>Shqipëria do të bëhet shumë e pasur. Përmes saj do të kalojnë tubat e gazit.

>

Shqipëria bëri mirë që nuk ia shiti 200 km2 det Greqisë. Nga ky veprim do të fitohen shuma të majme parash sepse po në këtë zonë detare parashihet të kalojnë tubat e gazit nga projekti “Gazsjellësi  “Trans-Adriatic Pipeline ”
Të gjitha këto i sjellin Shqipërisë qindra milionë euro fitime në vit për arkën e shtetit dhe për zhvillimin e vendit, pa harxhuar apo shpenzuar asgjë.

 “Gazsjellësi (Pipeline) Trans-Adriatic dhe operatori kroat “Plinacro Ltd.”, firmosën një memorandum mirëkuptimi për tregun e gazit në Evropë. Marrëveshja 3-vjeçare nënkupton se kompanitë do të shkëmbejnë informacione teknike dhe koordinojnë aktivitetet”. 


TAP është i gjatë 520 kilometra, (323-milje) dhe nëpërmjet rrjetit që do ndërtohet do të përcjellë apo transportojë nga 10 bilionë, deri në 20 bilionë metra kub gaz në vit, përmes linjës Greqi dhe Shqipëri, përmes Detit Adriatik në drejtim të Italisë, në Jug të rajonit të Puljas dhe më tej në brendësi të Evropës. “Ky gazsjellës ndërkombëtar do të kushtojë 1,5 bilion euro (2,1 bilion USD). Aksionarët e “TAP” janë firma EGL nga Zvicra (42.5%), ajo nga Norvegjia Statoil (42.5%) dhe ajo Gjermane E.ON Ruhrgas (15%).

Lajmi i firmosjës së marrëveshjes mes kompanive, është publikuar nga reporterët e çështjeve ekonomike në disa media ndërkombëtare .

Projekti IAP (Ionian Adriatic Pipeline) synon të lidhë sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transportimit të gazit të Republikës së Kroacisë, nëpërmjet Malit të Zi, dhe Shqipërisë me sistemin e TAP-it (Trans Adriatik Pipeline). Gjatësia totale e tubacionit të gazit prej Splitit (Kroaci) në Fier (Albania) është 516 km. Kapaciteti i tij prej 5 bcm/y (miliard kub meter / vjet) do të sigurojë furnizimin me gaz natyror për Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Zbatimi i tërë projektit për tubacionin Jon-Adriatik mbështetë hapjen e korridorit të ri të energjisë për rajonin e Evropës Juglindore në kuadër të korridorit të katërt të transmetimit të BE-së, dhe me qëllim që të krijoj një drejtim të ri të furnizimit me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik. Tubacioni Jon-Adriatik do të jetë dy-drejtimësh, dmth ai do të siguroj rajonin e Evropës Juglindore me gaz natyror gjithashtu edhe nga burime të tjera të tilla si Terminali i ardhshëm i Adria LNG (Liquified Natural Gas) i cili gjindet në ishullin Krk të Kroacisë./toplajm 
Advertisements
Postuar te EKONOMI, Shqiperi. Komentet te >Shqipëria do të bëhet shumë e pasur. Përmes saj do të kalojnë tubat e gazit. Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: