>
Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, ka pranuar rolin në komedinë e re të Filip Shovagoviqit, “Tensioni i lartë i modës”, xhirimi i së cilës do të fillojë së shpejti.
Filmi do të fillojë të xhirohet brenda dy muajve, transmetojnë mediet kroate.
“Pas konsultimeve të shumta dhe kërkimit të aktorit ideal për rolin e presidentit, u pajtuam midis të tjerave që rolin ‘kryesor’ t’ia besojmë ndonjë aktori të pashëm apo personi interesant. Në statusin e tij aktual, ish-presidenti Stjepan Mesiq kombinon të dy këta personalitete. Ndërsa me pranimin e rolit na ka rritur frymëzimin”, ka thënë regjisori i Filmit, Filip Shovagoviq./kn