>Natali Portman triumfon në “Independent Spirit”

>

Trileri psikologjik me elemente të dramës “Black swan” ka fituar në ndarjen e çmimeve të “Independent Spirit”, ndërsa Natali Portman ka fituar statujën për aktoren më të mirë, me çka shanset e saja për fitore në ndarjen e çmimeve Oskar janë shtuar dukshëm. 

“Black swan” i Daren Aronofsk ka fituar katër shpërblime, ndërsa i gjithë ekipi pret me padurim ndarjen e sontme të çmimeve Oskar. 

“Independent Spirit” ndahet kryesisht për artiste të pavarura dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kinematografi dhe artit filmik. 

Xhejms Franko, i cili do të jetë njëri nga prezantuesit në “Teatrin Kodak” sonte, është shpallur aktori më i mirë për filmin kontrovers “127 orë”. 

Është interesante se filmi britanik “Fjalimi i mbretit” me Kolin Firt në rolin kryesor ka fituar shpërblimin për filmin më të mirë të huaj. 

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Natali Portman triumfon në “Independent Spirit” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: