>Madonna “turpëron” vajzën në çmimet Oscar

>

Vajza 14-vjeçare e Madonna-s u duk se përjetoi ëndrrën e saj më të keqe, ndërsa nëna i “prishi” biletën e saj për festën e shumëëndërruar, duke u veshur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Të ftuara në Teatrin Kodak, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, adoleshentja ishte kombinuar në mënyrë të thjeshtë dhe elegante me një fustan të shkurtër dhe këpuçë me taka.

Nga ana tjetër, këngëtarja 52-vjeçare zgjodhi një veshje tejet të çuditshme, e cila më shumë se një fustan i ngjante një robdishani.

Madonna kishte veshur vetëm një fustan të zi që ishte si një kostum plazhi trupor, ndërsa krahët dhe këmbët e saj i mbulonte një si tyl I tejdukshëm.

Falë fantazisë së saj në paraqitjen në ndarjen e çmimeve “Oscar”, Madonna fitoi edhe një vend midis të pranishmëve të veshur më keq./topLajm

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Show-Biz. Komentet te >Madonna “turpëron” vajzën në çmimet Oscar Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: