>Ish-presidenti kroat luan në një komedi

>

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, ka pranuar rolin në komedinë e re të Filip Shovagoviqit, “Tensioni i lartë i modës”, xhirimi i së cilës do të fillojë së shpejti. 
Filmi do të fillojë të xhirohet brenda dy muajve, transmetojnë mediet kroate. 

“Pas konsultimeve të shumta dhe kërkimit të aktorit ideal për rolin e presidentit, u pajtuam midis të tjerave që rolin ‘kryesor’ t’ia besojmë ndonjë aktori të pashëm apo personi interesant. Në statusin e tij aktual, ish-presidenti Stjepan Mesiq kombinon të dy këta personalitete. Ndërsa me pranimin e rolit na ka rritur frymëzimin”, ka thënë regjisori i Filmit, Filip Shovagoviq./kn

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Kuriozitet. Komentet te >Ish-presidenti kroat luan në një komedi Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: