>Alma: “Ndihet mungesa e Klodit në shtëpi”

>

Dritat e dhomës së gjumit tashmë janë ndezur dhe pak minuta më vonë vendoset edhe muzika në sfond për të sinjalizuar banorët se tashmë ka ardhur mometi që ata të zgjohen nga gjumi.
Mirjeta, Marieli dhe Alma janë banorët e parë që zgjohen, ndërsa të tjerët vazhdojnë të flenë akoma. Pas punëve të ture personale vajzat dalin në oborr dhe ndërsa shijojnë rrezet e diellit, nisin të shkëmbejnë biseda të ndryshme me njëra-tjetrën.

Alma i uron banorëve gëzuar ditën e verës e Ermela përgjigjet se pas pak do të festojnë e do të kënaqen duke kërcyer. Vajzat flasin për ekperiancat e punës që kanë patur dhe tregojnë se çfarë kanë mësuar. 

Më pas Alma shprehet se për një çast do të pyeste a është zgjuar Klodi, pa kujtuar se ajo ka dalë nga shtëpia e shton se shtëpia ka mbetur e shurdhët pa të. 

Advertisements
Postuar te Big Brother. Komentet te >Alma: “Ndihet mungesa e Klodit në shtëpi” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: