 1 milion konsumatorë

>

Prishtinë, 15 mars – Operatori publik VALA dhe kompania IPKO, po  vazhdojnë regjistrimet e numrave mobil. Deri më tani janë regjistruar  mbi 1 milion e 100 mijë numra mobil.
Zëdhënësi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Menduh Abazi, ka bërë të ditur për portalin Qendra.info, se VALA deri më tani ka arritur t’i regjistroj mbi 800 mijë numra. 


VALA deri në përfundim të afatit ligjor, shpreson se do të arrijmë të përmbyllim numrin e përgjithshëm të të gjithë konsumatorëve tanë të cilët posedojnë numra të VALA-s, ku deri më tash kemi arritur t’i regjistrojmë mbi 800 mijë numra.”, ka thënë Menduh Abazi. 


Edhe Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë IPKO është shprehur për Qendra.info, se IPKO ka investuar të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare, me qëllim që ky proces të kalojë lehtë dhe pa probleme për konsumatorët. “Deri më sot, ne kemi arritur që të regjistrojmë mbi 275 mijë konsumatorë, ndërsa pas shtyrjes së afatit nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit deri më 31 mars 2011, në besojmë që do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë konsumatorët ekzistues si dhe ata të rinj”, ka thënë ai.


 Lidhur me regjistrimin e konsumatorëve të saj, kompania IPKO ka lansuar edhe një lojë shpërblyese për të gjithë konsumatorët e saj të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe ata që tashmë nuk e kanë regjistruar numrin e tyre mobil. “Me këtë lojë shpërblyese, telefonia mobile IPKO çdo ditë i shpërblen 50 konsumatorë me nga 100 minuta kohë bisede brenda rrjetit të saj, ndërsa në baza ditore jep edhe dy telefona mobil Nokia. Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese bëhet në mënyrë automatike”, ka deklaruar për Qendra.info.

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Vala dhe Ipko regjistruan ‏mbi 1 milion konsumatorë Janë të Mbyllura

>Presidenti Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë ushtarake të NATO-s

>


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.

Presidenti Pacolli ka falënderuar admiralin Locklear për gjithë kontributin që NATO ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për popullin e Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën e vazhdueshme për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Në këtë plan, ai ka kërkuar që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s.

Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë, në kuadër të NATO-s, kudo ku kjo shihet e nevojshme.

Në një deklaratë bërë pas takimit, Presidenti Pacolli theksoi se nga admirali Samuel J. Locklear ka marrë “çdo garanci që NATO do të jetë pjesë e halleve të qytetarëve të Kosovës, NATO do të ndihmojë Forcat e Sigurisë së Kosovës, që të përgatisin ato dhe në të ardhmen të rrugëtojmë bashkë me to”.

“Nga ana ime shpreha gatishmërinë e bashkëpunimit pa limite me NATO-në, e sidomos me KFOR-in këtu në Kosovë, shpreha falënderimet e popullit të Kosovës dhe të miat personale për këtë çka KFOR-i është duke bërë për Kosovën në drejtim të përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të rrugëtuar së bashku në të ardhmen në shtëpinë e madhe të NATO-s”, tha ai.

Presidenti Pacolli ka folur edhe për rolin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë, që është një prani shumë e rëndësishme dhe për të cilën qytetarët e Kosovës kanë një admirim dhe respekt të pakufishëm.

Ai gjithashtu ka folur edhe reduktimin e trupave të KFOR-it, duke shtuar se krahas zvogëlimit të trupave është shtuar kualiteti i tyre i veprimit, ndërkohë që vetë zvogëlimi i këtyre trupave është shenjë e gjendjes stabile në vend, por edhe i rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Samuel J. Locklear, pasi ka uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, ka theksuar se gjatë gjashtë muajve të fundit ka qenë disa herë në Kosovë dhe ka vërejtur gjatë kësaj periudhe një varg ndryshimesh pozitive.

“Kosova dhe NATO kanë bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe do ta vazhdojnë këtë rrugëtim”, tha ai.

Ndërsa, duke folur për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, admirali Samuel J. Locklear tha se “ky zvogëlim nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”.

Ndërlidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, admirali Locklear theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i përmbushjes së kapaciteteve të plota operative të kësaj force./topLajm






Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Presidenti Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë ushtarake të NATO-s Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: