>Pacolli shprehet i gatshëm të përballet me Kushtetuesen

>

 Presidenti i Kosovës, Begjet Pacolli është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, nëse një gjë e tillë
kërkohet nga ai. Megjithëse ai është i bindur se përfaqëson unitetin e popullit, ngase,siç shprehet ai, është zgjedhur me 90% të votave të deputetëve që kanë qenë të pranishëm në sallë. Në këtë prononcim ai ka thyer heshtjen e tij disa ditore.


 Pas insistimit të medieve ai ka folur edhe për çështjen e sms-ve, të cilat i ka quajtur komunikim privat mes tij edhe këshilltarit Esadd Pushkar. Ndërsa kur është pyetur se pse atëherë ka kërkuar instruksione nga ambasadori Delli se çfarë duhet të bëj në kuvend, ai është përgjigjur se për këtë ekzistojnë këshilltarët. 

Ndërkohë, në një intervistë për portalin “Swissinfo” ka deklaruar se dëshiron të punojë shumë për të siguruar mirëqenien e vendit të tij dhe synon që Kosovën “ta bëjë një komb modern dhe multietnik”, për të mbyllur kapitullin e krimeve të luftës./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Pacolli shprehet i gatshëm të përballet me Kushtetuesen
Këtë e pëlqejnë %d blogues: