>Justin Bieber leksion te riturve ne Oscar

>

Yjet e adoleshentëve, Justin Bieber dhe Selena Gomez, konfirmuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq të çmimeve “Oscar”, në të njëjtën kohë që i dhanë një leksion të mirë të riturve nëpërmjet veshjeve të tyre.

Ndërsa shumë prej ikonave të Hollivudit zgjodhën fustane dhe veshje jo vetëm të çuditshme, por edhe të shëmtuara, dy adoleshentët treguan një sens të rrallë finese, me veshjet e tyre elegante dhe të thjeshta.

Aktorja 18-vjeçare kishte veshur një fustan të kuq të gjatë të mrekullueshëm, në gjendje për të nxjerrë dukshëm në pah tiparet e saj prej zeshkaneje.

Nga ana e tij, 16-vjeçari aktor dhe këngëtar ishte veshur edhe ai me një kostum të thjeshtë dhe simpatik, ndërsa kishte kombinuar veshjen e partneres me një shirit të kuq në gjoks.

Ndonëse janë parë duke u shoqëruar së bashku që prej nëntorit, ishte mbrëmja e “Oscar” që konfirmoi lidhjen midis adoleshentëve, të cilët në një moment u panë duke u puthur./topLajm

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Show-Biz. Komentet te >Justin Bieber leksion te riturve ne Oscar Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: